{"id":401188,"date":"2024-02-07T12:38:33","date_gmt":"2024-02-07T11:38:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=401188"},"modified":"2024-02-07T12:38:33","modified_gmt":"2024-02-07T11:38:33","slug":"sa-ka-kushtuar-procesi-salianji-i-kerkoi-sqarime-pergjigjet-instat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sa-ka-kushtuar-procesi-salianji-i-kerkoi-sqarime-pergjigjet-instat\/","title":{"rendered":"\u201cSa ka kushtuar procesi?\u201d\/ Salianji i k\u00ebrkoi sqarime, p\u00ebrgjigjet Instat"},"content":{"rendered":"<p>Instituti i Statistikave i ka kthyer p\u00ebrgjigje shkres\u00ebs s\u00eb deputetit t\u00eb PD-s\u00eb, Ervin Salianji, lidhur me procesin e Censit dhe hak\u00ebrimit t\u00eb faqes s\u00eb INSTAT nga grupi i \u201cHomeland Justice\u201d.<\/p>\n<p>INSTAT ka deklaruar se t\u00eb dh\u00ebnat e Censit, i cili u realizua gjat\u00eb vitit 2023, do t\u00eb dalin n\u00eb muajn qershor si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb afat, duke shtuar se nuk ka pasur asnj\u00eb vones\u00eb n\u00eb publikimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur asnj\u00eb vones\u00eb n\u00eb publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censit. Ju b\u00ebjm\u00eb me dije se publikimi i rezultateve t\u00eb Censit 6 muaj pas p\u00ebrfundimit t\u00eb proceseve t\u00eb terrenit jan\u00eb afatet m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta p\u00ebr publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censit sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Instituti i Statistikave ka treguar se kosto totale e parashikuar p\u00ebr Censin e Popullis\u00eb dhe Banesave ka qen\u00eb 16.9 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cKosto totale e parashikuar e Censit t\u00eb Popullis\u00eb dhe Banesave ka qen\u00eb 16.9 milion\u00eb euro (gjendet dhe n\u00eb planin vjetor t\u00eb d\u00ebrguar nga INSTAT n\u00eb Kunvendin e Shqip\u00ebris\u00eb). Duhet t\u00eb theksojm\u00eb q\u00eb aktiviteti i Censit t\u00eb Popullsis\u00eb dhe Banesave 2023 nuk p\u00ebrfundon me mbylljen e grumbullimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb terren apo dhe anket\u00ebn e post Censit\u201d, shpjegon institucioni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shpjegon se aktualisht INSTAT \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e kodifikimit t\u00eb klasifikimeve dhe pastrimit t\u00eb dublikateve deri n\u00eb publikimin e rezultateve kryesore n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>\u201cSipas planit t\u00eb shp\u00ebrndarjes do t\u00eb vazhdohet me: Publikimin e rezultateve p\u00ebrfundimtare t\u00eb Censit n\u00eb nivel qarku\/bashkie n\u00eb muajin Tetor 2024, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb muajin Dhjetor 2024 INSTAT ka parashikuar t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Censit dhe metadatat n\u00eb Eurostat. M\u00eb tej do t\u00eb vazhdohet me studimin e thelluar t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censit ku do t\u00eb kryhen dhe analizat tematike\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e kthyer ndaj deputetit Salianji.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjet e INSTAT ndaj shkres\u00ebs s\u00eb Ervin Salianjit:<\/p>\n<p>Kur do t\u00eb publikohen t\u00eb dh\u00ebnat e Censit t\u00eb realizuar gjat\u00eb vitit 2023?<\/p>\n<p>Rezultatet kryesore t\u00eb Censit 2023 do t\u00eb publikohen n\u00eb muajin Qeshor 2024, sikurse jan\u00eb parashikuar n\u00eb planin e publikimeve t\u00eb Censit, si dhe paraqitur n\u00eb Planin Vjetor, 2024 t\u00eb INSTAT n\u00eb Kuvend. N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb INSTAT gjendet informacioni kronologjik mbi publikimin e rezultateve t\u00eb Censit 2023.<\/p>\n<p>Cili ka qen\u00eb afati i parashikuar p\u00ebr publikimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave?<\/p>\n<p>Si\u00e7 e kemi sqaruar dhe m\u00eb sip\u00ebr, afati p\u00ebr publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave ka qen\u00eb Qershor 2024 p\u00ebr rezultatet kyesore, dhe n\u00eb vijim p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e tjera n\u00eb nivel t\u00eb detajuar.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb arsyet e vones\u00ebs s\u00eb publikimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave?<\/p>\n<p>Nuk ka pasur asnj\u00eb vones\u00eb n\u00eb publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censit. Ju b\u00ebjm\u00eb me dije se publikimi i rezultateve t\u00eb Censit 6 muaj pas p\u00ebrfundimit t\u00eb proceseve t\u00eb terrenit (mbledhja e t\u00eb dh\u00ebnave, dhe anketa e post Censit) jan\u00eb afatet m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta p\u00ebr publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censit sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare (Regulation (EC) No.763\/2008 on Population and Housing Censuses).<\/p>\n<p>A ka pasur ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga ndonj\u00eb institucion i pushtetit qendror apo vendor lidhur me publikimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave?<\/p>\n<p>INSTAT \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sipas ligjit NR. 17\/2018 P\u00cbR STATISTIKAT ZYRTARE. Ai udh\u00ebhiqet nga parimet e profesionalizmit, transparenc\u00ebs dhe besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb statistitikave zyrtare t\u00eb cilat i ka t\u00eb shprehura n\u00eb ligjin p\u00ebr statistikat. Mbi k\u00ebto parime INSTAT monitorohet \u00e7do vit nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos ato t\u00eb BE-s\u00eb, ku dhe q\u00ebndrimet e tyre jan\u00eb t\u00eb shprehura n\u00eb raporte t\u00eb ndryshme. Si\u00e7 edhe ju duhet t\u00eb jeni n\u00eb dijeni, n\u00eb raport progresin e KE nuk ka asnj\u00eb rresht ku v\u00eb n\u00eb dyshim pavar\u00ebsin\u00eb apo profesionalizmin e INSTAT.<\/p>\n<p>A rrezikon vonesa n\u00eb publikimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave nd\u00ebrhyrje t\u00eb paautorizuara me q\u00ebllim manipulimin apo shtremb\u00ebrimin e tyre?<\/p>\n<p>Si\u00e7 e sqaruam m\u00eb lart, nuk ka vonesa n\u00eb publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave. Ato jan\u00eb sipas planit t\u00eb parashikuar dhe publikuar prej koh\u00ebsh n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb INSTAT, k\u00ebsisoj nuk ka vend p\u00ebr asnj\u00eb dyshim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb masat konkrete t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb marra nga institucioni juaj me q\u00ebllim garantimin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb dhe sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave?<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr statistikat zyrtare, mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe politik\u00ebs s\u00eb institucionit lidhur me sigurin\u00eb e informacionit, t\u00eb dh\u00ebnat mbrohen p\u00ebrmes proceseve teknike t\u00eb enkriptimit; kontrollit dhe kufizimit t\u00eb aksesit, duke u bazuar n\u00eb parimin e aksesit minimal t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer funksionet e pun\u00ebs; mekanizmave t\u00eb autentifikimit q\u00eb sigurojn\u00eb akses vet\u00ebm nga p\u00ebrdoruesit e autorizuar; monitorimit t\u00eb aktivitetit gjat\u00eb mbledhjes apo p\u00ebrpunimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Sa ka qen\u00eb kostoja totale p\u00ebr realizimin e Censit dhe a ka krijuar kosto shtes\u00eb vonesa n\u00eb publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave?<\/p>\n<p>Kosto totale e parashikuar e Censit t\u00eb Popullis\u00eb dhe Banesave ka qen\u00eb 16.9 milion\u00eb euro (gjendet dhe n\u00eb planin vjetor t\u00eb d\u00ebrguar nga INSTAT n\u00eb Kunvendin e Shqip\u00ebris\u00eb). Duhet t\u00eb theksojm\u00eb q\u00eb aktiviteti i Censit t\u00eb Popullsis\u00eb dhe Banesave 2023 nuk p\u00ebrfundon me mbylljen e grumbullimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb terren apo dhe anket\u00ebn e post Censit. Aktualisht INSTAT \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e kodifikimit t\u00eb klasifikimeve dhe pastrimit t\u00eb dublikateve deri n\u00eb publikimin e rezultateve kryesore n\u00eb muajin Qershor 2024.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, sipas planit t\u00eb shp\u00ebrndarjes do t\u00eb vazhdohet me: Publikimin e rezultateve p\u00ebrfundimtare t\u00eb Censit n\u00eb nivel qarku\/bashkie n\u00eb muajin Tetor 2024, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb muajin Dhjetor 2024 INSTAT ka parashikuar t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Censit dhe metadatat n\u00eb Eurostat. M\u00eb tej do t\u00eb vazhdohet me studimin e thelluar t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censit ku do t\u00eb kryhen dhe analizat tematike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Instituti i Statistikave i ka kthyer p\u00ebrgjigje shkres\u00ebs s\u00eb deputetit t\u00eb PD-s\u00eb, Ervin Salianji, lidhur me procesin e Censit dhe hak\u00ebrimit t\u00eb faqes s\u00eb INSTAT nga grupi i \u201cHomeland Justice\u201d. INSTAT ka deklaruar se t\u00eb dh\u00ebnat e Censit, i cili u realizua gjat\u00eb vitit 2023, do t\u00eb dalin n\u00eb muajn qershor si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":401189,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-401188","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=401188"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401188\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":401191,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401188\/revisions\/401191"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/401189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=401188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=401188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=401188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}