{"id":398726,"date":"2023-12-30T14:04:53","date_gmt":"2023-12-30T13:04:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398726"},"modified":"2023-12-30T14:04:53","modified_gmt":"2023-12-30T13:04:53","slug":"gjkko-cakton-masen-e-sigurise-arrest-ne-shtepi-per-ish-kryeministrin-sali-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjkko-cakton-masen-e-sigurise-arrest-ne-shtepi-per-ish-kryeministrin-sali-berisha\/","title":{"rendered":"GJKKO cakton mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb Sht\u00ebpi\u201d p\u00ebr ish-kryeministrin Sali Berisha"},"content":{"rendered":"<p>Mesdit\u00ebn e t\u00eb shtun\u00ebs s\u00eb 30 dhjetorit, pas tre her\u00eb shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs, Gjykata e Posa\u00e7me ka vendosur p\u00ebr ashp\u00ebrsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK, duke caktuar mas\u00ebn \u201cArrest n\u00eb Sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs t\u00eb Sali Berish\u00ebs deklaruan se kishin d\u00ebrguar me post\u00eb n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtares q\u00eb po gjykonte \u00e7\u00ebshtjen, Irena Gjoka.<\/p>\n<p>Sokol M\u00ebngjesi pranoi se u paraqit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr vendimin e arsyetuar t\u00eb gjyqtares Rudina Palloj, e cila rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e tyre t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Irena Gjok\u00ebs, pasi e gjeti at\u00eb t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Pala mbrojt\u00ebse pretendon se gjyqtarja, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebanshme dhe ka konflikt interesi n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr ish-kryeministrin Berisha.<\/p>\n<p>Kjo mas\u00eb nga SPAK erdhi pasi m\u00eb her\u00ebt, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykat\u00ebs, at\u00eb t\u00eb detyrimit me paraqitje para policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Me k\u00ebt\u00eb mas\u00eb, Berisha i lejohet t\u00eb komunikoj\u00eb vet\u00ebm me personat q\u00eb bashk\u00ebjeton n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Ish-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar p\u00ebr korrupsion n\u00eb lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. N\u00ebn hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje \u00ebsht\u00eb dhe dh\u00ebndri i tij Jamarb\u00ebr Malltezi, i cili ndodhet n\u00eb mas\u00eb sigurie \u2018arrest sht\u00ebpie\u2019.<\/p>\n<p>Pas 2 muajsh e 8 dit\u00eb nga momenti q\u00eb SPAK ka k\u00ebrkuar mas\u00ebn e par\u00eb, at\u00eb t\u00eb Detyrimit t\u00eb Paraqitjes p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, numri i k\u00ebrkesave p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka ka shkuar n\u00eb kat\u00ebr. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb shprehur m\u00eb her\u00ebt se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, e ka shkarkuar gjyqtaren n\u00eb shkurt t\u00eb 1996 p\u00ebr paaft\u00ebsi profesionale. Por Irena Gjoka \u00ebsht\u00eb riem\u00ebruar vet\u00ebm 6 muaj m\u00eb von\u00eb q\u00eb p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb provuar edhe nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me:<\/p>\n<p>SHKURTIM VENDIMI \u201cP\u00cbR Z\u00cbVEND\u00cbSIMIN E MAS\u00cbS S\u00cb SIGURIMIT\u201d<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej:<br \/>\nGJYQTARE: IRENA GJOKA<br \/>\nasistuar nga sekretare gjyq\u00ebsore Bora TOTOLAKU, sot me dat\u00eb 30.12.2023, mori n\u00eb shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore, k\u00ebrkes\u00ebn penale me nr.520 Rregj.Them., dat\u00eb rregj. 22.12.2023 q\u00eb i p\u00ebrket:<\/p>\n<p>K\u00cbRKUES: Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga prokuror\u00ebt Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.<br \/>\nOBJEKTI: Z\u00ebvend\u00ebsim i masave t\u00eb sigurimit personal shtr\u00ebngues, \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe \u201cNdalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, me mas\u00ebn e sigurimit personal shtr\u00ebngues \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit n\u00ebn hetim Z. Sali Berisha.<\/p>\n<p>SHTETAS N\u00cbN HETIM:<br \/>\nSali Berisha, i biri i Ram-\u00ebs dhe i Shiqere-s, i dat\u00eblindjes 15.10.1944, lindur n\u00eb Tropoj\u00eb dhe banues n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb adres\u00ebn: Rruga \u201cMustafa Matohiti\u201d, Nd\u00ebrtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Nj\u00ebsia Administrative nr. 2, me nr. personal E40701031R, i mbrojtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim nga av.Genc Gjokutaj me nr.license 1309, Nipt K72208001G, an\u00ebtar i Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb Tiran\u00eb dhe av.Sokol M\u00ebngjesi me nr.license 3673, Nipt L41803013C, an\u00ebtar i Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb zgjedhur me prokur\u00ebn e posa\u00e7me me Nr. 2456 Rep. Nr. 1060\/2 Kol dat\u00eb 26.12.2023.<br \/>\nI DYSHUAR: P\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 231, 232, 237, 244 dhe 260 t\u00eb K.Pr.Penale.<br \/>\nGjykata, pasi shqyrtoi k\u00ebrkes\u00ebn, vler\u00ebsoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, d\u00ebgjoi pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebrkimin p\u00ebrfundimtar, t\u00eb cilat k\u00ebrkuan:<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga prokuror\u00ebt Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, k\u00ebrkoi: Pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs sipas objektit; Z\u00ebvend\u00ebsimin e masave t\u00eb sigurimit personale shtr\u00ebnguese, \u201cdetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe \u201cNdalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit n\u00ebn hetim Safi Berisha, i biri i Ram dhe i Shiqere, dat\u00eblindja 15.10.1944, lindur n\u00eb Tropoj\u00eb, me nr personal E40701031 R, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i K.Penal, me vendimin nr. nr. 112 dat\u00eb 20.10.2023, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiran\u00eb, t\u00eb verifikuar me vendimin nr. 117 dat\u00eb 26.10.2023, t\u00eb po s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjykat\u00eb, l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi me vendimin nr. 56 dat\u00eb 21.11.2023, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiran\u00eb, me mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, n\u00eb adres\u00ebn e vet\u00ebdeklaruar n\u00eb akte nga personi n\u00ebn hetim Sati Berisha, duke e urdh\u00ebruar at\u00eb t\u00eb mos largohet nga banesa e tij e ndodhur n\u00eb adres\u00ebn Rruga \u201cMustafa Matohiti\u201d,<br \/>\nNd\u00ebrtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Nj\u00ebsia Administrative nr. 2, Tiran\u00eb, duke u siguruar ruajtja e tij me punonj\u00ebs policie t\u00eb shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn banes\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetasi n\u00ebn hetim Sali Berisha, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00ebve t\u00eb tij ligjor\u00eb, av.Genc Gjokutaj dhe av.Sokol M\u00ebngjesi, k\u00ebrkoi: Rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb.<br \/>\nGjykata bazuar n\u00eb nenet, 228, 229, 230, 231, 232, 233, 237, 249, 260\/2, 466 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale,<\/p>\n<p>VENDOSI:<br \/>\n1. Pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<br \/>\n2.Z\u00ebvend\u00ebsimin e masave t\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cdetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe \u201cNdalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, dat\u00eb 20.10.2023, verifikuar me vendimin nr. 117 dat\u00eb 26.10.2023, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi me vendimin nr. 56 dat\u00eb 21.11.2023, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me mas\u00ebn e sigurimit personal shtr\u00ebngues \u201carresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit n\u00ebn hetim Sali Berisha, i biri i Ram-\u00ebs dhe i Shiqere-s, i dat\u00eblindjes 15.10.1944, lindur n\u00eb Tropoj\u00eb, me nr. personal E40701031R, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.<br \/>\n2.1. Urdh\u00ebrohet shtetasi n\u00ebn hetim Sali Berisha, t\u00eb mos largohet nga banesa e tij e ndodhur n\u00eb adres\u00ebn: Rruga \u201cMustafa Matohiti\u201d, Nd\u00ebrtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Nj\u00ebsia Administrative nr. 2, Tiran\u00eb si dhe t\u00eb mos komunikoj\u00eb me persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn banes\u00eb me t\u00eb.<br \/>\n3-P\u00ebr ekzekutimin e k\u00ebtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga prokuror\u00ebt Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.<br \/>\n4- Mbik\u00ebqyrja e zbatimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdh\u00ebrimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb kontrollohet nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar dhe sh\u00ebrbimet e policis\u00eb gjyq\u00ebsore, pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<br \/>\n5-Kund\u00ebr k\u00ebtij mund t\u00eb b\u00ebhet ankim nga pal\u00ebt, brenda pes\u00eb dit\u00ebve, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p>U shpall n\u00eb Tiran\u00eb, sot m\u00eb dat\u00eb 30.12.2023.<br \/>\nGJYQTARE SEKRETARE<br \/>\nIRENA GJOKA BORA TOTOLAKU<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mesdit\u00ebn e t\u00eb shtun\u00ebs s\u00eb 30 dhjetorit, pas tre her\u00eb shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs, Gjykata e Posa\u00e7me ka vendosur p\u00ebr ashp\u00ebrsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK, duke caktuar mas\u00ebn \u201cArrest n\u00eb Sht\u00ebpi\u201d. M\u00eb her\u00ebt avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs t\u00eb Sali Berish\u00ebs deklaruan se kishin d\u00ebrguar me post\u00eb n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":398727,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398726","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398726"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398726\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398729,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398726\/revisions\/398729"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/398727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}