{"id":399870,"date":"2024-01-18T10:02:51","date_gmt":"2024-01-18T09:02:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=399870"},"modified":"2024-01-18T10:02:51","modified_gmt":"2024-01-18T09:02:51","slug":"skam-vrare-njeri-nuk-e-njoh-edmond-haxhiajn-zbardhet-deshmia-e-ruben-saraiva-per-ekzekutimin-e-ardian-nikulajt-te-ekstraduarit-i-ofrohet-marreveshje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/skam-vrare-njeri-nuk-e-njoh-edmond-haxhiajn-zbardhet-deshmia-e-ruben-saraiva-per-ekzekutimin-e-ardian-nikulajt-te-ekstraduarit-i-ofrohet-marreveshje\/","title":{"rendered":"\u201cS\u2019kam vrar\u00eb njeri, nuk e njoh Edmond Haxhiajn\u201d- Zbardhet d\u00ebshmia e Ruben Saraiva p\u00ebr ekzekutimin e Ardian Nikulajt! T\u00eb ekstraduarit i ofrohet marr\u00ebveshje"},"content":{"rendered":"<p>Dje, n\u00eb ambientet e Policis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs \u00ebsht\u00eb rimarr n\u00eb pyetje Ruben Saraiva, shtetasi portugez i v\u00ebn\u00eb n\u00ebn akuz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb vrasjes p\u00ebr gjakmarrje.<\/p>\n<p>Ai u ekstradua dit\u00ebn e fundit t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas nga Maroku dhe u soll para drejt\u00ebsis\u00eb son\u00eb ku akuzohet si personi q\u00eb i mori jet\u00ebn Ardian Nikulajt rreth nj\u00eb muaj para zgjedhjeve lokale n\u00eb vendin ton\u00eb. Viktima ishte jo vet\u00ebm an\u00ebtar i K\u00ebshillit Bashkiak, ku rikandidonte s\u00ebrish, por edhe nj\u00eb biznesmen i njohur n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs. Nikulajt iu mor jeta pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00ebrin nga bizneset e tij dhe personi q\u00eb u gjurmua p\u00ebr at\u00eb vrasje ishte turisti i ardhur n\u00eb vendin ton\u00eb Ruben Saraiva.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb pyetur disa her\u00eb, por dit\u00ebn e djeshme, sipas burimeve konfidenciale, Prokuroria ka tentuar t\u201di ofroj\u00eb edhe mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit duke i parashtruar edhe kushtet p\u00ebrfituese n\u00ebse ai hyn n\u00eb marr\u00ebveshje me organet e drejt\u00ebsis\u00eb. Por, ajo q\u00eb ka d\u00ebshmuar q\u00eb n\u00eb fillim para prokuror\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs, por edhe nga d\u00ebshmia e dit\u00ebs s\u00eb djeshme b\u00ebhet me dije se Saraiva ka mohuar vrasjen, ka mohuar akuzat, ka refuzuar marr\u00ebveshjen e prokuroris\u00eb dhe ka kund\u00ebrshtuar njohjen e tij me Edmond Haxhiajn, t\u00eb riun e arrestuar n\u00eb Lond\u00ebr si personi q\u00eb ka organizuar dhe financuar atentatin q\u00eb tronditi Shqip\u00ebrin\u00eb me 19 prill t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>D\u00cbSHMIA E SARAIV\u00cbS<\/p>\n<p>N\u00ebn masa t\u00eb rrepta sigurie, i shoq\u00ebruar me dhjet\u00ebra forca policore, Ruben Saraiva, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb paraditen e djeshme nga paraburgimi i \u201c313\u201d-s dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Lezh\u00eb ku m\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje. Mediat lokale soll\u00ebn pamje nga Lezha t\u00eb vendit ku edhe ishte duke u pyetur i ekstraduari dhe i akuzuari si ekzekutuesi i biznesmenit Ardian Nikulaj.<\/p>\n<p>Ai q\u00ebndroi aty p\u00ebr afro 3 or\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00ebsohet se ka q\u00ebndruar gjithnj\u00eb n\u00eb pozita mohuese p\u00ebr t\u00eb gjitha akuzat q\u00eb i kan\u00eb ngritur. Madje, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, por edhe n\u00eb seanc\u00ebn e ricaktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit, Saraiva, ka k\u00ebmb\u00ebngulur duke e akuzuar drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare q\u00eb e kan\u00eb futur n\u00eb gjak me familjen shqiptare e p\u00ebr pasoj\u00eb tashm\u00eb ai ka frik\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr vete por edhe p\u00ebr njer\u00ebzit e familjes, pasi sipas tij vrasja p\u00ebr gjakmarrje godet pjestar\u00ebt e familjes. Por ajo q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb lidhje me gjith\u00eb refuzimin e tij \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ai mohon t\u00eb ket\u00eb takuar ndonj\u00ebher\u00eb Edmond Haxhiajn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Prokuroria ka n\u00eb dosjen e vet fakte, prova, d\u00ebshmi dhe pamjeve filmike q\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore Ruben Saraiva \u00ebsht\u00eb pritur n\u00eb Rinas nga Edmond Haxhia dhe ky i fundit i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim edhe motorin e tij q\u00eb e kishte bler\u00eb n\u00eb emrin e t\u00eb fejuar\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr prokurorin\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb edhe mjeti q\u00eb u p\u00ebrdor nga vras\u00ebsi dit\u00ebn q\u00eb u ekzekutua Ardian Nikulaj n\u00eb ambientet e restorantit Coral n\u00eb Sh\u00ebngjin. Po ashtu, prokuroria n\u00eb dosjen hetimore b\u00ebn me dije se Saraiva ka qen\u00eb edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Haxhiajt n\u00eb Kakarriq t\u00eb Lezh\u00ebs dhe madje edhe ka q\u00ebndruar p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb fshat. Por, refuzimi i njohjes s\u00eb djalit nga Lezha, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb prokuroria t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr pamje t\u00eb tjera filmike q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb miq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb akuzuarit si autor vrasjeje dhe lezhjanit t\u00eb akuzuar p\u00ebr financim dhe organizim t\u00eb vrasjes s\u00eb bujshme. Edmond Haxhia \u00ebsht\u00eb i arrestuar n\u00eb Lond\u00ebr p\u00ebr llogari t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb son\u00eb bashk\u00eb me disa shtetas britanik, ku Prokuroria dhe Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb po b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ata t\u00eb ekstradohen dhe t\u00eb sillen n\u00eb vendin ton\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me akuzat e \u201cVrasjes p\u00ebr gjakmarrje\u201d!<\/p>\n<p>PROVAT DHE VRASJET<\/p>\n<p>Prokuroria pati th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt se nga pamjet filmike \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se portugezi kishte rolin e ekzekutorit t\u00eb biznesmenit, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb ndihmuar edhe nga kat\u00ebr shtetas britanik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u hoq\u00ebn si turist\u00eb, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt akoma nuk ka nj\u00eb vendim ekstradimi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb arrestuar n\u00eb Britani.<\/p>\n<p>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb vijn\u00eb nga Londra b\u00ebhet me dije se Edmond Haxhia pritet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb n\u00eb fillimmarsin e k\u00ebtij viti p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ekstradimit nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhet me dije se kur do t\u00eb shqyrtohet k\u00ebrkesa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb akuzuar. Por, Policia dhe Prokuroria e Lezh\u00ebs q\u00eb pretendojn\u00eb se kan\u00eb hedhur drit\u00eb mbi nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas, nuk kan\u00eb mundur t\u00eb arrestojn\u00eb asnj\u00eb person p\u00ebr dy ekzekutimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb ndodhen pas vrasjes s\u00eb Nikulajt. N\u00eb korrik u ekzekutua Nikolin Lekstakaj dhe pak koh\u00eb m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb prit\u00eb u vra edhe kush\u00ebriri i par\u00eb i biznesmenit t\u00eb ndjer\u00eb, Entjan Nikulajt. P\u00ebr vrasjen e Lekstakajt, n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs dhe n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, Policia nuk nxori asnj\u00eb informaciontjet\u00ebr pos faktit q\u00eb dyshohet t\u00eb ishte vra p\u00ebr gjakmarrje.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebroi disa persona t\u00eb cil\u00ebt u lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe ngjarja mbeti pa autor\u00eb dhe pa motive. Madje, rast i rrall\u00eb n\u00eb atentatet e koh\u00ebve t\u00eb fundit, nuk u gjend as ndonj\u00eb makin\u00eb e djegur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mudnur zhdukjen e provave. Nd\u00ebrsa ekzekutimi i Entjan Nikulajt u b\u00eb i organizuar dhe atentator\u00ebt e kryen krimin n\u00eb rrug\u00ebn e Milotit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb makin\u00ebn e dogj\u00ebn mes Nikl\u00ebs dhe Rinasit p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb pazbardhur vrasjen e t\u00eb riut!\/panorama<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dje, n\u00eb ambientet e Policis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs \u00ebsht\u00eb rimarr n\u00eb pyetje Ruben Saraiva, shtetasi portugez i v\u00ebn\u00eb n\u00ebn akuz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb vrasjes p\u00ebr gjakmarrje. Ai u ekstradua dit\u00ebn e fundit t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas nga Maroku dhe u soll para drejt\u00ebsis\u00eb son\u00eb ku akuzohet si personi q\u00eb i mori jet\u00ebn Ardian Nikulajt rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":398708,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-399870","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=399870"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399870\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":399871,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399870\/revisions\/399871"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/398708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=399870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=399870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=399870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}