{"id":410120,"date":"2024-12-06T12:54:55","date_gmt":"2024-12-06T11:54:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=410120"},"modified":"2024-12-06T12:54:55","modified_gmt":"2024-12-06T11:54:55","slug":"zgjedhjet-e-2025-presidenti-begaj-dekreton-daten-ja-kur-do-te-mbahen-votimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zgjedhjet-e-2025-presidenti-begaj-dekreton-daten-ja-kur-do-te-mbahen-votimet\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e 2025\/ Presidenti Begaj dekreton dat\u00ebn, ja kur do t\u00eb mbahen votimet!"},"content":{"rendered":"<p>11 Maj 2025 \u00ebsht\u00eb data zyrtare e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve parlamentare. Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj ka dekretuar k\u00ebt\u00eb dat\u00eb si m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshmen p\u00ebr procesin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm elektoral.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet p\u00ebr Kuvendin t\u00eb zhvillohen dit\u00ebn e Diel\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 11 Maj 2025\u201d, thuhet n\u00eb dekretin, i cili hyn n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb i Presidenc\u00ebs, m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto zgjedhje, Presidenti i Republik\u00ebs kishte n\u00eb dispozicion kat\u00ebr dit\u00eb t\u00eb diela midis datave 15 prill dhe 15 maj 2025.  Shkaku themelor p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs 11 maj 2025 si dat\u00eb p\u00ebr mbajtjen e k\u00ebtyre zgjedhjeve q\u00ebndron n\u00eb nevoj\u00ebn e shprehur nga KQZ-ja p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb dispozicion p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e infrastruktur\u00ebs ligjore dhe organizative, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i mundur votimi i suksesh\u00ebm dhe rezultativ i shqiptar\u00ebve nga jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs shpreh bindjen se sfida madhore e k\u00ebtyre zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb votimi nga jasht\u00eb vendit dhe p\u00ebrfshirja masive e zgjedh\u00ebsve me banim jasht\u00eb shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces thelb\u00ebsor p\u00ebr demokracin\u00eb. T\u00eb gjitha forcat politike kan\u00eb shprehur publikisht vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar k\u00ebt\u00eb proces dhe p\u00ebr t\u2019ia n\u00ebnshtruar caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve k\u00ebtij interesi prioritar. Presidenti i Republik\u00ebs bashkohet plot\u00ebsisht dhe e respekton pa m\u00ebdyshje k\u00ebt\u00eb vullnet.<\/p>\n<p>Partia Demokratike dhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e partive parlamentare i paraqit\u00ebn Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs shqet\u00ebsimin, se planifikimi i samitit t\u00eb 6-t\u00eb t\u00eb Komitetit Politik Evropian (EPC) p\u00ebr datat 8 dhe 9 maj t\u00eb vitit 2025, dy dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb mund\u00ebshme p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve, formon ndikim dhe avantazh t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebr qeverin\u00eb, si dhe c\u00ebnon ndjesh\u00ebm parimin e barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkon Kodi Zgjedhor p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>Pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim lejueshm\u00ebrin\u00eb ose jo t\u00eb nj\u00eb veprimtarie t\u00eb till\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb ligjore e KQZ-s\u00eb, Presidenti i Republik\u00ebs bashkohet n\u00eb q\u00ebndrimin, se zhvillimi nga ana e qeveris\u00eb i nj\u00eb takimi t\u00eb k\u00ebsaj natyre n\u00eb finalen e fushat\u00ebs zgjedhore, me pjes\u00ebmarrjen e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb lidershipit politik evropian, nuk mund t\u00eb jet\u00eb pa ndikim n\u00eb caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Presidenti i Republik\u00ebs, pasi b\u00ebri t\u00eb gjitha verifikimet e nevojshme me autoritetet kompetente t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mori zyrtarisht sigurimet, se aktiviteti i m\u00ebsip\u00ebrm do t\u00eb zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare, fakt ky i konfirmuar p\u00ebr Presidentin e Republik\u00ebs edhe nga interlokutor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Konfirmimi zyrtar si m\u00eb sip\u00ebr heq rezerv\u00ebn e shprehur nga Partia Demokratike dhe nga pjesa tjet\u00ebr e partive parlamentare ndaj dat\u00ebs 11 maj 2025 dhe e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb dat\u00eb t\u00eb pranueshme dhe t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb faktorin politik.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye Presidenti i Republik\u00ebs vendosi q\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e KQZ-s\u00eb dhe t\u00eb caktoj\u00eb dat\u00ebn 11 maj 2025 si dat\u00eb p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se kjo dat\u00eb u rekomandua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe po ashtu u propozua nga socialist\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e 4 partive t\u00eb vogla opozitare i k\u00ebrkuan presidentit dat\u00ebn 4 Maj p\u00ebr zgjedhjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, nd\u00ebrsa Partia Demokratike nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konsultimet me Kreun e Shtetit. Bojkotin parlamentar nga ana e tyre e argumentuan duke th\u00ebn\u00eb se \u201cdata e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb caktuar nga Rama-Balla dhe se Presidenti Begaj pritet vet\u00ebm t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb e vulos\u00eb vullnetin e partis\u00eb n\u00eb pushtet.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>11 Maj 2025 \u00ebsht\u00eb data zyrtare e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve parlamentare. Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj ka dekretuar k\u00ebt\u00eb dat\u00eb si m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshmen p\u00ebr procesin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm elektoral. \u201cZgjedhjet p\u00ebr Kuvendin t\u00eb zhvillohen dit\u00ebn e Diel\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 11 Maj 2025\u201d, thuhet n\u00eb dekretin, i cili hyn n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb. Njoftimi i plot\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":410121,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-410120","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=410120"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410120\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":410123,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410120\/revisions\/410123"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/410121"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=410120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=410120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=410120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}