{"id":406004,"date":"2024-06-13T10:12:55","date_gmt":"2024-06-13T08:12:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=406004"},"modified":"2024-06-13T10:12:55","modified_gmt":"2024-06-13T08:12:55","slug":"kronike-nga-kafeneja-e-parlamentit-analiza-satirike-e-agron-gjekmarkajt-nasipi-me-uroi-per-vulen-i-thashe-ta-shperblefsha-njesoj-petrua-se-humbi-rastin-te-sillej-si-nje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kronike-nga-kafeneja-e-parlamentit-analiza-satirike-e-agron-gjekmarkajt-nasipi-me-uroi-per-vulen-i-thashe-ta-shperblefsha-njesoj-petrua-se-humbi-rastin-te-sillej-si-nje\/","title":{"rendered":"\u201cKronik\u00eb nga kafeneja e Parlamentit\u201d\/ Analiza satirike e Agron Gjekmarkajt: Nasipi m\u00eb uroi p\u00ebr vul\u00ebn. I thash\u00eb ta shp\u00ebrblefsha nj\u00ebsoj. Petrua s\u2019e humbi rastin t\u00eb sillej si nj\u00eb debatikas i v\u00ebrtet\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>Salianji sot i shikonte deputet\u00ebt me k\u00ebrsh\u00ebri studimore. I ulur n\u00eb qoshe t\u00eb kafenes\u00eb , i th\u00ebrriste nj\u00eb nga nj\u00eb sidomos ata q\u00eb shfaqeshin t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb patrazuar. Ajo bunac\u00eb e pezmatonte, dallg\u00ebt i b\u00ebnin derman.<\/p>\n<p>Secilit i ofronte shqet\u00ebsimin q\u00eb i mungonte. Pas bisedave m\u00eb t\u00eb ai q\u00eb vinte i g\u00ebzuar kthehej i murretyer, paqart\u00ebsia i shnd\u00ebrrohej ne hall, mendimi ne faj, rehatia ne vuajtje, dyshimi n\u00eb bashk\u00ebudh\u00ebtar, siguria behej hi e pluhur, i af\u00ebrti dukej i larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjithesa e b\u00ebnte duke l\u00ebshuar hukama gazi e k\u00ebnaq\u00ebsie. Atij q\u00eb k\u00ebrkonte faljen e k\u00ebshillonte q\u00eb hakmarrja \u00ebsht\u00eb udha, kujtdo q\u00eb lypte gjum\u00eb i jepte ila\u00e7e pagjum\u00ebsie, kush kishte etje e qeraste me kripe! Kush pyeste p\u00ebr receta dob\u00ebsimi e m\u00ebsonte qysh t\u00eb sh\u00ebndoshej. Dik\u00eb e vinte n\u00eb liste lart, nj\u00eb tjet\u00ebr e ulte posht\u00eb. Nja 20 nga t\u00eb Ps-s\u00eb u binden q\u00eb nuk do jen\u00eb pasi u dha arsyet pse madje ju gjeti dhe z\u00ebvend\u00ebsuesit q\u00eb t\u00eb ndiheshin mir\u00eb e t\u00eb motivuar n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Po \u00e7\u2019 b\u00ebn k\u00ebshtu o njeri i mir\u00eb e pyes! Eh more i uruar mu gjegj \u201cpolitika \u00ebsht\u00eb biznes konflikti\u201d dhe v\u00ebt v\u00ebt i dallashonte gj\u00ebrat qerrata dhe syt\u00eb i shk\u00eblqenin si nj\u00eb shknjalle a dreqage n\u00eb agim.<\/p>\n<p>Doktor Tritani n\u00eb intimitet me veten po gjerbte nj\u00eb kafe i g\u00ebzuar pas marrjes s\u00eb vul\u00ebs. Pat nj\u00eb ankth , mbase droj\u00eb e natyrshme gjirokastritesh se mos dikush i ulej aty. Do i duhej t\u00eb hiqte nj\u00eb kafe plus por askush nuk e bezdisi. N\u00eb fund pagoi ve\u00e7 nj\u00eb. Me nj\u00eb ndjen\u00eb leht\u00ebsie na p\u00ebrsh\u00ebndeti bujarisht.<\/p>\n<p>Bledion Nallbati dukej si nj\u00eb kalores q\u00eb i varej koka dhe k\u00ebmb\u00ebt nga boshll\u00ebku. Nj\u00eb p\u00ebshtjellim si dron i v\u00ebrtitej mbi aur\u00eb. Mungesa e Mamices prej tij ishte p\u00ebrjetuar si qefin. Kjo \u00ebsht\u00eb jet\u00eb nallane e viran\u00eb shfrynte si gjyryk. Asgj\u00eb nuk ja qetonte dalldin\u00eb. \u00c7do plag\u00eb do melhemin e vet. I thoja pi ndonj\u00eb gj\u00eb! Ai- nuk me pihet! Cimbis ndonj\u00eb gj\u00eb! Ai- nuk m\u00eb hahet. Shafran me duket Bota , i zi qielli dreq\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju bashk\u00eb r\u00ebnkonte.<\/p>\n<p>Gaz Bardhi Lideri n\u00eb perspektive po e shihte v\u00ebnger dhe tundte kok\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb \u201c vap\u00eb ka lojtur nga fiqiri, duhet thirrur Bernard Banushi shikimet e vengerta t\u00eb t\u00eb cilit b\u00ebjn\u00eb es\u00ebll edhe m\u00eb t\u00eb pirin\u201d<\/p>\n<p>Sip\u00ebr mbi koke na rrinte televizori prej t\u00eb cilit shquhej Ermua q\u00eb drejtonte me grusht t\u00eb hekurt si n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb klasash. Nj\u00eb g\u00ebzim i eg\u00ebr i rrinte mbi ball\u00eb si pu\u00e7\u00ebrr sa here i cungonte dikujt nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Nuk l\u00eb rast e uruara pa d\u00ebshmuar q\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb keq mund t\u00eb b\u00ebhet edhe me keq, se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb prishet sa hap e mbyll syt\u00eb, ndaj g\u00ebzohuni asaj q\u00eb kini.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs ishin t\u00eb pakt\u00eb. Mungesa e Kryezevendes Liderit Muli si pasoj\u00eb e nd\u00ebshkimit u kishte r\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve si e dehura n\u00eb stomak e krye. Ata mendonin ai kryq\u00ebzohet p\u00ebr kauz\u00ebn tone dhe ne rrime e kapardisemi si bimbasher k\u00ebtu dhe kjo nuk na ka hije. Por ai si nj\u00eb Hyqymet zemergj\u00ebr\u00eb kisht\u00eb th\u00ebn\u00eb sakrifica \u00ebsht\u00eb misioni im, rutina dhe p\u00ebrditshmja i juaji.<\/p>\n<p>Shefe Albana dhe Shef Oerdi dukeshin hijer\u00ebnde e solemn si koha n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjeke p\u00ebr t\u00eb shfaqur autoritet por edhe xhentiles\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtur nj\u00ebkohesisht. Mos prania fizike e Kryezevendes Liderit ne , mua t\u00eb parit, z\u00ebv\u00ebndes liderit e vegj\u00ebl na shtyn n\u00eb ngasje, n\u00eb kaplim vesi, n\u00eb yshtje dhe gar\u00eb t\u00eb dukuri. Nd\u00ebrsa e kund\u00ebrta na tregon jorganin p\u00ebr t\u00eb shtrire k\u00ebmb\u00ebt, tavanin ku ndalet koka dhe sensin racional t\u00eb hierarkis\u00eb.<\/p>\n<p>Deputetet zengjin\u00eb kishin marr\u00eb rrug\u00ebn e Gjermanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndeshjet ne fakiret mbeme k\u00ebtu si kukudher. Toni Gogu me ndenji r\u00ebnd\u00eb dhe mvrenjtej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ti dilnin rrudhat n\u00eb pah. Ai nuk e di q\u00eb Babua i ka z\u00ebt ata q\u00eb kan\u00eb rrudha shum\u00eb n\u00eb kok\u00eb sidomos. Suksesi q\u00ebndron tek mungesa e tyre dhe t\u00eb shtirurit sikur ato jan\u00eb. Bela edhe pse nuk e kishte Taon n\u00eb krah at\u00eb bah\u00e7evan qyfyresh dukej sikur po i shijonte shum\u00eb vetmia dhe boshatisja e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Me gjase po p\u00ebrgatitej shpirt\u00ebrisht p\u00ebr p\u00ebrqafimin e madh me xha Namikun n\u00eb darke n\u00eb 83 vjetorin e PPSH. Gjeneral Koll\u00e7aku foli por pas \u00e7do fjalie kishte dilem\u00ebn , \u201cpo pse nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb hesht?\u201d! Nasipi me uroi p\u00ebr vul\u00ebn. I thash\u00eb ta shp\u00ebrblefsha nj\u00ebsoj. Petrua nuk e humbi rastin t\u00eb sillej si nj\u00eb debatikas i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Ismet Beqiri me sy t\u00eb zgurdulluar \u00ebnd\u00ebrronte nj\u00eb hije mani n\u00eb Mallakaster tek degjonte kemboren e cjapit me nj\u00eb putir e nj\u00eb sy gjum\u00eb! Bujari i Lushnj\u00ebs hapte me goj\u00eb dhe i kendej nj\u00eb shalqi ta \u00e7ante vet\u00eb n\u00eb mes t\u00eb ares. Evis Kushi buzeqeshte n\u00eb kerkim t\u00eb nj\u00eb kauze. Olta \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e luntur n\u00eb fund sesa n\u00eb fillim t\u00eb dites.<\/p>\n<p>Majkos \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon i zvog\u00eblon sasin\u00eb e mendimeve. Dje gjindej pa to. Po Jorushi i Tabakeve mes unit dhe realitetit \u00e7far\u00eb zgjedh? Dikush tha Gaz Bardhin Gaz Bardhin ! Mua askush nuk me do vet\u00ebm Bora \u00e7oku me hedh ndonj\u00eb shikim t\u00eb dh\u00ebmshur meshir\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Salianji sot i shikonte deputet\u00ebt me k\u00ebrsh\u00ebri studimore. I ulur n\u00eb qoshe t\u00eb kafenes\u00eb , i th\u00ebrriste nj\u00eb nga nj\u00eb sidomos ata q\u00eb shfaqeshin t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb patrazuar. Ajo bunac\u00eb e pezmatonte, dallg\u00ebt i b\u00ebnin derman. Secilit i ofronte shqet\u00ebsimin q\u00eb i mungonte. Pas bisedave m\u00eb t\u00eb ai q\u00eb vinte i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-406004","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=406004"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406004\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":406005,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406004\/revisions\/406005"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=406004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=406004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=406004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}