{"id":40207,"date":"2018-02-08T12:59:19","date_gmt":"2018-02-08T11:59:19","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=40207"},"modified":"2018-02-08T12:59:19","modified_gmt":"2018-02-08T11:59:19","slug":"basha-shqiptareve-cohuni-opozita-eshte-me-ju","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-shqiptareve-cohuni-opozita-eshte-me-ju\/","title":{"rendered":"Basha-shqiptar\u00ebve: \u00c7ohuni, opozita \u00ebsht\u00eb me ju"},"content":{"rendered":"<div class=\"firstP\">\n<p>Nga salla e Kuvendit, ku detyr\u00ebn e opozit\u00ebs e quajti t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pamundur, Basha u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb marrin n\u00eb duar fatet e tyre. \u201c\u00c7ohuni dhe opozit\u00ebn do e keni n\u00eb krah\u00eb\u201d, tha Basha. \u201cDetyra e opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pamundur. P\u00ebrtej fjal\u00ebs gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb kapur dhe shkat\u00ebrruar institucionalisht ligj\u00ebrisht, Kushtetuta \u00ebsht\u00eb shkelur. Jemi k\u00ebtu p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, po dhe p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb se kjo fars\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr tani q\u00eb votat e vjedhura kan\u00eb \u00e7imentuar nj\u00eb band\u00eb n\u00eb pushtet. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb viktima e par\u00eb e k\u00ebsaj. Sot nga kjo sall\u00eb u k\u00ebrkoj t\u00eb b\u00ebjm\u00eb e di\u00e7ka tjet\u00ebr, t\u00eb marrim fatin ton\u00eb n\u00eb duart tona. \u00c7ohuni dhe opozit\u00ebn do ta keni n\u00eb krah\u00eb\u201d, deklaroi Basha. Vendi prej 5 vitesh ka nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb shantazhuar, u shpreh ai menj\u00ebher\u00eb pasi p\u00ebrfundoi fjalimin e tij kryeministri Edi Rama. Basha tha se do t\u00eb ket\u00eb vendime t\u00eb tjera q\u00eb do i tregojn\u00eb shqiptar\u00ebve se \u00e7far\u00eb d\u00ebmi i b\u00ebn vendit nj\u00eb kryeminist\u00ebr i shantazhuesh\u00ebm.\u201cShqip\u00ebria prej 5 vitesh nuk ka nj\u00eb kryeminist\u00ebr sovran po nj\u00eb njeri q\u00eb shantazhohet leht\u00ebsisht, vendimet e t\u00eb cilit merren n\u00eb funksion t\u00eb dosjeve q\u00eb i tunden para syve. Dosje n\u00eb t\u00eb cilat figuron ministri i tij i Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri, i takuar me qindra her\u00eb n\u00eb Itali dhe Greqi me mafioz\u00ebt n\u00eb z\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgjuar natyrisht nga sh\u00ebrbimet partnere. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr i shantazhuesh\u00ebm. Vota kund\u00ebr Jeruzalemit \u00ebsht\u00eb minimumi i t\u00eb zez\u00ebs q\u00eb i b\u00ebn k\u00ebtij vendi. Prisni se do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb tjera vendime q\u00eb do i tregojn\u00eb qart\u00eb shqiptar\u00ebve se \u00e7far\u00eb d\u00ebmi i b\u00ebn vendit nj\u00eb kryeminist\u00ebr i shantazhuesh\u00ebm lur vjen puna te mar\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebe e ve\u00e7anti me fqinj\u00ebt\u201d, tha Basha. N\u00ebse Parlamenti do t\u00eb ishte i v\u00ebrtet\u00eb tha Basha, referuar vot\u00ebs p\u00ebr Jeruzalemin, do t\u00eb duhej t\u00eb funksiononin mekanizmat p\u00ebr t\u00eb frenuar k\u00ebt\u00eb \u201czullum komb\u00ebtar\u201d. \u201cNj\u00eb qeverisje q\u00eb dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb i merr shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb grusht njer\u00ebzish. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament, n\u00ebse do t\u00eb ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i till\u00eb duhet t\u00eb funksiononin mekanizmat p\u00ebr ta frenuar k\u00ebt\u00eb zullum komb\u00ebtar, Rama 2, i cil p\u00ebr nga mediokriteti, vjedhja dhe ekspozimi i lidhjeve t\u00eb drejt p\u00ebr drejta t\u00eb t\u00eb parit t\u00eb qeveris\u00eb dhe minsitrave t\u00eb tij me bandat e narkotrafikut ia kalon Rama 1, q\u00eb ne mund ta frenonim k\u00ebtu ishte e pamundur. E di q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, ku ka ardhur me vullnetin e krimit, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb si t\u00eb doj\u00eb. Me m\u00ebdyshje, e pranova propozimin e grupit parlamentar p\u00ebr t\u00eb debatuar mbi q\u00ebndrimin e qeveris\u00eb shqiptare kund\u00ebr SHBA, sepse e di q\u00ebn\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtijdebati nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vot\u00eb nd\u00ebrgjegje, po t\u00eb depersonalizuar t\u00eb nj\u00eb grupi politik t\u00eb v\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb grupi njer\u00ebzish q\u00eb vjedhin p\u00ebrdit\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u201d, tha ai. Madje Basha foli dhe p\u00ebr mashtrim me shortin p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLGJ dhe KLP. \u201cTelefonat e prishur t\u00eb sigurimti t\u00eb shtetit sigurisht me rekomandimet e mbeturinave t\u00eb sigurimit k\u00ebtu pas meje, njer\u00ebz t\u00eb korruptuar e d\u00ebnuar q\u00eb fshehin rekordet e dekriminalizimit, dhe njer\u00ebz q\u00eb ONM i ka p\u00ebrjashtuar nga rekomandimi. Po t\u00eb donte konsesus Edi Rama nuk do t\u00eb shkelte Kushtetut\u00ebn. Do ta shtyj edhe p\u00ebr pak, po jo p\u00ebr shum\u00eb\u201d, tha Basha. Ai foli dhe p\u00ebr ekstradimin e Nezir Seitit. \u201cE \u00e7ove Nezir Seitin n\u00eb Itali, po goj\u00ebn nuk ke p\u00ebr t\u2019ia mbyullur p\u00ebrgjithmon\u00eb. E kur t\u00eb bilbilos\u00eb ai dhe Habilajt, radha i vjen Saimir Tahirit. Po a ka njeri n\u00eb bot\u00eb q\u00eb beson se Saimir Tahiri u b\u00eb koka e drog\u00ebs pa dijenin\u00eb t\u00ebnde, q\u00eb ato qindra tonelata droge nuk jan\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e karriges t\u00ebnde t\u00eb pushtetit? Prandaj \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb thua k\u00ebtu t\u00eb largon m\u00eb shum\u00eb nga e somtja se e nes\u00ebrmja e k\u00ebtij vendi nuk je\u201d. Nd\u00ebrsa p\u00ebr investimet turke: \u201cNuk duam ne investime turke? Pala\u00e7ollik. Po ti i thave investimet nga ky vend. N\u00eb koh\u00ebn kur k\u00ebt\u00eb vend e qeveriste PD investimet turke u dhjet\u00ebfishuan, nuk jan\u00eb m\u00eb o faqezi. Si qesh, si gajasesh, \u00e7a je ti q\u00eb gajasesh, s\u2019je as shok gjimnazi me mua se je nja 10 vite m\u00eb i vjet\u00ebr. I ke \u00e7uar n\u00eb azil refugjat. S\u2019ka investime k\u00ebtu. Ajo q\u00eb po sjell n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb aferr\u00eb e past\u00ebr korruptive. Me 100 milion\u00eb euro do b\u00ebsh t\u2019i aeroport rajonal. Do vjedh\u00ebsh shqiptar\u00ebt e do ndash ryshfetin me ndonj\u00eb turqisht fol\u00ebs, po kjo nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e imja po e drejt\u00ebsis\u00eb turke\u201d. P\u00ebr politik\u00ebn e jashtme: \u201c\u00c7mundohesh doktor, politik\u00eb t\u00eb jashtm\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb si pelivan n\u00eb tel dhe ka vet\u00ebm dy detyra, t\u00eb mbroj\u00eb kriminel\u00ebt e lidhur me politikan\u00ebt dhe politikan\u00ebt e lidhur me kriminel\u00ebt me zero sukses.\u201d.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga salla e Kuvendit, ku detyr\u00ebn e opozit\u00ebs e quajti t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pamundur, Basha u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb marrin n\u00eb duar fatet e tyre. \u201c\u00c7ohuni dhe opozit\u00ebn do e keni n\u00eb krah\u00eb\u201d, tha Basha. \u201cDetyra e opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pamundur. P\u00ebrtej fjal\u00ebs gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb kapur dhe shkat\u00ebrruar institucionalisht ligj\u00ebrisht, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-40207","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-360-grade","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40207"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40207\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}