{"id":405999,"date":"2024-06-13T09:05:56","date_gmt":"2024-06-13T07:05:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=405999"},"modified":"2024-06-13T09:14:48","modified_gmt":"2024-06-13T07:14:48","slug":"rudina-hajdari-kunder-berishes-ne-krye-te-pd-se-koha-te-largohet-e-ka-permbushur-misionin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rudina-hajdari-kunder-berishes-ne-krye-te-pd-se-koha-te-largohet-e-ka-permbushur-misionin-e-tij\/","title":{"rendered":"Rudina Hajdari kund\u00ebr Berish\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb: Koha t\u00eb largohet, e ka p\u00ebrmbushur misionin e tij &#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Pas marrjes s\u00eb vul\u00ebs, Partia Demokratike ka nj\u00eb tjet\u00ebr betej\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe at\u00eb t\u00eb hapjes s\u00eb gar\u00ebs s\u00eb ndershme n\u00eb parti dhe rikthimin e figurave dhe nj\u00eb lidership t\u00eb ri. K\u00ebshtu u shpreh Rudina Hajdari n\u00eb studion e Ditarit me Bruna \u00c7fligun n\u00eb A2 CNN, nj\u00eb dit\u00eb pasi gjykata e Apelit vendosi t\u2019ia kaloj\u00eb vul\u00ebn e PD-s\u00eb Sali Berish\u00ebs. Duke i njohur meritat liderit historik t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr fitoren e k\u00ebsaj beteje, Hajdari thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb ai t\u00eb largohet dhe kjo parti t\u00eb reformohet p\u00ebr t\u00eb synuar zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cMe fitimin e k\u00ebsaj beteje PD ka nj\u00eb betej\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidership t\u00eb ri t\u00eb PD. Nj\u00eb hapje t\u00eb re t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb PD rikthim t\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve dhe rikthim t\u00eb figurave t\u00eb reja. Un\u00eb mendoj q\u00eb zoti Berisha fitoi nj\u00eb betej\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe me rikthimin e vul\u00ebs s\u00eb PD, ishte dhe beteja e tij dhe shum\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb treguan p\u00ebrkrahje p\u00ebr Rithemelimin, por ajo q\u00eb pengon zoti Berisha jan\u00eb dy gj\u00ebra; e para q\u00eb ka kryer ciklin e tij. Ai do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi shpirt\u00ebror i PD, por PD si\u00e7 ka nj\u00eb t\u00eb shkuar ka dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme dhe duke qen\u00eb se e ardhmja e PD duhet t\u00eb jet\u00eb moderne dhe me figura t\u00eb reja gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb reformimit t\u00eb PD. Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb ringrejm\u00eb at\u00eb PD q\u00eb t\u00eb thith\u00eb at\u00eb elektoratin gri. Synimi duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb fitojm\u00eb zgjedhjet e ardhshme\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin ajo thot\u00eb se nuk e shikon k\u00ebt\u00eb frym\u00eb n\u00eb PD, por apelon q\u00eb kjo forc\u00eb politike t\u00eb shoh\u00eb drejt 30 viteve t\u00eb ardhshme. Ajo i b\u00ebn thirrje Berish\u00ebs q\u00eb t\u00eb hap\u00eb gar\u00ebn reale n\u00eb PD p\u00ebr lidershipin e ri, pa njer\u00ebz t\u00eb deleguar prej tij, pasi kjo, thekson Hajdari, do t\u00eb ishte vdekje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk e shoh k\u00ebt\u00eb frym\u00eb hapje n\u00eb PD p\u00ebr momentin dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb duhet prekur e diskutuar dhe Berisha me vizionin e men\u00e7urin\u00eb e tij duhet t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb e ka p\u00ebrmbushur misionin e tij, ia ka \u00e7uar nderin n\u00eb vend PD-s\u00eb, duke i rikthyer vul\u00ebn e simbolin PD. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb PD t\u00eb shoh\u00eb drejt t\u00eb ardhmes, p\u00ebr 30 vitet e ardhshme, por dhe 9 muajt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe ai duhet t\u00eb shpalos\u00eb vizionin dhe misionin e tij p\u00ebr lidershipin e ri. Duhet  t\u00eb mbledh\u00eb kongresin e PD, t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, t\u00eb promovoj\u00eb gar\u00ebn reale n\u00eb PD. Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb gar\u00eb t\u00eb manipulueshme. N\u00ebse do t\u00eb kemi njer\u00ebz t\u00eb deleguar nga Berisha n\u00eb krye t\u00eb PD kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vdekje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr PD. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 p\u00ebr PD dhe do e forcojm\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb konkurruese n\u00eb zgjedhjet e ardhshme\u201d.<\/p>\n<p>Shpalljen non grata nga SHBA, Hadari e konsideron nj\u00eb problem personal t\u00eb Sali Berish\u00ebs, t\u00eb cilin duhet ta zgjidh\u00eb p\u00ebrmes gjykatave. Nd\u00ebrsa d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh PD-s\u00eb sipas saj ia ka b\u00ebr\u00eb Lulzim Basha.<\/p>\n<p>\u201cBerisha ka nj\u00eb problem personal q\u00eb lidhet me SHBA, dhe ai duhet ta zgjidh\u00eb p\u00ebrmes gjykatave, avokat\u00ebve dhe padyshim si kryetar i PD ai ndikon n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona dhe n\u00eb qasjen e PD n\u00eb publik. E b\u00ebn m\u00eb pak t\u00eb besuesh\u00ebm lidershipin. Berisha ka rolin e tij n\u00eb PD, \u00e7do dit\u00eb ka njer\u00ebz q\u00eb e konsiderojn\u00eb si udh\u00ebheq\u00ebs shpirt\u00ebror. Duhet t\u00eb p\u00ebrballet vet\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb isha n\u00eb vendin e tij nuk do ta lejoja t\u00eb ndikonte n\u00eb PD, shpeshher\u00eb ka ndikuar. Berisha duhet ta zgjidh\u00eb me SHBA dhe kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale e Berish\u00ebs. Ajo q\u00eb d\u00ebmtoi m\u00eb shum\u00eb PD-n\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizja e Bash\u00ebs q\u00eb cop\u00ebzoi partin\u00eb. Zotit Basha nuk i takonte n\u00eb at\u00eb form\u00eb,  ishte thik\u00eb pas shpine\u201d.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00ebse i beson drejt\u00ebsis\u00eb, Hajdari tha se nuk duhet hedhur balt\u00eb mbi k\u00ebto institucione, nd\u00ebrsa theksoi se dit\u00ebt kur politika ndikonte mbi gjyq\u00ebsorin kan\u00eb ikur.<\/p>\n<p>\u201cNuk duhet hedhur balt\u00eb mbi gjykat\u00ebn kur nuk je dakord dhe kur je dakord ta mb\u00ebshtet\u00ebsh. Dhe gjykatat jan\u00eb t\u00eb ndara ka njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje nga m\u00ebnyra si jan\u00eb promovuar. Ne jemi duke mbyllur ciklin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Un\u00eb e mb\u00ebshtes si institucion SPAK-un, padyshim q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb perfekt, por duhet ta l\u00ebm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe ne si politikan\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb q\u00eb mos ndikojm\u00eb n\u00eb gjykim apo t\u00eb hedhim balt\u00eb mbi drejt\u00ebsin\u00eb. Do ket\u00eb ndikim, por dit\u00ebt e gjykatave t\u00eb at\u00ebhershme kan\u00eb ikur dh politika nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb aq ndikuese\u201d.<\/p>\n<p>Dhe mesazhi i fundit q\u00eb Hajdari ka p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb: \u201cSot \u00ebsht\u00eb momenti t\u00eb kthehemi n\u00eb gjirin e partis\u00eb, por zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht denoncimi i akteve q\u00eb b\u00ebn qeveria korrupsioni \u00ebsht\u00eb kancer, por opozita duhet t\u00eb fokusohet tek idet\u00eb e reja, sesi do t\u00eb ishte Shqip\u00ebria n\u00ebse PD do ishte forc\u00eb qeveris\u00ebse\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas marrjes s\u00eb vul\u00ebs, Partia Demokratike ka nj\u00eb tjet\u00ebr betej\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe at\u00eb t\u00eb hapjes s\u00eb gar\u00ebs s\u00eb ndershme n\u00eb parti dhe rikthimin e figurave dhe nj\u00eb lidership t\u00eb ri. K\u00ebshtu u shpreh Rudina Hajdari n\u00eb studion e Ditarit me Bruna \u00c7fligun n\u00eb A2 CNN, nj\u00eb dit\u00eb pasi gjykata e Apelit vendosi t\u2019ia kaloj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":323089,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-405999","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=405999"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405999\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":406002,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405999\/revisions\/406002"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/323089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=405999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=405999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=405999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}