{"id":403150,"date":"2024-03-09T15:47:45","date_gmt":"2024-03-09T14:47:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=403150"},"modified":"2024-03-09T15:47:45","modified_gmt":"2024-03-09T14:47:45","slug":"trondit-studimi-i-fundit-cdo-muaj-ne-shqiperi-vritet-nje-grua-nga-familjaret-apo-partneri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/trondit-studimi-i-fundit-cdo-muaj-ne-shqiperi-vritet-nje-grua-nga-familjaret-apo-partneri\/","title":{"rendered":"Trondit studimi i fundit: \u00c7do muaj n\u00eb Shqip\u00ebri vritet nj\u00eb grua nga familjar\u00ebt apo partneri"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Avokati i Popullit dhe Kombet e Bashkuara \u00e7el\u00ebn sot nj\u00eb qend\u00ebr studimore mbi vrasjen e grave, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta parandaluar k\u00ebt\u00eb dukuri.<\/p>\n<p>N\u00eb 13 vitet e fundit jan\u00eb vrar\u00eb 159 gra e vajza shqiptare prej familjar\u00ebve dhe partner\u00ebve, ose ndryshe nj\u00eb vrasje me baz\u00eb gjinore \u00e7do muaj.<\/p>\n<p>Dhuna ndaj grave e vajzave n\u00eb Shqip\u00ebri vijon me ritme shqet\u00ebsuese, denoncimet e dhun\u00ebs jan\u00eb duke u shtuar, nd\u00ebrsa vrasjet e tyre prej familjar\u00ebve dhe partner\u00ebve vazhdojn\u00eb me gjith\u00eb forcimin e ligjeve.<\/p>\n<p>Mesatarisht nj\u00eb viktim\u00eb grua \u00e7do muaj, ose 159 gra e vajza jan\u00eb vrar\u00eb prej familjar\u00ebve dhe partner\u00ebve 13 vitet e fundit nga viti 2010 e deri sot, 12 prej t\u00eb cilave u vran\u00eb vet\u00ebm vitin e fundit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi n\u00eb Shqip\u00ebri i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Mikele Ribotta, nga UN Women, thot\u00eb se ashtu si n\u00eb vende t\u00eb tjera, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri shifrat e grave q\u00eb vriten nga bashk\u00ebshort\u00ebt dhe partner\u00ebt e tyre jan\u00eb t\u00eb tmerrshme, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kamban\u00eb alarmi, q\u00eb tregon se shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik, sepse \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e skajshme e dhun\u00ebs ndaj grave dhe humbja e jet\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb shkelja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, siguris\u00eb dhe integritetit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cKur t\u00eb mbledhim m\u00eb shum\u00eb informacion, pasi t\u00eb studiojm\u00eb n\u00eb detaje t\u00eb imta secil\u00ebn prej burimeve t\u00eb vrasjeve, si edhe pjes\u00ebn gjyq\u00ebsore p\u00ebr secilin rast, profilet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb k\u00ebto ngjarje, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb forcojm\u00eb mekanizmat parandalues, duke p\u00ebrfshir\u00eb mjek\u00ebt, shkollat, policin\u00eb, prokuror\u00ebt, pushtetin vendor, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash mbi rreziqet e secilit rast\u201d, thot\u00eb zoti Ribotta.<\/p>\n<p>Avokatja e Popullit dhe Kombet e Bashkuara kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb program bashk\u00ebpunimi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund dhun\u00ebs ndaj grave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb p\u00ebrfundimet shkencore t\u00eb studimeve, Observatori p\u00ebr Femicidin pran\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit do t\u00eb rekomandoj\u00eb politika parandaluese dhe forcimin e mekanizmave ligjor\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore\u201d, thot\u00eb Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb tryez\u00ebn e sotme t\u00eb OKB-s\u00eb me Avokatin e Popullit dhe qeverin\u00eb e cil\u00ebsuan si nevoj\u00eb urgjente krijimin e nj\u00eb koalicioni komb\u00ebtar kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj grave e vajzave.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt dhe autoritetet policore vler\u00ebsojn\u00eb se nj\u00eb studim i thelluar mbi t\u00eb dh\u00ebnat dhe shkaqet pse ndodhin k\u00ebto vrasje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri dhe p\u00ebrfundimet duhen p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur efektshm\u00ebrin\u00eb e parandalimit t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Krahas 12 vrasjeve t\u00eb grave vitin e kaluar Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Taulant Balla, thot\u00eb se vitin e kaluar, jan\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb edhe nj\u00eb mori denoncimesh t\u00eb tjera p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje, t\u00eb cilat edhe ato jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e p\u00ebrmasave t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb k\u00ebsaj dukurie n\u00eb shoq\u00ebri, ndaj duhen p\u00ebrdorur metoda t\u00eb reja, sepse mbrojtja e grave shqiptare asnj\u00ebher\u00eb nuk mjafton.<\/p>\n<p>Ai u b\u00ebri thirrje grave e vajzave q\u00eb t\u00eb besojn\u00eb tek policia dhe ta vler\u00ebsojn\u00eb dit\u00ebn e denoncimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje si dit\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm n\u00eb janar dhe shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti policia ka regjistruar 629 vajza dhe gra, q\u00eb kan\u00eb denoncuar dhun\u00eb. Numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i denoncimeve p\u00ebr dhun\u00eb brenda familjes \u00ebsht\u00eb 890. Pra raporti \u00ebsht\u00eb 3 me 1 i rasteve kund\u00ebr grave, krahasuar me pjes\u00ebn tjet\u00ebr. Nj\u00eb panoram\u00eb trishtuese kemi edhe me urdh\u00ebrat e mbrojtjes. Jan\u00eb 465 t\u00eb d\u00ebmtuar q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb urdhra mbrojtjeje, nga t\u00eb cilat 350 jan\u00eb vajza dhe gra. Pa dyshim q\u00eb pjesa m\u00eb e prekur jan\u00eb vajza e grat\u00eb. Krimet seksuale jan\u00eb 125 raste, nga t\u00eb cilat 103 jan\u00eb kund\u00ebr grave dhe vajza. Por mos harroni asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb k\u00ebto shifra jan\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut, dhe ka shum\u00eb raste t\u00eb tjera q\u00eb ende nuk denoncohen\u201d, tha zoti Balla.<\/p>\n<p>Observatori p\u00ebr Femicidin do t\u00eb mbledh\u00eb dhe analizoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat mbi dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore, format e ndryshme t\u00eb dhun\u00ebs ndaj grave e vajzave deri n\u00eb humbjen e jet\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmang\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb k\u00ebto akte kriminale, duke i njohur ato m\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi.\/ Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Avokati i Popullit dhe Kombet e Bashkuara \u00e7el\u00ebn sot nj\u00eb qend\u00ebr studimore mbi vrasjen e grave, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta parandaluar k\u00ebt\u00eb dukuri. N\u00eb 13 vitet e fundit jan\u00eb vrar\u00eb 159 gra e vajza shqiptare prej familjar\u00ebve dhe partner\u00ebve, ose ndryshe nj\u00eb vrasje me baz\u00eb gjinore \u00e7do muaj. Dhuna ndaj grave e vajzave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":403151,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-403150","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=403150"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403150\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":403153,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403150\/revisions\/403153"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/403151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=403150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=403150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=403150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}