{"id":403020,"date":"2024-03-05T13:46:16","date_gmt":"2024-03-05T12:46:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=403020"},"modified":"2024-03-05T13:52:15","modified_gmt":"2024-03-05T12:52:15","slug":"kunder-bashkimit-te-grupit-bardhi-berisha-te-mos-e-shqyejme-partinen-nen-emrin-hapje-ja-propozimi-i-murrizit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kunder-bashkimit-te-grupit-bardhi-berisha-te-mos-e-shqyejme-partinen-nen-emrin-hapje-ja-propozimi-i-murrizit\/","title":{"rendered":"Kund\u00ebr bashkimit t\u00eb grupit Bardhi-Berisha\/ \u201cT\u00eb mos e shqyejm\u00eb partin\u00ebn n\u00ebn emrin \u2018Hapje\u2019\u201d. Ja propozimi i Murrizit"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Myslim Murrizi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb rrjetet sociale n\u00eb lidhje me K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb \u201cRithemelimit\u201d, i cili mblidhet sot.<\/p>\n<p>Murrizi ka njoftuar se nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mbledhje. Ai i drejtohet ish-kryeministrit, Sali Berisha, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshilli dhe demokrat\u00ebve, duke u shprehur se Rithemelimi nuk mund t\u00eb kthehet p\u00ebrmbys vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur dhjet\u00eb persona.<\/p>\n<p>Ai propozon t\u00eb mblidhet nj\u00eb kuvend komb\u00ebtar i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb anuloj\u00eb disa prej vendimeve t\u00eb kuvendit komb\u00ebtar t\u00eb 11 dhjetorit 2021 dhe t\u00eb rizgjidhet nj K\u00ebshill i ri Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Duke kujtuar p\u00ebrplasjet mes mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe atyre t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, Murrizi tha se \u201ckush harron shpejt, gabon shpesh dhe zhg\u00ebnjehet shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Reagimi i Myslim Murrizit:<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye personale nuk do jem sot ne mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, por si\u00e7 thon\u00eb \u201celita\u201d drejtuese apo kupola qe ka mare ne dore frenat e Rithemelimit, un\u00eb nuk rri dot pa folur apo pa i bezdisur ne rehatin\u00eb e tyre, ndaj po ju drejtohem publikisht edhe pse e di qe nuk ju vjen mir\u00eb.<\/p>\n<p>KUSH HARRON SHPEJT, GABON SHPESH DHE ZHGENJEHET SHUME<br \/>\nQe Foltorja te mos kthehet ne Faltore, Rithemelimi ne Rikthim mbrapa, Konservatorizmi, ne Konserve te prishur, Vota ne Emerim dhe Partia ne grupim njerezish qe ja fusin njeri tjetrit, po Ju drejtohem publikisht kujdo qe do dhe di te lexoj pa hile dhe pa mllef duke ju sjelle ne kujtese kete vd turpi ne historine 34 vje\u00e7are te PD<\/p>\n<p>I Nderuar Doktorr Berisha<br \/>\nTe Nderuar antare te keshillit kombetar<br \/>\nTe Nderuar DEMOKRAT kudo qe jeni por ne ve\u00e7anti Ju delegat te Kuvendit Kombetar te 11 dhjetorit 2021 dhe te 30 prillit 2022<\/p>\n<p>Po ju drejtohem publikisht me disa pyetje qe kane ne thelb sjelljen me dy standarte jasht statutore per nje grup te ngushte njerezish qe per hater te pazareve te pista katapultohen jashte \u00e7do norme morale te artikuluar ne \u00e7do takim qysh nga data 9 shtator 2021 kur te gjithe keta ne bllok perjashtuan Berishen dhe deputetet qe mbeshteten Berishen ne fillimet e FOLTORES<br \/>\nPo ju drejtohem Ju Doktorr se eshte e kote te pyes Flamurin, Edin, Oertin, Lu\u00e7ianon, Albanen apo cilindo nga 25 antaret e kryesis apo 12 sekretaret e zgjedhur me votim nga keshilli kombetar, pasi e di mire qe pothuajse te gjithe do ngrene supet dhe do drejtojne gishtin nga ballkoni Juaj<br \/>\nHapja e partise eshte domosdoshmeri por shqyerja e saj nen emrin hapje eshte fatale<br \/>\nJam dakort qe Foltorja te jete Faltore per cilindo qe kerkon te kontriboj si opozitare por pa shkelur asnje rresht te statutit dhe pa e bere statutin qesharak apo leter pa vlere sa here qe na duhet per te perkedhelur dike<br \/>\nJam dakort qe Rithemelimi te quhet edhe Rikthimi por jo te kthehet permbys \u00e7do gje e bere per hater te kenaqjes se 10 personave sepse Partia eshte shume me e madhe se kaq dhe antaresia eshte shum me shume e vlefshme se cilido prej nesh<br \/>\nJam dakort qe mund te ndryshojme programin dhe boshtin ideologjik te partise dhe nga konservatore qe u tha mund te qendrojme ne qender e djathte, por jo nga konservatore ta kthejme ne parti konservash<br \/>\nJam dakort qe fraksionet te kene perfaqesuesit e tyre ne \u00e7do organ drejtues por jo fraksioneve tu lihet shumica dhe shumica te dale fraksion<\/p>\n<p>Te gjitha sa thashe me lart duhen zgjidhur brenda nje morali te pranuar se ndryshe morali qe japim per veten dhe per \u00e7do opozitare eshte amoraliteti i theksuar dhe frike apo zbythje nga frika apo nga interesi nga \u00e7do parim qe eshte artikuluar prej 9 shtatorit 2021 ose tregojme mungese karakteri ne \u00e7do gje qe themi duke bere zero besimin per tu qendruar parimeve, moralit, karakterit , dinjitetit dhe se fundi statutit<br \/>\nMe bindjen e plote qe nga ky shkrim do merziten te \u201c falurit\u201d te \u201c rikthyerit\u201d dhe me shume se sa keta vete do merziten servilet e peshtire, mjeranet, vemjet dhe \u201c sklleverit\u201d qe nuk mendojne kurre por duartrokasin \u00e7do gje qe thote lideri, qe te duan kur te do lideri, te urrejne e te shajne kur nuk te do lideri, as ma ndjen fare si\u00e7 nuk ma ka ndjere ne keto 34 vite, sepse kurre nuk bej \u201c pazar\u201d me LIRINE time per hater te \u00e7do karrikje te qelbur kudo qe ajo mund te jete, kur karrikes i vjen era qelbesire<\/p>\n<p>I Nderuar Doktor Berisha<br \/>\nE para duhet mbledhur nje kuvend kombetar i jashtezakonshem qe te anulloj disa vendime te kuvendit kombetar te dates 11 dhjetor 2021, sepse te gjithe keta jane te perjashtuar<br \/>\nE dyta ne kete kuvend le te rizgjidhet nje keshille i ri kombetar sepse mbi 30 % e te zgjedhurve ne 30 prill 2022 nuk jane as fizikisht e as politikisht aktiv e funksional<br \/>\nSipas statutit te gjithe deputetet jane automatikisht antare te keshillit kombetar por pasi te anullohet perjashtimi i tyre<\/p>\n<p>Keshilli i ri kombetare pastaj te zgjedh kryesine e re dhe sekretariatet, e ne kete gare le te kanidoj kush te doje, por kushdo qe kerkon dhe aspiron per poste, duhet te vij vetem nepermjet votes se ndryshe tallemi me veten dhe me \u00e7do demokrat e \u00e7do opozitare kudo qe eshte<br \/>\nSa per numrin e nenkryetareve, antareve te kryesis, sekretariateve nuk ka asnje rendesi nese do jene 4-6-10 apo 25, por sejcili duhet te zgjidhet me vote<\/p>\n<p>Po shkelem statutin ose po e ndryshuam ate per \u00e7do te zemeruar atehere do te zemerohen te gjithe ata qe ndjehen te poshteruar, te perdorur, te tradhetuar apo te prere ne bese nga ajo \u00e7fare ka sherbyer si kauz ne kete periudhe qysh me 9 shtator 2021<br \/>\nSinqeriteti im nuk ju ben dem askujt dhe fatkeqesisht koha ka treguar qe kam patur te drejte ne \u00e7do reagim, qendrim apo mendim timin te shprehur si brenda strukturave ashtu edhe publikisht, edhe pse larot politik sezonal me kane etiketuar me ligesine e gjuhes se tyre lepirese qe nuk njeh kufij se \u00e7fare lepine dhe sa lepijne<\/p>\n<p>Pse Flamuri, Edi, Oerti, Lu\u00e7iano dhe 20 antaret e tjere te kryesise pranuan garen dhe voten e keshillit kombetar ndersa Gazi, Agroni apo Jorida e te tjere duhet te \u201c gradohen\u201d pa vote????<br \/>\nKush eshte ndryshimi mes Tyre dhe \u00e7fare kane me shume apo me te rendesishme grupi i dyte nga te paret?????<\/p>\n<p>Nese kjo behet ateher kush eshte morali qe percjellin per te tjeret? Apo kush shane me shume, kush mashtron me shume, kush rreh apo ju hedh gaz lotsjelles demokrateve dhe kush e dredh me shume per interesa te menderes se tij, rrespektohet, vleresohet, gradohet dhe promovohet pa gare????<br \/>\nEdhe pse dyshoj shume ne kete \u201c afrim\u201d te tille qe nuk ka sinqeritet, ne kete bashkim mekanik dhe fallco qe pas kesaj levizje ka qellime te tjera, perseri me sforco do ta pranoja nese \u00e7do gje vjen nga gara dhe nga vota, ndryshe behemi me keq se \u00e7ishim dhe me keq se rilindja<\/p>\n<p>Qofsha i gabuar por qershori eshte afer dhe \u201c endrra\u201d e kujdo tinzari do dali ne shesh megjithese per kategorine e tyre qe lepijne pa problem \u00e7fare kane peshtyre asgje nuk eshte tabu<br \/>\nUne jam rikthyer ne keshill kombetar me votat e delegateve te kuvendit kombetare te 30 prillit 2022,pasi ky kuvend miratoi rezoluten qe njihte si gabim fatal djegien e mandateve dhe faljen e 60 bashkive Rames, por kurre nuk do pranoja pa votim te delegateve dhe pa u kerkuar ndjese per lajthitjen kolektive te shkurtit 2019<\/p>\n<p>Jam rikthyer per te kontribuar ne opozite per nje force politike te qendres se djathte, qe ka ne themel te saj VOTEN ne \u00e7do gare dhe qe nuk ben pazar me moralin e asaj \u00e7fare eshte thene publikisht e eshte sanksionuar ne statut<\/p>\n<p>I Nderuar Doktor Berisha<\/p>\n<p>Uroj e shpresoj qe te harxhosh 10 minuta kohe qe ta lexosh pa dyshime \u201carmiq\u00ebsore\u201d jasht\u00eb \u00e7do ngarkese negative dhe jo si sms e nje thashethemexhiu qe kerkon te bjeri ne sy si nje njeri qe ju do te miren, por si fjale zemre te nje njeriu qe ka kontribut ne kete force politike qysh nga data 8 dhjetor e qe ne 34 vite pluralizem ka qene ne pushtet vetem 5 vjet 1992-1997, e prej 27 vitesh opozitare me deshire e koshience te plote ne mbrojte te bindjeve te tija si nje QYETARE I LIRE qe nuk ka ndermen te ndryshoj KURRE per askend dhe per asgje dhe qe mban qendrim te pa lekundur me parimet morale te karakterit, dinjitetit dhe shpirtit te lire<br \/>\nTe Nderuar Antare te keshillit kombetare<br \/>\nHeshtja vret me shume se fjala, hipokrizia dhe konformizmi hipokrit, demton me shume se \u00e7do e vertete<\/p>\n<p>sado e hidhur qe te jete<br \/>\nPrandaj mos heshtni dhe mos ngrini duart lart e te duartrokisni per \u00e7do shkaterrim te asaj qe eshte arritur fale qendreses dhe sakrifices tuaj dhe te \u00e7do DEMOKRATI ne keto 11 vite te peshtira dhe veshtira te opozites se pazareve te pista per interesa te ngushta te individeve skuthe qe nuk kane kufij morali dhe shtylle kurrizore<\/p>\n<p>Ju bej thirrje atyre antareve te keshillit kombetare qe e dine mire se \u00e7fare do te thote te shkelesh voten e te jesh me dy standarte<\/p>\n<p>Kjo leter e gjate publike nuk eshte per ata qe i servilosen Berishes e qe neper tavolina i thone njeri tjetrit se sa te bashkohen se pastaj do jua fusi Doktorri ketyre, e as per ata qe shohin Gazin si perendi dhe shpetimtare e qe i thone njeri tjetrit qe Gazi eshte shume i zoti dhe sa te fusi kembet por shifni kur tja fusi Berishes sa ti heqin mandatin Berishes<br \/>\nUne nuk shkruaj dhe nuk flas kurre per ata qe ne mendje kane te futmen dhe si zgjuarsi quajne pabesine, sepse e di shume mire qe nese rrezatojme kete moral dhe shfaqemi para Shqiptareve sikur bejme politike te madhe duke ja futur njeri tjetrit ne kohe te ndryshme, rrini pa merak se do na e fusin Shqiptaret sa krahu ne 2025 perseri dhe une nuk jam \u201c trim\u201d e \u201c guximtare\u201d qe te perkedhelem apo ta mare si \u201c rrespekt\u201d te futmen<\/p>\n<p>Do te kerkoja shume miqesisht qe sejcili opozitare, demokrat antare apo i zgjedhur ne forumet drejtuese ta lexoj me syte dhe mendjen e tij, jo si vasal apo skllav i mendimeve te te tjereve dhe do me jepni te drejte shume shpej, sepse sot e di qe do me shani si\u00e7 keni bere disa here, por une ju kam mirekuptuar ngaqe nuk kam ndermend te ndryshoj kurre<\/p>\n<p>Vetem kur shoh keto pamje ndjej keqardhje se ku e kane katandisur opoziten servilet qe per karriken e tyre te dhjere jane gati te bejne \u00e7do maskarallik.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Myslim Murrizi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb rrjetet sociale n\u00eb lidhje me K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb \u201cRithemelimit\u201d, i cili mblidhet sot. Murrizi ka njoftuar se nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mbledhje. Ai i drejtohet ish-kryeministrit, Sali Berisha, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshilli dhe demokrat\u00ebve, duke u shprehur se Rithemelimi nuk mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":403022,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-403020","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403020","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=403020"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403020\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":403021,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403020\/revisions\/403021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/403022"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=403020"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=403020"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=403020"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}