{"id":405145,"date":"2024-05-15T12:15:34","date_gmt":"2024-05-15T10:15:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=405145"},"modified":"2024-05-15T12:15:34","modified_gmt":"2024-05-15T10:15:34","slug":"gerdeci-zbardhet-deshmia-e-mediut-ne-gjykate-perndiqem-penalisht-edhe-pas-17-vitesh-familjaret-e-viktimave-ti-je-kriminel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gerdeci-zbardhet-deshmia-e-mediut-ne-gjykate-perndiqem-penalisht-edhe-pas-17-vitesh-familjaret-e-viktimave-ti-je-kriminel\/","title":{"rendered":"G\u00ebrdeci\/ Zbardhet d\u00ebshmia e Mediut n\u00eb gjykat\u00eb: P\u00ebrndiqem penalisht edhe pas 17 vitesh. Familjar\u00ebt e viktimave: Ti je kriminel!"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur deklarata e plot\u00eb e ish-ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Fatmir Mediu n\u00eb seanc\u00ebn e sotme gjyq\u00ebsore p\u00ebr dosjen G\u00ebrdeci, teksa u shpreh se prej 17 vitesh po persekutohet se \u201cgjoja un\u00eb isha krimineli q\u00eb shp\u00ebrtheu G\u00ebrdecin\u201d.<\/p>\n<p>Ish-ministri u shpreh para togave t\u00eb zeza mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale p\u00ebr tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit, duke theksuar se u fsheh, por dor\u00ebzoi imunitetin duke u vendosur p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb pas shtoi: \u201cPara G\u00ebrdecit jan\u00eb vrar\u00eb mbi 100 njer\u00ebz n\u00eb Qaf\u00eb Shtam\u00eb, Gjegjan, Gjirokast\u00ebr, Dh\u00ebmblan. U mbyt\u00ebn 19 persona n\u00eb det. Jan\u00eb vrar\u00eb 2 muaj pas G\u00ebrdecit n\u00eb Uzin\u00ebn Ushtarake t\u00eb Poli\u00e7anit, jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Skrapar n\u00eb 2011. Pse nuk u ngarkuan ministrat me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, se si ishte magazinuar, ruajtur dhe demontuar municioni. Apo n\u00eb rastin e G\u00ebrdecit duhet nj\u00eb kok\u00eb turku??\u201d<\/p>\n<p>Fatmir Mediu theksoi se \u201c\u00ebsht\u00eb provuar qart\u00ebsisht dhe vendosur nga Prokuroria dhe Gjykata n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces se \u2018Ministri nuk ka lidhje me shp\u00ebrthimin dhe t\u00eb gjitha pasojat e shp\u00ebrthimit n\u00eb G\u00ebrdec\u2019.\u201d<\/p>\n<p>Ish-ministri u shpreh se n\u00eb 17 vite nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, si edhe nuk iu \u00ebsht\u00eb munikuar asnj\u00eb akt ekspertimi.<\/p>\n<p>Mediu deklaroi se ka shkuar n\u00eb seanc\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe jo p\u00ebr gjyqe politike, teksa k\u00ebrkoi q\u00eb gjyq t\u00eb b\u00ebhet live, n\u00eb prani t\u00eb kamerave t\u00eb televizioneve.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb:<\/p>\n<p>17 Vjet persekutim dhe anatemim personal dhe familjar, se gjoja un\u00eb isha krimineli q\u00eb shp\u00ebrtheu G\u00ebrdecin.<\/p>\n<p>Ministri akuzohet se duhet t\u00eb dinte ku ishte G\u00ebrdeci, \u00e7\u2019b\u00ebnte Shtabi dhe ushtarak\u00ebt, kompania, rojet dhe pun\u00ebtor\u00ebt, cilat ishin rregullat e municioneve dhe sigurimit teknik.<\/p>\n<p>P\u00ebr ironi, ata q\u00eb i b\u00ebnin k\u00ebto deklarata dhe nxisnin \u00e7do opinion, po t\u00eb shikoni gjith\u00eb rastet e sotme objekt hetimi dhe gjykimi t\u00eb k\u00ebsaj godine, shmangin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe dijenin\u00eb p\u00ebr veprimet q\u00eb ju i konsideroni kriminale, p\u00ebr vete dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Un\u00eb, pa asnj\u00eb hezitim, mora p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale dhe nuk i vura kujt gishtin si p\u00ebrgjegj\u00ebs, sepse mendova se k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebnte drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nuk u fsheha, nuk u largova, por dor\u00ebzova imunitetin dhe kam q\u00ebn\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Por un\u00eb kam menduar t\u00eb p\u00ebrballem me ligjin dhe jo  me manipulimin.<\/p>\n<p>E dhash\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale, por kjo nuk mund t\u00eb keqkuptohet dhe keqp\u00ebrdoret si dob\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb p\u00ebrndjekje penale p\u00ebr 17 vjet. P\u00ebrndjekje q\u00eb vazhdon kund\u00ebr \u00e7do ligji dhe rregulli p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Padyshim, G\u00ebrdeci ishte tragjedi. I kuptoj dhe gjykimet e opinionit, por ashtu besoj t\u00eb kuptoni dhe ju ftoht\u00eb se duhet t\u00eb respektoni ligjin! Af\u00ebrmendsh, n\u00eb drejt\u00ebsi nuk vepron d\u00ebshira, por vepron prova dhe ligji. <\/p>\n<p>Po m\u00eb lejoni t\u2019ju pyes edhe pse e di q\u00eb s\u2019do t\u00eb marr p\u00ebrgjigje: Kush i jep lejet dhe koncesionet p\u00ebr minierat? I jep Qeveria dhe Ministri. \u00c7do 6 muaj vriten njer\u00ebz n\u00eb miniera. Pse nuk merret p\u00ebrgjegj\u00ebs ministri? Po ashtu n\u00eb nd\u00ebrtime. Edhe nd\u00ebrtimet kan\u00eb viktimat e tyre, kush i jep lejet? Pse nuk merren t\u00eb pandehur kryetar\u00ebt e bashkive dhe ministrat, se nuk jan\u00eb zbatuar rregullat teknike?<\/p>\n<p>Para G\u00ebrdecit jan\u00eb vrar\u00eb mbi 100 njer\u00ebz n\u00eb Qaf\u00eb Shtam\u00eb, Gjegjan, Gjirokast\u00ebr, Dh\u00ebmblan. U mbyt\u00ebn 19 persona n\u00eb det. Jan\u00eb vrar\u00eb 2 muaj pas G\u00ebrdecit n\u00eb Uzin\u00ebn Ushtarake t\u00eb Poli\u00e7anit, jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Skrapar n\u00eb 2011. Pse nuk u ngarkuan ministrat me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, se si ishte magazinuar, ruajtur dhe demontuar municioni. Apo n\u00eb rastin e G\u00ebrdecit duhet nj\u00eb kok\u00eb turku??<\/p>\n<p>1- \u00cbsht\u00eb provuar qart\u00ebsisht dhe vendosur nga Prokuroria dhe Gjykata n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces se \u201cMinistri nuk ka lidhje me shp\u00ebrthimin dhe t\u00eb gjitha pasojat e shp\u00ebrthimit n\u00eb G\u00ebrdec\u201d.<\/p>\n<p>Po p\u00ebr kete arsye, me vendim ju u shpreh\u00ebt se nuk kishte baz\u00eb ligjore q\u00eb familjar\u00ebt e viktimave t\u00eb jen\u00eb pal\u00eb n\u00eb proces, nd\u00ebrsa Ne pranuam k\u00ebrkes\u00ebn e tyre. M\u00eb von\u00eb nuk di p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye ndryshuat q\u00ebndrimin tuaj.<\/p>\n<p>2- Le t`a b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb brenda dhe jasht\u00eb k\u00ebsaj salle p\u00ebr k\u00ebdo, se p\u00ebr \u00e7far\u00eb po m\u00eb gjykoni.<\/p>\n<p>Ju po m\u00eb gjykoni p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre: \u201cShkelja me dashje me veprime apo mosveprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, t\u00eb cilat i kan\u00eb sjell\u00eb atij apo persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfitime materiale dhe jo materiale, duke i sjell\u00eb d\u00ebm ekonomik interesave t\u00eb shtetit). T\u2019i marrim nj\u00eb nga nj\u00eb togfjal\u00ebshit e akuz\u00ebs. Shkelje me dashje-thoni ju, por ku \u00ebsht\u00eb provuar kjo dashje q\u00eb ju pretendoni? Me veprime apo mosveprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin-thoni ju. Po cilat jan\u00eb ligjet q\u00eb, sipas jush, ngarkojn\u00eb Ministrin? Jan\u00eb rregulloret e Ushtris\u00eb apo urdhrat e Majkos dhe Imamit? Gjithashtu, ju pretendoni se veprimet apo mosvelrinet e mia i kan\u00eb sjell\u00eb shtetit apo personave t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfitime materiale dhe jo materiale, duke i sjell\u00eb d\u00ebm ekonomik interesave t\u00eb shtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe jasht\u00eb saj, prej 17 vitesh ju kam deklaruar se, n\u00ebse un\u00eb, familjar\u00ebt e mi, stafi im, do t\u00eb kishin nj\u00eb telefonat\u00eb me ata q\u00eb kishin kontrat\u00ebn p\u00ebr demontimin, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb merrja p\u00ebrsip\u00ebr \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb prani t\u00eb Presidentit, Kryeministrit, Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe SHSHP. Ju keni provuar se nuk kam pasur as njohje dhe as interes. Keni provuar madje dhe lidhjet dhe mardh\u00ebniet e vjetra dhe t\u00eb reja t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb proceset e demontimit. <\/p>\n<p>Ju dhe t\u00eb gjith\u00eb e dini se kam pasur vet\u00ebm nj\u00eb interes, zbatimin e detyrimeve komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb lidhje ka d\u00ebmi ekonomik i pretenduar,me shp\u00ebrthimin n\u00eb G\u00ebrdec dhe viktimat? Absolutisht s\u2019ka as lidhje ligjore dhe as shkak\u00ebsore.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs sipas akuzave tuaja? Akuza q\u00eb doni t\u2019i mbroni me aludime, arsyetime dhe akte t\u00eb paligjshme absurde, si\u00e7 jan\u00eb aktet e ekspertimit me ekspert\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm. Ligji e ndalon q\u00eb t\u00eb merrni si ekspert\u00eb inspektor\u00eb nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit dhe Auditit, por k\u00ebtyre ekspert\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm ju keni dh\u00ebn\u00eb autoritetin e prokurorit dhe gjyqtarit, si\u00e7 u d\u00ebshmua sot.<\/p>\n<p>Ju nuk keni zgjedhur ekspert\u00eb t\u00eb pavarur, por keni zgjedhur ekspert\u00ebt q\u00eb doni, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me ligjin. Ata jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtetit, n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi.<\/p>\n<p>Pse nuk pranoni t\u00eb b\u00ebni eksperimentin sesi ndodhi shp\u00ebrthimi? \u00c7far\u00eb ju pengon? Apo vet\u00ebm fakti se e dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb keni nd\u00ebrtuar nj\u00eb proces mbi nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb nuk ekziston?<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00e7far\u00eb kuptimi ka n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, kur Prokurori q\u00eb ka barr\u00ebn e prov\u00ebs, nuk shpjegon t\u00eb ashtuquajturat priva, por thot\u00eb; \u201caty i keni aktet, lexojini, se un\u00eb do t\u00eb flas n\u00eb fund\u201d.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb proces i drejt\u00eb, por nj\u00eb proces pa baz\u00eb dhe persekutues, duke mos na dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb argumentojm\u00eb e t\u00eb mbrohemi n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Po le t\u2019i marim me radh\u00eb cilat jan\u00eb akuzat tuaja, q\u00eb i keni marr\u00eb copy paste nga ekspert\u00ebt e paligjsh\u00ebm, sikur ata t\u00eb ishin prokuor\u00eb:<\/p>\n<p>1- Kompania Amerikane SAC nuk ka q\u00ebn\u00eb e regjistruar n\u00eb tatime dhe nuk ka paguar 4,000 dollar\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuzohem un\u00eb si Minist\u00ebr i Mbrojtjes, sepse nuk e kam regjistruar dhe kontrolluar kompanin\u00eb.<\/p>\n<p>Ku shkruhet n\u00eb ligj se rregjistrimin dhe kontrollin e kompanis\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb Ministri i Mbrojtjes? S\u00eb pari, Ministri i Mbrojtjjes nuk \u00ebsht\u00eb inspektor tatimesh. S\u00eb dyti, me kompanin\u00eb apo drejtues t\u00eb saj nuk kam pasur asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, t\u00eb asnj\u00eb lloj.<\/p>\n<p>2- Kompania nuk kishte leje mjedisi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuzohem si Minist\u00ebr Mbrojtje. Nuk kam q\u00ebn\u00eb as Minist\u00ebr Mjedisi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe as inspektor mjedisi.<\/p>\n<p>3- Komapnia nuk ka pasur sipas ligjit t\u00eb standartizimit leje konformiteti kur keni shkruar k\u00ebt\u00eb akiz\u00eb, jam i sigurt\u00eb se as ju vet\u00eb nuk e dini se \u00e7far\u00eb keni shkruar. Ligji p\u00ebr lejen e konformitetit \u00ebsht\u00eb shfuqizuar n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>4- M\u00eb akuzoni se n\u00eb vitin 2007 kam shkelur Marr\u00ebveshjen e Stabilizim Asociimit. \u00c7far\u00eb paaft\u00ebsie! Sa qesharake! Sa joprofesionale! Marr\u00ebveshja q\u00eb ju citoni ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2009, m\u00eb shum\u00eb se 1 vit pas ngjarjes s\u00eb G\u00ebrdecit apo m\u00eb shum\u00eb se 2 vjet para nisjes s\u00eb procedurave.<\/p>\n<p>5-M\u00eb akuzoni p\u00ebrmes ekspert\u00ebve tuaj se Ministri ka zgjedhur kompanin\u00eb SAC. Ju nuk doni as t\u00eb lexoni ligjin e prokurimeve, as praktikat e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes bazuar n\u00eb ligj dhe VKM. Ka nj\u00eb praktik\u00eb 16 mujore filluar mes MEICO-Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcabe t\u00eb Armatosura- Struktura t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e teknologjis\u00eb dhe interesin ekonomik. Ministri ka respektuar vet\u00ebm mendimin e eskpert\u00ebve ushtarak\u00eb dhe civil\u00eb.<\/p>\n<p>6- P\u00ebr 17 vjet, pa pushuar, n\u00eb \u00e7do fushat\u00eb, m\u00eb akuzat se isha un\u00eb q\u00eb zgjodha G\u00ebrdecin. U provua k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, me d\u00ebshmi, fakte dhe dokumenta, q\u00eb kjo ishte e pav\u00ebrtet\u00eb dhe po n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, si pa t\u00eb keq, u deklarua q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja kush zgjodhi G\u00ebrdecin, a ishte ai i p\u00ebrshtatsh\u00ebm apo kush vuri shkrepsen, por pse ministri nuk p\u00ebrcaktoi, nuk kontrolloi rregullat ushtarake t\u00eb demontimit.<\/p>\n<p>Tani, thoni se nuk \u00ebsht\u00eb problemi tek G\u00ebrdeci, por tek licensimi i depove t\u00eb municionit.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj logjike, Ministri i Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb vart\u00ebs i Shefit t\u00eb Shtabit.<\/p>\n<p>Po n\u00ebse k\u00ebto do t\u2019i b\u00ebnte Ministri, pse duhen Kushtetuta, Ligjet, Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Urdhri i Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Urdhri i Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb Pergjithsh\u00ebm, Komandat, direktivat, strategjit\u00eb, manualet, rregulloret? Pse duhet t\u00eb ket\u00eb staf civil dhe ushtarak, kur na mjaftok\u00ebrka vet\u00ebm Ministri?!<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb raport, si Minist\u00ebr i Mbrojtjes nuk kam marr\u00eb asnj\u00eb informacion se n\u00eb G\u00ebrdec nuk kishte rregulla. Sipas deklarimit t\u00eb Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb Pergjithsh\u00ebm funksiononte si \u00e7akmak dhe ishte si farmaci.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 15 dit\u00eb p\u00ebrpara shp\u00ebrthimit, n\u00eb mbledhjen e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, u tha se \u201cpo t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr furr\u00ebn e Mjek\u00ebsit (Projekti NATOS) kemi 100 her\u00eb m\u00eb mir\u00eb linj\u00ebn e demontimit n\u00eb G\u00ebrdec.\u201d<\/p>\n<p>E nderuar zonja gjyqtare!<\/p>\n<p>Un\u00eb kam q\u00ebn\u00eb Minist\u00ebr Mbrojtje dhe jam krenar p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Kur m\u00eb b\u00ebn\u00eb Minist\u00ebr, nuk m\u00eb pyet\u00ebn n\u00ebse kisha njohuri mbi kalibrat, manualet, rregulloret ushtarake apo demontimin. Vet\u00ebm zbor kam b\u00ebr\u00eb se e k\u00ebrkonte Partia n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Kaq \u00ebsht\u00eb shkolla ime ushtarake.<\/p>\n<p>Nuk di dhe kam bindjen se nuk ka ndonj\u00eb nga Ministrat e Mbrojtjes, para dhe pas meje, k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri apo dhe n\u00eb vendet e NATO-s, q\u00eb t\u2019i ken\u00eb k\u00ebto njohuri apo t\u00eb ngarkohen me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Dy seanca m\u00eb par\u00eb, ju lexova ligjin \u201cP\u00ebr pushtet dhe autoritet n\u00eb Forcat e Armatosura\u201d, i cili ka p\u00ebrcaktuar se pse Ministri \u00ebsht\u00eb civil dhe cilat jan\u00eb detyrat e Ministrit dhe Forcave t\u00eb Armatosura.<\/p>\n<p>Ju lexova dhe Manualin Logjistik, i cili ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar se kush e b\u00ebn licensimin dhe magazinimin e municioneve, distancat apo p\u00ebrcaktimin e kalibrave.<\/p>\n<p>Ma gjeni se ku thuhet, se un\u00eb si Minist\u00ebr duhet t\u00eb b\u00ebj licensimin dhe si duhet ta b\u00ebj at\u00eb! Pyesni Ministrin e sot\u00ebm, dhe gjith\u00eb Ministrat para dhe pas meje, a kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb licensim depo municioni, magazinim apo licensim demontimi? P\u00ebrgjigja do t\u00eb jet\u00eb Jo! Sepse kjo nuk ka qen\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e Ministrit t\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>7- M\u00eb akuzoni se kam rritur kalibrat.<\/p>\n<p>A dini ndonj\u00eb nga ju se cilat jan\u00eb kalibrat dhe si klasifikohen ata? Tek cili akt juridik,l igj apo VKM, jan\u00eb p\u00ebrcaktuar cilat jan\u00eb kalibra t\u00eb m\u00ebdhenj apo t\u00eb vegj\u00ebl?<\/p>\n<p>Si dhe ku thuhet se Ministri i Mbrojtjes duhet t\u00eb dij\u00eb si ndahen kalibrat dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb dij\u00eb dhe kund\u00ebrshtoj\u00eb vendimin e Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe ushtarak\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb kan\u00eb mbaruar shkoll\u00ebn ushtarake, jan\u00eb profesionist\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs ekskluziv t\u00eb fush\u00ebs ushtarake dhe kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kushtetuese dhe ligjore, jan\u00eb pik\u00ebrisht ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgatitur plane, rregullore e urdhra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb detyrave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pse nuk analizoni p\u00ebr nj\u00eb moment se p\u00ebrse Ministri \u00ebsht\u00eb civil, por dhe p\u00ebrse detyra e ushtarakut nuk pajtohet me asnj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr shtet\u00ebrore, pa u liruar m\u00eb par\u00eb si ushtarak? Sepse Ministri \u00ebsht\u00eb civil dhe ushtaraku, ushtarak.<\/p>\n<p>Pse Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar i Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit? Sepse ai ka ekspertiz\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ushtarake, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur politikat e shtetit. Por ka edhe nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr. N\u00ebse ministri lajthit apo vepron kund\u00ebr ligjit, ai nuk e zbaton urdhrin dhe i k\u00ebrkon Presidentit dhe Kryeministrit t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, pse Komandant\u00ebt e Forcave jan\u00eb k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb Ministrit bashk\u00eb me Shefin e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm? Sepse n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ushtarake operacionale dhe zbatuese, p\u00ebrq\u00ebndrimi i autoritetit n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, i pabalancuar, ka nj\u00eb rrezik p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>8- N\u00eb seanc\u00ebn e fundit, Prokurori ka th\u00ebn\u00eb se Ministri ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi se ka urdh\u00ebruar q\u00eb transportin ta b\u00ebjn\u00eb Forcat e Armatosura dhe se duhet t\u00eb shkruante se kush do ta paguante trasnsportin, duke iu referuar urdhrave t\u00eb shkruar nga Ministrat e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Ministri, financier i MEICO-s apo i Komand\u00ebs Mb\u00ebshtet\u00ebse? N\u00ebse ka pasur urdhra t\u00eb Ministrave t\u00eb tjer\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb Prokuroria, ato kan\u00eb p\u00ebrcaktuar si b\u00ebhet transporti, si paguhet dhe kush jan\u00eb t\u00eb detyruar p\u00ebr zbatim, gj\u00eb e cila shkruhet n\u00eb fund t\u00eb urdhrit t\u00eb Ministrit.<\/p>\n<p>Nuk di ndonj\u00eb urdh\u00ebr Ministri, t\u00eb shkruaj\u00eb q\u00eb ky urdh\u00ebr hyn n\u00eb fuqi dhe p\u00ebrgjigjet p\u00ebr zbatim Ministri, apo Ministri q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb pas. Por n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do urdh\u00ebr Ministri p\u00ebr demontimin dhe transportin, vendoset: p\u00ebrgjigjen p\u00ebr zbatim Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Drejtoria Logjistike, Komandat, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe MEICO. <\/p>\n<p>Kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb kam urdh\u00ebruar q\u00eb transporti t\u00eb b\u00ebhet nga Forcat e Armatosura (KML), me grafik dhe sipas sasive q\u00eb demontohen \u00e7do dit\u00eb, sepse transporti i municioneve \u00ebsht\u00eb operacion ushtarak dhe si i till\u00eb, i ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligjin p\u00ebr FA.<\/p>\n<p>E ka k\u00ebrkuar Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura q\u00eb n\u00eb memon e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e SAC, n\u00eb daten 28 dhjetor 2007.<\/p>\n<p>Praktika e urdh\u00ebrave t\u00eb Ministrave p\u00ebr kalim municoni MEICO-s, apo p\u00ebr demontim me uzinat, kompanit\u00eb private dhe kompanin\u00eb EOD, t\u00eb cilat i kam k\u00ebtu dhe po k\u00ebshtu kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb \u00e7do urdh\u00ebr Ministri.<\/p>\n<p>K\u00ebtu keni gjith\u00eb Urdhrat e Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, rreth 39 t\u00eb till\u00eb, t\u00eb dal\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ligjit dhe VKM-ve, q\u00eb nga viti 2000, nga Ismail Lleshi, Luan Rama, Pandeli Majko, Gazmend Oketa, Arben Imami, dhe ka pasur m\u00eb shum\u00eb se 40 t\u00eb tjer\u00eb nga Imami dhe Kodheli.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto urdhra t\u00eb Ministrave t\u00eb Mbrojtjes urdh\u00ebrojn\u00eb se transporti t\u00eb b\u00ebhet nga KML (4001) dhe asgj\u00ebkundi nuk gjeni asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb shkruar se kush paguan transportin e municioneve q\u00eb i jepen MEICOs.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb rreth 46 urdh\u00ebra t\u00eb Shefave t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm , n\u00eb zbatim t\u00eb urdhrave t\u00eb Ministrave, t\u00eb cil\u00ebt, po ashtu, urdh\u00ebrojn\u00eb KML apo komandat ushtarake t\u00eb b\u00ebjn\u00eb transportin e municioneve.<\/p>\n<p>A e kishte kaq v\u00ebshtir\u00eb Prokuroria t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb krahasim??<\/p>\n<p>Thoni se nuk kam vendosur se kush paguan transportin.<\/p>\n<p>Ka Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Ligje si Kodi Rrugor, Ligji i Forcave t\u00eb Armatosura mbi 4 VKM dhe Urdhra, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrcaktuar se transporti i municioneve si mallra t\u00eb rrezikshme, b\u00ebhet nga Forcat e Armatosura.<\/p>\n<p>Ka VKM dhe urdhra t\u00eb Ministrave t\u00eb Mbrojtjes dhe Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb tregojn\u00eb se sa jan\u00eb tarifat e transportit, llojet e mjeteve, kualifikimi i shofer\u00ebve, dokumentat dhe autorizimet p\u00ebrkat\u00ebse, si dhe kush paguan.<\/p>\n<p>Ka kontrolle t\u00eb Auditit t\u00eb Brendsh\u00ebm apo KLSH, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb gjetur asnj\u00eb shkelje, por kan\u00eb detyruar se si b\u00ebhet qarkullimi i mallrave brenda sistemit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, bazuar n\u00eb VKM 45\/1994.<\/p>\n<p>A ka q\u00ebn\u00eb MEICO pjes\u00eb e sistemit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes?<\/p>\n<p>MEICO (Military Import Export Company) me anglishten time do t\u00eb thot\u00eb Kompania Ushtarake e Import Eksporteve dhe k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb VKM nr 366\/1991.<\/p>\n<p>Pra MEICO, jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes sipas VKM 366\/1991, por \u00ebsht\u00eb dhe e vetmja nd\u00ebrmarrje q\u00eb ka shteti shqiptar, q\u00eb merret me shitjen dhe blerjen e municioneve, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00eb TOP e FA, figuron me num\u00ebr reparti 6020.<\/p>\n<p>M\u00eb gjeni nj\u00eb urdh\u00ebr Ministri n\u00eb \u00e7do ministri, t\u00eb \u00e7do Ministri, i cili, n\u00eb urdhrat e tij, t\u2019i referohet urdhrit t\u00eb Ministrit paraardh\u00ebs. Absolutisht nuk ka, sepse n\u00eb urdhrat e tij, Ministri i referohet akteve m\u00eb t\u00eb larta ligjore, si Kushtetuta, Ligji, VKM dhe urdhrat e Kryeministrit.<\/p>\n<p>9- Mbi 30 milion euro harxhoi shteti, nuk fitoi por harxhoi pas G\u00ebrdecit, p\u00ebr demontimin e mbi 80 mij\u00eb ton municioneve.  A e dini se kush i ka transportuar k\u00ebto municione? Pik\u00ebrisht Forcat e Armatosura! Dhe po ato kan\u00eb paguar, ka paguar po shteti, Forcat e Armatosura. Edhe n\u00ebse do t\u00eb paguante MEICO, p\u00ebrs\u00ebri para t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit ishin.<\/p>\n<p>N\u00ebse prokuroria n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk donte apo nuk i dinte k\u00ebto fakte, SPAK p\u00ebr dy vjet mund t`i hetonte, por duke e ditur shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb parashkruar, e dor\u00ebzoi at\u00eb akuz\u00eb t\u00eb paprekur, pa vler\u00ebsuar asnj\u00eb fakt apo shqyrtimet gjyq\u00ebsore p\u00ebr G\u00ebrdecin, ku jan\u00eb d\u00ebnuar 22 veta dhe asnj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Ministrin, transportin apo urdhrit q\u00eb i referohet Prokuroria.<\/p>\n<p>E nderuar gjyqtare!<\/p>\n<p>P\u00ebrpara disa koh\u00ebsh n\u00eb BBC, Ministri Britanik i Mbrojtjes Grant Shapps, u pyet se a duhet t\u00eb kishte njohuri ushtarake, se n\u00ebse e dinte sesa grada jan\u00eb n\u00eb Ushtrin\u00eb Britanike, duke filluar nga grada m\u00eb e lart\u00eb Field Marshall dhe ai u p\u00ebrgjigj q\u00eb nuk e di, sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e Ministrit, se ai ishte politik dhe jo ushtarak, edhe pse nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb atyre gradave, me p\u00ebrjashtim t\u00eb gjeneral\u00ebve, i jepte ai.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb akoma Minist\u00ebr, nuk e shkarkuan se nuk e dinte, se nuk ishte detyr\u00eb e tij, nuk e mor\u00ebn n\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre se nuk ishte detyr\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Gjeneral\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb NATO-s, si dhe Ministra t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb SHBA, Gjermanis\u00eb, Britanis\u00eb dhe Italis\u00eb, q\u00eb na ndihmuan t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb NATO dhe na antar\u00ebsuan n\u00eb NATO, pranuan t\u00eb d\u00ebshmonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq n\u00eb favor t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Un\u00eb u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebs sime, por, deri tani, ju nuk keni pranuar t\u2019i pyesni si d\u00ebshmitar\u00eb me pretendimin se jan\u00eb t\u00eb huaj dhe jo t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. E mbajt\u00ebt k\u00ebt\u00eb qendrim, edhe pse jua shpjeguam r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ata dhe kushdo ushtarak apo civil q\u00eb ka minimumin e ides\u00eb p\u00ebr rolin e Ministrit t\u00eb Mbrojtjes dhe FA, deklarojn\u00eb se k\u00ebto akuza jan\u00eb absurde dhe nuk mund t\u00eb ndodhin n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb NATO-s, por ja q\u00eb ndodhin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse ju nuk do t\u2019i pranoni k\u00ebto d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, un\u00eb do t\u2019ii b\u00ebj publike q\u00ebndrimet dhe deklarimet e tyre.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb demokraci, vend an\u00ebtar i NATO-s, nuk do t\u2019i pranonte k\u00ebto akuza, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ngjashme me shtetet e Juntave ushtarake.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb Juntat ushtarake, civil\u00ebt, jan\u00eb n\u00ebn kontrollin dhe urdhrat e ushtarak\u00ebve, nj\u00ebsoj si\u00e7 k\u00ebrkohet k\u00ebtu.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, t\u00eb dyja pal\u00ebt, Prokuroria dhe i akuzuari, duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejtat dhe trajtim t\u00eb barabart\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb cilat jan\u00eb detyrim dhe duhet t\u00eb respektohen nga Gjykata.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm nuk jam pyetur p\u00ebr 17 vjet, por as nuk m\u00eb keni komunikuar asnj\u00eb akt ekspertimi, nuk m\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebj vler\u00ebsimet e mia mbi aktet dhe ekspert\u00ebt paraprakisht, si\u00e7 thot\u00eb ligji, vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Gjykat\u00ebs Europiane. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb nj\u00eb proces jo juridik, por politik.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam ardhur n\u00eb respekt t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb ligjor dhe jo p\u00ebr gjyqet politike fam\u00ebkeqe t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkuar, ku vendos \u201cpartia\u201d dhe jo ligji.<\/p>\n<p>Prandaj, ju k\u00ebrkoj e nderuar Gjyqtare, duke fal\u00ebnderuar gazetar\u00ebt, q\u00eb ky gjyq t\u00eb b\u00ebhet live, n\u00eb prani t\u00eb kamerave t\u00eb televizioneve.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb e fundit e imja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar pakund\u00ebrshtueshm\u00ebrin\u00eb e transparenc\u00ebs, q\u00eb un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb p\u00ebrcjell n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces politik joligjor, por edhe rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb shmangur subjektivizmin e q\u00ebllimsh\u00ebm dhe mos respektimin e ligjit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, i k\u00ebrkoj avokat\u00ebve t\u00eb mi, duke filluar q\u00eb nga seanca e ardhshme, t\u00eb kontestojn\u00eb me akt t\u00eb shkruar, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, \u00e7do shkelje ligjore dhe nj\u00ebanshm\u00ebri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur deklarata e plot\u00eb e ish-ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Fatmir Mediu n\u00eb seanc\u00ebn e sotme gjyq\u00ebsore p\u00ebr dosjen G\u00ebrdeci, teksa u shpreh se prej 17 vitesh po persekutohet se \u201cgjoja un\u00eb isha krimineli q\u00eb shp\u00ebrtheu G\u00ebrdecin\u201d. Ish-ministri u shpreh para togave t\u00eb zeza mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale p\u00ebr tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit, duke theksuar se u fsheh, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":398572,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-405145","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405145","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=405145"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405145\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":405146,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405145\/revisions\/405146"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/398572"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=405145"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=405145"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=405145"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}