{"id":402428,"date":"2024-02-24T13:15:13","date_gmt":"2024-02-24T12:15:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=402428"},"modified":"2024-02-24T13:15:13","modified_gmt":"2024-02-24T12:15:13","slug":"bashkimi-i-pd-nuk-do-te-zhbehet-me-gjekmarkaj-ja-si-do-ta-mundim-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bashkimi-i-pd-nuk-do-te-zhbehet-me-gjekmarkaj-ja-si-do-ta-mundim-ramen\/","title":{"rendered":"\u201cBashkimi i PD nuk do t\u00eb zhb\u00ebhet m\u00eb\u201d, Gjekmarkaj: Ja si do ta mundim Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me l\u00ebvizjet e fundit t\u00eb opozit\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se protesta e 20 shkurtit i ka zhg\u00ebnjyer t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, disa pozitivisht e disa negativisht.<\/p>\n<p>Sipas tij bashkimi i PD \u00ebsht\u00eb elementi m\u00eb thelb\u00ebsor dhe se protesta nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje numrash, por fryme dhe shprese, gj\u00eb q\u00eb u arrit.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Edi Rama mundet vet\u00ebm p\u00ebrmes t\u00eb ndryshmes dhe jo me t\u00eb nj\u00ebjtat forma dhe metoda q\u00eb p\u00ebrdor ai vet\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Me thirrjen e Opozites me 20 Shkurt u realizua nj\u00eb protest\u00eb e madhe n\u00eb Bulevardin \u201cDeshmoret e Kombit\u201d. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb menyre ajo i zhgenjeu t\u00eb gjith\u00eb, dik\u00eb pozitivisht e t\u00eb tjer\u00eb negativisht.<\/p>\n<p>Arsyet pse ata dolen jan\u00eb disa. Bashkimi i PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb elementi m\u00eb thelbesor. Kjo ngjarje nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7eshtje numerash por fryme dhe shprese. Ai e arriti k\u00ebt\u00eb. Instikti bazik i nj\u00eb shoqerie q\u00eb bombardohet ore e \u00e7ast me propagande qeveritare e diplomatike n\u00eb sherbim t\u00eb pushtetit vepron n\u00eb ndergjegjet individuale. Mungesa e \u00e7fardoshme e hapesirave t\u00eb liris\u00eb ku t\u00eb perfaqesohet z\u00ebri dhe populli opozitar ka zhbalancuar gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Perceptimi n\u00eb rritje q\u00eb Sali Berisha \u00ebsht\u00eb arrestuar pa akuz\u00eb n\u00eb thyerje t\u00eb Kushtetutes si i perzgjedhur per tu b\u00ebr\u00eb shembull tek gjith\u00ebsecili ka shkaktuar pik\u00ebpyetje. Aferat korruptive, skandalet me paran\u00eb publike, arroganca e nj\u00eb qeverie e cila na vertit 11 fytyra n\u00eb 11 vjet e varfer dhe e lodhur tashm\u00eb edhe n\u00eb retorike.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb perdorin nga 10 fjal\u00eb per kok\u00eb! E pasur vetem n\u00eb arroganc\u00eb dhe harbuteri gjuha e tyre politike \u00ebsht\u00eb shnderruar n\u00eb provokative per shoqerin\u00eb. Figura t\u00eb spikatura t\u00eb kesaj mazhorance q\u00eb kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb \u201c fiq, kumbulla, dardh\u00eb, mjalt\u00eb, tasqebap, pa\u00e7e pilaf, kukurec, k\u00ebrm\u00eb pas shpine jan\u00eb n\u00eb burg\u201d askush nuk mban pergjeq\u00ebsi per ta as morale as politike. Diskursi publik me regji qendrore \u00ebsht\u00eb perqendruar mbi opoziten! T\u00eb krijohet pershtypja se korruptohet qeveria -fajin e ka opozita! Kopuku b\u00ebhet minister fajin e ka opozita! Ikin shqiptaret e boshatiset vendi-fajin e ka opozita! Prishet kushtetuta dhe gelon krimi -fajin e ka opozita! Vidhen zgjedhjet -fajin e ka opozita. Proteston opozita n\u00eb kuvend per trasparenc\u00eb e llogaridh\u00ebnie, perjashtohen nga 23, 19 deputet t\u00eb saj -fajin e ka opozita!<\/p>\n<p>Kerkojn\u00eb shqiptaret integrim, standarte, mireqenie-nuk i kemi, fajin e ka opozita. Nuk ka rrug\u00eb veriu, nuk udhetohet dot n\u00ebper t\u00eb fajin e ka opozita.<\/p>\n<p>Shqiptaret ndihen t\u00eb sulmuar kudo e n\u00eb \u00e7do gj\u00eb ndaj ata protestojn\u00eb. Ata po i japin kredite opozites q\u00eb t\u00eb lexoj\u00eb deshiren e saj p\u00ebr ndryshim rrenjesor t\u00eb asaj si parti politike dhe t\u00eb Shqiperis\u00eb njekohesisht. Protesta nuk kerkon vetem prapanica per t\u00eb nj\u00ebjtat karrige por njerez q\u00eb rrin\u00eb n\u00eb k\u00ebmbe per ti sherbyer shoqeris\u00eb, jo si komisar por si individ e grupe politike me integritet, ide, e alternativa. Natyrisht merite kan\u00eb dhe strukturat e PD por kesaj here populli e tejkaloji at\u00eb dhe PD duhet t\u00eb ndihet mir\u00eb, duhet ta perktheje si duhet at\u00eb mesazh dhe jo ta perkufizoje at\u00eb me gjuh\u00eb t\u00eb vjeter dhe me aparat\u00e7ik\u00eb. Njerzit nuk po kerkojn\u00eb t\u00eb kunderten n\u00eb t\u00eb ngjashme por t\u00eb ndryshmen. Duke u afruar koha e zgjedhjeve shoh q\u00eb shtojen servilat dhe hallexhinjet. Partit\u00eb politike shqiptare PS dhe PD kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb till\u00eb po shum\u00eb te cilet n\u00eb ligjetimim e tyre synojn\u00eb veshet dhe emocionet e Liderit.<\/p>\n<p>Duan ti shfaqin besnikeri deri n\u00eb budallek deri n\u00eb asgjesimin publik t\u00eb karakterit. Pyetjes a dolen shum\u00eb njerez per Sali Berishen n\u00eb proteste, i pergjigj sigurisht q\u00eb po, por shumica e tyre dolen per t\u00eb gjitha arsyet bashke ! Por ata dolen per shum\u00eb me teper se kaq! Ata i than\u00eb opozites shpejto, vrapo, ndiqen deshiren per ndryshim dhe pergjigjiu asaj me program, ide, oferta dhe njerez te rinj sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb till\u00eb! Lider \u00ebsht\u00eb Berisha prej 34 vitesh, dhe jo t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebudhetaret e tij duhet t\u00eb jene fytyra e \u201cre\u201d e PD. Ai kete pozicion e merr me vote, ndon\u00ebse personalisht do kisha preferuar realitet tjeter, po t\u00eb tjeret si \u201c besnik\u201d t\u00eb tij mbijetojn\u00eb?<\/p>\n<p>A mjafton kaq ! T\u00eb gjith\u00eb duhen , por secili duhet t\u00eb behet i arsyeshem p\u00ebr t\u00eb shtuar numerat, jo t\u00eb asgjesojn\u00eb vetveten duke \u201c rritur\u201d Berishen q\u00eb tua kthej\u00eb me vendin n\u00eb list\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi u b\u00eb, nuk zhbehet m\u00eb, ishte minimumi si detyrim ndaj njerzve. Tani duhet t\u00eb behemi fitues dhe jo servil\u00eb. T\u00eb mbetemi kritik dhe t\u00eb mbledhim rreth vetes gjithk\u00ebnd q\u00eb e do mendimin e vet dhe respekton shumicen. Na duhen t\u00eb gjith\u00eb ata demokrat\u00eb e qytetar\u00eb q\u00eb besojn\u00eb tek Spaku, na duhen gjith\u00eb ata q\u00eb nuk duan konflikt me ambasaden e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Ramen keshtu e mundim, me t\u00eb ndryshmen ! Me t\u00eb njejtat forma t\u00eb tij kam dyshime.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me l\u00ebvizjet e fundit t\u00eb opozit\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se protesta e 20 shkurtit i ka zhg\u00ebnjyer t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, disa pozitivisht e disa negativisht. Sipas tij bashkimi i PD \u00ebsht\u00eb elementi m\u00eb thelb\u00ebsor dhe se protesta nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje numrash, por fryme dhe shprese, gj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-402428","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=402428"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402428\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":402429,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402428\/revisions\/402429"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=402428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=402428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=402428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}