{"id":403192,"date":"2024-03-09T18:32:54","date_gmt":"2024-03-09T17:32:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=403192"},"modified":"2024-03-09T18:32:54","modified_gmt":"2024-03-09T17:32:54","slug":"prefektja-e-fierit-rajmonda-balilaj-ne-spak-pezullohet-nga-detyra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/prefektja-e-fierit-rajmonda-balilaj-ne-spak-pezullohet-nga-detyra\/","title":{"rendered":"Prefektja e Fierit Rajmonda Balilaj n\u00eb SPAK, pezullohet nga detyra"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me ka pezulluar nga detyra prefekten e Qarkut Fier p\u00ebr \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb kryebashkiake e Patosit.<\/p>\n<p>Njoftimi i GJKKO:<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, ka kryer hetime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal Nr. 82, t\u00eb vitit 2021, p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43\/2021) dhe \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 186\/2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Pas kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore, me k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 19,  dat\u00eb 08.03.2024, ka vendosur:<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs ndaluese t\u00eb sigurimit \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, parashikuar nga neni 242 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, p\u00ebr personin n\u00ebn hetim R.B., me detyr\u00eb ish Kryetare e Bashkis\u00eb Patos, aktualisht Prefekte e Qarkut Fier, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (2 her\u00eb), parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43\/2021).<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs ndaluese t\u00eb sigurimit \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, parashikuar nga neni 242 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, p\u00ebr personin n\u00ebn hetim Sh.B., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, aktualisht me detyr\u00eb Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Bashkis\u00eb Patos, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (2 her\u00eb), parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43\/2021).<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs ndaluese t\u00eb sigurimit \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, parashikuar nga neni 242 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, p\u00ebr personin n\u00ebn hetim A.P., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, me detyr\u00eb ish N\u00ebnkryetare e Bashkis\u00eb Patos, aktualisht e pun\u00ebsuar pran\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Fier, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (2 her\u00eb), parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43\/2021).<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs shtr\u00ebnguese t\u00eb sigurimit \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, parashikuar nga neni 242 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, p\u00ebr personin n\u00ebn hetim E.R., me cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim (2 her\u00eb), parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43\/2021).<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs ndaluese t\u00eb sigurimit \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, parashikuar nga neni 242 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, p\u00ebr personin n\u00ebn hetim B.M., me detyr\u00eb Secialiste Urbaniste, n\u00eb Drejtorin\u00eb e Urbanistik\u00ebs, pran\u00eb Bashkis\u00eb Patos, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 186\/2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs shtr\u00ebnguese t\u00eb sigurimit \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, p\u00ebr personin n\u00ebn hetim V.N., me detyr\u00eb ish Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Monitorimit dhe Sh\u00ebrbimeve Publike, pran\u00eb Bashkis\u00eb Patos, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 186\/2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs shtr\u00ebnguese t\u00eb sigurimit \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, p\u00ebr personin n\u00ebn hetim A.M., me detyr\u00eb ish Inxhinier pran\u00eb Bashkis\u00eb Patos, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 186\/2 i Kodit Penal<\/p>\n<p>Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit, ka ekzekutuar n\u00eb dat\u00ebn 09.03.2024, masat e sigurimit t\u00eb caktuara me vendimin nr.19, dat\u00eb 08.03.2024, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj gjasht\u00eb t\u00eb hetuarve (p\u00ebr nj\u00eb nga t\u00eb hetuarit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jasht\u00eb shtetit).<\/p>\n<p>Faktet penale t\u00eb hetuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dy procedura prokurimi t\u00eb organizuara n\u00eb vitin 2021, nga Bashkia Patos, si Autoritet Kontraktor dhe m\u00eb konkretisht:<\/p>\n<p>Hetimi i procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit \u201cNd\u00ebrtim emergjent i murit mbajt\u00ebs me gabiona dhe gur\u00eb n\u00eb Dukas-Breg, si pasoj\u00eb e rr\u00ebshqitjes s\u00eb tok\u00ebs dhe kthimin e rrug\u00ebs n\u00eb gj\u00ebndjen e m\u00ebparshme\u201d, me num\u00ebr REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor-Bashkia Patos, me fond limit 6,758,853.92 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Rezulton se ish Kryetarja e Bashkis\u00eb Patos, R. B. dhe an\u00ebtar\u00ebt e KVO-s\u00eb A. P. (ish N\u00ebnkryetare e Bashkis\u00eb Patos), Sh. B. dhe E. R., n\u00eb bashk\u00ebpunim mes tyre, kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, parashikuar nga nenet 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43\/2021 ), e 25 t\u00eb Kodit Penal, duke favorizuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, dhe shpallur fitues operatorin ekonomik \u201cG\u2026\u2026. 001\u201d, n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit \u201cNd\u00ebrtim emergjent i murit mbajt\u00ebs me gabiona dhe gur\u00eb n\u00eb Dukas-Breg, si pasoj\u00eb e rr\u00ebshqitjes s\u00eb tok\u00ebs dhe kthimin e rrug\u00ebs n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme\u201d, me num\u00ebr REF-89301-03-08-2021. Nga dokumentacioni i dor\u00ebzuar nga ofertuesit, e par\u00eb kjo n\u00eb raport me kriteret e vendosura n\u00eb Dokumentet Standarte t\u00eb Tenderit, duhej t\u00eb ishte shpallur fitues operatori ekonomik \u201c2\u2026\u201d, i cili p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrmbushte kushtet, kishte dhe ofert\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1,5 milion lek\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se operatori \u201cG\u2026.. 001\u201d.<\/p>\n<p>E hetuara  R. B., ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hapash n\u00ebp\u00ebrmjet punonj\u00ebsve t\u00eb Bashkis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb legjimituar anulimin e procedur\u00ebs s\u00eb tenderimit, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mos u shpallur fitues operatori \u201c2\u2026..\u201d gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar p\u00ebr t\u00eb fituar gar\u00ebn. Nga hetimi u provua se e hetuara ka paracaktuar fituesin e k\u00ebtij tenderi, pik\u00ebrisht operatorin \u201cG\u2026\u2026. 001\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb shpallur fitues (q\u00eb nga viti 2019, kur ky subjekt \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb QKB deri n\u00eb vitin 2022, pra p\u00ebr tre vjet) n\u00eb 32 procedura t\u00eb organizuara nga Bashkia Patos.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me ka pezulluar nga detyra prefekten e Qarkut Fier p\u00ebr \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb kryebashkiake e Patosit. Njoftimi i GJKKO: Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, ka kryer hetime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal Nr. 82, t\u00eb vitit 2021, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":403193,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-403192","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=403192"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403192\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":403195,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403192\/revisions\/403195"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/403193"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=403192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=403192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=403192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}