{"id":410005,"date":"2024-11-30T13:07:15","date_gmt":"2024-11-30T12:07:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=410005"},"modified":"2024-11-30T13:07:15","modified_gmt":"2024-11-30T12:07:15","slug":"nderimi-i-munguar-per-presidentin-moisiu-nderi-i-humbur-i-presidentit-begaj-dhe-krenaria-e-italianeve-qe-kendojne-un-partigiano-come-president","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nderimi-i-munguar-per-presidentin-moisiu-nderi-i-humbur-i-presidentit-begaj-dhe-krenaria-e-italianeve-qe-kendojne-un-partigiano-come-president\/","title":{"rendered":"Nderimi i munguar p\u00ebr presidentin Moisiu, nderi i humbur i presidentit Begaj dhe krenaria e italian\u00ebve q\u00eb k\u00ebndojn\u00eb \u201cUn partigiano come president\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga Luan Rama<\/p>\n<p>Ngjarjet e m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb vet\u00ebdijen e kombit. Kujtesa e kombit na i sjell e risjell ato ngjarje n\u00ebp\u00ebr p\u00ebrvjetor\u00eb e jubile si shenj\u00eb nderimi dhe si mir\u00ebnjohje. Edhe si d\u00ebshmi krenarie padyshim.<\/p>\n<p>Por, na i sjell edhe si momente reflektimi dhe projeksioni p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb sotmen, udh\u00ebn e t\u00eb nes\u00ebrmes dhe vizionin ton\u00eb p\u00ebr horizontin ku duam t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb.<\/p>\n<p>80-vjetori i \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb antifashiste, qe nj\u00eb mund\u00ebsi supreme nderimi e mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr nj\u00eb brez dhe p\u00ebr nj\u00eb epok\u00eb.<\/p>\n<p>Ai brez idealist\u00ebsh t\u00eb m\u00ebdhenj dhe epoka e antifashizmit i dhan\u00eb popullit shqiptar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e fitimtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb lufte q\u00eb vuri p\u00ebrball\u00eb jo disa ushtri kund\u00ebr disa t\u00eb tjerave, por popujt q\u00eb donin lirin\u00eb, kund\u00ebr diktaturave q\u00eb ofronin rob\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj antifashizmi u b\u00eb frym\u00ebzimi dhe motivi i madh q\u00eb shp\u00ebtoi bot\u00ebn, duke b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb shtete dhe qeveri q\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb tjera as q\u00eb mund t\u00eb mendohej t\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb front.<\/p>\n<p>Antifashizmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrcaktoi rrjedhat n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb ecte bota m\u00eb pas. Vet\u00eb Europa e Bashkuar i ka themelet n\u00eb vlerat e antifashizmit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, paradoksalisht ne s\u00ebrish nuk dit\u00ebm q\u00eb t\u2019i d\u00ebshmonim bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar dhe koh\u00ebs q\u00eb jetojm\u00eb, vet\u00ebdijen ton\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb ku jemi.<\/p>\n<p>Nuk qe nj\u00eb rast\u00ebsi fatlume dhe as pasoj\u00eb e ndonj\u00eb kalkulimi konjukturash q\u00eb Shqip\u00ebria zgjodhi an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb. Ishte lufta antifashiste, ishte lufta partizane, e cila duke na sjell\u00eb \u00e7lirimin e atdheut prej pushtuesve fashist\u00eb dhe kuisling\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb me pushtuesit, q\u00eb e bashkuan Shqip\u00ebrin\u00eb dhe popullin shqiptar me fitimtar\u00ebt.<\/p>\n<p> Dhe ishte \u00e7lirimi i Shqip\u00ebris\u00eb me Luft\u00ebn Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare q\u00eb zhvilloi populli shqiptar, q\u00eb rijet\u00ebsoi dhe i dha vler\u00eb edhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb fituar m\u00eb par\u00eb me aq shum\u00eb luft\u00eb e sakrifica m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912. Me pushtimin fashist m\u00eb 7 prill 1939, Shqip\u00ebria e pushtuar e pati humbur pavar\u00ebsin\u00eb. Pa 29 n\u00ebntorin e vitit 1944, nuk do ta kishim m\u00eb as 28 n\u00ebntorin e vitit 1912.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb historis\u00eb nuk duhen shum\u00eb mend. Nuk \u00ebsht\u00eb as nevoja t\u00eb jesh historian. Lypset vet\u00ebdije atdhetare dhe ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebrball\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe historis\u00eb s\u00eb popullit t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Prandaj 29 n\u00ebntori, dita e \u00e7lirimit t\u00eb atdheut nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb feste n\u00eb kalendarin zyrtar t\u00eb festave.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb dit\u00eb lavdie e krenarie p\u00ebr nj\u00eb popull antifashist q\u00eb lirin\u00eb nuk ia dhuruan, por e fitoi me luft\u00eb e sakrifica t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb dit\u00eb homazhi dhe nderimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb luftua, q\u00eb u sakrifikuan dhe dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb e atdheut.<\/p>\n<p>Edhe pse q\u00eb prej n\u00eb janar me fillimin e vitit u tha se u krijua nj\u00eb komision shtet\u00ebror p\u00ebr festimet e 80-vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit, n\u00eb fakt ai komision as u b\u00eb i gjall\u00eb e as realizoi ndonj\u00eb veprimtari p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e denj\u00eb, n\u00eb nderim t\u00eb 80 vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit.<\/p>\n<p>Paturp\u00ebsisht, me nj\u00eb ciniz\u00ebm t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe q\u00ebndrim prej provokatori kok\u00ebbosh e pa asnj\u00eb grim\u00eb vet\u00ebdije atdhetare, edhe vet\u00eb presidenti i Republik\u00ebs u kujdes p\u00ebr t\u00eb mos e p\u00ebrmendur qoft\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme 80-vjetorin e \u00e7lirimit dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e fitores antifashiste t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb koalicionit t\u00eb madh antifashist bot\u00ebror, n\u00eb fjalimin q\u00eb mbajti n\u00eb pritjen shtet\u00ebrore t\u00eb organizuar prej tij n\u00eb Pallatin e Brigadave me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, at\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebri presidenti i Republik\u00ebs, at\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebri as qeveria, e b\u00ebri me shum\u00eb qart\u00ebsi Ambasada e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb me urimin kuptimplot\u00eb e dometh\u00ebn\u00ebs 80-vjetorin e \u00e7lirimit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb vit, -thuhet n\u00eb urimin e Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA, Shqip\u00ebria sh\u00ebnon 80 vjet nga \u00e7lirimi i saj prej pushtimit nazist n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb nderuar sakrificat dhe p\u00ebr t\u00eb festuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb i dha form\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj. <\/p>\n<p>G\u00ebzuar 80-vjetorin e \u00c7lirimit, Shqip\u00ebri\u201d<\/p>\n<p>Mjafton vet\u00ebm t\u00eb lexojm\u00eb mesazhin q\u00eb p\u00ebrcjell fjalia \u201ckoh\u00eb p\u00ebr t\u00eb nderuar sakrificat dhe p\u00ebr t\u00eb festuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb i dha form\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj\u201d, p\u00ebr t\u00eb kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare dhe t\u00eb fitores mbi fashizmin.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak muaj m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 6 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Franc\u00eb u p\u00ebrkujtua me nderime t\u00eb m\u00ebdha, ashtu si\u00e7 e meriton,  80-vjetori i zbarkimit t\u00eb forcave aleate n\u00eb Normandi.<\/p>\n<p>Presidenti i SHBA, presidenti i Franc\u00ebs, Mbreti i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, por edhe kancelari gjerman dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb at\u00eb ceremoni, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, n\u00eb krye t\u00eb vendit u vun\u00eb rreth 100 veteran\u00eb antifashist\u00eb q\u00eb ishin ende gjall\u00eb, d\u00ebshmitar\u00eb dhe fitimtar\u00eb t\u00eb asaj lufte t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Vet\u00ebdija imponon nderimin, respektin, krenarin\u00eb. Sepse, jo t\u00eb gjitha vendet e jo t\u00eb gjith\u00eb popujt mund t\u00eb krenohen me historin\u00eb e tyre t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ia ka dh\u00ebn\u00eb  vetes k\u00ebt\u00eb merit\u00eb, sepse e ka shkruar vet\u00eb historin\u00eb antifashiste dhe e ka t\u00eb drejt\u00ebn, por edhe detyrimin t\u00eb krenohet me t\u00eb.<\/p>\n<p>Si rregull, ngjarjet jubilare sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb homazh historis\u00eb, sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr ta nderuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i Shtetit \u00ebsht\u00eb autoriteti m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kushtetuese ta formalizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nderim, p\u00ebrpos t\u00eb tjerash, edhe me protokollin e dekoratava.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb gjasht\u00ebdhjet\u00ebvjetorin e zbarkimit t\u00eb forcave aleate n\u00eb Normandi, presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm i Franc\u00ebs Zhak Shirak nderoi nj\u00ebp\u00ebrnj\u00eb dyqind veteran\u00eb antifashist\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore q\u00eb ishin gjall\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, me nj\u00eb ceremoni publike sipas nj\u00eb protokolli rigoroz dhe solemn.<\/p>\n<p>Me gjestin e tij prej burri shteti, presidenti Shirak nderoi jo vet\u00ebm ata dyqind veteran\u00ebt e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, por, p\u00ebrmes tyre, nderoi gjith\u00eb ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb luft\u00ebn, nderoi vet\u00eb Franc\u00ebn.<\/p>\n<p>Italian\u00ebt krenohen dhe k\u00ebndojn\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit t\u00eb tyre kan\u00eb patur \u201cUn partigiano come presidente\u201d (nj\u00eb partizan president).<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje frym\u00ebzimi. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebdije. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje krenarie. \u00cbsht\u00eb kultura e nderimit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebdija dhe kultura e nderimit e \u00e7oi popullin italian t\u00eb zgjedh\u00eb presidentin e paharruar Sandro Pertini, bashk\u00ebluft\u00ebtarin antifashist dhe shokun e prangave t\u00eb Zai Fundos n\u00eb burgun e Ventotenes , p\u00ebr t\u2019u krenuar me t\u00eb e p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfaqur si vler\u00eb para gjith\u00eb bot\u00ebs, antifashizmin e nj\u00eb populli q\u00eb e pagoi shtrenjt\u00eb fashizmin e regjimit t\u00eb Musolinit.<\/p>\n<p>N\u00eb  80-vjetorin e \u00e7lirimit t\u00eb atdheut, edhe presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u2019i b\u00ebnte nj\u00eb nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb presidentit Alfred Moisiu, si i vetmi president antifashist i gjall\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn dhe si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Luft\u00ebn Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai do t\u00eb nderonte gjith\u00eb at\u00eb brez dhe at\u00eb epok\u00eb, do t\u00eb nderonte gjakun e derdhur dhe sakrificat e m\u00ebdha q\u00eb i dhan\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mund\u00ebsin\u00eb dhe merit\u00ebn t\u00eb radhitej si kontributore e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Koalicionin e Madh Antifashisht Bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Ne e kemi gjall\u00eb dhe me sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb presidentin ton\u00eb antifashist. Nuk po them t\u2019i k\u00ebndojm\u00eb k\u00ebng\u00eb si\u00e7 b\u00ebn\u00eb italian\u00ebt me presidentin e tyre antifashit. Por nderimin ia kemi borxh.<\/p>\n<p>Presidenti i Austris\u00eb Alexander Van der Bellen e ka nderuar presidentin Alfred Moisiu me dekretin e 11 korrikut 2019, me Medaljen e Madhe t\u00eb Art\u00eb t\u00eb Nderit.<\/p>\n<p>Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb ende nuk e ka b\u00ebr\u00eb. Ka edhe nj\u00eb mund\u00ebsi. Jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nderuar presidentin ton\u00eb antifashist Alfred Moisiu. Dhe as vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nderuar Luft\u00ebn Antifashist\u00eb Nacional\u00e7lirimtare dhe antifashizmin shqiptar. Por edhe p\u00ebr t\u00eb nderuar shtetin, kryetar i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Nes\u00ebr presidenti Alfred Moisiu do t\u00eb mbush\u00eb 95 vjet. Nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit dhe atdheut. Dhe \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbimi; gjith\u00eb p\u00ebrkushtim dhe atdhetari.<\/p>\n<p>Le ta p\u00ebrdor\u00eb presidenti Begaj k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi dhe ta nderoj\u00eb presidentin Alfred Moisiu nes\u00ebr n\u00eb 95-vjetorin e lindjes me dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb jepet n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb organizoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast edhe nj\u00eb ceremoni shtet\u00ebrore nderimi. Madje, bashk\u00eb me presidentin Alfred Moisiu mund t\u00eb nderoj\u00eb edhe antifashist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me kontribute t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Nderimi p\u00ebr Zai Fundin, Mustafa Gjinishin, Musine Kokalarin, Sejfulla Mal\u00ebshov\u00ebn, Petro Markon e t\u00eb tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb nderim p\u00ebr Luft\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nderim p\u00ebr antifashizmin dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb i dha form\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kush gabon me qendrimin ndaj antifashizmit, gabon jo me historin\u00eb, por me t\u00eb ardhmen.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Luan Rama Ngjarjet e m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb vet\u00ebdijen e kombit. Kujtesa e kombit na i sjell e risjell ato ngjarje n\u00ebp\u00ebr p\u00ebrvjetor\u00eb e jubile si shenj\u00eb nderimi dhe si mir\u00ebnjohje. Edhe si d\u00ebshmi krenarie padyshim. Por, na i sjell edhe si momente reflektimi dhe projeksioni p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":410006,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-410005","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410005","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=410005"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410005\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":410008,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410005\/revisions\/410008"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/410006"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=410005"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=410005"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=410005"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}