{"id":408737,"date":"2024-10-08T08:51:52","date_gmt":"2024-10-08T06:51:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=408737"},"modified":"2024-10-08T08:51:52","modified_gmt":"2024-10-08T06:51:52","slug":"opozita-ne-mosbindje-civile-me-flakadane-dhe-molotove-mbi-institucionet-e-qeverise-policia-i-shperndau-me-gaz-lotsjelles-cfare-ndodhi-ne-proteste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/opozita-ne-mosbindje-civile-me-flakadane-dhe-molotove-mbi-institucionet-e-qeverise-policia-i-shperndau-me-gaz-lotsjelles-cfare-ndodhi-ne-proteste\/","title":{"rendered":"Opozita n\u00eb mosbindje civile me flakadan\u00eb dhe molotov\u00eb mbi institucionet e qeveris\u00eb! Policia i shp\u00ebrndau me gaz lotsjell\u00ebs, \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb protest\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Opozita mbylli mbr\u00ebm\u00eb protest\u00ebn trior\u00ebshe duke goditur institucionet me molotov\u00eb. Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike, Flamur Noka u shpreh se ishte dita e par\u00eb e mosbindjes civile teksa shtoi se revolta e qytetar\u00ebve do t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs, Noka \u00ebsht\u00eb shprehur se kjo mosbindje civile nuk do t\u00eb ndaloj\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrmbushjen e synimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cIshte dita e par\u00eb q\u00eb mosbindja civile zbriti n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. Regjimi i narkos i t\u00ebrbuar sot mori nj\u00eb mesazh. Mesazhi ishte: Jepni zgjidhje k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, qeveris\u00eb teknike, ndryshe narkosi n\u00eb pushtet nuk do t\u00eb ket\u00eb paqe asnj\u00ebher\u00eb. Sot e kuptuan se beteja me qytetar\u00ebt nuk fitohet as me gaz dhe as me dhun\u00eb. Ne do t\u00eb jemi k\u00ebtu t\u00eb vazhdojm\u00eb mosbindjen civile derisa synimet tona t\u00eb arrihen. Narkosi duhet t\u00eb largohet dhe t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb nj\u00eb qeverie teknike. Sot nis\u00ebm nga parlamenti n\u00eb rrug\u00eb. P\u00ebr \u00e7do hap tjet\u00ebr do t\u2019ju njoftojm\u00eb. Ne do t\u00eb jemi n\u00eb mosbindje civile. Ata jan\u00eb duke u dridhur, t\u00eb t\u00ebrbuar sepse forca e qytetar\u00ebve iu ka kallur dat\u00ebn. I gjith\u00eb shteti n\u00eb panik, revolta do t\u00eb vij\u00eb duke zier. Kjo \u00ebsht\u00eb revolt\u00eb, hapi i par\u00eb i mosbindjes civile. Ne do t\u00eb jemi n\u00eb aksion. Do ju njoftoj p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb\u201d, \u2013 deklaroi Flamur Noka.<\/p>\n<p>Opozita protestoi dje p\u00ebr 3 or\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama, duke nisur k\u00ebshtu dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb mosbindjes civile, si\u00e7 e konsideroi edhe sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Flamur Noka. Protesta nisi fillimisht p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb, aty ku protestuesit hodh\u00ebn molotov. M\u00eb pas, turma e njer\u00ebzve e udh\u00ebhequr nga drejtuesit e Partis\u00eb Demokratike u zhvendos\u00ebn edhe drejt Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs e Parlamentit, ku u hodh molotov. Sulmit nuk i shp\u00ebtoi as selia e Partis\u00eb Socialiste. Nga ana tjet\u00ebr, policia u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj me gaz lotsjell\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb protestuesit. Protesta q\u00eb nisi n\u00eb or\u00ebn 18:30 dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb 21:30, kishte si kryefjal\u00eb krijimin e nj\u00eb qeverie teknike p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb hedhjes s\u00eb molotov\u00ebve, Policia e Shtetit njoftoi se 12 efektiv\u00eb p\u00ebsuan d\u00ebmtime. Protestuesit shkat\u00ebrruan edhe reklamat e vendosura n\u00eb rrug\u00eb. Bllokime pati edhe p\u00ebr dy autoambulanca, q\u00eb nuk u lejuan prej protestuesve t\u00eb kalonin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas protest\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr institucionet ku u hodh gaz lotsjell\u00ebs, grupet hetimore t\u00eb policis\u00eb nis\u00ebn mbledhjen e provave materiale n\u00eb vendngjarje. Nd\u00ebrsa n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u sekuestruan rreth 15 shishe me molotov\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb dy \u00e7anta.<\/p>\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Ervin Hoxha dhe drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb Ilir Proda shkruan dhe n\u00eb spitalin e Traum\u00ebs n\u00eb kryeqytet ku vizituan polic\u00ebt e l\u00ebnduar sot gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs. Drejt polic\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt formuan kordon\u00eb sigurie p\u00ebrreth institucioneve t\u00eb sh\u00ebnjestruara nga protestuesit \u00ebsht\u00eb hedhur molotov, i cili d\u00ebmtoi disa prej tyre. Raportohet se t\u00eb l\u00ebnduar nga protesta mbet\u00ebn 12 punonj\u00ebs policie. Gjat\u00eb konfrontimit mes policis\u00eb dhe protestuesve u hodh edhe nj\u00eb sasi e konsiderueshme gazi lotsjell\u00ebs.<\/p>\n<p>Marshimi ne rruget e Tiranes dhe institucione<\/p>\n<p>Protestuesit u mblodh\u00ebn fillimisht n\u00eb oborrin e selis\u00eb blu dhe m\u00eb pas u zhvendos\u00ebn n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb. Pa fjalime dhe tribuna, opozitar\u00ebt e zhvendos\u00ebn aksionin e tyre edhe n\u00eb institucionet e tjera dhe disa akse rrugore. Objektiv i protestuesve ishte Kryeministria, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiran\u00ebs dhe Parlamenti, Payari i ri dhe selia e PSs\u00eb. Me thirrjet \u201cRama ik\u201d dhe \u201cPosht\u00eb komunizmi\u201d, protestuesit t\u00eb udh\u00ebhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi u larguan nga Bulevardi \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, ku hodh\u00ebn molotov\u00eb dhe u p\u00ebrplas\u00ebn me policin\u00eb. Policia b\u00ebri thirrje p\u00ebr ndalimin e dhun\u00ebs, teksa protestuesit demokrat\u00eb nuk i ndalin molotov\u00ebt dhe thirrjet \u201cRama ik\u201d.<\/p>\n<p>Eksponent\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb PD paralajm\u00ebruan me bindje se me mazhoranc\u00ebn \u201cnuk ka m\u00eb kompromis politik\u201d dhe se mosbindja civile do t\u00eb vijoj\u00eb deri n\u00eb krijimin e nj\u00eb qeverie teknike. \u00cbsht\u00eb kjo k\u00ebrkesa kryesore e demokrat\u00ebve para zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 2025-\u00ebs. P\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e saj dhe garantimin e siguris\u00eb, policia aktivizoi n\u00eb terren rreth 1 mij\u00eb e 200 forca. Kjo mas\u00eb vjen pasi organizator\u00ebt kishin paralajm\u00ebruar se gjat\u00eb protest\u00ebs do t\u00eb synohet t\u00eb bllokohen disa akse rrugore. Opozita k\u00ebrkoi leje n\u00eb polici p\u00ebr 4 or\u00eb tubim p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Protesta nisi n\u00eb or\u00ebn 18:30 para Kryeministris\u00eb ku hodh\u00ebn disa molotov\u00eb dhe tymuese dhe n\u00eb nj\u00eb moment u p\u00ebrplas\u00ebn me policin\u00eb. Nj\u00eb molotov ra drejt kordonit policor duke rrezikuar jet\u00ebn e dy prej tyre. Me skafand\u00ebr polic\u00ebt arrit\u00ebn ta shmangin nd\u00ebrsa l\u00ebnda shp\u00ebrtheu para tyre. M\u00eb pas turma e protestuesve e drejtuar nga deputet\u00ebt demokrat\u00eb, Flamur Noka, Gazment Bardhi marshuan drejt bulevardit \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u2019 p\u00ebr t\u00eb vijuar drejt godinave t\u00eb ministris\u00eb, ku ndodhet dhe selia e PS-s\u00eb. Protestuesit u zhvendos\u00ebn nga Kryeministria p\u00ebr n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Socialiste, ku menj\u00ebher\u00eb hodh\u00ebn molotov n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs. Si pasoj\u00eb e flak\u00ebve, zjarri p\u00ebrfshiu banderol\u00ebn me figur\u00ebn e Kryeministrit Rama n\u00eb fasad\u00ebn e selis\u00eb. Edhe p\u00ebrball\u00eb selis\u00eb s\u00eb PS u ndoq i nj\u00ebjti skenar duke hedhur gur\u00eb dhe molotov\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm ishin edhe efektiv\u00ebt e policis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u vendos\u00ebn para selis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar hyrjen e protestuesve. Tensione dhe p\u00ebrplasje pati mes protestuesve dhe policis\u00eb. Si pasoj\u00eb e molotov\u00ebve mori flak\u00eb fasada e selis\u00eb s\u00eb PS. Protesta u udh\u00ebhoq nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. Pas selis\u00eb s\u00eb PS, ata u zhvendos\u00ebn para Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme ku s\u00ebrish hodh\u00ebn molotov\u00eb. Pas selis\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb dhe Kryeministris\u00eb, protestuesit hodh\u00ebn molotov drejt godin\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Gjithashtu, disa t\u00eb rinj i jan\u00eb afruar der\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme ku kan\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb brenda, por pa sukses. Pas hedhjes s\u00eb molotov\u00ebve n\u00eb drejtim t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb PS-s\u00eb, uniformat blu shp\u00ebrndan\u00eb protestuesit duke p\u00ebrdorur gaz lotsjell\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga aty protestuesit u zhvendos\u00ebn para Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ku u p\u00ebrplasen me policin\u00eb. Nj\u00eb nga bombat molotov t\u00eb hedhura nga protestuesit rrezikoi jet\u00ebn e nj\u00eb efektivi, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga flak\u00ebt. Protestuesit godit\u00ebn me sende t\u00eb forta policin\u00eb, nd\u00ebrsa hodh\u00ebn bomba molotov n\u00eb drejtim t\u00eb godin\u00ebs. M\u00eb pas protestuesit marshuan drejt godin\u00ebs s\u00eb parlamentit ku dhe u shp\u00ebrndan\u00eb me gaz lotsjell\u00ebs. Pastaj marshojn\u00eb drejt Pazarit t\u00eb Ri. Gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs ata dogj\u00ebn stacione autobusi, n\u00eb nj\u00eb rast dogj\u00ebn kazan\u00ebt e plehrave nd\u00ebrsa thyen dhe xhamat e reklamave.<\/p>\n<p>Policia disa her\u00eb u b\u00ebri thirrje me megafon. \u201cNdaloni sulmin me mjete piroteknike n\u00eb drejtim t\u00eb policis\u00eb\u201d, d\u00ebgjohej thirrja me megafon. Protestuesit drejtohen nga deputet\u00ebt e PD-s\u00eb si Flamur Noka, Lu\u00e7iano Boci. Nd\u00ebrsa i jan\u00eb bashkuar protest\u00ebs dhe Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Vangjel Dule e Nard Ndoka. Kjo protest\u00eb u thirr nga PD m\u00eb dat\u00eb 29 shtator 2024, 3 dit\u00eb pas d\u00ebnimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit p\u00ebr ish-deputetin Ervin Salianji. Ky vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebr opozit\u00ebn ishte \u2018krejt\u00ebsisht politik\u2019 dhe si\u00e7 pretendojn\u00eb ata ishte \u2018goditja\u2019 e fundit pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh t\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar PD-n\u00eb. Kreu i demokrat\u00ebve Sali Berisha e ka cil\u00ebsuar 7 tetorin dit\u00ebn e paralajm\u00ebruar prej koh\u00ebsh, kur PD i jep p\u00ebrgjigjen e merituar kapjes s\u00eb shtetit dhe sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.\/Gazeta Panorama<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opozita mbylli mbr\u00ebm\u00eb protest\u00ebn trior\u00ebshe duke goditur institucionet me molotov\u00eb. Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike, Flamur Noka u shpreh se ishte dita e par\u00eb e mosbindjes civile teksa shtoi se revolta e qytetar\u00ebve do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs, Noka \u00ebsht\u00eb shprehur se kjo mosbindje civile nuk do t\u00eb ndaloj\u00eb deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":408738,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-408737","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=408737"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408737\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":408740,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408737\/revisions\/408740"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/408738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=408737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=408737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=408737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}