{"id":403379,"date":"2024-03-15T11:35:32","date_gmt":"2024-03-15T10:35:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=403379"},"modified":"2024-03-15T11:35:32","modified_gmt":"2024-03-15T10:35:32","slug":"basha-per-zerin-e-amerikes-21-janari-nuk-kam-dhene-asnje-urdher","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-per-zerin-e-amerikes-21-janari-nuk-kam-dhene-asnje-urdher\/","title":{"rendered":"Basha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs: 21 janari, nuk kam dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb urdh\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha kritikon p\u00ebrpjekjen e fundit p\u00ebr normalizmin e punimeve t\u00eb parlamentit mes deputet\u00ebve t\u00eb shumic\u00ebs socialiste dhe krahut mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb ish kryeministrit Sali Berisha, si nj\u00eb bashk\u00ebpunim Rama- Berisha q\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb kryerjen e reform\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Shefin e Sh\u00ebrbimit Shqip t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Arben Xhixho, zoti Basha ndalet edhe n\u00eb problemet e brendshme t\u00eb ndarjes n\u00eb Partis\u00eb Demokratike, si dhe n\u00eb vendimin e fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e 21 janarit t\u00eb hetohet nga Prokuroria e Posa\u00e7me. Zoti Basha thot\u00eb se urdh\u00ebri p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar ndaj protestuesve nuk ka dal\u00eb nga ai.<\/p>\n<p>Intervist\u00eb me kryetarin e Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Basha, p\u00ebr \u00e7far\u00eb jeni k\u00ebto dito dit\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Uashington?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Jam k\u00ebtu si raporter i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb nj\u00eb mision do t\u00eb thoja historik p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebrenduar midis K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre n\u00eb dispozicion t\u00eb rind\u00ebrtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Basha, k\u00ebto dit\u00eb ka patur nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr dakord\u00ebsi mes shumic\u00ebs socialiste dhe shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve demokrat\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin ish kryeministrin Sali Berisha p\u00ebr t\u00eb rikthyer normalitetin n\u00eb jet\u00ebn parlamentare. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj, reagimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhvillim t\u00eb ri?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: P\u00ebr \u00e7do zhvillim n\u00eb Shqip\u00ebri, standarti i ri i nj\u00eb kulture t\u00eb re politike, q\u00eb ne si Parti Demokratike aspirojm\u00eb ta nd\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb dialog me gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja ndaj nj\u00eb pyetjeje: A i sh\u00ebrben shqiptar\u00ebve dhe si u sh\u00ebrben shqiptar\u00ebve? Nisur nga zhvillimet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, mund t\u00eb them q\u00eb paralajm\u00ebrimet tona prej koh\u00ebsh kan\u00eb treguar q\u00eb zoti Rama dhe zoti Berisha bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr interesat e tyre, por kund\u00ebr intetesave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Kund\u00ebr cilave interesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Reform\u00ebs zgjedhore, n\u00eb ve\u00e7anti. Ne kemi nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb kemi paraqitur n\u00eb komisionin e reform\u00ebs zgjedhore propozime, t\u00eb cilat shkojn\u00eb p\u00ebrtej interesave partiake, por jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve. T\u00eb till\u00eb jan\u00eb propozimi p\u00ebr listat e hapura; q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb zgjedhin vet se cilin do t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb parlament dhe jo kryetar\u00ebt e partive. Kjo \u00ebsht\u00eb zhb\u00ebrja \u2018de facto dhe de jure\u2019, n\u00ebse propozimi do t\u00eb adoptohej, i ndryshimeve kushtetuese Berisha &#8211; Rama t\u00eb vitit 2008. Po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb propozimi yn\u00eb p\u00ebr barazin\u00eb e vot\u00ebs, sepse sot n\u00eb Shqip\u00ebri, fal\u00eb k\u00ebtij sistemi \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nuk ka barazi vote. Me 8 mij\u00eb e 500 vota zgjidhet deputeti n\u00eb Vlor\u00eb, por duhen 13 mij\u00eb e 500 vota p\u00ebr t\u00eb zgjedhur deputetin n\u00eb Kuk\u00ebs. T\u00eb dy k\u00ebto lidhen me dy propozime t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese si vota e diaspor\u00ebs, vota e shqiptar\u00ebve jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Megjithat\u00eb, partia juaj ka qen\u00eb pjes\u00eb e komisionit t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb dhe ka nj\u00eb vit e gjysm\u00eb q\u00eb ky komision nuk ka arritur p\u00ebrparim. A mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi partia juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb munges\u00eb p\u00ebrparimi? Vet\u00ebm koh\u00ebt e fundit ju keni k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ecet me reform\u00ebn zgjedhore, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb nuk u b\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: P\u00ebrgjegj\u00ebsia e Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ka nj\u00eb rol aktiv apo jo. Kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb them se p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Partis\u00eb Demokratike, bashk\u00ebkryetari i komisionit t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike, zoti Alibeaj, bashk\u00eb me ekipin e ekspert\u00ebve, ka kontribuar gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij nj\u00eb viti e gjysm\u00eb n\u00eb dy blloqe t\u00eb m\u00ebdha. Blloku i par\u00eb ka qen\u00eb blloku i propozimeve p\u00ebr t\u00eb luftuar dukurit\u00eb e shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs, p\u00ebrdorimit t\u00eb administrat\u00ebs publike, presionit ndaj votuesve, p\u00ebrdorimit t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore dhe t\u00eb aseteve shtet\u00ebrore. Blloku i dyt\u00eb i propozimeve ka q\u00eb n\u00eb n\u00ebntor n\u00eb komisionin e reform\u00ebs zgjedhore dhe p\u00ebrmban kat\u00ebr propozime: listat e hapura, Shqip\u00ebria nj\u00eb zon\u00eb zgjedhore, votimi elektronik dhe num\u00ebrimi elektronik, si dhe vota e diaspor\u00ebs. Sigurisht q\u00eb duhet vullneti i pal\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Komisionit m\u00eb 21 mars i mbaron mandati. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb tej?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Nuk na takon ne q\u00eb t\u00eb themi se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb tej. Ajo q\u00eb na takon ne \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne do ta vazhdojm\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto parime, p\u00ebr k\u00ebto vlera, p\u00ebr k\u00ebto standarte, t\u00eb cilat jan\u00eb pjes\u00eb e vizionit ton\u00eb me koherenc\u00eb dhe me kohezion me gjith\u00eb ato komponent\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs pro-per\u00ebndimore dhe euro-atlantike, p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shinat proceset zgjedhore, q\u00eb kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb prej shinave. Mund t\u00eb themi me goj\u00ebn plot q\u00eb Partia Demokratike ka pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, qoft\u00eb me ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2008, dhe pasojat e k\u00ebtyre ndryshimeve. Prandaj them me goj\u00ebn plot q\u00eb pyetja e vetme q\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet \u00e7do politkan \u00ebsht\u00eb: A i sh\u00ebrben kjo Shqip\u00ebris\u00eb? Qart\u00ebsisht ajo q\u00eb po ndodh nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesat personale t\u00eb zotit Rama dhe t\u00eb zotit Berisha.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Pas shpalljes non-grata t\u00eb zotit Berisha ju e p\u00ebrjashtuat at\u00eb nga grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, por ju nuk arrit\u00ebt t\u00eb mbanit partin\u00eb t\u00eb bashkuar. Si e shpjegoni faktin q\u00eb sot shumica e Partis\u00eb Demokratike mb\u00ebshtet zotin Berisha?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Un\u00eb nuk do t\u00eb futem n\u00eb nj\u00eb debat numerik, i cili gjith\u00ebsesi bazohet mbi perceptimet e nj\u00eb pale, apo nj\u00eb tjetre. Dua t\u00eb them se t\u00eb luftosh p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb luftosh p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn vjen me sakrifica dhe me kosto t\u00eb m\u00ebdha. Por t\u00eb mos luftosh p\u00ebr to \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i madh kur je n\u00eb sh\u00ebrbim publik, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve, kur je n\u00eb politik\u00eb, sepse praktikisht d\u00ebmton interesat e tyre, varros shpresat e tyre p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri. Politikan\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr t\u00eb sinergjizuar me nj\u00ebri tjetrin, faktikisht kan\u00eb vrar\u00eb shpres\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe problemi kryesor i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00eb sot ata nuk besojn\u00eb tek institucionet demokratike dhe tek proceset zgjedhore. Ndaj misioni yn\u00eb kryesor \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kthejm\u00eb besimin tek politika, si nj\u00eb instrument ndryshimi p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, tek politika me fytyr\u00eb njer\u00ebzore, tek politika q\u00eb mbron dhe promovon interesat e njer\u00ebzve dhe jo t\u00eb nj\u00eb grushti politikan\u00ebsh, q\u00eb kan\u00eb 34 vjet, q\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit q\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe vendosin p\u00ebr fatet e tyre.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Megjithat\u00eb, shifrat nuk mund t\u00eb anashkalohen leht\u00eb. Numri i deputet\u00ebve, q\u00eb iu mb\u00ebshtetin ju \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se numri i deputet\u00ebve, q\u00eb mb\u00ebshtesin zotin Berisha. Si\u00e7 u pa edhe me zgjedhjet e fundit vendore n\u00eb Shqip\u00ebri, numri i votave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krah t\u00eb Partis\u00eb Demokratike ishte m\u00eb i madh se pjesa tjet\u00ebr\u2026<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Prandaj nuk dua t\u00eb futem n\u00eb debate numrash, sepse n\u00eb rastin e Partis\u00eb Demokratike, ajo nuk kandidoi n\u00eb 51 bashki\u2026<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Pyetja \u00ebsht\u00eb \u2026<\/p>\n<p>Lulzim Basha: \u2026 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrsa i takon numrit t\u00eb deputet\u00ebve, ata jan\u00eb individ\u00eb, q\u00eb jan\u00eb aty, sepse kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb mbyllur em\u00ebrore t\u00eb renditur nga kryetari i partis\u00eb, prandaj mendoj q\u00eb t\u2019i ikim debatit mbi numrat.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme po afrojn\u00eb. Ato jan\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm. Cila \u00ebsht\u00eb oferta juaj p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: E para dhe kryesorja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb heqim dor\u00eb nga kjo telenovel\u00eb e sh\u00ebmtuar q\u00eb luhet n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve. Dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb shikojm\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr me akuza e kund\u00ebrakuza, q\u00eb pastaj nat\u00ebn shuhen apo kthehen n\u00eb pazare. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vjet\u00ebr e t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve u ka kushtuar shum\u00eb. Hapja e nj\u00eb dialogu t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me qytetar\u00ebt p\u00ebr ne do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, jo thjesht q\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb me gisht se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb kurriz t\u00eb tyre, sepse k\u00ebt\u00eb shqiptar\u00ebt e provojn\u00eb vet, por \u00e7far\u00eb ofrojm\u00eb ne dhe a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb ofert\u00eb e besueshme, dhe a ka nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb? Q\u00eb nga sistemi i taksave, i cili po r\u00ebndon gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mbi sip\u00ebrmarrjen e ndershme, mbi profesionist\u00ebt, tek gjendja e fermerit shqiptar, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnda se e \u00e7do fermeri n\u00eb Ballkan, m\u00eb e keqe se fermeri n\u00eb Kosov\u00eb apo n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb subvencioneve, investimeve dhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb aksesit n\u00eb treg. Gjendja e rinis\u00eb, ku lidhet gjith\u00e7ka me situat\u00ebn n\u00eb arsim, n\u00eb universitete, n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Gjendja e pensionist\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dob\u00ebta nga gjith\u00eb pensionist\u00ebt e Ballkanit per\u00ebndimor. Pra, nj\u00eb ofert\u00eb realiste, sepse do t\u00eb bazohet mbi realitetin dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka Shqip\u00ebria dhe nj\u00eb ekip t\u00eb besuesh\u00ebm, q\u00eb ta realizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb program, pra t\u00eb mos mbetet n\u00eb nj\u00eb program elektoral, por t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb program qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ju kritikuat udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb, q\u00eb jan\u00eb aty p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por edhe ju vet jeni n\u00eb politik\u00ebn shqiptare p\u00ebr shum\u00eb vite. Q\u00eb nga p\u00ebrjashtimi i zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD-s\u00eb, ju keni k\u00ebrkuar ndjes\u00eb p\u00ebr gabimet tuaja, por nuk keni p\u00ebrmendur konkretisht se p\u00ebr \u00e7far\u00eb. A mund t\u00eb ndani me elektoratin tuaj dhe me ne disa nga ato gj\u00ebra, q\u00eb sot do t\u2019i b\u00ebnit ndryshe?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: N\u00eb gjith\u00eb rastet q\u00eb kam patur, s\u00eb fundi edhe n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, e kemi shteruar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim. Kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb kemi hezitim p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndjes\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim, por e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb ofrojm\u00eb ne sot. Pse ata duhet t\u00eb drejtojn\u00eb syt\u00eb nga Partia Demokratike? Dhe un\u00eb ju them se ka dy arsye: E para sepse ajo \u00ebsht\u00eb e vetmja forc\u00eb politike, q\u00eb ka hartuar nj\u00eb program t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm, jo parrulla elektorale, jo di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur shijes apo k\u00ebrkesave t\u00eb momentit, por nj\u00eb program, i cili bazohet n\u00eb nj\u00eb njohje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb realitetit, t\u00eb problemeve, q\u00eb Shqip\u00ebria ka, si dhe t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb zgjidhje k\u00ebtyre problemeve. Ky program \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb ekipi ekspert\u00ebsh, jo politikan\u00ebsh, me asistenc\u00eb nga ekspert\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, evropian\u00eb dhe t\u00eb SHBA-ve. Arsyeja e dyt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs po i afrohemi me shpejt\u00ebsi; nuk jemi ende aty, \u00ebsht\u00eb ekipi i Partis\u00eb Demokratike, i cili do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga njer\u00ebz me reputacion, t\u00eb ken\u00eb besim n\u00eb komunitet, jo njer\u00ebz q\u00eb e shohin politik\u00ebn si nj\u00eb profesion p\u00ebr veten e tyre, por si nj\u00eb sh\u00ebrbim ndaj njer\u00ebzve. Jam i bindur se me p\u00ebrfundimin e porcesit t\u00eb riorganizimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, shum\u00eb shpejt n\u00eb nj\u00eb dialog, n\u00eb nj\u00eb debat, jo n\u00eb kulisa, do t\u2019u japim shqiptar\u00ebve nj\u00eb ekip prej 140 kandidatesh dhe kandidat\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e m\u00eb t\u00eb mir\u00ebs, ku shqiptar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb v\u00ebrtet besim se do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen dhe mbrohen interesat e tyre dhe jo interesa klaneshm, tarafesh apo personash t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: T\u00eb ndalemi tek nj\u00eb zhvillim tjet\u00ebr i po k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjykata e Lart\u00eb urdh\u00ebroi Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, q\u00eb t\u00eb regjistroj\u00eb nj\u00eb proces penal p\u00ebr ngjarjet e 21 janarit dhe na kall\u00ebzim \u00ebsht\u00eb edhe emri juaj. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ju keni minist\u00ebr i brendsh\u00ebm. A i druheni hetimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Aspak. Un\u00eb kam k\u00ebrkuar prej fillimit nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb dhe transparent. Sigurisht nuk komentoj asnj\u00eb vendim gjykate. Kan\u00eb kaluar 13 vite dhe \u00ebsht\u00eb qart\u00eb besoj edhe p\u00ebr familjet e viktimave, q\u00eb rasti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr politik\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb ngushta politike. Mund t\u00eb shohim madje edhe njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb akuzuar nat\u00ebn e 21 janarit, por q\u00eb pastaj u graduan nga Partia Socialiste si kryetar\u00eb deg\u00ebsh apo kryetar\u00eb bashkish t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e pist\u00eb edhe me gjakun e k\u00ebtyre kat\u00ebr viktimave t\u00eb pafajshme.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Megjithat\u00eb, viktimat u vran\u00eb nga plumbat e ardhur nga nd\u00ebrtesa e kryeministris\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ju ishit minist\u00ebr i brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam k\u00ebrkuar prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb dhe transparent, sepse un\u00eb personalisht nuk kam asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur, apo p\u00ebr t\u2019iu trembur dhe besoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, si n\u00eb \u00e7do rast tjet\u00ebr, drejt\u00ebsia duhet t\u00eb veproj\u00eb e papenguar nga politika dhe nga deklaratat politike dhe e pashfryt\u00ebzuar nga politika.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ju e p\u00ebrjashtoni \u00e7do mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr apo udh\u00ebzim t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb nga ju at\u00eb dit\u00eb?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Pa diskutim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha kritikon p\u00ebrpjekjen e fundit p\u00ebr normalizmin e punimeve t\u00eb parlamentit mes deputet\u00ebve t\u00eb shumic\u00ebs socialiste dhe krahut mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb ish kryeministrit Sali Berisha, si nj\u00eb bashk\u00ebpunim Rama- Berisha q\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb kryerjen e reform\u00ebs zgjedhore. N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Shefin e Sh\u00ebrbimit Shqip t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Arben Xhixho, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":315631,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-403379","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=403379"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403379\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":403380,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403379\/revisions\/403380"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/315631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=403379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=403379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=403379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}