{"id":404075,"date":"2024-04-05T13:45:41","date_gmt":"2024-04-05T11:45:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=404075"},"modified":"2024-04-05T13:45:41","modified_gmt":"2024-04-05T11:45:41","slug":"nga-doreheqja-te-perplasja-me-policine-dhe-arratisja-e-veliajt-cndodhi-sot-ne-proteste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-doreheqja-te-perplasja-me-policine-dhe-arratisja-e-veliajt-cndodhi-sot-ne-proteste\/","title":{"rendered":"Nga \u201cdor\u00ebheqja\u201d, te p\u00ebrplasja me Policin\u00eb dhe \u201carratisja\u201d e Veliajt\/ \u00c7\u2019ndodhi sot n\u00eb protest\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr m\u00eb pak se tre or\u00eb, aq sa ishte marr\u00eb leje n\u00eb Polici, ka zgjatur protesta para Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ku qytetar\u00ebt k\u00ebrkuan dor\u00ebheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas afer\u00ebs korruptive \u201c5D\u201d, ku drejtor\u00ebt kishin p\u00ebrfituar miliona euro tendera ky institucion.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra qytetar\u00eb jan\u00eb mbledhur para godin\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb me pankartat n\u00eb duar dhe duke brohoritur \u201chajdut, hajdut: kan\u00eb gjuajtur me vez\u00eb dhe moll\u00eb drejt mureve t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e protest\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe eksponent\u00ebt kryesore t\u00eb opozit\u00ebs, por sipas tyre, ata kishin shkuar aty si protestues, pasi protesta ishte organizuar nga \u201cAlenca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi n\u00eb rolin e protestuesit. N\u00eb dijenin\u00eb ton\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb e ka organizuar Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrin, nj\u00eb protest\u00eb qytetare. Qytetar\u00ebt po protestojn\u00eb se k\u00ebtu kan\u00eb simbolin e babazis\u00eb dhe kreu i inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb jemi sot n\u00eb rolin e nj\u00eb qytetari n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb kreu i inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb edhe kreu i organizat\u00ebs kriminale 5D. Ne sot jemi k\u00ebtu n\u00eb rolin e qytetarit.\u201d \u2013 tha n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat Flamur Noka.<\/p>\n<p>Protesta \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me tensione t\u00eb vogla, ku ka patur shtyrje mes protestuesve dhe efektiv\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb, pasi an\u00ebtar\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb K\u00ebshilli Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb futen brenda Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion p\u00ebr vjedhjen me afer\u00ebn \u201c5D\u201d dhe t\u00eb k\u00ebrkonin mbledhje urgjente t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, por nuk jan\u00eb lejuar.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb normale pune, Erion Veliaj i kishte v\u00ebn\u00eb zinxhirin dhe drynin der\u00ebs kryesore t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe nuk dihet n\u00ebse administrata ishte brenda godin\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb apo jo.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i tha se n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po protestojn\u00eb qytetar\u00ebt, kreu i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj po shkon t\u00eb drekoj\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb band\u00ebs s\u00eb \u201c5D\u201d-s\u00eb n\u00eb restorantin e Narit n\u00eb Lund\u00ebr. Ai e konsideroi Narin si nj\u00eb bandit q\u00eb ka grabitur tokat e fshatar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne jemi k\u00ebtu n\u00eb protest\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit bashkiak k\u00ebrkojn\u00eb informacione p\u00ebr vjedhjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb dit\u00eb pune dhe an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit bashkiak kan\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u2019u future n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, a e dini ku po shkon Erion Veliaj? Po shkon t\u00eb drekoj\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb band\u00ebs s\u00eb \u20185D\u2019-s\u00eb n\u00eb restorantin e nj\u00eb banditi tjet\u00ebr, administratorit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb Fark\u00eb, Narit t\u00eb Lundr\u00ebs q\u00eb nuk ka l\u00ebn\u00eb tok\u00eb t\u00eb fshatar\u00ebve e qytetar\u00ebve pa grabitur\u201d, u shpreh K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, K\u00eblli\u00e7i u premtoi qytetar\u00ebve se e gjith\u00eb banda q\u00eb fshihet brenda mureve t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs do t\u00eb shkoj\u00eb e gjitha n\u00eb burg. Ai tha se nuk e falin gjakun e Ardit Gjoklajt, pasi e kan\u00eb amanet nga familja e tij. Ai u k\u00ebrkoi qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb deri n\u00eb largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb protesta e par\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet dor\u00ebheqja e nj\u00eb banditi q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjedhur taksat tuaja. Arrestohesh apo jo,  ku nuk \u00ebsht\u00eb problemi un\u00eb, largohu nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb nga Bashkia. Ti hajdut, q\u00eb me band\u00ebn 5D terrorizove qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs m\u00eb 14 maj, ku e ke Taulant Tush\u00ebn, Mariglen Qaton, Redi Moll\u00ebn, ku do e kesh shum\u00eb shpejt Erion Rrajan e Kombinatin, ku e ke Englantina Zeren. Ku jeni mo bandit\u00eb q\u00eb s\u2019keni l\u00ebn\u00eb taks\u00eb e vot\u00eb pa vjedhur. U japim fjal\u00ebn qytetar\u00ebve se kjo band\u00eb q\u00eb fshihet brenda mureve t\u00eb bashkis\u00eb, q\u00eb drejtohet nga Erion Veliaj, do t\u00eb shkoj\u00eb i t\u00ebri n\u00eb burg. Drejt\u00ebsia do t\u00eb vendoset n\u00eb vend. Kjo betej\u00eb nuk b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb hequr nj\u00eb kryetar bashkie dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar nj\u00eb filozofi qeveris\u00ebse q\u00eb bazohet n\u00eb keq b\u00ebrjen e qytetar\u00ebve dhe vjedhjeve n\u00eb taksave dhe aseteve tuaja. Ne sot nuk flasim vet\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, p\u00ebr n\u00ebn\u00eb Liz\u00ebn q\u00eb i ke vjedhur sht\u00ebpin\u00eb, banor\u00ebt e Unaz\u00ebs, Myslym Ket\u00ebs. Ndaj, ju b\u00ebj thirrje q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike t\u00eb vijojm\u00eb t\u00eb mblidhemi n\u00eb protesta para bashkis\u00eb, deri n\u00eb largim t\u00eb Erion Veliajt. Ne nuk e falim Ardit Gjoklajn, e kemi amanet nga familja e tij. Jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb miliona euro p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs dhe incenerator nuk ka. E ke kthyer Tiran\u00ebn n\u00eb lavatri\u00e7e t\u00eb pastrimit t\u00eb parave. Kjo band\u00eb, q\u00eb fshihet n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, shum\u00eb shpejt do shkoj\u00eb n\u00eb burg, drejt\u00ebsia do vendoset n\u00eb vend, do apo jo Veliaj.\u201d \u2013 tha K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Protest\u00ebs i \u00ebsht\u00eb bashkuar edhe Argita Malltezi, vajza e liderit demokrat Sali Berisha, e cila mbante nj\u00eb bluz\u00eb me mesazh p\u00ebr t\u00eb atin. \u201cLironi liderin e Opozit\u00ebs\u201d shkruhej n\u00eb bluz\u00ebn e Argit\u00ebs, teksa sip\u00ebr shkrimit ishte dhe kryedemokrati, Sali Berisha.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat, Malltezi e konsideroi Veliaj si nj\u00eb kopje t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb kryeministri Edi Rama, q\u00eb n\u00ebse nuk e duan kryeminist\u00ebr pas tij, qytetar\u00ebt duhet t\u00eb reagojn\u00eb. Sipas saj, SPAK nuk ka kryer asnj\u00eb hetim p\u00ebr Veliajn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por ka pasur si q\u00ebllim ta minimizoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrononcimi \u00ebsht\u00eb te pjes\u00ebmarrja dhe arsyeja e thirrjes s\u00eb protest\u00ebs. Ju shihni se si zullumi \u00ebsht\u00eb trashur aq shum\u00eb sa ka arritur p\u00ebrmasa t\u00eb pa konceptueshme m\u00eb par\u00eb. Parat\u00eb e shtetit shkojn\u00eb n\u00eb xhepat e pushtetar\u00ebve n\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr diell dhe justifikohen nga Veliaj si probleme teknike me organizat\u00ebn. K\u00ebto gj\u00ebra nuk ndodhin kurr\u00eb n\u00ebse titullari nuk ka pjes\u00eb. Nuk kemi par\u00eb nj\u00eb hetim nga SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrsa i p\u00ebrket Erion Veliajt dhe ka gjithashtu tentativa p\u00ebr ta minimizuar kualifikimin e vepr\u00ebs penale n\u00eb shp\u00ebrdorim detyre nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjedhje flagrante miliona euroshe. Protesta dhe reagimi popullor do sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e sistemit q\u00eb \u00ebsht\u00eb kancer p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb por edhe p\u00ebr celjen e nj\u00eb sistemi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb at q\u00eb duan t\u00eb rrisin f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri. Kam shpres\u00eb s\u00eb protesta do mb\u00ebshtetet gjer\u00ebsisht. Ky \u00ebsht\u00eb kryebashkiak q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr. N\u00ebse doni nj\u00eb kopje t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb pushtet at\u00ebher\u00eb mos reagoni.\u201d \u2013 tha Malltezi.<\/p>\n<p>Po ashtu, i pranish\u00ebm n\u00eb protest\u00eb ishte edhe kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, i cili tha se SPAK duhet t\u00eb \u201czgjohet\u201d dhe t\u00eb hetoj\u00eb Erion Veliajn pasi kryeqyteti n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrtimeve pa kriter \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201clavatri\u00e7ja m\u00eb e madhe e pastrimit t\u00eb lek\u00ebve nga krimi i organizuar\u201d. Gjithashtu Meta premtoi se Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs shum\u00eb shpejt do t\u2019ia kthej\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Tiran\u00eb dhjetra familje jan\u00eb rrug\u00ebve dhe Veliaj e ka nxjerr\u00eb n\u00ebn\u00eb Liz\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, ka nxjerr\u00eb edhe n\u00ebna me foshnje me gaz nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, Tirana \u00ebsht\u00eb v\u00ebr\u00eb lavatri\u00e7ja m\u00eb e madhe e pastrimit t\u00eb lek\u00ebve nga krimi i organizuar. opozita duhet ta nis\u00eb nga ata k\u00ebshilltar\u00eb q\u00eb nuk luftojn\u00eb si k\u00ebshilltar\u00ebt q\u00eb fol\u00ebn k\u00ebtu, Hajde n\u00ebn\u00eb Liza, o burrnesh\u00eb. Ti nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb flas\u00ebsh tek karrigia e atyre 5D-ve., Kjo fara e keqe e Rilind\u00ebsve nuk i do n\u00ebnat shqiptare, me k\u00ebto tradita e halle. I b\u00ebj thirrje k\u00ebshilltar\u00ebve opozitar\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb bashkuar dhe t\u00eb distancohen nga ofertat e Veliajt p\u00ebr t\u00eb heshtur, zgjedhjet e vjedhura e t\u00eb blera nuk e mbajn\u00eb dot gjat\u00eb atyre Veliaj. Ndaj ti b\u00ebjm\u00eb thirrje gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, shqiptar\u00eb t\u00eb bashkohemi kund\u00ebr projektit shfaros\u00ebs t\u00eb kombit ton\u00eb nga ky sekt kriminal, Un\u00eb kam problemet e mia, por dal n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs pa bodyguard. Un\u00eb i kam p\u00ebrz\u00ebr\u00eb punonj\u00ebsit e Gard\u00ebs sepse jan\u00eb patronazhist\u00eb. Erdhi ora t\u2019i p\u00ebrz\u00ebm\u00eb. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb zemrat e t\u00eb gjith\u00eb atyre njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb dinjitet. B\u00ebjm\u00eb thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb ngrihen, kur ngrihet populli bie Tirania. K\u00ebt\u00eb bashki do ia kthejm\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs shum\u00eb shpejt\u201d,tha Meta.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se n\u00eb lidhje me dosjen \u201c5D\u201d SPAK ka arrestuar tre prej drejtor\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Taulant Tusha, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim disa zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga burimet e provave t\u00eb mbledhura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal jan\u00eb krijuar dyshime t\u00eb arsyeshme se shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato jan\u00eb ortak\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb dhe pronar\u00ebt \u201cde facto\u201d t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k. Shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato e kan\u00eb zot\u00ebruar k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri tregtare  n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, duke p\u00ebrdorur persona t\u00eb tjer\u00eb, shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari, si ortak\u00eb fiktiv n\u00eb aktet e rregjistrimit dhe funksionimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ortak\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kan\u00eb pasur lidhje shoq\u00ebrore dhe lidhje miq\u00ebsore. Nga veprimet hetimore t\u00eb kryera \u00ebsht\u00eb provuar fakti se shoq\u00ebria tregtare \u201cV.A.S Konstruksion\u201d sh.p.k e nj\u00ebjt\u00eb me \u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k, ka marr\u00eb pjes\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shpallur fituese n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e prokurimit publik, n\u00eb disa procedura prokurimi t\u00eb organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiran\u00eb.\u201d \u2013 thuhej n\u00eb njoftimin e SPAK.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr m\u00eb pak se tre or\u00eb, aq sa ishte marr\u00eb leje n\u00eb Polici, ka zgjatur protesta para Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ku qytetar\u00ebt k\u00ebrkuan dor\u00ebheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas afer\u00ebs korruptive \u201c5D\u201d, ku drejtor\u00ebt kishin p\u00ebrfituar miliona euro tendera ky institucion. Mij\u00ebra qytetar\u00eb jan\u00eb mbledhur para godin\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb me pankartat n\u00eb duar dhe duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":404076,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-404075","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=404075"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":404078,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404075\/revisions\/404078"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/404076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=404075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=404075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=404075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}