{"id":404242,"date":"2024-04-13T10:56:37","date_gmt":"2024-04-13T08:56:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=404242"},"modified":"2024-04-13T10:56:37","modified_gmt":"2024-04-13T08:56:37","slug":"satira-e-gjekmarkajt-ermo-mbreteresha-qe-shejtanin-fut-ne-shishe-mamica-hodhi-nje-carcaf-mbi-karrigen-e-babos-dhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/satira-e-gjekmarkajt-ermo-mbreteresha-qe-shejtanin-fut-ne-shishe-mamica-hodhi-nje-carcaf-mbi-karrigen-e-babos-dhe\/","title":{"rendered":"Satira e Gjekmarkajt: Ermo, mbret\u00ebresha q\u00eb shejtanin fut n\u00eb shishe, Mamica hodhi nj\u00eb \u00e7ar\u00e7af mbi karrigen e Babos dhe\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj \u2018godet\u2019 s\u00ebrish me analiz\u00ebn e tij satirike. P\u00ebrmes humorit dhe ironis\u00eb, Gjekmarkaj tregon se \u00e7far\u00eb \u2018ndodh\u2019 n\u00eb seancat plenare, ku tek e fundit ai drejtoi p\u00ebr disa minuta dhe Kuvendin.<\/p>\n<p>ANALIZA<\/p>\n<p>Kronik\u00eb e dit\u00ebs s\u00eb lavdis\u00eb! Po e filloj aty ku nuk nisi! Se ndershm\u00ebria e lyp t\u00eb merremi me byrekun q\u00eb gazetari Man Stafa po hante p\u00ebr shtat\u00eb pale qejfe te bordurat e oborrit, n\u00eb ishte nga mielli haram i qeveris\u00eb apo ai hallall i opozit\u00ebs, fakt ky q\u00eb shkaktoi rebelim e kund\u00ebrshti nga kolegu i tij Isa Myzyraj, por po e l\u00ebm\u00eb me kaq. Edepsez\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb hanin si dreq\u00ebr.<\/p>\n<p>Bash kur dita po thyhej \u00c7u\u00e7i me erdhi t\u00eb banka ku isha ulur dhe me \u00e7ehre t\u00eb dhembshur mu drejtua \u201cke apo nuk ke shpirt?\u201d-\u201cpo more i uruar i them, \u00e7\u2019llaf t\u00eb lig kam hedhur, \u00e7\u2019te zeze kam b\u00ebr\u00eb, i kam thyer zemr\u00ebn Etild\u00ebs si Gaz Bardhi me hukama tmerri, kam trishtuar Mimi di Pu\u00e7ini te rr\u00ebfen lavdin\u00eb e motit t\u00eb madh, kam l\u00ebnduar Majkon n\u00eb zgjimet e tij t\u00eb papritura prej Finegani, mos jam verbuar nga nuri i Mamices dhe kam shkelur n\u00eb d\u00ebrras\u00eb t\u00eb kalbur, duke derdhur qum\u00ebshtin e shpirtit si Dash Sula bidonet neper shkall\u00eb, mos kam trazuar Belen kur thash\u00eb \u201cministrushet\u201d, edhe burr\u00eb n\u00eb luft\u00eb edhe grua n\u00eb paqe, nuk hyn, mos i kam z\u00ebn\u00eb diellin, Taos, Bra\u00e7es ju socialisteve tek admironi Jorushin e Tabak\u00ebve dhe e mikloni me tufa lulesh e fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbla sherbet?\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJo jo tha ai menduar-nuk kemi sot Ermon mbret\u00ebresh\u00ebn e zallamahis\u00eb, at\u00eb q\u00eb e b\u00ebn zap k\u00ebt\u00eb salle dhe shejtanin fut n\u00eb shishe ndaj Lindita \u00ebsht\u00eb lodhur e duhet z\u00ebvend\u00ebsuar, tek e fundja edhe ti je Z\u00ebvend\u00ebs Kryetar Parlamenti\u201d-\u201cmir\u00eb xhan\u00ebm mir\u00eb, prishur mos qoft\u00eb po e keni pyetur Babon se ai ju kopanis, dridheni si purteka nga llaf i r\u00ebnd\u00eb- e pyetem- na tha q\u00eb i thoni atij n\u00ebse nuk llap kund\u00ebr meje ka shanse t\u00eb hyp\u00eb prap\u00eb atje sip\u00ebr\u201d-pranova mu duk pazar i mir\u00eb, birinxhi. Lajm\u00ebrova menj\u00ebher\u00eb Liderin n\u00eb perspektive Gazin dhe Kryezevendes liderin Mulin se tek e fundit un\u00eb nj\u00eb Z\u00ebvend\u00ebs Lider i vog\u00ebl jam sado q\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm dhe p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Ata me dhan\u00eb bekimin por me k\u00ebshilluan q\u00eb t\u00eb mos joshem. Tek shikimi i Alban\u00ebs nuk di n\u00eb po gjeja mb\u00ebshtetje apo dyshim p\u00ebr tradhti.<\/p>\n<p>Si kokorosh mora rrug\u00ebn p\u00ebr atje lart. U ula, u rehatova, l\u00ebshova nj\u00eb eh, piva nj\u00eb gll\u00ebnk\u00eb uj\u00eb si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata ngarkuar me nj\u00eb barr\u00eb m\u00ebnd. M\u00eb dukej vetja si bimbash e sadrazem. Nj\u00eb pasthirrm\u00eb l\u00ebshova \u2018ah qafira qafira, do ju b\u00ebj terbiet, do ju rezilos\u2019. I shihja nga lart dhe me dukeshin nj\u00eb grusht me jeziter q\u00eb po b\u00ebnin l\u00ebmsh vatan\u00eb. Tek rreshti i qeveris\u00eb ndihej frike e ankth. Mamica hodhi nj\u00eb \u00e7ar\u00e7af mbi karrigen e Babos teksa v\u00ebrtitej sa lart pusht\u00eb si nj\u00eb ankth i vazhduesh\u00ebm, n\u00eb fillim mendova mos e ka p\u00ebr t\u00eb ruajtur nga pluhurat po e kishte nga frika mos shp\u00ebrndaja un\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebnd\u00eb kimike. Ulsiu b\u00ebnte kinse k\u00ebshillohej me Belen! \u00c7\u2019ke i thash\u00eb q\u00eb rrotullohesh si i paudh\u00eb sa andej k\u00ebtej, nuk do e ha karrigen, \u201cjo or Gon nynykati me i ndodh gj\u00eb karrikes s\u00eb Babos \u00e7\u2019ka me duhet jeta mua , se k\u00ebsaj ja kemi pa hajrin tash 11 vjet\u201d-\u201cYt mos e g\u00ebzofshi pra ju p\u00ebrgjigja\u201d. Nasipi, Dilua dhe Baftua kishin mbledhur organizat\u00ebn baz\u00eb dhe shkrofetinin, si erdhi kjo dit\u00eb e zeze, kjo gj\u00ebm\u00eb si, nj\u00eb kulak, nj\u00eb reaksionar, nj\u00eb nga ata q\u00eb zbresin nga mali t\u00eb ngjitet atje lart, duhet ta sulmojm\u00eb si varrin e N\u00ebn\u00ebs Mbret\u00ebreshe dhe ta hedhim n\u00eb er\u00eb?!<\/p>\n<p>Klosi tha un\u00eb vet\u00ebm dy pan\u00ebn\u00eb e nj\u00eb sallam hako nga ato q\u00eb ka qejf ajo q\u00eb hapi ak\u00e7ihanen n\u00eb Butrint kam me vete asnj\u00eb municion tjet\u00ebr. Kemi l\u00ebshuar istikamin u degjua Bujari i Lushnj\u00ebs po rrokullisemi, pun\u00ebt nuk ven\u00eb mbroth, gjeneral Niko Nikoqiri ku \u00ebsht\u00eb, ku i ka ushtrit\u00eb b\u00ebnt\u00eb pyetje retorike, m\u00eb mir\u00eb Gonxhe t\u00eb vinte ca goma makinash e ca bulona aty? Bernard Banushi l\u00ebshonte kumte solemne nga celulari, \u201cngrihu tani bjeri tavolin\u00ebs dhe hakerreju, shporruni se boll d\u00ebrd\u00ebllitet more pizevengjer, mos me zhgenje\u201d.<\/p>\n<p>Kosta i Gramozit e Lindit\u00ebs bitiste \u201cse Babua e ka zemr\u00ebn llagar e ja t\u00eb ngjiti atje mbi vete\u201d. Luan Ba\u00e7i me krifen q\u00eb i shk\u00eblqente nga k\u00ebnaq\u00ebsia skaliste mesazhe me \u201cmarshallah, marshallah, hajer hajer\u201d. Shpirti im e dinte \u00e7\u2019hiqte nga tentacionet. Pader Salianji si nj\u00eb shenjtor shihej ca n\u00eb nj\u00eb cep n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb sall\u00ebs duke l\u00ebshuar bekimet e tij apostolike p\u00ebr \u00e7\u2019far\u00eb i shihte syri e zinte dora. Plot paqe e ka xhanin ai qerrata! Pas nja dy or\u00ebsh u kthye Lindita ! Po t\u00eb p\u00eblqen tha \u00eb? Po mir\u00eb qenka, jo keq u gjegja ve\u00e7 kjo l\u00ebkura e karriges me lagu pantallonat nga djers\u00eb e madhe q\u00ebnka nikelit! Hajt tani def nga syt\u00eb tha, sikter dhe mo t\u00eb shoh m\u00eb k\u00ebtu- u bone ti?!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj \u2018godet\u2019 s\u00ebrish me analiz\u00ebn e tij satirike. P\u00ebrmes humorit dhe ironis\u00eb, Gjekmarkaj tregon se \u00e7far\u00eb \u2018ndodh\u2019 n\u00eb seancat plenare, ku tek e fundit ai drejtoi p\u00ebr disa minuta dhe Kuvendin. ANALIZA Kronik\u00eb e dit\u00ebs s\u00eb lavdis\u00eb! Po e filloj aty ku nuk nisi! Se ndershm\u00ebria e lyp t\u00eb merremi me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-404242","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=404242"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404242\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":404243,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404242\/revisions\/404243"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=404242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=404242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=404242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}