{"id":398758,"date":"2023-12-30T17:14:40","date_gmt":"2023-12-30T16:14:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398758"},"modified":"2023-12-30T17:14:40","modified_gmt":"2023-12-30T16:14:40","slug":"berisha-nuk-eshte-mbi-ligjin-as-nen-te-por-ironia-e-gjekmarkajt-pas-10-viteve-pushtet-socialist-me-skandale-opozita-qenka-e-keqja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/berisha-nuk-eshte-mbi-ligjin-as-nen-te-por-ironia-e-gjekmarkajt-pas-10-viteve-pushtet-socialist-me-skandale-opozita-qenka-e-keqja\/","title":{"rendered":"\u201cBerisha nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin, as n\u00ebn t\u00eb, por\u2026\u201d, ironia e Gjekmarkajt: Pas 10 viteve pushtet socialist me skandale, opozita qenka e keqja"},"content":{"rendered":"<p>Nga: Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1993 arrestohej lideri i opozit\u00ebs Fatos Nano! Shum\u00eb kush me zell militant g\u00ebzohej. Ishte nj\u00eb dit\u00eb e trisht\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e cila dit\u00eb pas dit\u00eb mblodhi zem\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb anarkin\u00eb e vitit 1997, vit ku \u00e7do \u00ebnd\u00ebrr u plagos p\u00ebr vdekje, pas zgjedhjeve t\u00eb vrara t\u00eb Majit 1996. Padyshim b\u00ebj pjes\u00eb tek ata q\u00eb e faj\u00ebsojn\u00eb pushtetin e asaj kohe dhe kryetarin e saj Sali Berisha p\u00ebr politikat e ndjekura, munges\u00ebn e liberalizmit dhe zhg\u00ebnjimet e shkaktuara. Opozita socialiste e atyre viteve ishte e madhe dhe e fort\u00eb p\u00ebrtej goditjeve q\u00eb mori.<\/p>\n<p>Ky fakt ishte nj\u00eb garanci p\u00ebr vendin dhe aspiratat demokratike. Asokohe kishte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr idealiz\u00ebm, pasion pozitiv e negativ, debat, madje edhe dhun\u00eb t\u00eb dukshme, ideologji me boll\u00ebk, sesa sot, m\u00eb shum\u00eb besim tek partit\u00eb e tek lidershipi. Deri diku edhe m\u00eb tepri tribale q\u00eb na \u00e7oi tek thyerjet e m\u00ebdha t\u00eb vitit 1997-1998. PD kaloi n\u00eb opozit\u00eb ndon\u00ebse e plagosur ndihej ende shum\u00eb e fort\u00eb dhe energjike. P\u00ebrs\u00ebri ajo shihej si ekuilibriste ndaj revanshit socialist. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj besonin se ishin viktima t\u00eb nj\u00eb revolucioni komunist, element t\u00eb t\u00eb cilit ai viti shfaqi por nuk ishin ata motori i tij. Dialektika vazhdon me alternimet e pushtetit me nj\u00eb far\u00eb emancipimi t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb forcave politike.<\/p>\n<p>Sot p\u00ebrs\u00ebri pas 30 vjet\u00ebsh nga arrestimi i par\u00eb, faktori kryesor opozitar Sali Berisha, de facto lideri i saj, arrestohet megjith\u00ebse nuk paraqiste asnj\u00eb rrezik p\u00ebr ask\u00ebnd n\u00ebse hetohej n\u00eb liri. E p\u00ebrs\u00ebris, Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin dhe as n\u00ebn t\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person n\u00eb hetim dhe p\u00ebr t\u00eb, si p\u00ebr k\u00ebdo tjet\u00ebr, vlen prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb. Atij po i b\u00ebhet m\u00eb par\u00eb gjyq mediatik. Sali Berisha mund t\u00eb braktiset, t\u00eb mos votohet, t\u00eb kritikohet, t\u00eb gjykohet mbi parime nese duhet, por jo t\u00eb lin\u00e7ohet. N\u00ebse nj\u00eb proces i drejt\u00eb e d\u00ebshmon at\u00eb fajtor, ai dhe ne duhet t\u00eb pranojm\u00eb verdiktin e drejt\u00ebsis\u00eb. Por secili prej nesh ka detyrim etik t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb ftoht\u00eb, jo emocionale, jo pasionale, jo hakmarr\u00ebse, jo politike, sepse nese ajo (drejtesia) shfaq keto nuanca, ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Procedura q\u00eb u ndoq p\u00ebr Sali Berish\u00ebn ishte n\u00eb shkelje t\u00eb nenit 73 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. M\u00eb pas u k\u00ebrkua hapja rrug\u00eb nga Kuvendi e nd\u00ebshkimit t\u00eb tij p\u00ebr mos zbatim t\u00eb k\u00ebsaj paligjshmerie, e cila e zhvesh(i) deputetin nga garancit\u00eb kushtetuese. Pra, Sali Berisha po trajtohet si nj\u00eb individ inferior ndaj ligjit dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kemban\u00eb alarmi. N\u00eb trupin gjykues ndaj tij, nj\u00eb prej gjyqtar\u00ebve kishte konflikt t\u00eb hapur interesi. Avokat\u00ebt q\u00eb kishin k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb ishin zgjedhje provokuese t\u00eb gjith\u00eb militant\u00eb t\u00eb majt\u00eb. Izolimi i tij e shton edhe m\u00eb amullin\u00eb e Opozit\u00ebs. Me apo pa dashje, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr pushtetin e Edi Ram\u00ebs. P\u00ebr gati tre vjet, Opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb agresion t\u00eb pazakont\u00eb! Lufta m\u00eb e madhe, me nj\u00eb ashp\u00ebrsi asgj\u00ebsuese, e ka b\u00ebr\u00eb brenda vetes. Sa m\u00eb shum\u00eb ta themi, aq kemi shpres\u00eb t\u00eb vet\u00ebsh\u00ebrohemi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kontekst rrethanash q\u00eb e b\u00ebnin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe flak\u00ebn brenda saj, ku dor\u00eb kishte, e ka dhe qeveria, po aq faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dogj\u00ebn kredibilitetin ton\u00eb dhe shpresat p\u00ebr ndryshim. Asnj\u00ebri prej nesh n\u00eb betej\u00ebn e brendshme \u201cvllavras\u00ebse\u201d nuk u tregua sh\u00ebnjtor, as i arsyesh\u00ebm e racional. Dukej sikur ishim n\u00eb nj\u00eb provim etik para se majt\u00ebs, ku secilit i thuhej, \u201cti je ndryshe, nuk je si ata\u201d. Presumimi ka arritur edhe t\u00eb till\u00eb kulme shqiptar\u00eb t\u00eb \u201ceperm\u201d, shqiptar\u00eb \u201cinferior\u201d, shqiptar\u00eb \u201cgjykat\u00ebs\u201d e shqiptar\u00eb \u201ct\u00eb gjykuar\u201d! E pra, Opozita meritoka p\u00ebr\u00e7mim e nd\u00ebshkim. K\u00ebshtu u b\u00ebft\u00eb!! Secili prej nesh nga deputet\u00ebt e PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb kalimtar me cene, mbase m\u00eb shum\u00eb e virtyt m\u00eb pak. Pas 10 viteve pushtet socialist, me nj\u00eb cik\u00ebl skandalesh q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb sosur e keqja qenkesh, Opozita e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr zhb\u00ebrjes. N\u00ebse ajo bie, si\u00e7 shum\u00eb kush deshiron, bashk\u00eb me t\u00eb rrezohet edhe mekanizmi mbrojt\u00ebs i shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb raport me nj\u00eb Qeveri t\u00eb gjith\u00ebpushtetshme. Nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb jemi ne p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb opozitarizmit! Mbase jemi m\u00eb t\u00eb keqinj\u00ebt, por Opozita \u00ebsht\u00eb institucion themelor i demokracis\u00eb, shprehje patetike kjo e shum\u00eb d\u00ebgjuar por e v\u00ebrtet\u00eb e thjesht\u00eb. Koha mund t\u00eb na denoj\u00eb si t\u00eb paaft\u00eb, si t\u00eb korruptuar, mendoni \u00e7\u2019t\u00eb doni, por shpejtoni p\u00ebr veten tuaj. N\u00ebse shqiptar\u00ebt nuk duan ta ndihmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb Opozit\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet, t\u00eb ringrihet, duhet t\u00eb vrapojn\u00eb ta rib\u00ebjn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb Opozit\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Pa t\u00eb \u00ebsht\u00eb e zhveshur, e vetmuar, e k\u00ebrc\u00ebnuar shum\u00eb pran\u00eb humbjes t\u00eb atyre vlerave q\u00eb ka fituar n\u00eb 34 vite. Sot dikush gezohet q\u00eb Sali Berisha izolohet, nj\u00eb politikan i cili ka p\u00ebrjetuar majat e suksesit dhe honet e r\u00ebnies, emri i t\u00eb cilit lidhet me themelimin e pluralizmit, Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Nato dhe pa viza n\u00eb avancim drejt integrimit, n\u00eb mos p\u00ebr t\u00eb tjera dhe p\u00ebr rrug\u00ebn e Kombit, por edhe i shpallur \u201cnon grata\u201d nga SHBA-t\u00eb. Kjo e fundit secilit prej nesh n\u00eb Opozit\u00eb ja ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00ebndrimin, sjelljen, komunikimin politik e publik. Fal\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, PD humbi busull\u00ebn dhe ju humb horizonti. Shum\u00eb shqiptar\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn dhe votuan Sali Berish\u00ebn edhe pse k\u00ebt\u00eb fakt e dinin dhe pranonin me keqardhje e dyshime. Ne q\u00eb gjykuam ndryshe, q\u00eb nuk e mendojm\u00eb SPAK-un nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, mbetem m\u00eb pak dhe shum\u00eb nga mbeshtet\u00ebsit tan\u00eb na e b\u00ebjn\u00eb me gisht, teksa si Odiseu kalojm\u00eb p\u00ebrmes nevoj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb re dhe ristabilizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb PD me SHBA-t\u00eb, kaq jetike p\u00ebr ne e kombin. Ne duam bashkimin e PD-s\u00eb pa p\u00ebrjashtime, ende kemi besim se ajo b\u00ebhet dhe bind. Koha do ta vertetoj\u00eb. Ne do ta provojm\u00eb. Secili ka t\u00eb drejt\u00eb hyjnore t\u00eb tentoj\u00eb me korrigjuar gabimet e veta. Nxitimi p\u00ebr t\u00eb arrestuar Sali Berish\u00ebn nuk e b\u00ebn sot Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb ndershme e as m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrtej meritave apo gabimeve t\u00eb tij, cilat do qofshin.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, ajo sot \u00ebsht\u00eb me paqart\u00eb, m\u00eb pragmatike, m\u00eb mosbesuese, m\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb njer\u00ebz q\u00eb rendin p\u00ebr t\u00eb ikur, m\u00eb me shum\u00eb pik\u00ebpyetje. Demokracia \u00ebsht\u00eb edhe procedur\u00eb e cila u dhunua me dashje e zgjedhje. Ata q\u00eb gezohen tek mazhoranca duhet t\u00eb din\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb vet\u00ebm prapanicat kan\u00eb t\u00eb vetat dhe jo karriget. Sado von\u00eb, gjithmon\u00eb ndodh di\u00e7ka q\u00eb i l\u00eb pa t\u00eb, me t\u00eb prapmen n\u00eb rrezik, t\u00eb vetmuar, ku nuk t\u00eb flasin as shok\u00ebt e partis\u00eb (ve\u00e7 t\u00eb shihje Arben Ahmetajn muajt e fundit), ku krenaria shnd\u00ebrrohet n\u00eb r\u00ebnie psikologjike, pa p\u00ebrjashtuar zhvillimet e brendshme apo ato shoq\u00ebrore nj\u00eb dit\u00eb. Sot Shqip\u00ebria hyn n\u00eb list\u00ebn e vendeve q\u00eb burgos shefin e Opozit\u00ebs 10 vjet pasi ka r\u00ebn\u00eb nga pushteti dhe i zgjat jet\u00ebn nj\u00eb pushteti q\u00eb prej 10 vitesh vetem mbjedh vetveten dhe eleminon Opozit\u00ebn. Ne i l\u00ebm\u00eb trashigimi nj\u00ebri tjetrit kujtimin e keq bazuar mbi principin \u201cvdekja jote \u00ebsht\u00eb jeta ime\u201d!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Agron Gjekmarkaj N\u00eb vitin 1993 arrestohej lideri i opozit\u00ebs Fatos Nano! Shum\u00eb kush me zell militant g\u00ebzohej. Ishte nj\u00eb dit\u00eb e trisht\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e cila dit\u00eb pas dit\u00eb mblodhi zem\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb anarkin\u00eb e vitit 1997, vit ku \u00e7do \u00ebnd\u00ebrr u plagos p\u00ebr vdekje, pas zgjedhjeve t\u00eb vrara t\u00eb Majit 1996. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398758","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398758"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398758\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398759,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398758\/revisions\/398759"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}