{"id":406351,"date":"2024-06-24T14:39:41","date_gmt":"2024-06-24T12:39:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=406351"},"modified":"2024-06-24T14:39:41","modified_gmt":"2024-06-24T12:39:41","slug":"apeli-i-gjkko-ashperson-masen-ndaj-safet-gjicit-ja-sa-vite-burg-u-denua-ish-kryebashkiaku-i-kukesit-dhe-alma-kaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/apeli-i-gjkko-ashperson-masen-ndaj-safet-gjicit-ja-sa-vite-burg-u-denua-ish-kryebashkiaku-i-kukesit-dhe-alma-kaci\/","title":{"rendered":"Apeli i GJKKO ashp\u00ebrson mas\u00ebn ndaj Safet Gjicit, ja sa vite burg u d\u00ebnua ish-kryebashkiaku i Kuk\u00ebsit dhe Alma Ka\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit ka deklaruar fajtor ish-kryebashkiakun e Kuk\u00ebsit Safet Gjicin, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, dhe d\u00ebnimin e tij me 4 vjet dhe 6 muaj burgim. P\u00ebr shkak t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar, Gjici do t\u00eb vuaj\u00eb vet\u00ebm 3 vite burg.<\/p>\n<p>Gjithashtu Apeli i GJKKO ka deklaruar fajtore ka deklaruar dhe Alma Ka\u00e7in, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni aktiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, dhe d\u00ebnimin e saj me 1 vit dhe 6 muaj burgim. Po nga gjykimi i shkurtuar, do t\u00eb vuaj\u00eb 1 vit burg.<\/p>\n<p>Njoftimi i GJKKO:<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (an\u00ebtare) dhe Miliana Mu\u00e7a (an\u00ebtare),  m\u00eb dat\u00eb 24.06.2024, shpalli vendimin lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e regjistruar me nr. 33 akti, dat\u00eb 13.05.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar dhe ankimet e paraqitura nga ankuesit\/t\u00eb pandehurit S.Gj. dhe A.K., kund\u00ebr vendimit nr. 8, dat\u00eb 07.02.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, q\u00eb ka vendosur:<\/p>\n<p>\u201c1. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit S.Gj. p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb d\u00ebnimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.<\/p>\n<p>2. N\u00eb aplikim t\u00eb nenit 406 t\u00eb K.Pr.Penale uljen e d\u00ebnimit me 1\/3 duke u d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht i pandehuri S.Gj. me 2 (dy) vjet burgim.<\/p>\n<p>3. Vuajtja e d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb pandehurin S.Gj. fillon nga dita e ndalimit m\u00eb dat\u00eb 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr. 81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d, duhet t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>4. N\u00eb aplikim t\u00eb nenit 35 t\u00eb Kodit Penal, t\u00eb pandehurit S.Gj. i hiqet e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 5 (pes\u00eb) vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>5.Deklarimin fajtore t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs A.K., lidhur me kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cProstitucioni\u201d parashikuar nga neni 113 parg.2, i Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e saj n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite me 1 (nj\u00eb) vit e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>6.N\u00eb aplikim t\u00eb nenit 406 t\u00eb K.Pr.Penale uljen e d\u00ebnimit me 1\/3 duke e d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht t\u00eb pandehur\u00ebn A.K. me 1 (nj\u00eb) vit burgim.<\/p>\n<p>7.Vuajtja e d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb pandehur\u00ebn A.K. fillon nga dita e ndalimit m\u00eb dat\u00eb 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr. 81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d, duhet t\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr femra.<\/p>\n<p>8. Lidhur me provat materiale disponohet sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>9. Shpenzimet procedurale t\u00eb kryera gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimit dhe ato gjat\u00eb gjykimit ju ngarkohen solidarisht t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>10. Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi mund t\u00eb b\u00ebhet ankim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve nga e nes\u00ebrmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:<\/p>\n<p>1. Ndryshimin e Vendimit nr. 8, dat\u00eb 07.02.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>2. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Z. S.Gj. p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, dhe d\u00ebnimin e tij me 4 vjet dhe 6 muaj burgim.<\/p>\n<p>3. N\u00eb baz\u00eb dhe p\u00ebr zbatim t\u00eb nenit 406 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, d\u00ebnimi i caktuar ndaj Z. S.Gj. ulet me 1\/3 e tij, duke mbetur p\u00ebrfundimisht 3 vjet burgim.<\/p>\n<p>4. Deklarimin fajtore t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Znj. A.K. p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni aktiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, dhe d\u00ebnimin e saj me 1 vit dhe 6 muaj burgim.<\/p>\n<p>5. N\u00eb baz\u00eb dhe p\u00ebr zbatim t\u00eb nenit 406 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, d\u00ebnimi i caktuar ndaj Znj. A.K. ulet me 1\/3 e tij, duke mbetur p\u00ebrfundimisht 1 vit burgim.<\/p>\n<p>6.L\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb Vendimit nr. 8, dat\u00eb 07.02.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb disponimeve.<\/p>\n<p>7. Shpenzimet gjyq\u00ebsore t\u00eb gjykimit n\u00eb apel i ngarkohen solidarisht t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>8.Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi mundet t\u00eb ushtrohet rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb brenda 45 dit\u00ebve, duke nisur ky afat nga dita e nes\u00ebrme e njoftimit t\u00eb vendimit t\u00eb arsyetuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit ka deklaruar fajtor ish-kryebashkiakun e Kuk\u00ebsit Safet Gjicin, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, dhe d\u00ebnimin e tij me 4 vjet dhe 6 muaj burgim. P\u00ebr shkak t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar, Gjici [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":406352,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-406351","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=406351"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406351\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":406354,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406351\/revisions\/406354"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/406352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=406351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=406351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=406351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}