{"id":402436,"date":"2024-02-24T14:08:07","date_gmt":"2024-02-24T13:08:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=402436"},"modified":"2024-02-24T14:08:07","modified_gmt":"2024-02-24T13:08:07","slug":"leter-e-hapur-per-spak-a-e-dini-veten-mbi-ligjin-ju-dhe-urdheruesit-tuaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/leter-e-hapur-per-spak-a-e-dini-veten-mbi-ligjin-ju-dhe-urdheruesit-tuaj\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e Hapur p\u00ebr SPAK \u2013 a e dini veten mbi ligjin ju dhe urdh\u00ebruesit tuaj?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jamarb\u00ebr Malltezi<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se SPAK ka nisur hetim prej mbi 3 vitesh, se e kan\u00eb shum\u00eb seriozisht zbatimin e ligjit, se askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb mbi ligjin, etj. po shtroj disa pyetje publike nisur nga rasti im konkret.<\/p>\n<p>A keni ngritur akuz\u00eb p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr Taulant Ball\u00ebn, ish kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PS dhe aktualisht Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm?<\/p>\n<p>N\u00eb kallzimin e tij Balla pretendonte se toka e 5 familjeve t\u00eb vjetra t\u00eb Tiran\u00ebs ishin shpron\u00ebsuar sipas tij nga \u201cShefqet Verlaci dhe Jake Mane\u201d. SPAK ka harxhuar miliona euro rroga p\u00ebr prokuror\u00ebt dhe hetuesit dhe i detyroi t\u00eb punonin muaj me rradh\u00eb n\u00eb Arkiv t\u00eb Shtetit, ndon\u00ebse e kan\u00eb t\u00eb botuar n\u00eb Fletoren Zyrtare t\u00eb shtetit q\u00eb ishte rekuizim i p\u00ebrkohsh\u00ebm e jo shpron\u00ebsim. Kan\u00eb kaluar mbi 3 vjet, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht q\u00eb Taulant Balla ka kryer kallzim t\u00eb rrem\u00eb, por ende SPAK nuk shprehet.<\/p>\n<p>Pyetje p\u00ebr prokuroren q\u00eb brenda dit\u00ebs pranoi kall\u00ebzimin dhe firmosi nisjen e procedimit penal:<\/p>\n<p>A mos \u00ebsht\u00eb mbi ligjin Taulant Balla?<\/p>\n<p>Para 4 muajsh, ndon\u00ebse kish firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs tek vendimi i KRRT Tiran\u00eb, SPAK shkruante se dyshonte Sali Berish\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e destinacionit t\u00eb tok\u00ebs tek ish Klubi Partizani. Sot prokuror\u00ebt kan\u00eb v\u00ebrtetuar se ndryshimin e destinacionit nga zon\u00eb sportive n\u00eb zon\u00eb banimi e ka kryer K\u00ebshilli Teknik i KRRT s\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u2013 10 drejtorat e besuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs:<\/p>\n<p>(i) pa pasur k\u00ebrkes\u00eb nga pronar\u00ebt e tok\u00ebs,<br \/>\n(ii) pa lidhur ende kontrat\u00eb pronar\u00ebt e tok\u00ebs me firmen nd\u00ebrtuese dhe<br \/>\n(iii) pa u kryer privatizimi.<\/p>\n<p>N\u00ebse SPAK \u2013 si\u00e7 shkruan \u2013 mendon se ndryshimi i destinacionit \u00ebsht\u00eb dyshim i bazuar p\u00ebr korrupsion, at\u00ebhere a ka nisur hetime ndaj Edi Ram\u00ebs dhe drejtor\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim?<\/p>\n<p>A e keni burgosur gj\u00eb Edi Ram\u00ebn gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe q\u00eb duhej t\u00eb kishit nisur hetimet?<\/p>\n<p>Askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin. As prokuror\u00ebt e SPAK. SPAK ka detyrimin t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin nj\u00eblloj p\u00ebrndryshe kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me standarte t\u00eb dyfishta ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb shkoqur dyfytyr\u00ebsi!<\/p>\n<p>Edi Rama ka ndryshuar destinacionin n\u00eb dhjet\u00ebra zona t\u00eb gjelbra dhe sportive t\u00eb Tiran\u00ebs si:<\/p>\n<p>1. Ish Klubi Dinamo<br \/>\n2. Ish Klubi Partizani<br \/>\n3. Ish Klubi 17 N\u00ebntori<br \/>\n4. Ish Klubi Dajti<br \/>\n5. Fushat sportive p\u00ebrtej spitalit Neurologjik,<br \/>\n6. Fushat e zeza p\u00ebrball\u00eb hotel Mondial,<br \/>\n7. Lulishtja e madhe tek partizani i panjohur q\u00eb u b\u00eb zyra dhe hotel p\u00ebr Fidelin,<br \/>\n8. Lulishtja e madhe pas Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs q\u00eb tani ka dh\u00ebn\u00eb leje p\u00ebr grada\u00e7el\u00eb,<br \/>\n9. Lulishtja e madhe tek ish Uzina Mekanike u kthye n\u00eb pallate p\u00ebr miqt\u00eb e Ram\u00ebs,<br \/>\n10. Zona e gjelb\u00ebr q\u00eb p\u00ebrfshinte ish-QRVA me firm\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs u kthye n\u00eb 50 pallate,<br \/>\n11. Lulishtja tek Sheshi Italia (pran\u00eb Stadiumit) u b\u00eb lokal me firm\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nEdi Rama nuk u ndal me ndryshimet e destinacioneve n\u00eb qytet, por kafshoi edhe zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Parkut t\u00eb Madh t\u00eb Liqenit duke kthyer n\u00eb zona banimi:<br \/>\na. ish liqenin e that\u00eb<br \/>\nb. kodra sip\u00ebr liqenit<br \/>\nc. leje p\u00ebr grada\u00e7ela tek ish lokali Lion Park dhe<br \/>\nd. ish hotelin Sheraton e ktheu n\u00eb xhung\u00ebl grada\u00e7elash.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb vijim t\u00eb hetimeve Edi Rama p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto apo ai \u00ebsht\u00eb mbi ligjin? Apo p\u00ebr t\u00eb aplikohet th\u00ebnia e Luigjit 15-t\u00eb, \u201cLigji jam un\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>Po p\u00ebr lejet e kundraligjshme t\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb ka l\u00ebshuar Edi Rama n\u00eb zona sportive pa ndryshuar m\u00eb par\u00eb destinacionin?<\/p>\n<p>Edi Rama dha leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr (1) pallatin Ambasador 3 (ku banon ministri aktual i brendsh\u00ebm, miku i trafikant\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs dhe promovues i 5 prokuror\u00ebve t\u00eb Elbasanit p\u00ebr n\u00eb SPAK), dhe (2) pallatin p\u00ebrball\u00eb Stadiumit Selman St\u00ebrmasi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Plani Urban i kish caktuar zona sportive.<\/p>\n<p>Po leja p\u00ebr gradacel\u00eb 44 kat\u00ebshe tek toka e ish Klubit Sportiv Dajti kur edhe Plani Urban q\u00eb e miratoi vet\u00eb lejon nd\u00ebrtime deri 9 kat\u00ebshe?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Edi Rama mbi ligjin? Apo Rama \u00ebsht\u00eb ligji q\u00eb duhet ta zbatojn\u00eb prokuror\u00ebt e SPAK-ut?<\/p>\n<p>Dy vitet e fundit Edi Rama ka l\u00ebshuar leje nd\u00ebrtimi edhe brenda zon\u00ebs qendrore t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit si tek Gjiri i Manastirit edhe tek Kepi i Stillos. Kjo \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb Ligjit t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura. Parku Komb\u00ebtar g\u00ebzon nd\u00ebr nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb mbrojtjes por p\u00ebr Edi Ram\u00ebn ligji duket teknikalitet bezdis\u00ebs. UNESCO reagoi me indinjat\u00eb ndaj shkat\u00ebrrimit t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit p\u00ebr interes t\u00eb xhepit t\u00eb Edi Ram\u00ebs e miqve t\u00eb tij, e kjo gj\u00eb shqet\u00ebson \u00e7do shqiptar, por mesa duket jo SPAK.<\/p>\n<p>Dini gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zot\u00ebrinj prokuror\u00eb, apo keni hetuar dhe ju rezulton thashethem kafeneje apo akuz\u00eb politike?<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e SPAK refuzuan t\u00eb pranonin si prova deklaratat e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Kongresin (9 Prill 2022) dhe Asamblen\u00eb e PS (7 Maj 2022) ku deklaroi: \u201cSPAK-i n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka nj\u00eb detyrim q\u00eb e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara\u2026 Jemi vet\u00ebp\u00ebrmbajtur, deri ku tani nuk mban m\u00eb, P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj tallje t\u00eb madhe, durimi yn\u00eb po soset. Zonja dhe Zot\u00ebrinj t\u00eb SPAK-ut zgjohuni! Po deligjitimohet SPAK-u dhe i gjith\u00eb sistemi i ri i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb pas k\u00ebtij urdhrit publik t\u00eb Edi Ram\u00ebs, prokurorja e SPAK ndon\u00ebse kinse kishte hetim pa emra, ka nisur 6 shkresa p\u00ebr hetim pasuror brenda nj\u00eb dite (29.04.2022 me numrat e protokollit nga 3607 deri 3612) duke hetuar deri tek mbesat e Sali Berish\u00ebs dhe madje edhe p\u00ebr koh\u00ebn kur ato ende nuk kishin lindur! Pra, jo hetim p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr konkrete penale, por hetim pasurie p\u00ebr 3 breza. Me 12.02.2024 Edi Rama na sqaroi kur deklaroi \u201cduke qen\u00eb NE ata q\u00eb e garantojm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb t\u00eb veproj\u00eb\u201d, e ne sot jemi d\u00ebshmitar\u00eb se si veprohet.<\/p>\n<p>A nuk d\u00ebshmohet presioni dhe n\u00ebnshtrimi ndaj Edi Ram\u00ebs?<\/p>\n<p>Prokurorja (e sjell\u00eb n\u00eb SPAK nga Elbasani) sekuestroi dosjen civile p\u00ebr shpifje q\u00eb Prof. Malltezi kish paditur Taulant Ball\u00ebn. Ky veprim nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi gjyqsor vijonte n\u00eb gjykat\u00eb ishte dhunim i t\u00eb drejtave kushtetuese p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>A jan\u00eb prokuror\u00ebt e SPAK mbi ligjin dhe mund t\u00eb shkelin t\u00eb drejta kushtetuese t\u00eb shtetasve n\u00ebse shohin se c\u00ebnohen interesat e Taulant Ball\u00ebs?<\/p>\n<p>Duke ju rikthyer \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb stisur politike gjat\u00eb hetimeve mbi 3 vjecare ka rezultuar se:<\/p>\n<p>1. Toka ku komunist\u00ebt vendosen ish Klubin ishte private e jo publike. Toka ju p\u00ebrkiste 5 familjeve themeluese t\u00eb Tiran\u00ebs dhe nuk ishte shpron\u00ebsuar nga Italia por rekuizuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht dhe vijoi t\u00eb ishte private edhe n\u00eb 1945 para se t\u00eb grabitej nga komunist\u00ebt;<\/p>\n<p>2. Procesi i kthimit t\u00eb pron\u00ebs tek pronar\u00ebt legjitime nisi qysh n\u00eb 1995. N\u00eb 1996 pronar\u00ebt e tok\u00ebs mor\u00ebn vendime t\u00eb (i) njohjes s\u00eb pron\u00ebs, (ii) kthimit t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb saj dhe (iii) t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes.<\/p>\n<p>3. Kthimi i tok\u00ebs tek pronar\u00ebt zgjati nga 1996-2007 dhe u v\u00ebrtetua nga gjith\u00eb Komisionet e Kthimit t\u00eb Pronave, Agjensia e Kthimit t\u00eb Pronave dhe GIS Kadastra e Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>4. Prof. Malltezi u b\u00eb pronar i 410 m2 tok\u00eb nga kthimi i pron\u00ebs private q\u00eb ishte grabitur nga regjimi komunist tek 5 familjet pronare. Ai bleu edhe 2200 m2 tok\u00eb nga bashk\u00ebpronar\u00ebt dhe m\u00eb pas tre nga bashk\u00ebpronar\u00ebt u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb q\u00eb e zhvilluan pron\u00ebn e tyre private;<\/p>\n<p>5. Nga proceset e kthimit te pron\u00ebs tek qindra pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm dhe m\u00eb pas privatizimi i objekteve t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb tok\u00eb pronari nuk ka asnj\u00eb zyrtar t\u00eb dyshuar p\u00ebr asgj\u00eb;<\/p>\n<p>6. Nuk ka asnj\u00eb d\u00ebm n\u00eb financat publike, p\u00ebrkundrazi shteti p\u00ebrfitoi rreth 800,000 $ nga detyrimi i pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs q\u00eb t\u00eb blinin objektet e vjetra e t\u00eb uzurpuara;<\/p>\n<p>7. SPAK tentoi t\u00eb g\u00ebnjente sikur u mor\u00ebn me letra me vler\u00eb por doli se 90% e pages\u00ebs \u2013 pra 720,000 $ \u2013 ishin paguar me para n\u00eb bank\u00eb dhe vec 10% e vler\u00ebs u krye me letra me vler\u00eb;<\/p>\n<p>8. Nuk ka asnj\u00eb vep\u00ebr penale pasi kthimi i pron\u00ebs tek pronar\u00ebt e shpron\u00ebsuar padrejt\u00ebsisht, nga rregjimi komunist, apo privatizimi i objekteve t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi k\u00ebto prona, sipas ligjeve t\u00eb miratuara dhe n\u00eb fuqi, nuk \u00ebsht\u00eb as p\u00ebrfitim i parregullt, as korrupsion;<\/p>\n<p>9. Ndon\u00ebse nuk ka d\u00ebm financiar p\u00ebr financat publike, SPAK sekuestroi qysh dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb gjitha pronat, kompanit\u00eb private dhe llogarit\u00eb bankare personale t\u00eb Prof. Malltezit;<\/p>\n<p>10. Edi Rama si ish kryetar Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ka refuzuar t\u00eb zbatoj\u00eb dhe ka kryer veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendim gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb (vep\u00ebr penale) dhe ka shkaktuar d\u00ebm financiar rreth 320,000 euro nga shp\u00ebrfillja e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>11. SPAK ka detyr\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik, financat publike, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast SPAK nuk ka asnj\u00eb reagim p\u00ebr 320,000 euro d\u00ebm nga Edi Rama!<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Edi Rama mbi ligjin? Apo Edi Rama \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr Prokuror\u00ebt e SPAK?<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk ka asnj\u00eb dokument dhe asnj\u00eb VKM me em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm por \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie pasi SPAK \u201cdyshon\u201d se ka ndihmuar Malltezin ndon\u00ebse nuk paraqet asnj\u00eb prov\u00eb!<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fakt i v\u00ebrtetuar bot\u00ebrisht se Edi Rama ka nxjerr\u00eb 4 VKM t\u00eb personalizuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korruptive n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve mediatike p\u00ebr Bolinon, biles edhe leje nd\u00ebrtimi speciale n\u00eb KKT p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn por SPAK q\u00eb nuk guxon ti p\u00ebrmend\u00eb as emrin Kryeministrit.<\/p>\n<p>Prof. Malltezit iu kthye 410 m2 tok\u00eb private e trash\u00ebguar dhe sot mbahet n\u00eb arrest, Berisha nuk ka asnj\u00eb firm\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb m2 tok\u00eb publike p\u00ebr asnj\u00eb nga miqt\u00eb e tij dhe mbahet n\u00eb arrest sht\u00ebpie, nd\u00ebrsa Edi Rama deri tani ka p\u00ebrvet\u00ebsuar dhe dhuruar miqve t\u00eb tij rreth 6 milion m2 troje publike n\u00eb bregdet, por nuk ka as hetim!<\/p>\n<p>N\u00eb muajt e fundit Edi Rama ka marr\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb me miqt\u00eb e tij edhe 600 ha (6 miljon m2) t\u00eb tjera t\u00eb grabitura nga zona q\u00ebndrore e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, por SPAK po lodhet shum\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb syt\u00eb, vesh\u00ebt dhe arsyen duke b\u00ebr\u00eb sikur nuk sheh, nuk d\u00ebgjon dhe nuk kupton.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Edi Rama mbi ligjin, apo p\u00ebr prokuror\u00ebt e SPAK, ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ligji?<\/p>\n<p>Me shpres\u00eb se do t\u00eb respektoni institucionin tuaj me ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj pyetjeve t\u00eb m\u00ebsiperme.<\/p>\n<p>Prof. Dr. Jamarb\u00ebr Malltezi<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jamarb\u00ebr Malltezi Duke qen\u00eb se SPAK ka nisur hetim prej mbi 3 vitesh, se e kan\u00eb shum\u00eb seriozisht zbatimin e ligjit, se askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb mbi ligjin, etj. po shtroj disa pyetje publike nisur nga rasti im konkret. A keni ngritur akuz\u00eb p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr Taulant Ball\u00ebn, ish kreu i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":333427,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-402436","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402436","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=402436"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402436\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":402437,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402436\/revisions\/402437"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/333427"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=402436"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=402436"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=402436"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}