{"id":401521,"date":"2024-02-12T14:34:45","date_gmt":"2024-02-12T13:34:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=401521"},"modified":"2024-02-12T14:34:45","modified_gmt":"2024-02-12T13:34:45","slug":"basti-i-humbur-i-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basti-i-humbur-i-edi-rames\/","title":{"rendered":"Basti i humbur i Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dhurata \u00c7upi <\/p>\n<p>Edi Rama ka humbur shum\u00eb baste q\u00eb kur u zgjodh kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Ka humbur bastin e legalizimeve falas. Ka humbur bastin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb falas. Ka humbur bastin e fitores mbi krimin e organizuar n\u00eb 300 dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes. Kan\u00eb kaluar 3800 dit\u00eb q\u00eb kur Edi Rama ka ardhur n\u00eb pushtet dhe krimi i organizuar jo q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb mundur, por ai bashk\u00ebqeveris.<\/p>\n<p>Bastet e humbura t\u00eb Edi Ram\u00ebs jan\u00eb  kryesisht mashtrimet elektorale p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, por ai ka aft\u00ebsin\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb propagandistike p\u00ebr ta servirur d\u00ebshtimin si sukses.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb po b\u00ebn tani edhe me bastin tjet\u00ebr t\u00eb humbur,  at\u00eb t\u00eb basteve sportive online. 4 vjet pas fushat\u00ebs radikale, t\u00eb udh\u00ebhequr nga vet\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb mbyllur gjith\u00e7ka q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me bixhozin, sot jemi gdhir\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb lejon bastet sportive online.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si\u00e7 u gdhim\u00eb ca koh\u00eb m\u00eb par\u00eb si vendi q\u00eb lejonte kazinot\u00eb, edhe ato t\u00eb mallkuara \u00e7do dit\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs nga kryeministri. Edi Rama i lejoi kazinot\u00eb n\u00eb hotele me 5 yje vet\u00ebm 2 vite pasi i ndaloi ato. Ky i kazinove ishte basti i par\u00eb i humbur i Edi Ram\u00ebs, n\u00eb lidhje me bixhozin. Rikthimi i basteve online \u00ebsht\u00eb  basti i dyt\u00eb p\u00ebr bixhozin q\u00eb Edi Rama humb n\u00eb raport me premtimet p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Me bindjen se Edi Rama nuk b\u00ebn kurr\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb, e kam paralajm\u00ebruar k\u00ebt\u00eb loj\u00eb t\u00eb kryeministrit gjat\u00eb diskutimeve t\u00eb ligjit ndalues n\u00eb Parlament n\u00eb tetor-n\u00ebntor 2018. Ia vlen t\u00eb sillet n\u00eb v\u00ebmendje se at\u00ebher\u00eb qeveria nuk parashikonte mbylljen e basteve online dhe ishte presioni yn\u00eb, i deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb soll\u00ebm fakte t\u00eb lidhjes se qeverise me koncesionarin e monitorimit online, q\u00eb detyroi Edi Ram\u00ebn t\u00eb shtonte edhe mbylljen e basteve online. \u201cMos u lodhni kot,- Bastet s\u2019i shp\u00ebtoni dot m\u00eb! Edhe bastet, edhe ky monopoli online do t\u00eb vdesin p\u00ebr Vit t\u00eb Ri.\u201d Citimi i p\u00ebrket Edi Ram\u00ebs me 14 Tetor 2018.  Kuptohet qart\u00eb q\u00eb adresimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn, p\u00ebr faktin e vet\u00ebm se denoncuam lidhjet  socialiste me bastet sportive online.<\/p>\n<p> Tani ato b\u00ebhen t\u00eb ligjshme, pas nj\u00eb periudhe fitimesh marramend\u00ebse t\u00eb p\u00ebrfitura n\u00eb ilegjitimitet, me dijenin\u00eb e kryeministrit dhe t\u00eb \u00e7do shefi policie, nga veriu n\u00eb jug. N\u00eb ndryshim nga fushata e ndalimit, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, gjat\u00eb procesit t\u00eb lejimit, pa shum\u00eb buj\u00eb, \u00e7far\u00eb nuk kam par\u00eb jan\u00eb lot\u00ebt e krokodilit t\u00eb kryeministrit p\u00ebr familjet q\u00eb vuanin nga bixhozi.<\/p>\n<p>Kur mbylli bastet, Udh\u00ebheq\u00ebsi u qante hallin grave me burra bixhozxhinj, q\u00eb kishin futur familjen n\u00eb borxhe. Kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb plag\u00eb sociale, por Udh\u00ebheq\u00ebsi e ka harruar tani.<\/p>\n<p>N\u00eb ligjin e ri as nuk \u00ebsht\u00eb kujtuar q\u00eb, nga qindra milion\u00eb eurot q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shteti nd\u00ebr vite, t\u00eb vendos\u00eb fond p\u00ebr t\u00eb evidentuar dhe trajtuar personat me var\u00ebsi nga bixhozi. Nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb kjo q\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb BE-s\u00eb e kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb legjislacionin e tyre. Ose t\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb kishte marr\u00eb mundimin t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb sondazh real sesi po pritej nga qytetar\u00ebt kjo p\u00ebrmbysje e premtimit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb mbyllur bastet.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj ka harruar Edi Rama edhe alarmin e kuq se pas bizhozit fshihet krimi i organizuar dhe pastrimi i parave. \u201cAktiviteti i bixhozit n\u00eb Shqip\u00ebri financohet n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Jan\u00eb burime financimi kriminale, jan\u00eb para q\u00eb pastrohen p\u00ebrmes aktivitetit t\u00eb kumarit\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb citim tjet\u00ebr i Edi Ram\u00ebs n\u00eb 22 tetor 2018. Dhe ky i krimit t\u00eb organizuar dhe pastrimit t\u00eb parave n\u00eb bixhozin online \u00ebsht\u00eb basti tjet\u00ebr i humbur i Edi Ram\u00ebs. Por besoj fort, se t\u00eb gjitha jan\u00eb baste t\u00eb humbura me d\u00ebshir\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb ishte ndryshe, n\u00eb ligjin e ri t\u00eb miratuar nga Parlamenti, do t\u00eb ishin parashikuar mekanizma q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb parandalojn\u00eb pastrimin e parave n\u00eb bixhozin online. Nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb s\u2019i intereson nj\u00eb kryeministri si Edi Rama, q\u00eb, si\u00e7 e p\u00ebrshkruan ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri i tij, vendos p\u00ebr pasurit\u00eb dhe pasurimin duke ngr\u00ebn\u00eb qofte te veranda.  Bixhozi i tij i preferuar!  <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dhurata \u00c7upi Edi Rama ka humbur shum\u00eb baste q\u00eb kur u zgjodh kryeminist\u00ebr. Ka humbur bastin e legalizimeve falas. Ka humbur bastin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb falas. Ka humbur bastin e fitores mbi krimin e organizuar n\u00eb 300 dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes. Kan\u00eb kaluar 3800 dit\u00eb q\u00eb kur Edi Rama ka ardhur n\u00eb pushtet dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":307740,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-401521","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=401521"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401521\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":401522,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401521\/revisions\/401522"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/307740"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=401521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=401521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=401521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}