{"id":409726,"date":"2024-11-19T13:17:45","date_gmt":"2024-11-19T12:17:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=409726"},"modified":"2024-11-19T13:17:45","modified_gmt":"2024-11-19T12:17:45","slug":"zbardhet-deshmia-e-metes-smbaj-pergjegjesi-per-shpenzimet-e-ish-gruas-e-ish-vjehrres-sime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zbardhet-deshmia-e-metes-smbaj-pergjegjesi-per-shpenzimet-e-ish-gruas-e-ish-vjehrres-sime\/","title":{"rendered":"Zbardhet d\u00ebshmia e Met\u00ebs: S\u2019mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shpenzimet e ish-gruas e ish-vjehrr\u00ebs sime"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur mbrojtja e presidentit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Ilir Meta ka deklaruar para togave t\u00eb zeza se akuzat p\u00ebr mosdeklarim pasurie i konsideron tendecioze, pasi sipas sipas tij, me plot\u00ebsimin e formular\u00ebve t\u00eb pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ish-bashk\u00ebshortja Monika Kryemadhi.<\/p>\n<p>Meta theksoi se shumica e pronave dhe llogarive bankare jan\u00eb t\u00eb Monika Kryemadhit, duke shtuar se \u201cUn\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb mir\u00ebbesim t\u00eb plot\u00eb se ajo \u00e7do gj\u00eb e b\u00ebnte sipas ligjit\u201d.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shpenzimet e familjar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb ish-bashk\u00ebshorten dhe ish-vjehrr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me pretendimet p\u00ebr mosdeklarime t\u00eb shpenzimeve, i konsideroj t\u00ebr\u00ebsisht tendencioze. S\u00eb pari, nuk mund t\u00eb mbaj un\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do shpenzim apo pak\u00ebsim llogarish t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb mi apo edhe t\u00eb ish-gruas dhe ish-vjehrr\u00ebs time.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, si\u00e7 e kam shpjeguar n\u00eb SPAK me plot\u00ebsimin e formular\u00ebve t\u00eb pasuris\u00eb merrej ish-bashk\u00ebshortja ime , e cila i ndiqte edhe me avokat edhe me noter t\u00eb gjitha veprimet, edhe p\u00ebr arsyen se shumica e pronave dhe rrjedhimisht llogarive bankare ishin t\u00eb saj dhe i ndiqte ajo. Un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb mir\u00ebbesim t\u00eb plot\u00eb se ajo \u00e7do gj\u00eb e b\u00ebnte sipas ligjit.<\/p>\n<p>Un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam refuzuar si individ t\u00eb b\u00ebj deklarimin sipas nenit 5 t\u00eb ILDKPI. Po k\u00ebshtu, sipas nenit 22 t\u00eb ILDKPI nuk mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr deklarimin e familjar\u00ebve dhe po k\u00ebshtu asnj\u00ebher\u00eb nuk kam patur sipas nenit 32 as njoftim dhe as gjob\u00eb, as nga ILDKPI dhe as nga Tatimet.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim Zonja Gjykat\u00ebse, pas k\u00ebtyre shpjegimeve q\u00eb ju dhash\u00eb, un\u00eb k\u00ebrkoj nga ju q\u00eb me vendimin e sot\u00ebm t\u00eb respektoni Kushtetut\u00ebn, Konvent\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, parimin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb dhe nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, u shpreh Ilir Meta.<\/p>\n<p>Mbrojtja e plot\u00eb Met\u00ebs:<\/p>\n<p>Zonja Gjykat\u00ebse, jepini fund k\u00ebsaj sjellje paragjyq\u00ebsore ndaj ish-Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs!<\/p>\n<p>Kulmi i pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb t\u00eb SPAK-ut dhe sidomos t\u00eb kall\u00ebzuesit tim n\u00eb SPAK p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen CEZ-DIA, t\u00eb d\u00ebnuarit nga gjykata p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje, Romeo Kara, si edhe d\u00ebshmitarit kryesor, q\u00eb i referohet SPAK, Elvis Mataj, i cili ishte krahu i djatht\u00eb i Kastriot Ismailajt n\u00eb menaxhimin e DIA dhe i denoncuar nga ky n\u00eb prokurori p\u00ebr vjedhje dhe mashtrim, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky paragraf i shkruar nga vet\u00eb SPAK n\u00eb faqen 34, paragrafi i par\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNga deklarimet e shtetasit Romeo Kara, ka rezultuar se n\u00eb biseda me shtetasin Elvis Mataj, ky i fundit i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb Kastriot Ismailaj me \u00e7ant\u00ebn e Elvisit i ka d\u00ebrguar nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme parash n\u00eb sht\u00ebpi Ilir Met\u00ebs, gj\u00eb e cila n\u00eb deklarimet e Elvis Mataj nuk \u00ebsht\u00eb pranuar\u201d.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb nj\u00eb paragraf kaq kon\u00e7iz t\u00eb shkruar nga SPAK-u, ose kall\u00ebzuesi i p\u00ebrzgjedhur nga Qeveria dhe SPAK-u p\u00ebr t\u00eb regjistruar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mashtron, ose d\u00ebshmitari i p\u00ebrzgjedhur nga Qeveria dhe SPAK-u p\u00ebr t\u00eb shpifur p\u00ebr personin tim g\u00ebnjen.<\/p>\n<p>Por q\u00eb t\u00eb jemi serioz\u00eb dhe jo si SPAK-u, ata g\u00ebnjejn\u00eb kryesisht q\u00eb t\u00eb dy nga fillimi n\u00eb fund lidhur me personin tim p\u00ebr q\u00ebllime politike t\u00eb regjimit dhe ekonomike t\u00eb atyre vet\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Kastriot Ismailit n\u00eb drejtimin e DIA-s dhe pasi hyn\u00eb n\u00eb konflikte me t\u00eb p\u00ebr pun\u00eb parash u p\u00ebrdor\u00ebn nga Damian Gjiknuri si Minist\u00ebr i Energjis\u00eb, si d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb Arbitrazh n\u00eb Vjen\u00eb kund\u00ebr Kastriot Ismailit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast Romeo Kara fitoi vendin e pun\u00ebs n\u00eb shtet n\u00eb sektorin energjitik nd\u00ebrsa Elvisit iu pushuan \u00e7\u00ebshtjet me drejt\u00ebsin\u00eb dhe jo vet\u00ebm atij, por edhe bashk\u00ebshortes, e cila ishte e paditur po ashtu p\u00ebr mashtrime dhe kishte interesa direkte me CEZ-in.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb po ky Romeo Kara q\u00eb n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor ku u d\u00ebnua Kastriot Ismailaj asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka p\u00ebrmendur emrin tim si t\u00eb lidhur me DIA apo Kastriot Ismailin.<\/p>\n<p>Madje n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb tij n\u00ebn betim kur ai kujton se si Kastriot Ismailaj i b\u00ebri ofert\u00eb t\u00eb punonte me t\u00eb te DIA, pyetjes s\u00eb Romeos se a ishte i lidhur me politikan\u00eb, Kastrioti i ishte p\u00ebrgjigjur se jo, ai ishte i lidhur me amerikan\u00ebt p\u00ebr DIA.<\/p>\n<p>Fakti, q\u00eb ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes ishte i lidhur me amerikan\u00ebt, \u00ebsht\u00eb e provuar edhe n\u00eb deklaratat e Z. Josef Hejsek n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb. Sidomos n\u00eb kapitullin e IV \u201cShareholders of DIA\u201d.<\/p>\n<p>Pra p\u00ebrfshirja e partner\u00ebve t\u00eb tij amerikan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes, q\u00eb nga fillimi, \u00ebsht\u00eb e konfirmuar edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb, krejt ndryshe nga sa p\u00ebrpiqet t\u00eb manipuloj\u00eb SPAK, si nj\u00eb biznes i Kastriot Ismailit dhe Arjan La\u00e7it.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e ka pohuar edhe ish-bashk\u00ebshortja e tij Vojsava Ismaili duke p\u00ebrmendur partneren e tij n\u00eb t\u00eb gjitha bizneset, amerikanen Rebecca Gaskin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Elvis Matajn mund t\u00eb them se nuk e kam takuar asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga viti 2005 kur t\u00eb rinjt\u00eb e LSI e p\u00ebrjashtuan nga radh\u00ebt e tyre si mashtrues dhe intimidues femrash, gj\u00eb q\u00eb e kam deklaruar edhe n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb se Kastriot Ismaili po fitonte nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe nga Ministri i Energjis\u00eb dhe Ekonomis\u00eb, Ilir Meta, SPAK bie n\u00eb kontradikt\u00eb me vetveten kur i jep nj\u00eb rol q\u00eb kurr\u00eb Kastriot Ismaili nuk e ka patur si an\u00ebtar i K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs nga METE apo kandidat z\u00ebvend\u00ebsues.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen 15, SPAK shkruan se m\u00eb 15 shtator: \u201csipas procesverbalit t\u00eb mbledhjes p\u00ebrshkruhet \u2018Mbledhja u hap nga z.Hejsek, i cili informoi an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs (\u201cAn\u00ebtar\u00ebt\u201d) mbi ndryshimin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjitik\u00ebs, k\u00ebrkoi falje p\u00ebr mosprezenc\u00ebn e z.Ciko n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs dhe prezantoi shkurtimisht z.Kastriot Ismailaj, i cili \u00ebsht\u00eb kandidati i ministris\u00eb p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e z.Ciko n\u00eb K\u00ebshillin Mbikqyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb un\u00eb kam hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Ministrit pas dat\u00ebs 16 shtator kur Kuvendi miratoi dekretin p\u00ebr em\u00ebrimin.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak rrehta m\u00eb pas vet\u00eb SPAK e p\u00ebrg\u00ebnjeshtron k\u00ebt\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb kur shkruan se: \u201cN\u00eb dat\u00ebn 25.11.2010 mbahet mbledhja e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs t\u00eb OSHE sh.a., ku sipas procesverbalit t\u00eb mbajtur, rezulton se kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit, an\u00ebtar\u00ebt, ku i pranish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe Ilir Ciko.\u201d<\/p>\n<p>Pra Ilir Ciko as nuk \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga K\u00ebshilli Mbikqyr\u00ebs dhe aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej nga nj\u00eb person privat si Kastriot Ismailaj.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i \u00e7do an\u00ebtari n\u00eb K\u00ebshillat Mbikqyr\u00ebs b\u00ebhej me akt zyrtar nga Ministri dhe jo me copa procesverbalesh q\u00eb i p\u00eblqen SPAK-ut t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr arsye politike dhe spekulative.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb theksoj faktin, q\u00eb e shkruan edhe vet\u00eb SPAK-u n\u00eb faqen 25 lidhur me deklarimin e Z. Ilir Ciko gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Prag\u00eb, se: \u201cGjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Ilir Ciko ka qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb takime, nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar n\u00eb lidhje me marr\u00ebveshjen e CEZ Shp\u00ebrndarje me shoq\u00ebrin\u00eb DIA, p\u00ebr mbledhjen e borxhit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij manipuluese SPAK-u insinuon se pas vizit\u00ebs time n\u00eb Prag\u00eb, e cila p\u00ebrfundoi m\u00eb 2 Dhjetor, pik\u00ebrisht m\u00eb 7 dhjetor 2010 p\u00ebr llogari t\u00eb DIA-s, jan\u00eb transferuar nga CEZ shuma 69.102.000 lek\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn Veneto me p\u00ebrshkrimin \u201clikuidim pjesor, fatura N23 dat\u00eb 3 Dhjetor\u201d.<\/p>\n<p>SPAK e di shum\u00eb mir\u00eb se m\u00eb 7 dhjetor 2010 ishte mbledhja e ERE q\u00eb vendoste p\u00ebr \u00e7mimin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK n\u00eb t\u00eb gjitha d\u00ebshmit\u00eb e t\u00eb p\u00ebrzgjedhurve t\u00eb tij q\u00eb ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Kastriot Ismailit te DIA si Elvis Mataj, Romeo Kara apo dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij ka denoncimin apo informacionin se DIA do i jepte 500.000 Euro, Bordit t\u00eb ERE, p\u00ebr t\u00eb favorizuar p\u00ebr \u00e7mimin e energjis\u00eb, CEZ-in.<\/p>\n<p>Por SPAK-ut nuk i intereson kjo e dh\u00ebn\u00eb sepse targeti i SPAK \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kund\u00ebrshtari politik i regjimit, Ilir Meta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ekzistojn\u00eb dy fakte q\u00eb anashkalohen q\u00ebllimisht n\u00eb dosje, t\u00eb cilat un\u00eb ia kam theksuar SPAK-ut gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ERE ishte institucion i pavarur nga Qeveria dhe s\u2019kishte asnj\u00eb var\u00ebsi nga Ministria e Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjis\u00eb (METE).<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Ministria e Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjis\u00eb, q\u00eb drejtohej nga Ilir Meta, dhe Qeveria iu kund\u00ebrvu vendimit t\u00eb ERE t\u00eb marr\u00eb m\u00eb 7 dhjetor 2010.<\/p>\n<p>KESH me pronar t\u00eb vet\u00ebm (100% t\u00eb aksioneve) Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjis\u00eb (METE) me shkres\u00eb 8276\/1 n\u00eb 20.12.2010 i ka k\u00ebrkuar ERE rishikimin e vendimit Nr.97, dat\u00eb 7.12.2020 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e tarif\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr furnizuesin publik me shumic\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1 Janar deri 31 Dhjetor 2011\u201d.<\/p>\n<p>Pasi ERE e hodhi posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e KESH-it, at\u00ebher\u00eb KESH e ankimoi vendimin e ERE n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, q\u00eb rr\u00ebzuan k\u00ebrkes\u00ebn e KESH.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrplasje midis Qeveris\u00eb dhe ERE solli m\u00eb pas dor\u00ebheqjen e Kryetarit t\u00eb ERE.<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i KESH, p\u00ebrve\u00e7se profesionist, m\u00eb duhet t\u00eb theksoj, si\u00e7 ia kam deklaruar SPAK-ut, ishte edhe eksponent i LSI.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb at\u00eb q\u00eb thekson te d\u00ebshmia e tij Hejsek n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit, te paragrafi 10, se kur mb\u00ebrriti n\u00eb Tiran\u00eb, Ambasadori Tepshi e prezantoi me Kastriot Ismailaj dhe m\u00eb pas takimi i par\u00eb i realizuar nga Kastriot Ismailaj p\u00ebr z.Hejsek ishte pik\u00ebrisht me Kryetarin e ERE dhe k\u00ebshilltarin e tij kryesor.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb provuar nga Gjykata e Arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb, v\u00ebllai i k\u00ebtij k\u00ebshilltari kryesor t\u00eb Kryetarit t\u00eb ERE, ish-Kryeminist\u00ebr rezultoi p\u00ebrfitues nga fondet e DIA dhe k\u00ebt\u00eb SPAK e di shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo u keqp\u00ebrdor nga BIRN q\u00eb financohet nga SOROS p\u00ebr t\u00eb hapur lajmin e pav\u00ebrtet\u00eb se ky ish-Kryeminist\u00ebr ishte Ilir Meta.<\/p>\n<p>M\u00eb pas \u201cClifford Chance\u201d, kompania ligjore q\u00eb mbrojti shtetin shqiptar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb, b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare duke e p\u00ebrjashtuar personin tim si t\u00eb implikuar e p\u00ebrfitues nga DIA.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht SPAK e ka t\u00eb provuar me dokumenta dhe shkresa lidhjen e fort\u00eb t\u00eb Kastriot Ismailaj me k\u00ebshilltarin kryesor t\u00eb Kryetarit t\u00eb ERE deri edhe n\u00eb ortak\u00ebri n\u00eb nj\u00eb kompani t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjitha k\u00ebto fakte dhe lidhje injorohen nga SPAK-u se targeti i vet\u00ebm q\u00eb duhet patjet\u00ebr t\u00eb dyshohet e akuzohet \u00ebsht\u00eb Ilir Meta, kur faktet flasin krejt ndryshe.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme SPAK-u g\u00ebnjen edhe kur thot\u00eb se Arjan La\u00e7i ishte p\u00ebrkrah\u00ebs i LSI dhe madje financues i saj, kur kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb gjoja lidhjen time me Arjan La\u00e7in edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, SPAK-u p\u00ebrmes manipulimeve e shpall Arjan La\u00e7in q\u00ebllimisht edhe nga Skrapari, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manipulim i q\u00ebllimsh\u00ebm (n\u00eb faqen 27).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Arjan La\u00e7i \u00ebsht\u00eb 200 vite durrsak, ortodoks dhe i ardhur nga Greqia.<\/p>\n<p>Asgj\u00ebkundi SPAK-u nuk p\u00ebrmend partneren amerikane t\u00eb Kastriot Ismailit dhe n\u00eb DIA, Rebecca Gaskin edhe pse ka t\u00eb gjitha faktet lidhur me p\u00ebrfshirjen e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes q\u00eb n\u00eb fillim edhe nga vet\u00eb deklaratat e b\u00ebra nga Hejsek n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin manipulim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm SPAK-u e b\u00ebn edhe n\u00eb insinuatat q\u00eb b\u00ebn p\u00ebr raportet e mia me Agron \u00c7el\u00ebn, i cili sipas tyre ka p\u00ebrfituar indirekt nga DIA, p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie t\u00eb caktuar, nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb caktuar parash duke e lidhur me kandidimin e tij p\u00ebr LSI, si deputet n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimisht nuk p\u00ebrmendet distanca kohore e k\u00ebtij p\u00ebrfitimi q\u00eb pretendon SPAK-u nga kompania e lidhur me Agron \u00c7el\u00ebn, n\u00eb 21 shtator 2010, me momentin kur ai kandidon p\u00ebr LSI, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy vjet e gjys\u00ebm m\u00eb pas, n\u00eb qershor 2013, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Z. \u00c7ela e ka sqaruar shum\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb raport dhe faktin se asnj\u00ebher\u00eb nuk ka financuar p\u00ebr LSI.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo platform\u00eb manipulimesh me tjet\u00ebrsime rrethanash dhe krijimtari mashtrimesh bazohet n\u00eb deklarimin e ish-ministrit, Dritan Prifti, n\u00eb 2.10.2015, i cili ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfitime ekonomike dhe politike.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb personat e p\u00ebrdorur p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00eb apo intervista dhe gazetar\u00eb, si Artan Hoxha, ishin lidhje t\u00eb ngushta t\u00eb tij dhe t\u00eb v\u00ebna n\u00eb l\u00ebvizje nga ai, nga Damian Gjiknuri, si Minist\u00ebr i Energjis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr faljen e 600 milion eurove CEZ, s\u00eb bashku me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb besohet ky se nuk e dinte q\u00eb n\u00eb 1 shtator 2010 kur ai ishte Minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb, ishte firmosur marr\u00ebveshja midis CEZ dhe DIA?<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se ai edhe nj\u00eb miz\u00eb po t\u00eb hynte n\u00eb Ministri e merrte vesh dhe i vendoste gjob\u00ebn e radh\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb an\u00ebtari i K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs ishte njeri i besuar i tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ai kishte miq\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me Kastriot Ismailin q\u00eb n\u00eb vitet 1998-2000 kur punonin bashk\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Se cili ishte integriteti i tij e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, pasi eksperti amerikan n\u00eb or\u00ebn e tij ku kishte regjistruar p\u00ebrgjimin me mua, i gjeti edhe p\u00ebrgjimin e tij me zv\/ministrin e tij t\u00eb Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjim me filmim t\u00eb cilin ia kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ku e kishte ftuar p\u00ebr dark\u00eb dhe ku i merrte 70 mij\u00eb Euro p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nisi edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr shtetasen Vojsava Ismaili ndjej nj\u00eb keqardhje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb hasi pas burgosjes s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por edhe keqp\u00ebrdorimin e saj nga Dritan Prifti me porosi t\u00eb Edi Ram\u00ebs, i cili i burgosi t\u00eb shoqin p\u00ebr dy q\u00ebllime. S\u00eb pari, q\u00eb ai t\u00eb t\u00ebrhiqej nga padia kund\u00ebr CEZ-it dhe s\u00eb dyti, q\u00eb t\u00eb shmangte v\u00ebmendjen nga afera q\u00eb Rama e Gjiknuri b\u00ebn\u00eb duke i falur 600 milion Euro, CEZ-it.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb keqardhje p\u00ebr SPAK-un q\u00eb e ul nivelin e hetimit n\u00eb intervista ordinere dhe t\u00eb pavlera t\u00eb saj, si ajo e dat\u00ebs 4.04.2018, q\u00eb kjo shtetase i paska dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb gazetari, t\u00eb quajtur Fatos Mahmutaj.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimin ekstremisht joprofesional dhe t\u00eb instrumentalizuar politikisht, SPAK e provon n\u00eb faqen 24 ku i referohet gazetarit Fatos Mahmutaj, i pyetur n\u00eb 22.01.2024 lidhur me rrethanat e intervist\u00ebs s\u00eb shtetases Vojsava Ismaili, ku ky ka deklaruar se ajo i tha: \u201cTani q\u00eb Kastrioti \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg, ai vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb para me forma presioni. Un\u00eb nuk kam para p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebto shantazhe t\u00eb Ilir Met\u00ebs, ndaj zgjodha q\u00eb t\u00eb ikja p\u00ebr sigurin\u00eb e djalit tim\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht absurde pasi dihet publikisht dhe institucionalisht q\u00eb un\u00eb jam kujdesur maksimalisht p\u00ebr sigurin\u00eb e saj q\u00eb n\u00eb shtator 2015 kur u \u201cshpik\u201d skandali CEZ-DIA pas shkrimit t\u00eb BIRN, q\u00eb sponsorizohet nga SOROSI e n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Duke e patur t\u00eb gjith\u00eb informacionin p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin q\u00eb po i b\u00ebnin pozit\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, Dritan Prifti dhe persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe rrezikun e nj\u00eb eleminimi t\u00eb saj prej tyre me q\u00ebllim akuzimin tim si fajtor p\u00ebr t\u00eb zhdukur gjoja nj\u00eb d\u00ebshmitare, i kam k\u00ebrkuar Kryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb Kuvend t\u2019u b\u00ebnte nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb institucioneve respektive p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr sigurin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj se jo vet\u00ebm s\u2019i kam b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb shantazh dhe as kam tentuar t\u00eb komunikoja me t\u00eb, por edhe kur ajo m\u00eb ka k\u00ebrkuar takim me sms n\u00eb celular me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb orientuar, i kam d\u00ebrguar shkres\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme duke i d\u00ebrguar mesazhin e saj, duke i shpjeguar rrethanat ku ajo mund t\u00eb ndodhej dhe duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr sigurin\u00eb e saj duke patur parasysh rrezikshm\u00ebrin\u00eb e personave q\u00eb e ndikonin.<\/p>\n<p>Dhe kam evituar \u00e7do kontakt e komunikim me t\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre veprimeve t\u00eb mia t\u00eb dokumentuara edhe nga organi i akuz\u00ebs, ajo filloi t\u00eb jepte intervista n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atyre q\u00eb e p\u00ebrdornin p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre politike.<\/p>\n<p>Por t\u00eb mos harrojm\u00eb se ajo ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn e dat\u00ebs 12.02.2016 se \u201clidhja e Katriotit me CEZ n\u00eb Prag\u00eb ishte krijuar fal\u00eb lidhjeve t\u00eb tij dhe jo politikan\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d. Dhe k\u00ebtu nuk g\u00ebnjen.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ajo thot\u00eb se Rebecca Gaskin ishte bashk\u00ebpun\u00ebtore me Kastriotin n\u00eb t\u00eb gjitha bizneset, p\u00ebrfshi edhe DIA.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ajo thot\u00eb se: \u201cN\u00eb dhjetor 2014, Rebecca njohu marr\u00ebveshjen e b\u00ebr\u00eb nga shteti p\u00ebr t\u00ebrheqjen e DIA nga Arbitrazhi\u201d.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebto deklarata jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb provueshme, por SPAK-ut nuk i ka interesuar t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb sepse zonja n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb shtetase amerikane dhe n\u00eb dijenin\u00eb time edhe prezantuese e Kastriot Ismailit me CEZ n\u00eb Prag\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve dhe p\u00ebrvoj\u00ebs t\u00eb saj n\u00eb \u00c7eki. Lidhja e saj dhe amerikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb me DIA konfirmohet edhe nga Z. Josef Hejsek n\u00eb deklarat\u00ebn e tij p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu p\u00ebrpjekjet paragjyq\u00ebsore t\u00eb SPAK-ut p\u00ebrmes d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provuar njohjet e mia me Kastriot Ismailin jan\u00eb absurde, pasi un\u00eb e kam deklaruar edhe n\u00eb SPAK, por edhe m\u00eb par\u00eb publikisht se njohjet e mia me Kastriot Ismailin jan\u00eb t\u00eb hershme, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, por ai asnj\u00ebher\u00eb as ka k\u00ebrkuar dhe as ka p\u00ebrfituar nga un\u00eb asgj\u00eb dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>Frekuenca e kontakteve tona telefonike n\u00eb vitet \u201995-\u201997, kur isha n\u00eb opozit\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se ajo e viteve 2010-2011, q\u00eb referon SPAK-u.<\/p>\n<p>Por SPAK-ut i intereson vet\u00ebm manipulimi i fakteve dhe rrethanave p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar me \u00e7do shpifje dhe shpikje Ilir Met\u00ebn dhe justifikuar sjelljen e tij me \u00e7do \u00e7mim, si edhe mas\u00ebn ekstreme t\u00eb arrestit n\u00eb burg t\u00eb Ilir Met\u00ebs, si Kryetar i Partis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb opozitare, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer q\u00ebllimeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e pluralizmit politik dhe zgjedhjeve t\u00eb lira e konkurruese n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb po afrojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb m\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb mua si nd\u00ebrmjet\u00ebsin midis Kastriot Ismailit dhe CEZ-it, SPAK-u i referohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spekulative dhe jasht\u00eb kontekstit nj\u00eb deklarate t\u00eb shtetasit \u00e7ek Josef Hejsek e dh\u00ebn\u00eb para Abritrazhit t\u00eb Vjen\u00ebs, ku ai ka deklaruar m\u00eb 26 tetor 2014:<\/p>\n<p>\u201cNe diskutuam k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (METE). Qeveria shqiptare propozoi t\u00eb udh\u00ebzonim dik\u00eb me dije t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb pas Hejsek thot\u00eb se Z. Tepshi m\u00eb prezantoi mua me Z. Kastriot Ismaili n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb paragrafin 10 pas k\u00ebsaj Hejsek thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cZoti Ismailaj u prezantua si specialist i mbledhjes s\u00eb borxheve dhe njoh\u00ebs i biznesit dhe politik\u00ebs shqiptare. S\u00eb bashku me Z. Ismailaj un\u00eb gjithashtu takova Z. Nepravishta, Kryetar i ERE dhe k\u00ebshilltarin e tij, Petrit Ahmeti\u201d.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu p\u00ebrpara se t\u00eb kaloj\u00eb te biseda me Ambasadorin Tepshi, ai thekson se biseduam p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje (pra p\u00ebr mbledhjen e borxheve) me Ministrin e Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjis\u00eb (METE).<\/p>\n<p>Dihet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb un\u00eb nuk kam qen\u00eb Minist\u00ebr i METE dhe nuk mund t\u00eb isha i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk m\u00eb takonin mua.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tre vjet m\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb Arbitrazhin e Vjen\u00ebs, Z. Hejsek i marr\u00eb n\u00eb pyetje nga prokurori Ndini Tavani, n\u00eb 20 dhjetor 2011, do t\u00eb deklaronte: \u201cK\u00ebshtu duke u bazuar n\u00eb rekomandimet e METE ne filluam t\u00eb gjenim nj\u00eb partner. Kjo ishte gjithmon\u00eb n\u00eb mbikqyrjen e Bordit Mbikqyr\u00ebs, ku pjes\u00ebmarr\u00ebsi i shtetit shqiptar ishte gjithmon\u00eb i pranish\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebrzgjedhja e DIA ka qen\u00eb gjithmon\u00eb transparente, me t\u00eb gjitha detajet e njohura nga METE.\u201d<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb prokurorit Ndini Tavani se:<\/p>\n<p>A e kujtoni personin konkret q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb propozimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri? Zoti Hejsek i p\u00ebrgjigjet: \u201cNuk m\u00eb kujtohet personi konkret dhe disa propozime kan\u00eb shkuar n\u00eb Prag\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pra si shpjegohet q\u00eb Z. Hejsek m\u00eb 20 dhjetor 2011 nuk e mban mend personin konkret q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb propozimin p\u00ebr DIA dhe Kastriot Ismailin, nd\u00ebrsa tre vjet m\u00eb von\u00eb e mbaka mend?<\/p>\n<p>Si rregull, kujtesa me kalimin e mosh\u00ebs dob\u00ebsohet dhe nuk forcohet apo jo?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar veten dhe CEZ-in p\u00ebr konfliktin q\u00eb u krijua me DIA, edhe Hejsek edhe CEZ ishin t\u00eb interesuar t\u00eb paraqisnin Z. Ismaili si t\u00eb rekomanduar nga Qeveria shqiptare dhe jo t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga vet\u00eb ata p\u00ebr shkak t\u00eb interesave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb 19 janar 2016, pas spekulimeve n\u00eb shtypin shqiptar lidhur me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb tij n\u00eb Vjen\u00eb duke p\u00ebrmendur emrin tim n\u00eb kllapa (Ilir Meta), pas funksionit t\u00eb Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Z. Hejsek ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb sqaruese p\u00ebr Drejtorin tim t\u00eb Kabinetit, si Kryetar Parlamenti n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ku e ka p\u00ebrjashtuar emrin tim.<\/p>\n<p>SPAK-u mashtron q\u00ebllimisht kur ka shkruar n\u00eb faqen 14 se: \u201cHetimet kan\u00eb provuar se ka qen\u00eb shtetasi Ilir Metaj, ai q\u00eb i ka sugjeruar CEZ q\u00eb t\u00eb zgjidhte kontraktor p\u00ebr mbledhjen e borxheve, pik\u00ebrisht shtetasin Kastriot Ismailaj. Ky fakt rezulton nga d\u00ebshmia e shtetasit Josef Hejsek dh\u00ebn\u00eb para Gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nga e gjith\u00eb p\u00ebrmbajtja e deklarat\u00ebs s\u00eb Hejsek n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ai ia atribuon Ambasadorit shqiptar Z. Tepshi k\u00ebt\u00eb prezantim dhe po k\u00ebshtu m\u00eb pas d\u00ebshmon se bashk\u00eb me Z.Tepshi takuan n\u00eb Tiran\u00eb Z.Kastriot Ismailaj dhe po k\u00ebshtu se takimi i par\u00eb q\u00eb Z.Ismailaj u b\u00ebri, ishte me Kryetarin e ERE dhe k\u00ebshilltarin e tij kryesor, q\u00eb SPAK-u e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb rezulton nga hetimet edhe ortak me Kastriot Ismailaj.<\/p>\n<p>Hejsek asgj\u00ebkundi nuk thot\u00eb se Kastriot Ismailajn na e sugjeroi apo prezantoi Ilir Meta.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu n\u00eb dijenin\u00eb time, jo vet\u00ebm nga un\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt,  por nga askush nga Qeveria shqiptare, Ambasadori yn\u00eb n\u00eb \u00c7eki nuk ka qen\u00eb i autorizuar, si\u00e7 i referohet Hejsek n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, si k\u00ebshilltar i Qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb veprimet me menaxhimin e aktiviteteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Prag\u00eb t\u00eb CEZ sh.a.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk ka asnj\u00eb akt, asnj\u00eb shkres\u00eb dhe asnj\u00eb autorizim nga ana ime p\u00ebr ish-Ambasadorin q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte dhe mbetet e qart\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet me CEZ mbaheshin vet\u00ebm p\u00ebrmes Ministris\u00eb t\u00eb Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjis\u00eb (METE), q\u00eb kishte edhe an\u00ebtarin e saj n\u00eb K\u00ebshillin Mbikqyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb manipulim dhe jo prov\u00eb.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb absurd dhe i turpsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb pretendimi i SPAK-ut p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme t\u00eb miat p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb nj\u00eb ligj p\u00ebr minierat.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen 120, SPAK shkruan: \u201cVeprimi i paligjsh\u00ebm i Monika Kryemadhit dhe Ilir Meta konsiston n\u00eb miratimin e ligjit Nr.134\/2014 \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin Nr.10304, dat\u00eb 15 korrik 2010, \u2018P\u00ebr sektorin minerar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u2019\u201d, nd\u00ebrhyrjen e paligjshme n\u00eb favor t\u00eb Saimir Manes te Zyra e P\u00ebrmbarimit dhe konkretisht p\u00ebrmbaruesi Saimir Xhuglini, nd\u00ebrhyrja e paligjshme e Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta te Kryetari i AKEP, Piro Xhixho n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb  \u2018Plus Communications\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Po n\u00eb faqen 112, SPAK-u shkruan vet\u00eb: \u201cN\u00eb dat\u00ebn 8 korrik 2014 deputetja Esmeralda Shkjau depoziton n\u00eb sekretarin\u00eb e Kuvendit amendamentet p\u00ebr dy nene, nenin 19 dhe 27 t\u00eb projektligjit.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procedur\u00ebs parlamentare, neni 35 i ligjit Nr.10304, dat\u00eb 15 korrik 2010 \u201cP\u00ebr sektorin minerar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb miratuar sipas amendimeve t\u00eb deputetes, Esmeralda Shkjau.<\/p>\n<p>Dihet se kjo deputete ishte e PS dhe jo e LSI.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb miratuar k\u00ebto ndryshime nuk mjaftonin 16 votat e LSI, por ky ndryshim ka marr\u00eb t\u00eb gjitha votat e PS.<\/p>\n<p>Nuk e kuptoj p\u00ebrse duhet t\u00eb dyshohem un\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast kur nuk ekziston emri im si Ilir Meta apo Kryetar Kuvendi n\u00eb asnj\u00eb komunikim q\u00eb SPAK-u p\u00ebrshkruan midis deputet\u00ebve Monika Kryemadhi, deputetit t\u00eb Bulqiz\u00ebs, P\u00ebrparim Spahiu, deputetit tjet\u00ebr nga Bulqiza, Ardit Kaja dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb minierave q\u00eb ishte i interesuar p\u00ebr ligjin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dyshim PARAGJYQ\u00cbSOR<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb zyr\u00ebn e p\u00ebrmbarimit n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb biznesmeni, emri im nuk ekziston as direkt dhe as indirekt n\u00eb komunikimet q\u00eb u referohet SPAK-u.<\/p>\n<p>Pra SPAK ka vet\u00ebm nj\u00eb target politik, Ilir Met\u00ebn, i cili duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me \u00e7do \u00e7mim, presion dhe manipulim n\u00eb burg n\u00eb kushtet e nj\u00eb izolimi ekstrem, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu v\u00ebshtir\u00ebsuar mbrojtja p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre dyshimeve absurde pa asnj\u00eb prov\u00eb, por p\u00ebr t\u2019iu paralizuar sa m\u00eb shum\u00eb aktiviteti politik si Kryetar i Partis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb opozitare n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pretendim tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm tendencioz por edhe paragjyq\u00ebsor i SPAK \u00ebsht\u00eb edhe ai p\u00ebr ndikimin tim p\u00ebr kompanin\u00eb PLUS.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen 106, SPAK shkruan: \u201cN\u00eb dat\u00ebn 18 prill 2014, Piro Xhixho informon Monika Kryemadhin lidhur me nj\u00eb sms q\u00eb i ka d\u00ebrguar nj\u00eb person i quajtur Duka, tekstin e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ia d\u00ebrgon Monik\u00ebs: \u201cPiro mbr\u00ebma! N\u00eb tatimet e Tiran\u00ebs na kan\u00eb bllokuar rikthimin e TVSH p\u00ebr arsye t\u00eb borxhit q\u00eb i kemi AKEP. P\u00ebr \u00e7udi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb na ka ardh nj\u00eb propozim diskriminues nga VF dhe nj\u00eb shantazh nga R.B. Duhet patjet\u00ebr ta varrosni k\u00ebt\u00eb muaj Plus?\u201d<\/p>\n<p>Sipas deklaruesit, Saimir Mane dhe Armando Duka shkonin te Monika dhe i k\u00ebrkonin q\u00eb ajo t\u00eb nd\u00ebrhynte te Piro p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e kompanis\u00eb Plus.<\/p>\n<p>Saimiri dhe Armando faj\u00ebsonin Piro Xhixhon dhe AKEP-in dhe sipas deklaruesit, i ankoheshin Monik\u00ebs se ai nuk donte t\u2019i ndihmonte.<\/p>\n<p>Piro Xhixho edhe n\u00eb email-in e m\u00ebsip\u00ebrm e informon Monik\u00ebn se me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e saj dhe t\u00eb \u201cshefit\u201d, q\u00eb Piro i referohet Ilir Met\u00ebs, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb gjitha kompanit\u00eb telefonike t\u00eb mbeten t\u00eb k\u00ebnaqura ku p\u00ebrmend se Kompania Plus do t\u00eb ket\u00eb asimetri n\u00eb treg n\u00eb drejtim t\u00eb tarifimit t\u00eb thirrjeve telefonike me vler\u00ebn 6,52 lek\u00eb dhe kjo pa afat.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto probleme b\u00ebn fjal\u00eb edhe mesazhi i dat\u00ebs 19 shtator 2014, q\u00eb i ka d\u00ebrguar Monika Kryemadhit, ku i ka shkruajtur se kishte takuar edhe t\u00eb madhin bashk\u00eb me dy operator\u00ebt e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mesazh Piro Xhixho deklaroi se ndoshta takimi ishte zhvilluar me Kryeministrin Rama t\u00eb cilit i referohet \u201ci madhi\u201d.<\/p>\n<p>Nuk e kuptoj se \u00e7far\u00eb favorizimi i kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb t\u00eb vetmes kompani n\u00eb fush\u00ebn e celular\u00ebve me 20 aksioner\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb mos diskriminohej dhe t\u00eb falimentonte p\u00ebr shkak t\u00eb monopolit t\u00eb dy kompanive t\u00eb huaja?<\/p>\n<p>Ishte detyra ime institucionale si Kryetar Kuvendi t\u00eb interesohesha p\u00ebr ankesat e tyre n\u00eb respekt t\u00eb ligjit dhe AKEP varej nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Nuk e kuptoj se ku q\u00ebndron paligjshm\u00ebria ime kur pas nj\u00eb pretendimi t\u00eb nj\u00eb kompanie shqiptare (me 20 aksioner\u00eb) se po diskriminoheshin dhe falimentonin, sipas tyre prej AKEP-it, t\u2019ia p\u00ebrcillja k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim Kryetarit t\u00eb AKEP-it, q\u00eb ata thjesht t\u00eb mos diskriminoheshin duke respektuar gjithmon\u00eb ligjin por edhe p\u00ebr t\u00eb rritur konkurrenc\u00ebn, q\u00eb ishte dhe \u00ebsht\u00eb interes publik.<\/p>\n<p>Lidhur me dyshimet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen time n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme me lobimet, distancohem me neveri nga p\u00ebrpjekjet e q\u00ebllimshme t\u00eb SPAK-ut, pa asnj\u00eb prov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb implikuar p\u00ebrmes hamend\u00ebsimeve kur e ka patur t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb paraqitur prova q\u00eb m\u00eb ngarkojn\u00eb mua me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia penale \u00ebsht\u00eb individuale.<\/p>\n<p>Edhe tani q\u00eb un\u00eb ndodhem n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb gjyqi dikush apo disa persona mund t\u00eb kryejn\u00eb veprime spekulative pa dijenin\u00eb dhe autorizimin tim diku n\u00eb shkelje t\u00eb ligjeve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb \u00e7do veprim, vendim Kryesie i LSI, autorizim i l\u00ebshuar nga un\u00eb ka qen\u00eb i ligjsh\u00ebm dhe transparent n\u00eb respekt t\u00eb ligjeve shqiptare dhe amerikane.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb nj\u00eb shtetas greko-amerikan, avokat Fidetzis, kishte firmosur pa dijenin\u00eb time nj\u00eb kontrat\u00eb me McKeon Group, q\u00eb u denoncua nga ana ime te Presidenti i k\u00ebtij grupi dhe i cili m\u00eb pas i b\u00ebri let\u00ebr zyrtare Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (t\u00eb cil\u00ebn do e keni bashk\u00ebngjitur) duke i th\u00ebn\u00eb se pasi u takuam me Kryetarin e Parlamentit dhe t\u00eb LSI, Z. Meta, ai na informoi se personi q\u00eb ka firmosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb LSI nuk ka qen\u00eb i autorizuar prej tij dhe po k\u00ebshtu edhe fushat e bashk\u00ebpunimit jan\u00eb t\u00eb ndryshme. Ndaj k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb konsiderohet e pavlefshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pagesa 15,000 USD p\u00ebr llogari t\u00eb k\u00ebsaj kompanie \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente nga Kryesia e LSI me k\u00ebrkes\u00ebn e Z. Vangjel Tavo, an\u00ebtar i Kryesis\u00eb dhe deputet, i cili ishte edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsi q\u00eb insistoi p\u00ebr takimin me Fidetzis n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb fund t\u00eb N\u00ebntorit ose Dhjetor 2016.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu ishte Z. Tavo q\u00eb insistoi p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb 15,000 USD p\u00ebr McKeon Group bazuar n\u00eb premtimet e avokatit greko-amerikan se kjo kompani do t\u00eb ishte shum\u00eb me ndikim.<\/p>\n<p>Por kur shkuam n\u00eb Uashington p\u00ebr inagurimin e Presidentit Tramp, ftesat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishin siguruar m\u00eb par\u00eb nga Kongresi, u \u00e7udita kur u njoha nga Presidenti i McKeon Group me marr\u00ebveshjen q\u00eb kishte firmosur Fidetzis n\u00eb em\u00ebr t\u00eb LSI dhe i k\u00ebrkova atij q\u00eb ajo marr\u00ebveshje t\u00eb anullohej sepse nuk ishte e autorizuar nga un\u00eb dhe se fushat e bashk\u00ebpunimit q\u00eb ne ishim t\u00eb interesuar ishin t\u00eb ndryshme nga ato q\u00eb kishte firmosur Fidetzis.<\/p>\n<p>Kontaktet me kompanin\u00eb McKeon Group vazhduan edhe pak koh\u00eb por kurr\u00eb nuk u finalizua nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr arsye se ofronin sh\u00ebrbime shum\u00eb t\u00eb shtrenjta dhe q\u00eb nuk ishin t\u00eb p\u00ebrballueshme nga ne.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me pretendimin se m\u00eb pas u b\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me McKeon Group p\u00ebrmes \u201cDorelita\u201d t\u00eb Fidetzis ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim dhe manipulim skandaloz<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ekzistenc\u00ebn e \u201cDorelita\u201d e kam d\u00ebgjuar kur \u201cMother Jones\u201d publikoi nj\u00eb shkrim t\u00eb sponsorizuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb Fidetzis ishte mashtrues, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u binda q\u00eb n\u00eb takimin e dyt\u00eb n\u00eb Uashington kur e denoncova te Presidenti i McKeon Group.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb se kam autorizuar k\u00ebt\u00eb person p\u00ebr t\u00eb m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar pran\u00eb McKeon Group e kujtdo, direkt apo indirekt.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, as numrin e telefonit t\u00eb tij apo adres\u00eb email nuk kam patur edhe nuk isha i interesuar.<\/p>\n<p>\u00c7do kontakt e kam patur me t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes Z. Tavo, i cili ishte edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsi i takimit me t\u00eb n\u00eb Greqi, n\u00eb N\u00ebntor ose Dhjetor 2016.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, n\u00eb Mars-Prill 2017 un\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb SHBA, nuk kam b\u00ebr\u00eb takime dhe as kisha interes sepse isha zgjedhur President m\u00eb 18 Prill.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb n\u00ebnvizoj se me manipulimet e \u00e7\u00ebshtjeve CEZ-DIA dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb McKeon Group \u00ebsht\u00eb marr\u00eb personalisht Charles McGonigal, ish-zyrtar i lart\u00eb i FBI, sot n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, ai u mor edhe me \u00e7\u00ebshtjen e atentatit gjoja kund\u00ebr deputet\u00ebve Doshi-Fufi me k\u00ebrkes\u00eb dhe porosi t\u00eb Kryeministrit, kryekorruptuesit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, me q\u00ebllim eleminimin e opozit\u00ebs dhe garantimin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ndaj jo rast\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtja CEZ-DIA q\u00eb ishte gjykuar disa her\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishin dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnime, u rihap pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 2018 p\u00ebrmes nj\u00eb kall\u00ebzuesi si Romeo Kara.<\/p>\n<p>Prandaj jo rast\u00ebsisht n\u00eb 2018 u inskenua nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim e Vojsava Ismailit me nj\u00eb gazetar, Fatos Mahmutaj dhe jo rast\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mori p\u00ebrsip\u00ebr Altin Dumani n\u00eb dhjetor 2019 n\u00eb kulmin e konfliktit tim si President me Kryeministrin Rama dhe McGonigal\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar kapjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Lidhur me marr\u00ebdh\u00ebniet e LSI me dy kompani t\u00eb tjera lobuese t\u00eb prezantuara nga shqiptaro-amerikani, Adrian Shatku, \u00e7do vendim dhe autorizim i l\u00ebshuar nga un\u00eb p\u00ebr k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb respekt ekstrem t\u00eb ligjeve shqiptare dhe amerikane.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka veprime t\u00eb paligjshme nga ky person apo kushdo tjet\u00ebr, SPAK-u t\u2019i vendos\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale n\u00eb Shqip\u00ebri apo SHBA n\u00eb bashk\u00ebpunim me drejt\u00ebsin\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb sqaroj se asnj\u00ebher\u00eb nuk kam p\u00ebrfituar asnj\u00eb gj\u00eb nga ky person p\u00ebrve\u00e7 njohjes q\u00eb kemi patur p\u00ebr arsye t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tij dibrane dhe miq\u00ebsive q\u00eb kishte me t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb mi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e kam deklaruar n\u00eb SPAK prej koh\u00ebsh, kisha v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim seriozitetin e tij dhe ftohur marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kisha paralajm\u00ebruar edhe t\u00eb af\u00ebrmit, por edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi, q\u00eb kishin kontakte t\u00eb af\u00ebrta me t\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet p\u00ebr mosdeklarime t\u00eb shpenzimeve, i konsideroj t\u00ebr\u00ebsisht tendencioze.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nuk mund t\u00eb mbaj un\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do shpenzim apo pak\u00ebsim llogarish t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb mi apo edhe t\u00eb ish-gruas dhe ish-vjehrr\u00ebs time.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, si\u00e7 e kam shpjeguar n\u00eb SPAK me plot\u00ebsimin e formular\u00ebve t\u00eb pasuris\u00eb merrej ish-bashk\u00ebshortja ime, e cila i ndiqte edhe me avokat edhe me noter t\u00eb gjitha veprimet, edhe p\u00ebr arsyen se shumica e pronave dhe rrjedhimisht llogarive bankare ishin t\u00eb saj dhe i ndiqte ajo.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb mir\u00ebbesim t\u00eb plot\u00eb se ajo \u00e7do gj\u00eb e b\u00ebnte sipas ligjit.<\/p>\n<p>Un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam refuzuar si individ t\u00eb b\u00ebj deklarimin sipas nenit 5 t\u00eb ILDKPI.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, sipas nenit 22 t\u00eb ILDKPI nuk mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr deklarimin e familjar\u00ebve dhe po k\u00ebshtu asnj\u00ebher\u00eb nuk kam patur sipas nenit 32 as njoftim dhe as gjob\u00eb, as nga ILDKPI dhe as nga Tatimet.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim Zonja Gjykat\u00ebse, pas k\u00ebtyre shpjegimeve q\u00eb ju dhash\u00eb, un\u00eb k\u00ebrkoj nga ju q\u00eb me vendimin e sot\u00ebm t\u00eb respektoni Kushtetut\u00ebn, Konvent\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, parimin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb dhe nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ky hetim skandaloz i sponsorizuar nga Qeveria dhe McGonigal\u00ebt, i bazuar n\u00eb mashtrime, manipulime dhe nj\u00ebanshm\u00ebri ekstreme, i konkluduar me nj\u00eb rr\u00ebmbim banditesk, si\u00e7 e kan\u00eb par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nga bandit\u00eb me maska, q\u00eb hyjn\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb makin\u00eb me armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb nuk identifikohen, q\u00eb nuk japin asnj\u00eb shkres\u00eb apo akt zyrtar, q\u00eb nuk t\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb kontaktosh avokatin, q\u00eb nuk t\u00eb njohin me t\u00eb drejtat e tua dhe q\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb fusin n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb private p\u00ebr t\u00eb t\u00eb \u00e7uar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb, ku vet\u00ebm pas dy or\u00ebsh vijn\u00eb oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, duhet t\u00eb marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>Un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk i kam refuzuar ftesat e SPAK-ut.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb pozit\u00eb, mund\u00ebsi t\u00eb prish provat, sepse prova as nuk ka p\u00ebrve\u00e7 intervistave dhe hamend\u00ebsimeve.<\/p>\n<p>Un\u00eb as e imagjinoj t\u00eb arratisem dhe n\u00ebse ekziston ky shqet\u00ebsim ju mund t\u00eb vendosni t\u00eb bllokoni pasaport\u00ebn time.<\/p>\n<p>Por un\u00eb jam ish-President, g\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb status ende dhe juridikisht dhe President i Partis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb opozitare n\u00eb vend dhe Partia e tret\u00eb prej 20 vitesh.<\/p>\n<p>Ndaj ju duhet t\u00eb m\u00eb lejoni n\u00eb baz\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs amerikane t\u00eb ushtroj detyrimet e mia ndaj atyre qytetar\u00ebve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb zgjedhur mua t\u00eb drejtoj dhe t\u00eb cil\u00ebt paguajn\u00eb taksa q\u00eb ju t\u00eb jepni drejt\u00ebsi dhe jo af\u00ebrmendsh t\u00eb jeni n\u00ebn diktatin e SPAK-ut, si\u00e7 e ka deklaruar p\u00ebr gjykatat publikisht Z. Dumani.<\/p>\n<p>\u00c7do vendim n\u00ebn diktat jo vet\u00ebm do t\u00eb r\u00ebndonte parregullist\u00eb e k\u00ebtij procesi por dhe minonte parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo sjellje paragjyq\u00ebsore e deritanishme (nga SPAK-u dhe Policia) duhet t\u00eb marr\u00eb fund dhe ky proces hetimi dhe gjykimi duhet t\u00eb vendoset n\u00eb shinat e procesit t\u00eb rregullt ligjor n\u00eb respekt t\u00eb parimit t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur mbrojtja e presidentit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. Ilir Meta ka deklaruar para togave t\u00eb zeza se akuzat p\u00ebr mosdeklarim pasurie i konsideron tendecioze, pasi sipas sipas tij, me plot\u00ebsimin e formular\u00ebve t\u00eb pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ish-bashk\u00ebshortja Monika Kryemadhi. Meta theksoi se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":409727,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-409726","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=409726"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409726\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":409729,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409726\/revisions\/409729"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/409727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=409726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=409726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=409726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}