{"id":407425,"date":"2024-08-12T10:45:07","date_gmt":"2024-08-12T08:45:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=407425"},"modified":"2024-08-12T10:45:07","modified_gmt":"2024-08-12T08:45:07","slug":"a-ka-shperthim-te-virusit-ethet-e-nilit-epidemiologet-jane-rreth-3-mije-persona-te-infektuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/a-ka-shperthim-te-virusit-ethet-e-nilit-epidemiologet-jane-rreth-3-mije-persona-te-infektuar\/","title":{"rendered":"A ka shp\u00ebrthim t\u00eb virusit \u201cEthet e Nilit\u201d? Epidemiolog\u00ebt: Jan\u00eb rreth 3 mij\u00eb persona t\u00eb infektuar"},"content":{"rendered":"<p>Prej disa jav\u00ebsh, p\u00ebrve\u00e7 vendeve t\u00eb Europ\u00ebs dhe rajonit, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri po qarkullon virusi i \u201cEtheve t\u00eb Nilit Per\u00ebndimor\u201d.<\/p>\n<p>Sipas mjek\u00ebve virusi transmetohet te njeriu n\u00ebp\u00ebrmjet pickimit t\u00eb mushkonjave t\u00eb infektuara. Mushkonjat e marrin virusin nga gjaku i zogjve t\u00eb infektuar me k\u00ebt\u00eb virus. Zogjt\u00eb jan\u00eb dhe mbart\u00ebs t\u00eb virusit. Teksa nuk ndodh transmetimi i infeksionit mes njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga Instituti i Sh\u00ebndetit Publik, u raportua se n\u00eb 5 Gusht jan\u00eb sh\u00ebnuar 3 raste me humbje dhe jan\u00eb 17 t\u00eb infektuar. Nd\u00ebrsa dyshohet p\u00ebr 12 raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti, n\u00eb vend mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb infektuar rreth 3 mij\u00eb persona. Sipas tij virusi shfaq s\u00ebmundjet e r\u00ebnda t\u00eb meningjit dhe encefalit vet\u00ebm n\u00eb 1% t\u00eb rasteve t\u00eb prekur, nd\u00ebrsa shkalla e fatalitetit \u00ebsht\u00eb 0,1% p\u00ebr 1 mij\u00eb raste.<\/p>\n<p>Epidemiologu i njohur Alimehmeti shton se situata nuk \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese, p\u00ebrderisa nuk ndodh transmetimi i virusit nga njeriu te njeriu dhe n\u00eb 80% t\u00eb rasteve nuk shfaqin simptoma.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb 80% t\u00eb rasteve prekja \u00ebsht\u00eb pa simptoma. N\u00eb 20% t\u00eb rasteve shkakton temperatur\u00eb, dhimbje koke, t\u00eb vjella apo dob\u00ebsi muskulore. Nuk ka terapi specifike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb virusi. N\u00eb rast t\u00eb shfaqjes t\u00eb k\u00ebtyre simptomave, pacient\u00ebve iu rekomandohet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb p\u00ebrdorin medikamentet p\u00ebr uljen e temperatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb 1% t\u00eb rasteve mundet t\u00eb manifestohet me prekje t\u00eb sistemit nervor qendror, si encefaliti dhe meningjit. P\u00ebr k\u00ebto raste b\u00ebhet shtrimi n\u00eb spital. P\u00ebr pacientin menj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm hospitalizimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fatalitetit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rralla sa 0,1% n\u00eb 1,000 raste t\u00eb prekura nga infeksioni. Pra \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb 1 humbje jet\u00eb p\u00ebr 1,000 t\u00eb prekur. N\u00eb vend deri tani jan\u00eb raportuar 3 raste me humbje jete \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb numri i t\u00eb prekurve nga virusi arrin deri n\u00eb 3 mij\u00eb raste\u201d, pohon ai.<\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb n\u00eb bot\u00eb m\u00eb infeksion u izolua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Nilit Per\u00ebndimor n\u00eb Uganda n\u00eb vitin 1937, nga ku mori edhe emrin.<\/p>\n<p>Mjeku Alimehmeti thot\u00eb se rastet e prekura nga infeksioni si n\u00eb vendet e Europ\u00ebs edhe n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb qen\u00eb prezent\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit mb\u00ebshtetur edhe te t\u00eb dh\u00ebnat e raportuara nga ESDC (European Centre for Disease Prevention and Control).<\/p>\n<p>\u201cShp\u00ebrthimet epidemike te njer\u00ebzit nga infeksioni i \u201cEtheve t\u00eb Nilit\u201d kan\u00eb qen\u00eb prezent\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Sivjet ka rritje t\u00eb infektimeve rreth 35% m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe rajon krahasuar me vjet. Pse sivjet ka shtim t\u00eb rasteve? Nj\u00eb nd\u00ebr arsyet mund t\u00eb jet\u00eb se po b\u00ebhen m\u00eb shum\u00eb testime\u201d, pohon ai.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 qershori 2023, ESDC raportoi se n\u00eb vendet e Bashkimit Europian u sh\u00ebnuan 1,133 raste njer\u00ebzore t\u00eb prekura nga virusi i Nilit Per\u00ebndimor, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe 92 raste me vdekje.<\/p>\n<p>M\u00eb pas m\u00eb 6 dhjetor 2023, u raportuan 707 raste t\u00eb infeksionit Ethet e Nilit Per\u00ebndimor n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, si: n\u00eb Itali (336), Greqi (162, nga t\u00eb cilat 1 rast me vend t\u00eb panjohur infeksioni), Rumani (103 ), Franca (43), Hungaria (29), Spanja (17), Gjermania (6), Kroacia (6) dhe Qiproja (5).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb raportuar 67 vdekje n\u00eb Itali (29), Greqi (23), Rumani (12) dhe Spanj\u00eb (3). Vendet fqinje me BE-n\u00eb kan\u00eb raportuar 93 raste me prekje t\u00eb infeksionit ku 91 raste u sh\u00ebnuan n\u00eb Serbi dhe 2 n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. N\u00eb Serbi pati edhe 2 vdekje.<\/p>\n<p>N\u00eb 10 shkurt 2022 n\u00eb vendet e BE-s\u00eb u raportuan 164 raste me virusin e Nilit Per\u00ebndimor (West Nil Virus) nga 159 raste q\u00eb u shfaq\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb n\u00eb 2021. P\u00ebr 2021 pati 10 vdekje.<\/p>\n<p>A duhen t\u00eb kryhen testet laboratorike p\u00ebr virusin Ethet e Nilit? \u00c7far\u00eb thon\u00eb mjek\u00ebt<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se nuk terapi specifike p\u00ebr kurimin e virusit, as vaksin\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe p\u00ebr rastet e r\u00ebnda nevojitet hospitalizimi p\u00ebr mjekun epidemiolog Ilir Alimehmeti nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb kryejn\u00eb testime.<\/p>\n<p>\u201cKryerja e testimit nuk tregon asgj\u00eb p\u00ebr mua si mjek, pasi nuk ka nj\u00eb kur\u00eb specifike p\u00ebr virusin. N\u00eb 20% t\u00eb rasteve q\u00eb ky infeksion shfaq simptoma, si: dhimbje koke, t\u00eb vjella apo dob\u00ebsi muskulore, pacient\u00ebve iu rekomandohen t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebshilla dhe medikamente si n\u00eb rastet e viruseve t\u00eb tjera dhe t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohen n\u00eb sht\u00ebpi. Mbi t\u00eb gjitha virusi nuk transmetohet te njeriu k\u00ebshtu q\u00eb nuk ka vend p\u00ebr shqet\u00ebsim\u201d.<\/p>\n<p>Sakaq n\u00eb klinikat private n\u00eb vend ka nisur t\u00eb ofrohet kryerja e testimeve p\u00ebr analiz\u00ebn e antikorpeve. Mjeku Vasil Llajo nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe administratori i rrjetit t\u00eb laborator\u00ebve \u201cIntermedica\u201d tha se testet Laboratorike qe kryhen n\u00eb k\u00ebte\u00eb rast jan\u00eb antikorpet IgM dhe IgG.<\/p>\n<p>\u201cAntikorpet IgM shfaqen 8 dit\u00ebt e para pas prekjes nga virusi. B\u00ebhen n\u00eb gjak dhe n\u00eb likidin cerebrospinal ( p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt q\u00eb kan\u00eb prekje te sistemit nervor qendror).<\/p>\n<p>Analiza e antikorpeve IgM \u00ebsht\u00eb analiza e par\u00eb e cila kryhet t\u00eb pacient\u00ebt q\u00eb kan\u00eb shfaqur simptoma. Vlen t\u00eb theksohet se n\u00ebse pacienti nuk ka simptoma, nuk rekomandohet kryerja e k\u00ebtyre testeve.<\/p>\n<p>Prezenca pozitive e IgM ( IgM pozitiv) tregon se pacienti \u00ebsht\u00eb i prekur nga virusi. N\u00ebse prezenca e antikorpeve IgM del negative, kjo analiz\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet pas disa dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithashtu b\u00ebhet dhe IgG , nj\u00ebkoh\u00ebsisht me IgM . Kur t\u00eb dyja jan\u00eb pozitive tregon prekje t\u00eb tanishme t\u00eb organizmit nga ky virus. Prezenca vet\u00ebm e IgG ( IgG pozitiv) tregon nj\u00eb prekje m\u00eb t\u00eb hershme nga virusi, muaj ose vite me par\u00eb\u201d, pohon ai.<\/p>\n<p>Sipas tij periudha me e zakonshme e shfaqjes s\u00eb k\u00ebsaj patologjie lidhet me periudh\u00ebn e shum\u00ebzimit dhe shfaqjes s\u00eb mushkonjave dhe rekomandohet marrja e masave p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr tyre.\/MONITOR<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej disa jav\u00ebsh, p\u00ebrve\u00e7 vendeve t\u00eb Europ\u00ebs dhe rajonit, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri po qarkullon virusi i \u201cEtheve t\u00eb Nilit Per\u00ebndimor\u201d. Sipas mjek\u00ebve virusi transmetohet te njeriu n\u00ebp\u00ebrmjet pickimit t\u00eb mushkonjave t\u00eb infektuara. Mushkonjat e marrin virusin nga gjaku i zogjve t\u00eb infektuar me k\u00ebt\u00eb virus. Zogjt\u00eb jan\u00eb dhe mbart\u00ebs t\u00eb virusit. Teksa nuk ndodh transmetimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":407426,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-407425","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=407425"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407425\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":407428,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407425\/revisions\/407428"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/407426"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=407425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=407425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=407425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}