{"id":407446,"date":"2024-08-13T08:43:22","date_gmt":"2024-08-13T06:43:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=407446"},"modified":"2024-08-13T08:43:22","modified_gmt":"2024-08-13T06:43:22","slug":"analiza-agron-gjekmarkaj-nga-berisha-ne-arrest-te-shkarkimi-i-ministrave-dhe-zgjedhjet-ne-himare-copeza-nga-lehtesia-e-paperballueshme-e-nje-vere-banale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/analiza-agron-gjekmarkaj-nga-berisha-ne-arrest-te-shkarkimi-i-ministrave-dhe-zgjedhjet-ne-himare-copeza-nga-lehtesia-e-paperballueshme-e-nje-vere-banale\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Agron Gjekmarkaj: Nga Berisha n\u00eb arrest te shkarkimi i ministrave dhe zgjedhjet n\u00eb Himar\u00eb\u2026 Cop\u00ebza nga leht\u00ebsia e pap\u00ebrballueshme e nj\u00eb vere banale!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>Copeza nga lehtesia e paperballueshme e nj\u00eb vere banale!!<\/p>\n<p>1. Sali Berisha<br \/>\nLiderit t\u00eb Opozites Sali Berishes per her\u00eb t\u00eb tret\u00eb i shtyhet koha e hetimit por askush se heton pertej ndalimit t\u00eb paligjshem n\u00eb konflikt me Kushtetuten muaj m\u00eb par\u00eb fakt ky q\u00eb i jep statusin e t\u00eb burgosurit politik!<br \/>\nAta q\u00eb besojn\u00eb tek drejtesia dhe ata q\u00eb nuk besojn\u00eb n\u00eb t\u00eb do duhej t\u00eb reagonin bashkarisht kunder padrejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb paret per ti kthyer asaj dinjitetin, t\u00eb dytet p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend t\u00eb tyrin. T\u00eb dyja palet me gjas\u00eb e kan\u00eb eklipsuar at\u00eb n\u00eb paaft\u00ebsin\u00eb e reagimit shoqeror. Nj\u00eb opozit\u00eb e ndaluar \u00ebsht\u00eb ndales\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb perve\u00e7se per nj\u00eb qeveri e cila deshiron t\u00eb kaloj\u00eb pragun elektoral pa kundershtarin real perballe. Faktoret politik sot n\u00eb Shqiperi jan\u00eb Sali Berisha dhe Edi Rama. N\u00eb nj\u00eb ndeshje duhet t\u00eb luajn\u00eb te dy dhe jo nj\u00ebri ka topin e tjetri \u00ebsht\u00eb i lidhur n\u00eb port\u00eb! N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb hjeksi apo dorasi Edi Rama duhet t\u00eb therrase i pari q\u00eb kundershtari i tij t\u00eb lirohet dhe procesi ndaj tij t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb liri. Burgosja e Sali Berishes \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa loj\u00eb institucionesh, presion kombetar e nderkombetar mbi to, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7eshtje e ndergjegjes shoqerore! Nese shoqeria \u00ebsht\u00eb e interesuar per drejt\u00ebsi, standart\u00eb e garanci demokratike per secilin prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj dhe per veten n\u00eb teresi e zgjidh si \u00e7eshtje!<\/p>\n<p>2) Kongresi i PS<\/p>\n<p>Edi Rama hoqi disa ministra nuk dha asnj\u00eb shpjegim pse e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb akt, asnj\u00eb analiz\u00eb, asnj\u00eb arsye, si fiq t\u00eb that\u00eb i gjuajti tutje ! Nuk u skuq as nuk u zverdh. Askush se di pse e largoi Taulant Ballen, Meten, Peleshin! Per akuzat e Opozites apo stratagemat e veta t\u00eb pushtetit?!<br \/>\nMori tre fiq t\u00eb njom\u00eb i b\u00ebri ministra , nuk dha asnj\u00eb motiv pse e qysh, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, pse duhen ata. T\u00eb ikurit dhe t\u00eb ardhurit u pajtuan n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e tyre t\u00eb din\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet me ta. N\u00eb PS askush nuk guxoi t\u00eb pyes\u00eb pse! N\u00eb at\u00eb parti ka vdekur kurajo dhe kurioziteti, dyshimi dhe mendimi. Qeshin kur duhet qar\u00eb e qajn\u00eb kur duhet qeshur. Interesat dhe fryrja e barkut kan\u00eb vrar\u00eb \u00e7do idealizem dhe dashuri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb v\u00ebnd! Ato e shnderrojn\u00eb Liderin n\u00eb sundimtar.<\/p>\n<p>3)Arben Ahmetaj<\/p>\n<p>Personalisht nuk kam ndryshuar as mendim e as qendrim ndaj Arben Ahmetajt. Suksesi i tij bazohej n\u00eb servilizem! Arroganca e tij n\u00eb korrupsion! Ai gjat\u00eb ka q\u00ebn\u00eb nr 2 zevendesi i Edi Rames m\u00eb i r\u00ebndesishmi q\u00eb ka ngr\u00ebn\u00eb \u201cdardha pas shpine\u201d, sot i akuzuar nga drejt\u00ebsia jon\u00eb por edhe nj\u00eb akuzues ndaj vet\u00eb drejt\u00ebsise, shefit t\u00eb tij e ish koleg\u00ebve! Akuza t\u00eb tmerrshme t\u00eb cilat meritojn\u00eb t\u00eb konsiderohen nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dhe ti jepet qytetar\u00ebve shqiptar nj\u00eb shpjegim rracional e jo mohim politik p\u00ebr to!! Tipa t\u00eb till\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vertete n\u00eb rrezik se n\u00eb \u201clavdi\u201d!<\/p>\n<p>4) Zgjedhjet n\u00eb Himar\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb Himar\u00eb u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje n\u00eb nj\u00eb sfond kinse nacionalist. Mazhoranca solli nj\u00eb \u201cgrek\u201d nga Dropulli e tha se ky do shpetoj\u00eb shqiptaret nga Greqia. Nj\u00eb grek mjafton t\u00eb respektoj\u00eb Kushtetuten e Shqiperise e t\u00eb jet\u00eb n\u00ebnshtetas i saj dhe mund t\u00eb b\u00ebhet edhe President i Republikes!<br \/>\nOpozita vuri nj\u00eb \u201cshqiptar\u201d nga Dhermiu p\u00ebr t\u00eb cilin u tha q\u00eb ky do ju b\u00ebj\u00eb derman \u201cgrekeve\u201d nga shqiptaret!! Po nuk qe aspak thelbi ky. Folklori perdoret si \u00e7ati per strehen e maskarenjve q\u00eb duan toka e prona. Qeverise i duhej ajo Bashki dhe per k\u00ebte nuk lejoji mbi 6 mij\u00eb veta t\u00eb votojn\u00eb, shpernguli gjith\u00eb shtetin e partin\u00eb me ku\u00e7 e ma\u00e7 e anipse arrestoi Kryetarin fitues e \u201cmundi\u201d anen e fituesit me pothuaj 1500 vota! Nj\u00eb Zot e di se \u00e7\u2019ka b\u00ebr\u00eb kjo qeveri per Himaren gjate 15 muajve p\u00ebr t\u00eb thelluar diferencen !! Ajo \u00e7ka ndodhi n\u00eb Himar\u00eb n\u00ebse nuk ndalohet do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Pranver\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqiperin\u00eb! Manipulim, tjetersim, shtim listash, ndalim votuesish, presion nga bashkimi shtet parti, para si lubrifikant, kercenim nga \u00e7unat ku ajo nuk b\u00ebn pun\u00eb! Nese propagandistet e pushtetit e quajn\u00eb ket\u00eb problem vetem t\u00eb Opozites jan\u00eb n\u00eb punen e tyre por nese dikush tjeter q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kesaj frote e mendon kesisoj e ka gabim. Ky \u00ebsht\u00eb problem i Shqiperis\u00eb dhe i shqiptar\u00ebve. Gjithmon\u00eb do t\u00eb gjindet nj\u00eb \u201cspiromilo\u201d p\u00ebr ti vrar\u00eb zgjedhjet nese ne nuk vrasim \u201cspiromilon\u201d br\u00ebnda nesh!<\/p>\n<p>5) Zjarret!<\/p>\n<p>Shteti yn\u00eb dhe Kryeministri i shtetit flasin p\u00ebr satelit\u00eb n\u00eb H\u00ebn\u00eb t\u00eb cilet fluturojn\u00eb si presh! Zjarret b\u00ebjn\u00eb kudo kerdin\u00eb. N\u00eb Shengjin t\u00eb Lezhes arriten pikun. Indiferenca e pakujdesia vun\u00eb n\u00eb rrezik qytetin, jeten e pronen! Imazhi? \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb mbeti pas djegies-i nxir\u00eb!<br \/>\nZjarret vazhdojn\u00eb ! Barbar\u00ebt percelluan edhe Finiqin nj\u00eb nga qytetet kryesor\u00eb t\u00eb bot\u00ebs antike ilire! Zjarrfikesit nisen! Rruges u bien gomat, u prishet motori, nuk kan\u00eb uj\u00eb! Perfundojn\u00eb banoret ,ushtar\u00ebt e policet me fshesa shqope e dege pishe per t\u00eb luftuar me flaket! N\u00eb fund meshira e fqinjeve bie mbi ne si shi kunder djegies. Nese nuk do vidheshin kilometrat , inceneratoret, sterilizimet sa aeroplane kunder zjarrit do kishim pron\u00eb tonen? Boll ! Pensione e rroga m\u00eb t\u00eb larta ? Natyrisht m\u00eb shum\u00eb!<br \/>\nN\u00ebse nuk vidhet k\u00ebt\u00eb vit me t\u00eb nj\u00ebjtin ritem duhen bler\u00eb nja dy se Vera vjen prap\u00eb, zjarret po ashtu sidomos babezia e mafies s\u00eb ndertimeve do t\u00eb rritet per t\u00eb kapur token djerr!<\/p>\n<p>6) Rruga Milot -Balldre<br \/>\nAjo q\u00eb prej vitesh ndodh n\u00eb aksin Milot-Balldre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atentat i perditshem ndaj dinjitetit njerzor, ndaj banoreve, ndaj atyre \u201cheronjve\u201d q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb turizem n\u00eb veri! Me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra mund t\u00eb rrish n\u00eb ato 15 km. Trafik trafik trafik i pambarim. Koha ndalet, makina mxehet, durimi shtetrret, zemerimi e fyerja mbesin pa z\u00eb! Gj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb Dukati lidhet me Progonatin apo Qeparoi me Terba\u00e7in, Bregu me Vloren nga Tuneli i Llogaras\u00eb! Bukur kur ke edhe rruge panoramike per ta kqyryr kur je ngeshem qytetin edhe nga lart, ti b\u00ebsh lulishte e bah\u00e7e tek e fundit Edi Rama \u00ebsht\u00eb me origjine andej dhe po ja b\u00ebn nderet nahis\u00eb s\u00eb vet po ai pretendon t\u00eb jet\u00eb edhe Kryeminister i t\u00eb gjitheve!Ai po sillet me logjiken e komiteteve t\u00eb shpetimit t\u00eb1997 ndaj Veriut ! N\u00eb Milot gjeni proven n\u00eb Balldre merrni vertetimin! N\u00eb Shkoder gjeni vetem Benetin q\u00eb buzeqesh pa asnj\u00eb premtim t\u00eb mbajtur! Ah po ka vajisur oren q\u00eb ka ndertuar \u201cinglizi\u201d!<\/p>\n<p>7) Vera!<\/p>\n<p>Duket sikur kjo ver\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stin\u00eb por nj\u00eb gj\u00ebndje shpirterore ku lehtesia e paperballueshme e banalitetit shperndahet me fjalet, rrezet e diellit dhe gjumin e pasdites!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Copeza nga lehtesia e paperballueshme e nj\u00eb vere banale!! 1. Sali Berisha Liderit t\u00eb Opozites Sali Berishes per her\u00eb t\u00eb tret\u00eb i shtyhet koha e hetimit por askush se heton pertej ndalimit t\u00eb paligjshem n\u00eb konflikt me Kushtetuten muaj m\u00eb par\u00eb fakt ky q\u00eb i jep statusin e t\u00eb burgosurit politik! Ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":406223,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-407446","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=407446"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407446\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":407447,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407446\/revisions\/407447"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/406223"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=407446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=407446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=407446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}