{"id":404332,"date":"2024-04-17T10:38:24","date_gmt":"2024-04-17T08:38:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=404332"},"modified":"2024-04-17T10:38:24","modified_gmt":"2024-04-17T08:38:24","slug":"meta-hodhi-akuza-tradhti-brenda-pl-jep-doreheqjen-nenkryetari-i-partise-se-lirise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/meta-hodhi-akuza-tradhti-brenda-pl-jep-doreheqjen-nenkryetari-i-partise-se-lirise\/","title":{"rendered":"Meta hodhi akuza tradhti brenda PL\/ Jep dor\u00ebheqjen n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pasi Ilir Meta hodhi akuza p\u00ebr nepotiz\u00ebm dhe tradhti brenda Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Endrit Braimllari ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga funksioni i n\u00ebnkryetarit t\u00eb k\u00ebsaj force politike.<\/p>\n<p>Lajmin e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur vet\u00eb Braimllari me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, ku ka dh\u00ebn\u00eb edhe arsyet pse mori k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb letre drejtuar Komitetit Drejtues Komb\u00ebtar, Braimllari thot\u00eb se jep dor\u00ebheqjen p\u00ebr shkak t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm dhe n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer funksionin e n\u00ebnkryetarit t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai falenderon Monika Kryemadhin, q\u00eb sipas tij n\u00eb detyr\u00ebn e kryetares ishte n\u00eb ball\u00eb t\u00eb nj\u00eb aksioni opozitar. Po ashtu mir\u00ebnjoh\u00ebs i \u00ebsht\u00eb edhe Ilir Met\u00ebs, p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite.<\/p>\n<p>Letra e Braimllarit drejtuar KDK:<\/p>\n<p>Jap dor\u00ebheqjen nga funksioni i N\u00ebn Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb.<\/p>\n<p>Falenderoj t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebto 19 vite.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komitetit Drejtues Komb\u00ebtar, po ju drejtohem si institucioni i cili m\u00eb ka zgjedhur n\u00eb funksionin e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb. Me nj\u00eb pjes\u00eb prej jush jemi bashk\u00eb q\u00eb prej 19 vitesh. S\u00eb bashku, kemi kaluar sfida dhe beteja t\u00eb ndryshme, koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb mira por ajo q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb ka qen\u00eb bashk\u00ebpunimi, solidariteti dhe fryma e ekipit.<\/p>\n<p>Gjej rastin t\u00eb falenderoj gjith\u00ebsecilin prej jush, \u00e7do themelues dhe bashk\u00ebudh\u00ebtar t\u00eb aksionit ton\u00eb politik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 19 vite, koha p\u00ebr ne nuk kishte kuptim, or\u00ebt dhe dit\u00ebt iknin shpejt, n\u00eb organizim, n\u00eb takime dhe n\u00eb fushat\u00eb. Jemi takuar her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, darkave von\u00eb duke ndenjur net\u00eb t\u00eb t\u00ebra pa gjum\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara \u00e7\u00ebshtjet tona themelore. K\u00ebto 19 vite kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb fantastike, ku u rrit\u00ebm brenda strukturave t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim. Ne u udh\u00ebhoq\u00ebm nga ndjenja dhe mendimi i t\u00eb qenit nj\u00eb familje, ku n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe sakrifikuam dhe q\u00ebndruam n\u00eb ball\u00eb t\u00eb \u00e7do beteje.<\/p>\n<p>Teksa shkruaja k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, me erdhi n\u00eb mendje dita e par\u00eb kur nisa angazhimin n\u00eb L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim. At\u00eb koh\u00eb isha nj\u00eb gjimnazist 16 vje\u00e7ar plot energji, pasion dhe \u00ebndrra p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Sot, pas 19 vitesh jam baba i dy vajzave dhe tani arrij t\u00eb kuptoj q\u00eb e gjith\u00eb sakrifica jon\u00eb ka r\u00ebn\u00eb mbi familjen dhe t\u00eb gjith\u00eb ne i detyrohemi shum\u00eb asaj p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Puna n\u00eb k\u00ebto 19 vite m\u00eb ka njohur me shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb dhe simpatizant\u00eb nga jugu n\u00eb veri, nga lindja n\u00eb per\u00ebndim dhe tek secili prej tyre kam ndjer\u00eb nj\u00eb angazhim maksimal ku ndryshe nga forcat e tjera politike ajo q\u00eb na motivonte ishte energjia pozitive e ekipit dhe forca jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb ball\u00eb \u00e7do beteje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 19 viteve kam ushtruar funksione t\u00eb larta n\u00eb parti.<\/p>\n<p>Falenderoj kryetarin Ilir Meta p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha funksionet e mia jam udh\u00ebhequr nga fryma e bashk\u00ebpunimit, solidaritetit dhe meritokracis\u00eb. Kam vler\u00ebsuar pun\u00ebn n\u00eb terren dhe komunikimin e p\u00ebrditsh\u00ebm si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbajtur kontaktet me gjith\u00ebsecilin prej jush dhe p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb s\u00ebbashku problemet tona t\u00eb familjes politike por jo vet\u00ebm. N\u00eb shum\u00eb raste kam qen\u00eb ekuilibrues i problemeve tona t\u00eb brendshme, me bindjen maksimale q\u00eb n\u00eb parti duhen t\u00eb gjith\u00eb dhe partia \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndihem krenar, q\u00eb si kryetar i forumit Rinor i dham\u00eb jet\u00eb nj\u00eb aksioni ku me mij\u00ebra t\u00eb rinj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e kthyem LRI-n\u00eb n\u00eb organizat\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb rinore n\u00eb vend dhe m\u00eb gjer\u00eb. Puna jon\u00eb me rinin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb na afroi m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebri tjetrin duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb solide.<\/p>\n<p>Me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe them se sot shum\u00eb bashk\u00ebudh\u00ebtar\u00eb t\u00eb forumit rinor vijojn\u00eb t\u00eb japin kontributin e tyre n\u00eb parti.<\/p>\n<p>N\u00eb memorien time, viti 2008 ka qen\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb i paharruar pasi beteja p\u00ebr mbrotjen e Kushtet\u00ebs ishte e drejt\u00eb. S\u00eb bashku me mij\u00ebra t\u00eb rinj, na u desh t\u00eb protestonim p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra dhe t\u00eb shp\u00ebrndanim der\u00eb m\u00eb der\u00eb, kauz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Viti 2017 p\u00ebr mua dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju, na p\u00ebrballi me nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ku nj\u00eb pjes\u00eb zgjodhi pushtetin, ne vazhduam opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>U p\u00ebrball\u00ebm n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb fort\u00eb ekzistenciale p\u00ebr vendin, parlamentarizmin dhe vet\u00eb opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Aty qartazi, u treguan q\u00ebndrestar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk pan\u00eb interesin personal por u udh\u00ebhoq\u00ebn nga interesi i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb forcuar partin\u00eb n\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb, duke treguar nj\u00eb bosht t\u00eb fort\u00eb t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs opozitare.<\/p>\n<p>N\u00eb 6 vite, q\u00eb kam mbajtur detyr\u00ebn e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb LSI, bashk\u00eb me shum\u00eb koleg\u00eb i dham\u00eb rit\u00ebm partis\u00eb dhe opozit\u00ebs duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb z\u00eb i fort\u00eb i mbrojtjes s\u00eb interesit qytetar n\u00eb Parlament dhe n\u00eb rrug\u00eb. Kemi organizuar me qindra protesta komb\u00ebtare dhe lokale. Nuk mund t\u00eb harroj, mbi 10-tra protesta komb\u00ebtare, mbi dy vite protesta tek Unaza e Re, ku \u00e7do dit\u00eb un\u00eb me disa koleg\u00eb u angazhuam personalisht n\u00eb mbrojtje t\u00eb banor\u00ebve. E paharruar p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb protesta e banor\u00ebve t\u00eb Kuk\u00ebsit ku me shum\u00eb koleg\u00eb u zhvendos\u00ebm atje n\u00eb mbrotje t\u00eb interesit qytetar, protesta n\u00eb mbrotje t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar ku u kthye n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb qytetare.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb harroj or\u00ebt e panum\u00ebrta, n\u00eb komisariate policie, prokurori dhe gjykata n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb besuan dhe u bashkuan me kauz\u00ebn e opozit\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb motiv dhunoheshin nga pushteti.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebriudh\u00eb, dua t\u00eb falenderoj Monika Kryemadhin e cila n\u00eb detyr\u00ebn e kryetares ishte n\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebtij aksioni dhe pse n\u00eb momentet tona m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, duke i dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr dhe rit\u00ebm aksionit ton\u00eb opozitar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2021, mora p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e drejtuesit politik p\u00ebr Qarkun Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Rrethanat politike dhe jo politike e b\u00ebn t\u00eb pamundur marrjen e mandatit n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark. Personalisht b\u00ebra maksimumin, dhash\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontributin dhe eksperienc\u00ebn time n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb papre\u00e7endent. Isha i pari n\u00eb betej dhe n\u00eb denoncimet e p\u00ebrditshme kund\u00ebr abuzimi me pushtetin. P\u00ebr mua ekipi \u00ebsht\u00eb i pari. Sakrifica sublime e atyre q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn LSI-n\u00eb n\u00eb qarkun e Kor\u00e7\u00ebs meritonte dhe do ta ket\u00eb gjithmon\u00eb mb\u00ebshtetjen time. P\u00ebr mua dhe sot ajo fushat\u00eb vazhdon t\u00eb ket\u00eb koston e saj, duke u endur dyerve t\u00eb gjykatave mbi pro\u00e7ese gjyqi pa fund t\u00eb nisura politikisht kund\u00ebr meje nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik gjat\u00eb fushat\u00ebs. Por un\u00eb ndihem krenar edhe sot q\u00eb besova tek nj\u00eb ekip i ri, i cili nuk zhg\u00ebnjeu dhe \u00ebsht\u00eb premtues p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar t\u00eb Komitetit Drejtues Komb\u00ebtar i gjendur n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer funksionin e n\u00ebnkryetarit t\u00eb partis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm kam vendosur t\u00eb jap dor\u00ebheqjen nga ky funksion.<\/p>\n<p>Po b\u00ebj\u00eb un\u00eb i pari disa hapa pas\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb p\u00ebr mua e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb uniteti me njeri tjetrin.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vazhdoj me p\u00ebrkushtimin maksimal angazhimin tim si i zgjedhur vendor n\u00eb k\u00ebshillin bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb z\u00ebri i qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e tyre, p\u00ebr t\u00eb krijuar shanse dhe mund\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju uroj suksese dhe pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pasi Ilir Meta hodhi akuza p\u00ebr nepotiz\u00ebm dhe tradhti brenda Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Endrit Braimllari ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga funksioni i n\u00ebnkryetarit t\u00eb k\u00ebsaj force politike. Lajmin e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur vet\u00eb Braimllari me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, ku ka dh\u00ebn\u00eb edhe arsyet pse mori k\u00ebt\u00eb vendim. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":404333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-404332","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=404332"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404332\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":404335,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404332\/revisions\/404335"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/404333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=404332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=404332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=404332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}