{"id":404754,"date":"2024-05-01T14:56:22","date_gmt":"2024-05-01T12:56:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=404754"},"modified":"2024-05-01T14:56:22","modified_gmt":"2024-05-01T12:56:22","slug":"veliaj-u-thirr-ne-spak-reagon-per-here-te-pare-partia-socialiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/veliaj-u-thirr-ne-spak-reagon-per-here-te-pare-partia-socialiste\/","title":{"rendered":"Veliaj u thirr n\u00eb SPAK, reagon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Partia Socialiste"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS Blendi Klosi pas nj\u00eb takimi me socialist\u00ebt e Shkodr\u00ebs mbi rienergjizimin, nuk komentoi d\u00ebshmin\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 6 or\u00ebsh t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj n\u00eb SPAK nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Klosi u shpreh se drejt\u00ebsia e re \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me vullnetin dhe votat e PS dhe se kan\u00eb vendosur t\u00eb mos komentojn\u00eb vendimet e SPAK me q\u00ebllimin q\u00eb polika t\u00eb mos nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb vendimarrjet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Klosi foli edhe p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme t\u00eb 2025 duke th\u00ebn\u00eb se PS po punon q\u00eb t\u00eb marr\u00eb edhe mandatin e kat\u00ebrt si dhe p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore duke deklaruar se deri m\u00eb tani ka ngecur p\u00ebr munges\u00eb vullneti nga opozita duke shpresuar q\u00eb tashm\u00eb Parlamenti ta miratoj\u00eb m\u00eb 84 vota edhe pse edhe k\u00ebsaj radhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb realizohet vota e emigrant\u00ebve apo edhe depolitizimi i Komisioneve Zgjedhore.<\/p>\n<p>SPAK po troket n\u00eb dyert e PS dhe tashm\u00eb i \u00ebsht\u00eb afruar goxha kupol\u00ebs, i radh\u00ebs n\u00eb dyert e SPAK \u00ebsht\u00eb Erjon Veliaj, i cili q\u00ebndroi m\u00eb shum\u00eb se 6 or\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, ju shqet\u00ebson?<\/p>\n<p>Klosi: SPAK-u apo e gjith\u00eb drejt\u00ebsia e re \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb e nd\u00ebrtuar me vullnetin dhe me votat e partis\u00eb socialiste, nj\u00eb drejt\u00ebsi e re e cila k\u00ebt\u00eb do t\u00eb duhet q\u00eb ta arrinte n\u00eb syt\u00eb e opinionit publik pra t\u00eb gjykoj\u00eb \u00e7do rast n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjykohet se ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u analizuar, studiuar, verifikuar e pastaj p\u00ebr t\u2019u gjykuar. Pra nuk kemi asnj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebrsa i p\u00ebrket asaj \u00e7far\u00eb qytetar\u00ebt duan n\u00eb fakt n\u00eb vendin tone, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi e cila parimin e par\u00eb ka pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb. Pra ne do t\u00eb jemi t\u00eb hapur dhe nuk do t\u00eb gjykojm\u00eb dhe nuk do t\u00eb komentojm\u00eb asnj\u00eb veprim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Veliaj shkoi n\u00eb SPAK, a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tronditje p\u00ebr PS sepse \u00ebsht\u00eb kryetari i bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Klosi: Besoj e dhash\u00eb shpjegimin, e kam dh\u00ebn\u00eb shpesh, nuk e kam problem q\u00eb ta p\u00ebrs\u00ebris, ne kemi marr\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb mos komentuar asnj\u00eb veprim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re. E kemi ngritur k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb re me parimin e par\u00eb q\u00eb politika t\u00eb mos nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb vendimarrjen e saj.<\/p>\n<p>A po p\u00ebrgatiteni p\u00ebr zgjedhjet e 2025 ose edhe p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme sepse po flitet shum\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb edhe zgjedhje t\u00eb parakohshme?<\/p>\n<p>Klosi: P\u00ebrsa i p\u00ebrket procesit zgjedhor jemi vet\u00ebm nj\u00eb vit nga dita e zgjedhjeve 2025, shum\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb politike e cila e ka seriozisht politik\u00ebn, e ka seriozisht kontaktin me njer\u00ebzit, p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb mandatin e kat\u00ebrt dhe nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb fitoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ashtu si\u00e7 fituam n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale kudo n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse Reforma Zgjedhore \u00ebsht\u00eb drejt d\u00ebshtimit p\u00ebr shkak t\u00eb afateve, sa shanse ka q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushet ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt sepse ka nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit mes forcave politike dhe shpesh her\u00eb dalin ng\u00ebr\u00e7e?<\/p>\n<p>Klosi: Reforma Zgjedhore \u00ebsht\u00eb reforma e nj\u00eb kodi elektoral i cili k\u00ebrkon 84 vota n\u00eb Parlament dhe ligjv\u00ebn\u00ebsi kur e ka nd\u00ebrtuar Kushtetut\u00ebn dhe ligjin ka menduar se do t\u00eb ket\u00eb forca t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebshme politike t\u00eb cilat do t\u00eb duan t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00eb, t\u00eb negociojn\u00eb mes tyre dhe t\u00eb marrin vendime p\u00ebrsa i p\u00ebrket ligjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit. Mungesa e vullnetit nga krahu i opozit\u00ebs na la n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e cila tashm\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar Parlamentit dhe besoj fort se Parlamenti do t\u00eb ket\u00eb vullnetin me 84 vota p\u00ebr t\u00eb realizuar disa problematika q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Reform\u00ebn Zgjedhore dhe do t\u00eb kishim shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb realizonim vot\u00ebn e emigrant\u00ebve, do t\u00eb kishim shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb realizonim depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore por mungesa e opozit\u00ebs shum\u00eb gjat\u00eb n\u00eb at\u00eb komision na e b\u00ebri t\u00eb pamundur t\u00eb gjenim diskutim, negocim dhe vendimarrje n\u00eb komision.<\/p>\n<p>Cilat ishin arsyet e k\u00ebtij takimi q\u00eb zhvilluar n\u00eb PS Shkod\u00ebr?<\/p>\n<p>Klosi: Sot n\u00eb Shkod\u00ebr bashk\u00eb me Elis\u00ebn dhe k\u00ebshillin koordinues t\u00eb PS Qarku Shkod\u00ebr, vler\u00ebsuam maksimalisht gjith\u00eb procesin e rienergjizimit n\u00eb \u00e7do organizat\u00eb socialiste t\u00eb k\u00ebtij qarku ku kemi realisht nj\u00eb surpriz\u00eb t\u00eb re p\u00ebrsa i p\u00ebrket angazhimit qytetar, prurjeve t\u00eb reja n\u00eb parti, numrin e ri t\u00eb antar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb dhe natyrisht nj\u00eb angazhim p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb struktur\u00eb goxha t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mir\u00eborganizuar. N\u00eb dat\u00ebn 10 dhe 11 maj ne do t\u00eb kemi procesin e votimit \u2018nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb\u2019, ku do t\u00eb k\u00ebrkohet e gjith\u00eb antar\u00ebsia e PS t\u00eb vij\u00eb dhe t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr delegat\u00ebt e Kongresit i cili do t\u00eb jet\u00eb i barabart\u00eb nd\u00ebrmejt zonjave dhe zot\u00ebrinjve n\u00eb listat tona. Do t\u00eb jen\u00eb lista t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb me mbi 3\/4 me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj p\u00ebrsa i p\u00ebrket Kongresit t\u00eb ri t\u00eb PS p\u00ebr t\u00eb shprehur gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb energji t\u00eb re q\u00eb PS ka marr\u00eb edhe n\u00eb Qarkun e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00ebbashku me k\u00ebshillin koordinues u p\u00ebrpoq\u00ebm t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb detyrat q\u00eb kemi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb turit \u2018Krenar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u2019 q\u00eb kryetari i partis\u00eb dhe kryeministri Edi Rama do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vendin p\u00ebr t\u00eb mobilizuar t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebsaj krenarie t\u00eb madhe q\u00eb Shqip\u00ebria po afron p\u00ebr emigrant\u00ebt kudo q\u00eb ata jan\u00eb. PS \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb fiton sepse punon shum\u00eb. Edhe p\u00ebrgjigja q\u00eb mor\u00ebm nga qytetar\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb ishte e jasht\u00ebzakonshme. Ne realizuam objektivat n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Bashkia Shkod\u00ebr ose Qarku Shkod\u00ebr i realizoi mbi 200% objektivat q\u00eb kishim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb antar\u00ebsimeve t\u00eb reja. Ne k\u00ebrkonim q\u00eb t\u00eb kishim nga 4 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb \u00e7do organizat\u00eb socialiste n\u00eb Shqip\u00ebri, pra nga rreth 20 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb, arrit\u00ebn n\u00eb 32 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohe dhe kjo na dha bindjen q\u00eb realisht jemi n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb kur t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb afrojm\u00eb n\u00eb strukturat tona sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PS Blendi Klosi pas nj\u00eb takimi me socialist\u00ebt e Shkodr\u00ebs mbi rienergjizimin, nuk komentoi d\u00ebshmin\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 6 or\u00ebsh t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj n\u00eb SPAK nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Klosi u shpreh se drejt\u00ebsia e re \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me vullnetin dhe votat e PS dhe se kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":313829,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-404754","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404754","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=404754"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404754\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":404755,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404754\/revisions\/404755"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/313829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=404754"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=404754"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=404754"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}