{"id":409087,"date":"2024-10-22T09:31:42","date_gmt":"2024-10-22T07:31:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=409087"},"modified":"2024-10-22T09:31:42","modified_gmt":"2024-10-22T07:31:42","slug":"arrestimi-i-ilir-metes-spak-zbardh-akuzat-dhe-zberthen-dosjen-per-kreun-e-pl-se-dhe-kryemadhin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/arrestimi-i-ilir-metes-spak-zbardh-akuzat-dhe-zberthen-dosjen-per-kreun-e-pl-se-dhe-kryemadhin\/","title":{"rendered":"Arrestimi i Ilir Met\u00ebs, SPAK zbardh akuzat dhe \u2018zb\u00ebrthen\u2019 dosjen p\u00ebr kreun e PL-s\u00eb dhe Kryemadhin"},"content":{"rendered":"<p>SPAK n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dy hetimeve t\u00eb hetuara fillimisht t\u00eb ndara, por t\u00eb bashkuara n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit e ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale kreun e PL-s\u00eb, Ilir Meta.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka ngritur dyshime se ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 3 raste n\u00eb korrupsion gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyrave q\u00eb ka mbajtur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. M\u00eb pas dyshohet se ka kryer pastrim t\u00eb parave q\u00eb rrjedhin nga korrupsioni dhe ka fshehur pasurin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Dy dosjet q\u00eb kan\u00eb prodhuar mas\u00ebn e sigurimit arrest n\u00eb burg p\u00ebr kreun e PL-s\u00eb, lidhen me dosjen CEZ-DIA dhe aty ku po hetohej nj\u00eb lobim i LSI e disa nd\u00ebrhyrje kirurgjikale t\u00eb b\u00ebra nga Meta dhe Kryemadhi.<\/p>\n<p>Dyshohet se pagesat p\u00ebr k\u00ebto nd\u00ebrhyrje nuk ishin deklaruar. Sipas SPAK jan\u00eb dokumentuar disa episode ku subjektet e k\u00ebtij procedimi penal I.M. dhe M. K. n\u00eb bashk\u00ebpunim mes tyre, por edhe me funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kryerjen e disa veprave penale.<\/p>\n<p>\u201c1- \u00cbsht\u00eb provuar se ish-ministri i Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjetik\u00ebs, I. M., ka p\u00ebrdorur autoritetin dhe influenc\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb procesin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs nd\u00ebrmjet shoq\u00ebris\u00eb \u201cDebt International Advisory\u201d dhe kompanis\u00eb CEZ Shp\u00ebrndarje. Kjo kontrat\u00eb kishte p\u00ebr objekt asistimin n\u00eb identifikimin dhe ark\u00ebtimin e borxheve t\u00eb prapambetura. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie ngusht\u00ebsisht t\u00eb nd\u00ebrlidhura kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb DIA-s p\u00ebr t\u00eb kryer sh\u00ebrbimet e mbledhjes s\u00eb borxheve t\u00eb CEZ-it, pavar\u00ebsisht se shoq\u00ebria nuk p\u00ebrmbushte t\u00eb gjitha kriteret ligjore dhe profesionale p\u00ebr t\u00eb menaxhuar detyrime t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Shoq\u00ebria \u201cDebt International Advisory\u201d, p\u00ebrmes k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt shum\u00ebn prej 649,803,520 lek\u00ebsh, e cila \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Hetimet e deritanishme kan\u00eb zbuluar se I.M. ka k\u00ebrkuar dhe pranuar shuma t\u00eb konsiderueshme parash nga z. K. I., gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ai mbante funksionin e ministrit, detyr\u00eb, e cila p\u00ebrfshinte mbik\u00ebqyrjen e procesit t\u00eb privatizimit t\u00eb CEZ-it dhe lidhjen e kontratave p\u00ebr mbledhjen e borxheve, duke konsumuar k\u00ebshtu element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cKorrupsionit pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. n\u00eb saj\u00eb t\u00eb funksionit t\u00eb tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashk\u00ebshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, n\u00eb vitin 2014 kan\u00eb p\u00ebrdorur influenc\u00ebn e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve t\u00eb ndryshme shtet\u00ebrore si dhe tek drejtuesit e kompanive t\u00eb telefonive celulare, me q\u00ebllim futjen n\u00eb tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb interkonjeksionit midis kompanis\u00eb \u201cU\u2026 C\u2026 INC\u201d dhe nj\u00eb kompanie private telefonike celulare\u201d, \u2013 thuhet n\u00eb dosje. SPAK b\u00ebn me dije se \u201cSi rezultat i k\u00ebsaj influence t\u00eb paligjshme subjektet n\u00eb hetim I.M dhe M.K. kan\u00eb p\u00ebrfituar pjes\u00ebn e tyre n\u00eb p\u00ebrqindje nga fitimi i kompanis\u00eb, dhe jan\u00eb pajisur me karta krediti nga administratori i shoq\u00ebris\u00eb. Shpenzimet e kryera n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre kartave, nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb pasurive nga t\u00eb hetuarit\u201d. \u201cPersoni n\u00ebn hetim P. Xh., duke shfryt\u00ebzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb me propozimin e subjektit politik \u201cL\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim\u201d (LSI), n\u00eb zbatimi t\u00eb porosive t\u00eb marra nga subjektet I. M. dhe M. K., jo vet\u00ebm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanis\u00eb telefonike celulare p\u00ebr finalizmin e marr\u00ebveshjes, por nga ana tjet\u00ebr, ka lejuar kompanin\u00eb private t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitetin e saj n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit t\u00eb AKEP. P\u00ebr k\u00ebto arsye, personat n\u00ebn hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kan\u00eb konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsionit pasiv t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore ose t\u00eb zgjedhurve\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb ndihmuar edhe nga personi tjet\u00ebr n\u00ebn hetim P. Xh., i cili akuzohet p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>3- Gjat\u00eb hetimit ka rezultuar, gjithashtu, se \u00e7ifti I.M. dhe M.K., kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie korruptive me biznesmenin S.M., duke p\u00ebrfituar p\u00ebrkoh\u00ebsisht nj\u00eb vil\u00eb si shp\u00ebrblim p\u00ebr influenc\u00ebn e paligjshme q\u00eb ata ushtronin ndaj funksionar\u00ebve publik\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga LSI, n\u00eb interes t\u00eb aktiviteteve ekonomike t\u00eb biznesmenit n\u00eb fjal\u00eb. Personi n\u00ebn hetim M.K., me porosi t\u00eb biznesmenit n\u00eb fjal\u00eb, ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr edhe ndryshimin e nj\u00eb ligji n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb (ligj i cili u ndryshua sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb biznesmenit S.M.).<\/p>\n<p>4- P\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2016-2017, I. M. me cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb Partis\u00eb L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata p\u00ebr sh\u00ebrbimi konsulence dhe lobimi me kompanit\u00eb Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Nga hetimi rezulton se nj\u00eb pjes\u00eb e financimit t\u00eb kontratave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me transferta bankare nga llogarit\u00eb e subjektit politik, L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shuma prej 463.546,26 USD nuk \u00ebsht\u00eb transferuar nga llogarit\u00eb bankare t\u00eb k\u00ebtij subjekti politik. Po k\u00ebshtu rezulton se kjo shum\u00eb monetare, e cila nuk \u00ebsht\u00eb transferuar nga llogarit\u00eb bankare t\u00eb forc\u00ebs politike nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb bilancet e subjektit politik L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, t\u00eb depozituara pran\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve\u201d. N\u00eb dosje thuhet:<\/p>\n<p>\u201c5- P\u00ebr p\u00ebrudh\u00ebn 2009- 2010, nga ana e personave n\u00ebn hetim, I. M., M. K. dhe F. K., \u00ebsht\u00eb bler\u00eb, nj\u00eb apartament dublex me vendndodhje n\u00eb zon\u00ebn e njohur si \u201cish- Bllok\u201d, i deklaruar si i financuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 euro q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb dublex, jan\u00eb derdhur cash n\u00eb sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 euro e marr\u00eb kredi nga F. K., \u00ebsht\u00eb shlyer, gjithashtu, me para t\u00eb depozituara n\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mars-n\u00ebntor 2010. K\u00ebto para dyshohet se kan\u00eb origjin\u00ebn nga aktiviteti i paligjsh\u00ebm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si mbules\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb sistemin bankar shuma t\u00eb konsiderueshme monetare.<\/p>\n<p>6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kan\u00eb deklaruar shpenzimet mjek\u00ebsore t\u00eb kryera gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2019, n\u00eb vler\u00ebn totale prej 106.125 euro. Nga k\u00ebto shpenzime, 86.891 euro jan\u00eb paguar n\u00eb cash. Hetimet kan\u00eb zbuluar se n\u00eb deklarat\u00ebn e Interesave Private Vjetore p\u00ebr vitin 2019, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI m\u00eb 29 maj 2020, k\u00ebta subjekte nuk kan\u00eb deklaruar shpenzimet sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb vler\u00ebn prej 9.000 Euro t\u00eb kryera n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb private jasht\u00eb vendit si dhe shum\u00ebn 100.000 euro n\u00eb llogarin\u00eb bankare dy em\u00ebrore, t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin E.M. dhe F. K.. Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kan\u00eb konsumuar vepr\u00ebn penale \u201cRefuzimit p\u00ebr deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave private t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb\u201d,- parashikuar nga neni 275\/a t\u00eb Kodit Penal. Prokuroria e Posa\u00e7me ka kryer hetime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimeve penale nr. 55 t\u00eb vitit 2019 (d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb nga Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda), 122 t\u00eb vitit 2022 (regjistruar mbi baz\u00ebn e kall\u00ebzimit t\u00eb shtetasit I.B.), 125 t\u00eb vitit 2022 (regjistruar mbi baz\u00ebn e kall\u00ebzimit t\u00eb shtetasit H.V.), 165 t\u00eb vitit 2022 (regjistruar mbi baz\u00ebn e kall\u00ebzimit t\u00eb shtetasit I.B.), t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb procedim t\u00eb vet\u00ebm duke u num\u00ebrtuar procedimi penal nr.55\/2019\u2033.<\/p>\n<p>Pas kryerjes s\u00eb veprimeve t\u00eb shumta hetimore dhe analiz\u00ebs s\u00eb provave, n\u00eb dat\u00ebn 09.10.2024 Prokuroria e Posa\u00e7me iu drejtua Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb P\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktim mase sigurimi ndaj kat\u00ebr shtetasve. Me vendimin nr.125 dat\u00eb 20.10.2024, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ka vendosur:<\/p>\n<p>\u201c1. Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArrest n\u00eb burg\u201d parashikuar nga neni 238 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj personit n\u00ebn hetim I. M., i dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale; \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d n\u00eb 3 (tre) raste nga t\u00eb cilat n\u00eb dy raste \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, dhe \u201cRefuzimi p\u00ebr deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave private t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb, ose i \u00e7do personi q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287\/2 dhe 257\/a\/2 i K.Penal.<\/p>\n<p>2. Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj personit n\u00ebn hetim, M. K., e dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale; \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d n\u00eb 2(dy) raste dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, dhe \u201cRefuzimi p\u00ebr deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave private t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb, ose i \u00e7do personi q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287\/2 dhe 257\/a\/2 i K.Penal.<\/p>\n<p>3. Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d parashikuar nga neni 237 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj personit n\u00ebn hetim P. Xh. i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal. 4. Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj personit n\u00ebn hetim E. \u00c7., e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim parashikuar nga neni 287\/2 i Kodit Penal\u201d.<\/p>\n<p>SPAK arreston Ilir Met\u00ebn, mas\u00eb edhe p\u00ebr Kryemadhin, Pirro Xhixhon e Ema \u00c7okun<\/p>\n<p>Meta u vu n\u00eb pranga rreth or\u00ebs 12:20 nga agjent\u00ebt e BKHs\u00eb te Kthesa e Kamz\u00ebs, teksa po shkonte drejt selis\u00eb s\u00eb partis\u00eb. Ai kishte planifikuar konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp n\u00eb or\u00ebn 13:40. Po me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK, \u201cDetyrim paraqitje\u201d \u00ebsht\u00eb caktuar ndaj ishbashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Monika Kryemadhi. Presidenti i PL-s\u00eb, Ilir Meta, po kthehej nga Kosova dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00ebn v\u00ebzhgim nga agjent\u00ebt e BKH-s\u00eb nga pika kufitare e Morin\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb. Agjent\u00ebt e BKH-s\u00eb dhe forcat e policis\u00eb u \u201cmaskuan\u201d p\u00ebr t\u00eb mos u zbuluar pasi p\u00ebrdor\u00ebn automjete modeste p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur. Ata kan\u00eb ndjekur makin\u00ebn ku udh\u00ebtonte Ilir Meta nga Morina deri te Kthesa e Kamz\u00ebs, ku edhe i vendos\u00ebn prangat. Dy mjetet ku udh\u00ebtonin efektiv\u00ebt i kan\u00eb bllokuar rrug\u00ebn makin\u00ebs ku ndodhej presidenti i PL-s\u00eb, ku nj\u00ebri prej automjeteve t\u00eb policis\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dukur edhe nga pamjet, ka q\u00ebndruar para, nd\u00ebrsa tjetri pas. M\u00eb pas agjent\u00ebt e BKH-s\u00eb dhe efektiv\u00ebt e Forcave Speciale e kan\u00eb nxjerr\u00eb nga makina me forc\u00eb dhe z.Meta \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. SPAK ka vendosur masa sigurie edhe ndaj dy personave t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrve\u00e7 ishPresidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Pirro Xhixhos i \u00ebsht\u00eb vendosur \u201cArrest sht\u00ebpie\u201d n\u00eb munges\u00eb, nd\u00ebrsa Ema \u00c7oku u la n\u00eb detyrim paraqitje. Pirro Xhixho \u00ebsht\u00eb babai i Erisa Xhixhos, zv.presidentes s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb. Pasi la ambientet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb, Meta u prit nga mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb shumt\u00eb, nd\u00ebrsa u d\u00ebrgua n\u00eb Burgun e Siguris\u00eb, ku do t\u2019i duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb deri 72 or\u00eb derisa t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrpara togave t\u00eb zeza p\u00ebr verifikimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb. Nj\u00eblloj si simpatizant\u00ebt e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, edhe avokati i Met\u00ebs, Genc Gjokutaj, nuk e fshehu tensionin teksa konfirmoi tri akuzat e r\u00ebnda t\u00eb klientit t\u00eb tij. \u201cMomenti \u00ebsht\u00eb politik, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb dyshja Rama-Dumani dhe me ndihm\u00ebn e mashave, ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Met\u00ebs kan\u00eb formuar nj\u00eb vendim, t\u00eb cilin ne sapo e kemi marr\u00eb. Q\u00ebndrimi i tij \u00ebsht\u00eb qart\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrballet me procesin. Jan\u00eb tri akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim i pasuris\u00eb. Kryemadhi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim. Ishte nj\u00eb takim si \u00e7doher\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb ambient ndryshe. M\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb arrestuar \u00ebsht\u00eb banditeske, rr\u00ebmbyer n\u00eb rrug\u00eb ish-Presidenti, ish-Kryeministri i vendit\u201d, \u2013 deklaroi Gjokutaj.<\/p>\n<p>REAGIMI<\/p>\n<p>Ish-Presidenti Ilir Meta reagoi n\u00eb \u201cFacebook\u201d pas arrestimit mesdit\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs me urdh\u00ebr-arresti t\u00eb SPAK. Nga qelia ku ndodhet, n\u00eb faqen e Met\u00ebs n\u00eb \u201cFacebook\u201d \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim zyrtar nga personat q\u00eb e menaxhojn\u00eb, ku shkruhet se nga sot nis nj\u00eb epok\u00eb e re n\u00eb luft\u00ebn ndaj asaj q\u00eb e quan \u201cnarkoshtet\u201d. Ilir Meta thot\u00eb se arrestimi i tij ishte rr\u00ebmbim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb banditeske. Kujtojm\u00eb se Ilir Meta akuzohet nga SPAK p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ilir Meta po q\u00ebndron n\u00eb Bllokun e Siguris\u00eb n\u00eb \u201cMine Peza\u201d deri kur t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrpara gjykat\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e arrestimit, q\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb pas 48-72 or\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deri tani. Po k\u00ebshtu, nga sot lufta jon\u00eb nis nj\u00eb faqe t\u00eb re n\u00eb p\u00ebrballjen pa asnj\u00eb kompromis me narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur n\u00eb fitoren e kauzave tona komb\u00ebtare dhe demokratike! Armiqt\u00eb e kombit ton\u00eb dhe demokracis\u00eb do u ngrij\u00eb e qeshura n\u00eb buz\u00eb. Rr\u00ebmbimi im sot n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me t\u00eb v\u00ebrtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem m\u00eb i fort\u00eb se kurr\u00eb dhe besoj edhe shum\u00eb n\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb time t\u00eb plot\u00eb. Ndihem krenar q\u00eb jam rr\u00ebmbyer dhunsh\u00ebm nga antishqiptar\u00ebt dhe shqipfol\u00ebsit vet\u00ebm p\u00ebr patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Meta ka qen\u00eb disa her\u00eb n\u00eb SPAK, ku \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb hetimi n\u00eb lidhje me nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr lobim n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, Prokuroria e Posa\u00e7me ka nisur prej koh\u00ebsh nj\u00eb hetim pasuror ndaj tij dhe ish-bashk\u00ebshortes Monika Kryemadhi. Prokuroria e Posa\u00e7me ka t\u00eb regjistruar m\u00eb her\u00ebt t\u00eb pakt\u00ebn 3 procedime penale q\u00eb kan\u00eb baz\u00eb kall\u00ebzime t\u00eb b\u00ebra nga qytetar\u00eb, por edhe persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb lidhen me ish-Presidentin Ilir Meta, por edhe Kryemadhin, kall\u00ebzime t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb procedime t\u00eb regjistruara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb korrupsionit, pastrimit t\u00eb parave dhe mosdeklarimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryemadhi: Ndalim \u00e7njer\u00ebzor n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs i Ilir Met\u00ebs<\/p>\n<p>\u00c7njer\u00ebzore e konsideron deputetja Monika Kryemadhi arrestimin n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb ish-Presidentit Ilir Meta me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb edhe ajo zyrtarisht n\u00eb dijeni p\u00ebr akuzat q\u00eb SPAK ka ngritur ndaj saj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb caktuar nga gjykata detyrim paraqitje. Kryemadhi, ish-bashk\u00ebshortja e Ilir Met\u00ebs, i konsideron akuza t\u00eb rreme veprat penale ndaj saj dhe shprehet se ka autorizuar avokat\u00ebt p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur juridikisht.<\/p>\n<p>\u201cKrimet monstruoze transnacionale t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe miqve t\u00eb tij, p\u00ebrdorues t\u00eb rregullt t\u00eb \u2018SKY\u2019 dhe \u2018ECC\u2019, nuk mund t\u00eb amnistohen me pamjet e sh\u00ebmtuara t\u00eb ndalimit \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb ish-Presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs. Vjedhjet shtet\u00ebrore mafioze si ajo e incenerator\u00ebve q\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do sektor, nuk lahen dot me gjyqet publike q\u00eb mund t\u2019u b\u00ebjn\u00eb drejtuesve t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, p\u00ebrmes proceseve gjyq\u00ebsore pa prova dhe pa fakte. Krimet e disa prokuror\u00ebve t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale, q\u00eb nuk guxojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendin emrat Edi Rama dhe Erion Veliaj, duke i amnistuar dhe duke iu n\u00ebnshtruar pushtetit n\u00eb kund\u00ebrshtim me rolin e tyre ligjor si prokuror\u00eb t\u00eb republik\u00ebs, kur Rama e Veliaj krimet i kan\u00eb kryer dhe i kryejn\u00eb duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb shkresa shtet\u00ebrore, nuk mund t\u00eb amnistohen edhe n\u00ebse zyrtar\u00ebt-ushtar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ngren\u00eb akuza politike ndaj \u00e7do deputeti t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, apo drejtuesi partie opozitare\u201d, \u2013 deklaroi Kryemadhi.\/Gazeta Panorama<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dy hetimeve t\u00eb hetuara fillimisht t\u00eb ndara, por t\u00eb bashkuara n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit e ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale kreun e PL-s\u00eb, Ilir Meta. Prokuroria e Posa\u00e7me ka ngritur dyshime se ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 3 raste n\u00eb korrupsion gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyrave q\u00eb ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":409088,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-409087","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409087","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=409087"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409087\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":409090,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409087\/revisions\/409090"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/409088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=409087"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=409087"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=409087"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}