{"id":409378,"date":"2024-11-03T12:41:21","date_gmt":"2024-11-03T11:41:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=409378"},"modified":"2024-11-03T12:41:21","modified_gmt":"2024-11-03T11:41:21","slug":"video-cfare-ndodhi-te-urdhri-i-stomatologut-dalin-pamjet-e-perplasjes-reagimi-i-ussh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/video-cfare-ndodhi-te-urdhri-i-stomatologut-dalin-pamjet-e-perplasjes-reagimi-i-ussh\/","title":{"rendered":"VIDEO: \u00c7far\u00eb ndodhi te \u201cUrdhri i Stomatologut\u201d? Dalin pamjet e p\u00ebrplasjes, reagimi i USSH"},"content":{"rendered":"<p>Dje n\u00eb media u raportua p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrplasje e ashp\u00ebr fizike mes bluzave t\u00eb bardha n\u00eb administrat\u00ebn e Urdhrit t\u00eb Stomatologut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb rrjetet sociale nga vet\u00eb faqja e USSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb sot\u00ebm, faqja e USSH-s\u00eb sqaron se profili i tyre \u00ebsht\u00eb hakeruar dhe mediat jan\u00eb furnizuar me lajme t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>USSH ka publikuar nj\u00eb video ku sipas saj b\u00ebhet e qart\u00eb se nuk ka pasur p\u00ebrplasje fizike, dhe se vet\u00eb doktoresha Orjeta Musabelli ka inskenuar dhun\u00ebn e ushtruar ndaj saj.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e ri, USSH pretendon se familjar\u00ebt e ish-drejtorit, i cili u pezullua nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb nepotizmit, kan\u00eb tentuar t\u00eb hyjn\u00eb me forc\u00eb n\u00eb ambientet e administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Prej dat\u00ebs 1 tetor, kur Nikoll Deda, kryetari me mandat t\u00eb p\u00ebrfunduar i Urdhrit t\u00eb Stomatologut , u pezullua nga detyra me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs, p\u00ebr pun\u00ebsimin e t\u00eb fejuarave t\u00eb djemve t\u00eb tij si dhe blerjen e nj\u00eb godine n\u00eb em\u00ebr t\u00eb institucionit me vler\u00eb 700.000 euro, ka nisur nj\u00eb p\u00ebrplasje mes dy administratave, t\u00eb vjetr\u00ebs q\u00eb pretendon se persona t\u00eb paautorizuar kan\u00eb zaptuar me forc\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme zyrat e tyre dhe t\u00eb res\u00eb q\u00eb nga ana e saj pohon se punonj\u00ebsit e m\u00ebparsh\u00ebm jan\u00eb shkarkuar.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/share\/v\/BFkapXiuA14aguEM\/?mibextid=UalRPS\">https:\/\/www.facebook.com\/share\/v\/BFkapXiuA14aguEM\/?mibextid=UalRPS<\/a><\/p>\n<p>Reagimi i USSH:<\/p>\n<p>Te nderuar kolege!<\/p>\n<p>Duke marre shkas nga pirateria qe i eshte bere faqes zyrtare te Urdhrit te Stomatologut te Shqiperise dhe keqperdorimi e keqmenaxhimi qe po i behet kesaj faqeje me lajme te rreme, jemi te detyruar t\u2019ju prezantojme me videot e meposhtme ku duket qarte cfare ka ndodhur ne ambientet e USSH.<\/p>\n<p>Ne videon e pare: Momenti i hyrjes me dhune ne ambientet e USSH te familjareve te ish Presidentit Nikoll Deda dhe bijte e nipat e tre prej anetareve te Keshillit Kombetar te USSH, te gjithe ish te punesuar ne USSH. Ne krye te tyre, Dr. Orjeta Musabelli (Sako), e cila si pasoje e shtyrjes nga personat e lartpermendur, ka inskenuar kinse dhunen e ushtruar ndaj saj.<\/p>\n<p>6 personat e perfshire qe dhunuan ambientin dhe qe ishin ne balle te turmes jane si me poshte:<\/p>\n<p>1. Dr. Orjeta Musabelli (Sako) (doktoresha \u201ce dhunuar\u201d) \u2013 vajza e anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. Spartak Sako<\/p>\n<p>2. Aurel Alia (djali i anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. Gjergj Alia)<\/p>\n<p>3. Bledar Brati (nipi i anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. K.M)<\/p>\n<p>4. Xhuljana Mucenj (nuse e djalit te ish Presidentit Nikoll Deda)<\/p>\n<p>5. Elona Alia (nuse e djalit tjeter te ish Presidentit Nikoll Deda)<\/p>\n<p>6. Bardhe Brahimaj (kunata e ish Presidentit Nikoll Deda)<\/p>\n<p>Ne videon e dyte: Dr. Orjeta Musabelli (Sako), regjisore e skenarit te turpshem! Ne videon si me poshte do te shihni aktrimin e dobet te Dr. Orjeta Musabelli (Sako) qe eshte shtyre nga pas nga personat e lartpermendur dhe inskenon \u201cdhunen e rende\u201d ushtruar ndaj saj.<\/p>\n<p>Ne videon e trete vazhdon aktrimi i dobet dhe skenari i parapergatitur nga Dr. Orjeta Musabelli (Sako) per te lajmeruar familjaret, policine dhe ambulancen.<\/p>\n<p>Ne videon e fundit shihet gjendja shendetesore \u201cshume e renduar\u201d (psikologjike) dhe histerizimi bashkuar me vandalizmin e anetareve te tjere ne zyrat e USSH.<\/p>\n<p>Ju bejme me dije qe eshte kallezimi yne qe po ve ne levizje fuqimisht organet gjyqesore dhe ato te rendit per zgjidhjen me objektivitet mbi faktet e pamohueshme per te cilat aktualisht keta persona po ndiqen PENALISHT!<\/p>\n<p>Nga e hena, do t\u2019ju prezantojme me fakte konkrete dhe prova te abuzimeve te frikshme financare qe ish Presidenti Nikoll Deda &#038; Co kane bere.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dje n\u00eb media u raportua p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrplasje e ashp\u00ebr fizike mes bluzave t\u00eb bardha n\u00eb administrat\u00ebn e Urdhrit t\u00eb Stomatologut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrplasja \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb rrjetet sociale nga vet\u00eb faqja e USSH-s\u00eb. Megjithat\u00eb n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb sot\u00ebm, faqja e USSH-s\u00eb sqaron se profili i tyre \u00ebsht\u00eb hakeruar dhe mediat jan\u00eb furnizuar me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":409379,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-409378","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=409378"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409378\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":409381,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409378\/revisions\/409381"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/409379"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=409378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=409378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=409378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}