{"id":401129,"date":"2024-02-05T15:08:56","date_gmt":"2024-02-05T14:08:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=401129"},"modified":"2024-02-05T15:08:56","modified_gmt":"2024-02-05T14:08:56","slug":"cfare-s-i-paskeni-punuar-ketij-vendi-mor-bastarde","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/cfare-s-i-paskeni-punuar-ketij-vendi-mor-bastarde\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb (s) i paskeni punuar k\u00ebtij vendi mor bastard\u00eb?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Genc Burimi<\/p>\n<p>Kur pash\u00eb intervist\u00ebn-rr\u00ebfim dy or\u00eb e gjys\u00ebm t\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebs Kryeministrit Arben Ahmetaj, instiktivisht, nj\u00eb tjet\u00ebr imazh televiziv iu mbivu, t\u00eb parit. Nj\u00eb dokument arkive n\u00eb youtube, ku Kadri Hazbiu me pranga, q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebmb\u00eb para trup\u00ebs gjykuese, me \u00e7ehre prej mermeri dhe t\u00eb mplakur para kohe. Ish-ministri i brendsh\u00ebm i Enver Hoxh\u00ebs, thuajse numri dy i ish-regjimit diktatorial shqiptar, me nj\u00eb ton gjys\u00ebm t\u00eb mposhtur e gjys\u00ebm t\u00eb revoltuar i drejtohej gjykat\u00ebsit popullor me k\u00ebto fjal\u00eb : \u00abM\u00eb kan\u00eb tortuar \u00e7\u2019njer\u00ebzisht q\u00eb t\u00eb pohoja t\u00eb pav\u00ebrteta! \u00bb. Dhe gjykat\u00ebsi i regjimit q\u00eb ja kthente : \u00abpo ju vet\u00eb keni qen\u00eb Ministri i atij dikasteri q\u00eb thoni q\u00eb ju paska torturuar.<\/p>\n<p>Edhe ju i torturonit t\u00eb tjer\u00ebt ?!\u00bb Midis ndjenj\u00ebs s\u00eb m\u00ebshir\u00ebs nga njera an\u00eb p\u00ebr t\u00eb mjerin Kadri Hazbiu, pasi kurr\u00eb nuk mund t\u00eb pajtohesh me akte q\u00eb prekin dinjitetin njer\u00ebzor, por dhe ndjenj\u00ebs s\u00eb dhimbjes s\u00eb pakufishme nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr ato qindra e mij\u00ebra viktima t\u00eb pafajshme q\u00eb ai xhelat dhe ai regjim, t\u00eb cilit i sh\u00ebrbeu, jo vet\u00ebm torturuan por dhe vran\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb, nj\u00eb mendje e kthjell\u00eb e b\u00ebn vetvetiu p\u00ebrzgjedhjen. Kush duhet t\u00eb t\u00eb dhimbset m\u00eb shum\u00eb, populli viktim\u00eb e politik\u00ebs apo politikan\u00ebt viktima t\u00eb politikan\u00ebve ?<\/p>\n<p>Arben Ahmetaj, i sh\u00ebrbeu deri tani von\u00eb, pushtetit t\u00eb tret\u00eb rradhazi n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00abRlindjes \u00bb, q\u00eb zaptoi vendin mbas nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli komuniz\u00ebm, pasuar prej nj\u00eb \u00e7erek shekulli p\u00ebd\u00ebiz\u00ebm. Vet\u00ebm n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit t\u00eb \u201cRilindjes\u201d s\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Arben Ahmetajt e kompani, jan\u00eb mbi nj\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb me lemeri vendin p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj lemerie kleptokratike t\u00eb pushtetit t\u00eb \u201cRilindjes\u201d q\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebs kryeministri e pikturoi n\u00eb intervist\u00ebn e tij, si t\u00eb ishte nj\u00eb tabllo e Dantes.<\/p>\n<p>Rilindja e zotit Arben Ahmetaj q\u00eb ka mb\u00ebrthyer Shqip\u00ebrin\u00eb me metastazat miliarda eurosh t\u00eb koncesioneve t\u00eb monitoruara nga Ministria e Financave ka arritur rekordin historik t\u00eb largoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb sesa t\u00eb tre pushtuesit bashk\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, otoman\u00ebt, fashist\u00ebt dhe nazist\u00ebt. Pa llogaritur viktimat q\u00eb l\u00ebn\u00eb kokat n\u00eb uj\u00ebrat e akullta t\u00eb la Manshit. Tek nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve q\u00eb pat\u00ebn rastin t\u00eb ndiqnin Arben Ahmetaj n\u00eb tv nga Zvicra q\u00eb vazhdon t\u00eb strehoj\u00eb p\u00ebrtej paras\u00eb s\u00eb pis\u00ebt edhe politikan\u00ebt e parave t\u00eb pista, vet\u00ebm nj\u00eb mendim i trisht\u00eb dominon: \u00e7fare (s) i paskeni punuar k\u00ebtij vendi mor bastard\u00eb ?!<\/p>\n<p>Vet\u00eb ai, Arben Ahmetaj kur ta rishoh\u00eb n\u00eb replay monologun e tij, do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin konkluzion: si qytetar ndjehesh i p\u00ebr\u00e7udnuar dhe i posht\u00ebruar kur d\u00ebgjon se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb luajtur dhe vazhdon t\u00eb luhet n\u00eb kurrizin e mbar\u00eb nj\u00eb populli nga nj\u00eb band\u00eb mafioze n\u00eb pushtet n\u00ebn heshtjen shurdhuese t\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje dhe merret me mizat kur buajt i jan\u00eb v\u00ebrsulur me brir\u00eb pla\u00e7k\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Personazh negativ por q\u00eb b\u00ebn pyetjet e duhura<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, s\u2019mund t\u00eb d\u00ebgjoje rr\u00ebfimin e Arben Ahmetaj pa nj\u00eb grimc\u00eb m\u00ebshire q\u00eb duhet kemi ndaj \u00e7do qenieje njer\u00ebzore q\u00eb vuan n\u00eb mishin e saj. Kjo e ndan civilizmin nga barbaria. Nj\u00eb rend i civilizuar nuk i\u2019a n\u00ebnshtron m\u00ebkatarin barbaris\u00eb si\u00e7 e b\u00ebnte Mesjeta dhe si\u00e7 ndodh n\u00eb regjimet autoritare. K\u00ebrc\u00ebnuar personalisht me vdekje dhe deri tek f\u00ebmija e tij, Arben Ahmetaj nuk pushoi s\u00eb b\u00ebri aluzion se nj\u00eb dit\u00eb mund ta zhdukin, se kish marr\u00eb parasysh gjith\u00e7ka dhe se vdekja ishte tashm\u00eb pjes\u00eb e pandashme e skenareve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ardhmen. T\u00eb dukej sikur d\u00ebgjoje Prigozhinin.<\/p>\n<p>Por ndon\u00ebse n\u00eb Rusin\u00eb diktatoriale dhe pa drejt\u00ebsi k\u00ebto fenomene nuk habisin, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb per\u00ebndimor\u00ebve nj\u00eb ish-zv.kryeminist\u00ebr rr\u00ebfen se ka marr\u00eb tri her\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr vdekje, duke treguar vendin dhe personat, dhe asnj\u00eb hetim mos t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb? Ku jan\u00eb SPAK-u, apo prokuroria e Tiran\u00ebs, apo sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs? Si mund t\u00eb lihen dhe banalizohen k\u00ebrc\u00ebnimet me vdekje ndaj atyre q\u00eb kan\u00eb ushtruar autoritet publik dhe drejt\u00ebsia mos t\u00eb tregoj\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt ? Nj\u00eb pasivitet ql tregon se edhe ai shqiptari i thjesht\u00eb pa pushtet mund t\u00eb shqet\u00ebsohet legjitimisht p\u00ebr fatin e tij dhe t\u00eb f\u00ebmijve t\u00eb tij. K\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tilla mori para pak koh\u00ebsh nga mafia e drog\u00ebs Kryeministri i Holland\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes mbret\u00ebrore t\u00eb Holland\u00ebs.<\/p>\n<p>U shokua mbar\u00eb Per\u00ebndimi dhe masat e nevojshme u mor\u00ebn si n\u00eb hetime ashtu dhe p\u00ebr mbrojtjen e personave t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr besimin q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb opinioni tek organet q\u00eb duhet t\u00eb garantojn\u00eb sigurin\u00eb fizike t\u00eb secilit. Por ne Shqiperi, drejtesia deshmon se funksionon si politika : po ishe i poshter dhe ke tradhetuar kupolen e pushtetit, dhe ne djall te shkosh askush nuk do levize as gishtin e vogel. A eshte drejtesi normale kjo e cila 48 ore pas atyre rrefimeve qe degjuam mos te beje asnje prononcim ne lidhje me tenativat per vrasje qe degjuam nga goja e ish-Kryeministrit?<\/p>\n<p>Se dyti, 48 ore pas intervistes \u2013 lum te ish ministrit te Financave, nuk ka asnje prononcim nga sistemi i drejtesise ne Shqiperi ne lidhje me mbi-abuzimet me fondet publike te denoncuara nga zoti Ahmetaj.<\/p>\n<p>Ahmetaj mund te jete nje personazh negativ dhe keqberes per drejtesine dhe shumicen e shqiptareve qe vuajne ende ne kurriz pasojat e politikave te tij si ish-shtetar i larte, por kjo s\u2019mund te kthehet kurrsesi ne pretekst qe te behet veshi i shurdher ndaj pyetjeve te drejta dhe te goditura qe shtron ai. Asnje drejtesi normale ne nje vend normal ne Perendim nuk do i mbyllte syte dhe veshet ndaj rrefimeve te nje te \u00ab penduari \u00bb. Si eshte e mundur qe nje gazetar arrin dhe e gjen te arratisurin , i fikson atij takim , e ben te flase me ore te tera, ndersa SPAK-ut as qe intereson te dije se cfare di Ahmetaj. Kur behet fjala per interesin e Amerikes, e pame sesi nje prokuror amerikan nuk pertoi dhe shkoi deri ne Vjene per te takuar shqiptaret e Mac Gonigalit se cfare kishin per te thene ata qe mund te vinte ne rrezik sigurine kombetare te Amerikes . Ndonese ajo rezultoi nje flluske sapuni, ky eshte roli i drejtesise , te mos neglizhoje asnje piste kur behet fjala per dosje me intres kombetar. Si shpjegohet qe Spak shpalos me shume energji dhe masa qe mos t\u2019i shpetoje asnje grimce informacioni nga nje Berishe apo nje Malltez ne nje dosje te 15 viteve sh ku paraja publike qe mund te rikuperohet eshte afer zeros, dhe ky Spak nuk tregon zellin me te vogel te mesoje se cfare di Ahmetaj ne nje dosje ku shqiptaret mund te rikuperojne shuma kolosale te dala nga djersa e tyre?<\/p>\n<p>\u201cKu jane 60 milione eurot e incineratorit te Tiranes\u201d, pyeti disa here ne interviste Ahmetaj . Bente sikur nuk e dinte. Po edhe sikur ta dije, problemi nuk eshte aty, por tek indiferenca absolute e SPAK keto dy vite, per te mos levizur nje qime qe t\u2019i hyje me themel kesaj mega vjedhjeje ne historine e kombit shqiptar. Thone qe Spak po heton, por po na rezulton e kunderta. Eshte media qe po heton. Inisitava e nje Cim Peke eshte nje shuplake e hidhur per drejtesine e Perendimoreve ne Shqiperi. Nje shuplake tjeter po jepet dhe nga investigimi I nje grupi pune te opozites pa asnje mjet publik, se kush jane aksioneret qe fshihen mbrapa 100% te kapitalit te firmes se incineratorit te Tiranes qe jo vetem gllaberuan mbi 100 million euro per nje objekt qe nuk u ndertua kurre, por keta aksionere okulte vazhdojne dhe arketojne si ne kazino plote 80 mije euro ne dite per djegie plehrash qe detyrimisht pa djeges nuk mund te digjen kurre. Duke cituar invesitigimin e opozitarit te bashkise se Tiranes Belind Kelli\u00e7i, Arben Ahmetaj u thote me te drejte prokuroreve te Spaku-t pse nuk e beni ju kete hetim?<\/p>\n<p>Per me teper qe emri I aksionerit kryesor te incineratorit fantazem egziston, shqiptaro-zvicerani, Blerim Hoxha qe mban 40% te aksioneve sipas Ahmetajt. Ai shtoi dyshime te forta se politikane te Tiranes kane nga ana e tyre 20% te aksioneve te fshehura ne nje parajse fiskale, aty ku mund te kene shkuar dhe \u201c60 milionet\u201d e zhdukur. Pse duhet te hetoje per keto Belind Kelli\u00e7i? Pse duhet te rrefeje per keto Arben Ahmetaj ? Pse nuk e ben prokuroret e Spak, ata qe paguhen nga shqiptaret me mijera dollare euro rroge ne muaj pikerisht per te nxjerre ne shesh te verteten. Cfare eshte ky shou i perditshem me politikane te opozites nen hetim apo ne arrest, nderkohe qe paralelisht pikojne nga xhepat e shqiptareve 80 mije euro vjedhje e pastert per nje sherbim publik qe nuk ka egzistuar kurre?<\/p>\n<p>A nuk duhet te japin llogari ata qe kane firmosur me doren e tyre per incineratoret fantazem dhe per nje \u00ab sherbim publik \u00bb te munguar se ku po shkojne parate e shqiptareve ? Ju premtua shqiptareve pandeshkueshmeria. Ve\u00e7se ajo nuk eshte gjekundi. Nje pjese e atyre qe dyshohen se kane gisht ne skemen e zhvatjes se shqiptareve me inicineratore fantazem gjejne azil jashte dhe japin intervista te llojit \u201chajde t\u2019u tregoj sesi u vodhet\u201d (Ahmetaj, Mertiri\u2026), ndersa pjesa tjeter e te dyshuarve qe qendron ne Shqiperi, ato \u201cdy Qendrat e Tiranes\u201d si\u00e7 I quan Ahmetaj, rrjedhin dite te lumtura besimplote se hetim mbi ta nga ky Spak jo vetem qe nuk do kete, por as kureshtje minimale nga drejtesia se ku kane perfunduar milionat e vjedhura nuk do te kete. Ndaj pyetja shtrohet sic e shtron Ahmetaj dhe para tij opozita : kur do te filloje te ngreje pyetjen Spak se ku ka kane avulluar te pakten 60 milione euro nga mos ndertimi I incineratorit fantazem te Tiranes? Si ne nje skenar trilleri hollivudian ; edhe ne momentin qe ti ben kete pyetje ne kohen e shkuar, ku kane ikur parate, vjen menjehere pyetja ne kohen e tashmen : ku po shkojne tani qe flasim mbi 2 milione euro ne muaj (80 mije euro ne dite) qe paguhen aktualisht per te djegur plehrat e Tiranes ne nje djeges qe nuk eshte ndertuar.<\/p>\n<p>Vite me vone , gjeneratat e ardhshme te shqiptareve do te qeshin hidhurazi me kete histori : kaq idiote paskan qene babagjysherit e tyre qe blinin shtrenjte nje shishe transparente me qumesht dhe brenda e shihnin mire qe s\u2019kishte qumesht ? Si mund te paguash per djegie pleherash ne nje djeges qe nuk egziston ? Fakti eshte se gjenerata e sotme nuk eshte aspak idote por e tradhetuar nga \u201celitat\u201d vendase dhe nga Perendimi qe vazhdon t\u2019u thote ketyre shtetareve dhe kesaj drejtesie, vazhdoni keshtu se mire e keni. Si mund te kerkojne shqiptaret nga drejtesia e tyre perse po ua shesin shishen bosh, kur SPAK as nuk e sheh se shishja eshte bosh? Si duam ne qe SPAK-u te kerkoje 60 milionet, kur as nuk ngren minimalisht pyetjen a jane zhdukur 60 milione, me shume, me pak\u2026? U desh qe nje e vertete kaq e thjeshte te dale nga goja e atij qe ka qene brenda sistemit te vjedhjes, per t\u2019u ndergjegjesuar se cfare epoke surrealiste po perjeton Shqiperia me drejtesine e saj \u201cte re\u201d e supozuar te bente kerdine ne krahasim me drejtesine e vjeter.<\/p>\n<p>Surrealizmi nuk perfundon tek \u201c ku ka shkuar 60 milionshi\u201d. Ate e gjeje te shtrire nga fillimi deri ne fund te intervistes-lum se Arben Ahmetaj e cila do te kishte vazhduar gjithe naten sikur Cim Peka mos t\u2019ja kishte nderprere fjalen pas plot 2 ore e gjysem bashkebisede. Le te kujtojme me kete rast ate pyetjen tjeter halicinante qe ngriti Ahmetaj ne adrese te Spak-ut. Le ta perifrazojme. Prokurore te Spak-ut , a eshte e vertete se ka ndermjet jush qe kane marre vila per dhurate, nje prokuror ka marre nje vile komplet falas e nje tjeter me gjysem \u00e7mimi? Behet fjala sipas medjave per vete drejtuesin e Spak-ut , Altin Dumani te cilit nje organizem fetar I paska dhuruar falas nje vile, dhe prokurori tjeter, i famshmi Arben Kraja qe ka nje vile ne gjirin e Lalzit te pajustifikuar me rrogat qe merr por qe ia paskan bere dhurate me gjysmen e vleres. E imagjnojme \u00e7ehren e bezdisur te ketyre dy prokuroreve nese e kane degjuar Ahmetajn live , me ate shprehjen ne fytyre : \u201c\u00e7\u2019ja varni thashethemeve te nje te korruptuari te arratisur\u201d. Ve\u00e7se nuk ka rendesi kush e ben pyetjen , rendesi ka pergjigja ! A eshte thashethem apo eshte e vertete akuza qe ngriti Ahmetaj ndaj organit te hetimit ? Spaku heton , thuhet. Po vete Spakun kush e heton ? Shqiptaret paguajne me taksat e tyre nje tjeter institucion ne galaksine e institucioneve te panumerta te reformes se drejtesise. Ky \u201cleukocit\u201d, Samaritani i drejtesise qe mbroka popullin nga mekatet e vete drejtesise emertohet me tre germa : ILD ose Inspektoriati i larte i drejtesie. As kete institucion sa te respektuar aq dhe anonim nuk e degjuam te beje ndonje deklarate 48 ore pas ketij \u201cthashethemi\u201d kaq te rende nga ana e ish \u2013 zv Kryeministrit kur tha se ai po hetohet per vleren e pllakave majelike dhe te tubave te ujit ne vilen e ish-gruas se tij nga nje Prokuror qe per ironi te fatit ka vete nje vile qe nuk e justifikon dot\u2026 Nese ILD nuk hap nje anketim dhe urgjentisht per vilat e supozuara te Dumanit dhe Krajes, qofte dhe per te bere nje pergenjeshtrim, per shqiptaret kjo do te jete me shume se nje ofendim, nje poshterim. A do te shnderrohet valle ndonjehere ne Shqiperi Vox Populi n\u00eb Vox Lei? Per momentin, reforma aq e reklamuar ne drejtesi, le nje shije te hidhur padrejtesie.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc Burimi Kur pash\u00eb intervist\u00ebn-rr\u00ebfim dy or\u00eb e gjys\u00ebm t\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebs Kryeministrit Arben Ahmetaj, instiktivisht, nj\u00eb tjet\u00ebr imazh televiziv iu mbivu, t\u00eb parit. Nj\u00eb dokument arkive n\u00eb youtube, ku Kadri Hazbiu me pranga, q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebmb\u00eb para trup\u00ebs gjykuese, me \u00e7ehre prej mermeri dhe t\u00eb mplakur para kohe. Ish-ministri i brendsh\u00ebm i Enver Hoxh\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322916,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-401129","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401129","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=401129"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401129\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":401130,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401129\/revisions\/401130"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322916"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=401129"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=401129"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=401129"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}