{"id":398876,"date":"2024-01-06T12:20:28","date_gmt":"2024-01-06T11:20:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398876"},"modified":"2024-01-06T12:20:28","modified_gmt":"2024-01-06T11:20:28","slug":"nenkryetari-i-pd-fati-i-berishes-eshte-vetmia-poshte-baneses-i-mblidhen-vetem-ata-qe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nenkryetari-i-pd-fati-i-berishes-eshte-vetmia-poshte-baneses-i-mblidhen-vetem-ata-qe\/","title":{"rendered":"N\u00ebnkryetari i PD: Fati i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb vetmia, posht\u00eb banes\u00ebs i mblidhen vet\u00ebm ata q\u00eb &#8230;"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike Roland Bejko, i ftuar n\u00eb studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit n\u00eb vend, si edhe ka zbuluar q\u00ebndrimin e forc\u00ebs politike ku ai b\u00ebn pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Bejko u shpreh se PD nuk \u00ebsht\u00eb distancuar vet\u00ebm nga Berisha, por nga ajo q\u00eb ai quajti \u201cberishizmi\u201d, q\u00eb sipas tij p\u00ebrmbledh elementet q\u00eb e portretizojn\u00eb nj\u00eb figur\u00eb politike si autoritar.<\/p>\n<p>Sipas tij Partia Demokratike ka vijuar aksionin e saj politik dhe ka vijuar me procesin e organizimit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb, nd\u00ebrsa zbuloi se deri n\u00eb fund t\u00eb muajit mars pritet q\u00eb t\u00eb dal\u00eb lista e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare.<\/p>\n<p>Ai theksoi se pret q\u00eb Basha dhe demokrat\u00ebt e tjer\u00eb pran\u00eb tij t\u00eb artikulohen politikisht dhe t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb prezantuar propozimet e tyre.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ish-kryeministrit Berisha, ai tha se fundi i lider\u00ebve t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb vetmia, duke u shprehur se posht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij jan\u00eb mbledhur vet\u00ebm \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb u ndryshoi l\u00ebkur\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk jemi distancuar vet\u00ebm nga Berisha, por nga berishizmi q\u00eb p\u00ebrmbledh elementet q\u00eb e portretizojn\u00eb nj\u00eb figur\u00eb politike si autoritar. Berisha b\u00ebn si Rama mos njohjen e ligjit, krijimin e forcave paramilitare p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e ligjit dhe de legjitimimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb dhe atyre q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb axhend\u00ebn e Berish\u00ebs, fut k\u00ebtu edhe drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai e quan band\u00eb kriminale dhe kreun e SPAK e vendos me kriminel\u00ebt e k\u00ebtij vendi. Ne distancohemi nga aktet e dhun\u00ebs n\u00eb parlament. Presim nga ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb parlament t\u2019i japin mund\u00ebsi zhvillimit t\u00eb reformave.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e PD kan\u00eb reaguar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e dit\u00ebs nga selia sepse parlamenti ka qen\u00eb n\u00eb flak\u00eb dhe kur flakadan\u00ebt e berishizmit ndizeshin ata kan\u00eb votuar kund\u00ebr buxhetit. Deputet\u00ebt e PD kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb konferenca duke marr\u00eb z\u00ebrat e buxhetit nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb kushteve p\u00ebr t\u00eb prezantuar opinionin n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit ku i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb flaka nga Berisha dhe Rama, ata kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb seli.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Berisha ka qen\u00eb n\u00eb aksione parapolitike, PD ka qen\u00eb n\u00eb aksione politike. PD ka prezantuar disa nisma. PD ka strategjin\u00eb e vet\u00eb. Ne dol\u00ebm nga nj\u00eb situat\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e ekzistenc\u00ebs, strukturat ishin traumatizuar. P\u00ebr pasoj\u00eb PD ka qen\u00eb duke u organizuar nga brenda. Kur mbaroi Kongresi Basha ka qen\u00eb n\u00eb terren duke takuar demokrat\u00ebt dhe duke u shpjeguar axhend\u00ebn ton\u00eb. Pa rregulluar oborrin ton\u00eb ne nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb na bashkohen.<\/p>\n<p>Pasi u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet p\u00ebr strukturat e partis\u00eb, jemi n\u00eb procesin e zgjedhjeve t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb deg\u00ebve. Deri n\u00eb fund t\u00eb marsit do dal\u00eb edhe lista p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare. PD e ka urgjenc\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb ekipin e saj n\u00eb terren dhe t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve. Ajo q\u00eb pres nga Basha dhe PD \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb artikulohemi politikisht dhe qytetar\u00ebt t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb propozimet tona p\u00ebr ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.<\/p>\n<p>Besoj shum\u00eb te SPAK, nuk besoj se pas tij q\u00ebndron Rama. Telefoni i SPAK \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb me Ram\u00ebn dhe komunikon vet\u00ebm me Uashingtonin. Drejtuesit e SPAK nuk i shohin fare lajmet shqiptare, por vet\u00ebm ato n\u00eb SHBA. Berisha me kthimin q\u00eb b\u00ebri, duke krijuar nj\u00eb pu\u00e7 p\u00ebr ta kthyer PD n\u00eb bunker t\u00eb vetin dhe familjes s\u00eb vet\u00eb, nuk b\u00ebri gj\u00eb vet\u00ebm sa e d\u00ebmtoi PD dhe armiq\u00ebsoi demokrat\u00ebt. Fundi i lider\u00ebve t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb vetmia. Shikoni pak kush i mblidhet atje te rruga, vet\u00ebm bashk\u00ebpun\u00ebtoret e tij q\u00eb u ndryshoi l\u00ebkur\u00ebn, nga njer\u00ebz t\u00eb varf\u00ebr i b\u00ebri shum\u00eb t\u00eb pasur duke mos punuar nj\u00eb dit\u00eb. Rithemelimi ka humbur tashm\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb paditur\u201d, u shpreh Bejko mes t\u00eb tjerash.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike Roland Bejko, i ftuar n\u00eb studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit n\u00eb vend, si edhe ka zbuluar q\u00ebndrimin e forc\u00ebs politike ku ai b\u00ebn pjes\u00eb. Bejko u shpreh se PD nuk \u00ebsht\u00eb distancuar vet\u00ebm nga Berisha, por nga ajo q\u00eb ai quajti \u201cberishizmi\u201d, q\u00eb sipas tij p\u00ebrmbledh elementet q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":330023,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398876","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398876","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398876"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398876\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398877,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398876\/revisions\/398877"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/330023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}