{"id":410762,"date":"2024-12-30T11:39:22","date_gmt":"2024-12-30T10:39:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=410762"},"modified":"2024-12-30T11:39:22","modified_gmt":"2024-12-30T10:39:22","slug":"2024-si-e-serviri-rama-koken-e-veliajt-ne-pjaten-e-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/2024-si-e-serviri-rama-koken-e-veliajt-ne-pjaten-e-spak\/","title":{"rendered":"2024\/ Si e serviri Rama kok\u00ebn e Veliajt n\u00eb pjat\u00ebn e SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Funerali politik i Erjon Veliajt n\u00eb zyrat e SPAK-ut tregoi se servilizmi me t\u00eb cilin ai p\u00ebrk\u00ebdheli nd\u00ebr vite sedr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs nuk qe nj\u00eb deformim i karakterit, por m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs me t\u00eb cilin kryebashkiaku 45-vje\u00e7ar i Tiran\u00ebs besoi se do t\u2019i shp\u00ebtonte paranojave t\u00eb pushtetit politik dhe kriminal me t\u00eb cilin drejtohet Partia Socialiste. Sa her\u00eb q\u00eb iu dha mund\u00ebsia, Veliaj e shp\u00ebrfaqi pa komplekse p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb dhe besnik\u00ebrin\u00eb ndaj shefit, p\u00ebr t\u2019ia hequr \u00e7do dyshim se nj\u00eb dit\u00eb, pushteti q\u00eb Rama ia fali me bujari, do p\u00ebrdorej p\u00ebr ta ngr\u00ebn\u00eb pas shpine.<\/p>\n<p>Por edhe pse u zvarrit p\u00ebr gati 12 vjet p\u00ebr t\u2019u rritur politikisht dhe financiarisht dhe kur t\u00eb gjith\u00eb besuan se ia doli t\u00eb projektohej si lideri i ardhsh\u00ebm i socialist\u00ebve, investimi u shemb me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit.<\/p>\n<p>Sot, edhe ithtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb Veliajt, bien dakort se atij nuk i ka mbetur m\u00eb asgj\u00eb ve\u00e7 pik\u00ebpyetjet n\u00ebse duhet t\u00eb kthehet nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, apo t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gabime q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt para tij.<\/p>\n<p>Gjithsesi, gjat\u00eb vitit 2024 Veliaj duhet t\u2019i kishte marr\u00eb seriozisht sinjalet q\u00eb i vinin nga Edi Rama. Me sjelljen e tij, kryeministri e ka parath\u00ebn\u00eb fatin q\u00eb i kishte caktuar \u201cLalit\u201d t\u00eb vog\u00ebl, por ky ka refuzuar ta lexoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kritikat e papritura n\u00eb Asamblen\u00eb e PS<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Partin\u00eb Socialiste nis t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i pam\u00ebshir\u00eb persekutimi, q\u00eb t\u00eb kujton koh\u00ebrat e err\u00ebta t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet e miqve t\u00eb dikursh\u00ebm ftohen papritur, v\u00ebshtrimet e Ram\u00ebs bien v\u00ebng\u00ebr mbi at\u00eb q\u00eb deri dje trajtohej si nj\u00eb njeri i dashur i familjes politike. Takimet n\u00eb privat rrallohen nd\u00ebrsa kritikat publike shtohen. Kur e pyesin konkretisht p\u00ebr rastin Veliaj n\u00eb media, Rama bluan p\u00ebrgjigje pa p\u00ebrgjigje dhe shfaq nj\u00eb paqart\u00ebsi n\u00eb q\u00ebndrime, q\u00eb nuk paralajm\u00ebron asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Jo se Edi Rama kishte qen\u00eb m\u00eb i ngroht\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn me Veliajn. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb nj\u00eb rast, gjat\u00eb nj\u00eb vizite t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti e urdh\u00ebroi t\u00eb \u00e7ohej personalisht e t\u2019ia lyente shkall\u00ebt e pallatit q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 5 t\u00eb m\u00ebngjesit. Nj\u00eb moment tjet\u00ebr e kishte turp\u00ebruar publikisht, kur e urdh\u00ebroi me ngulm t\u2019ia gjente urgjent lop\u00ebn e humbur nj\u00eb fshatari n\u00eb Fark\u00eb. Histori si k\u00ebto Veliaj i kishte g\u00eblltitur pa u menduar dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi n\u00eb 2024 ishte tjet\u00ebrkund. SPAK sapo kishte marr\u00eb Taulant Tushen, bashk\u00ebpuntorin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb bashki dhe e kishte ky\u00e7ur n\u00eb qelit\u00eb e burgut. Zyrat e bashkis\u00eb po bastiseshin rregullisht nga agjent\u00ebt e BKH-s\u00eb. Punonj\u00ebsit kishin frik\u00eb t\u00eb firmosnin dhe pun\u00ebt po shkonin drejt ng\u00ebr\u00e7it.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, \u00e7do deklarat\u00eb e Ram\u00ebs kund\u00ebr Veliajt ishte nj\u00eb sinjal q\u00eb spakist\u00ebt t\u00eb shkonin m\u00eb tej me presionet e tyre.<\/p>\n<p>Ky ishte konteksti me t\u00eb cilin Lapsi.al e lexoi v\u00ebrejtjen q\u00eb Rama ia b\u00ebri Erjon Veliajt n\u00eb mbledhjen e asambles\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Data e asambles\u00eb ka qen\u00eb 11 shkurt, pra 3 dit\u00eb pasi Nesti Angoni kishte dor\u00ebzuar n\u00eb SPAK provat me t\u00eb dh\u00ebna konfidenciale kund\u00ebr Erjon Veliajt.<\/p>\n<p>N\u00eb sy t\u00eb dhjet\u00ebra socialist\u00ebve, Rama i kthehet harbut\u00e7e Erjonit me fjal\u00ebt: \u201c\u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebto mbledhje kot q\u00eb b\u00ebn, je b\u00ebr\u00eb si OJF\u201d.<\/p>\n<p>Rama ishte i pak\u00ebnaqur me disa takime q\u00eb Veliaj kishte zhvilluar me socialist\u00ebt n\u00eb baz\u00eb. Realisht, n\u00eb k\u00ebto takime nuk kishte asgj\u00eb konkrete p\u00ebr zgjedhjet, por Veliajt i duheshin p\u00ebr t\u2019i treguar hetuesve t\u00eb SPAK se ai ishte ende nj\u00eb aset i vyer p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste t\u00eb Tiran\u00ebs. Sigurisht q\u00eb takimet sh\u00ebrbenin edhe p\u00ebr t\u2019u shfaqur sa m\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr besnik\u00ebri dhe sh\u00ebrbim Edi Ram\u00ebs me mesazhe publike t\u00eb tipit \u201cpremtoj publikisht se kjo do t\u00eb jet\u00eb fushata ku un\u00eb do t\u00eb impenjohem edhe m\u00eb shum\u00eb, do t\u00eb punoj edhe m\u00eb fort, jo vet\u00ebm p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe Partin\u00eb Socialiste, por p\u00ebr faktin se kjo forc\u00eb politike dhe kryetari i saj e kan\u00eb transformuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paimagjinueshme\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se kur Rama ia b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se ishte ngopur me servilizma dhe se kishte pak\u00ebnaq\u00ebsi me Veliajn, ky e mori k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb momentit dhe jo si nj\u00eb kthes\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkonte deri n\u00eb braktisje nga ana e shefit t\u00eb mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vend se t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr nj\u00eb skenar akoma m\u00eb t\u00eb keq, Veliaj sulmoi publikisht \u201clapsat dhe stilolapsat\u201d, q\u00eb sipas tij ishin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb konflikti dhe se po u b\u00ebheshin \u201cgjunj\u00ebt kallo\u201d duke u lutur p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb brendshme n\u00eb Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimi nga ceremonia me Blinken<\/p>\n<p>Naiviteti i \u201cLali Erit\u201d nuk mbaron me kaq. Kur telashet p\u00ebr t\u00eb sapo kishin nisur n\u00eb muajin shkurt, n\u00eb Tiran\u00eb erdhi sekretari i shtetit, Entoni Blinken. Vizita u interpretua at\u00ebher\u00eb si nj\u00eb nevoj\u00eb e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mesme me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb ceremonin\u00eb e pritjes s\u00eb Blinken tek piramida e Tiran\u00ebs, Veliaj nuk ishte i ftuar. Por gjithsesi ai ia doli n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ta ndaloj\u00eb n\u00eb pak sekonda p\u00ebr nj\u00eb shtr\u00ebngim duarsh dhe disa foto me sekretarin e shtetit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se ato sekonda q\u00eb Blinken shpenzoi p\u00ebr fotot me Veliajn, ishin disa sekonda m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat Edi Rama duhej t\u00eb priste brenda n\u00eb ambjentet e piramid\u00ebs dhe at\u00ebher\u00eb u raportua se kjo vones\u00eb nuk i p\u00eblqeu aspak kryeministrit.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, kur agjent\u00ebt e BKH hynin e dilnin nga zyrat e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, artikulimi i Veliajt n\u00eb publik ishte ende brenda vij\u00ebs s\u00eb partis\u00eb. Ai vazhdonte fliste p\u00ebr \u201cdrejt\u00ebsin\u00eb e re\u201d si nj\u00eb histori suksesi t\u00eb arritur nga Partia Socialiste.<\/p>\n<p>\u201cDrejt\u00ebsia e re, si \u00e7do gj\u00eb e re, nga disa do anatemohet, nga ne do lavd\u00ebrohet\u201d shprehej Veliaj n\u00eb intervistat p\u00ebr mediat gjat\u00eb muajit shkurt. Kuptohet se at\u00ebher\u00eb ishte ende i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodhte.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkrahja\u201d me pik\u00eb e me presje<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit mars, SPAK e thelloi goditjen ndaj Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Dy drejtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb, t\u00eb dy shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me Erjon Veliajn u arrestuan p\u00ebr afer\u00ebn e kompanis\u00eb \u201c5D\u201d.<\/p>\n<p>Maringlen Qato dhe Redi Molla, bashk\u00eb me Taulant Tushen q\u00eb tashm\u00eb ishte n\u00eb burg, kishin krijuar nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtimi me t\u00eb cil\u00ebn i fitonin vet\u00eb tenderat e bashkis\u00eb. Dhjet\u00ebra miliona euro i kishin investuar n\u00eb hotele dhe biznese me familjar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Veliaj e pa veten zbuluar. Ishte e qart\u00eb se her\u00ebt e von\u00eb hetuesit e SPAK do t\u00eb mb\u00ebrrinin tek ai.<\/p>\n<p>Duke nuhatur nj\u00eb komplot q\u00eb po i thurej pas krah\u00ebve t\u00ebrhoqi edhe Edi Ram\u00ebn n\u00eb loj\u00eb. Kryebashkiakut t\u00eb plagosur te Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs i duhej t\u00eb dinte n\u00ebse kryeministri kishte gisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebsymje t\u00eb SPAK drejt tij apo jo.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb nj\u00eb dalje publike, kur sqaroi pozicionin e tij p\u00ebrkundrejt drejtor\u00ebve t\u00eb arrestuar, Veliaj t\u00ebrhoqi edhe Edi Ram\u00ebn n\u00eb loj\u00eb kur p\u00ebrdori t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn alibi p\u00ebr t\u2019u shfaj\u00ebsuar, q\u00eb Rama e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u2019u shfaj\u00ebsuar n\u00eb rastin e Arben Ahmetajt, Lefter Kok\u00ebs, Ilir Beqajt etj.<\/p>\n<p>\u201cSi ka mund\u00ebsi t\u00eb mos i dinte k\u00ebto Edi Rama dhe si mund t\u00eb ndodhi q\u00eb, deri edhe z\u00ebvend\u00ebsi i tij, nj\u00eb person q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nga drejt\u00ebsia, t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebto pisll\u00ebqet e m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?\u201d ishte pyetja q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste me dinak\u00ebri Veliaj.<\/p>\n<p>Deklarata p\u00ebrb\u00ebnte edhe nj\u00eb risi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes t\u00eb dyve. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ishte Veliaj q\u00eb po e t\u00ebrhiqte Ram\u00ebn n\u00eb nj\u00eb debat, madje po e p\u00ebrdorte si mash\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt e tij t\u00eb pista. N\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn kishte ndodhur vet\u00ebm e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Reagimi i Ram\u00ebs erdhi disa or\u00eb m\u00eb pas. U duk sikur i b\u00ebri nj\u00eb koncension t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kur tha se binte dakort me gjith\u00eb \u00e7\u2019kishte th\u00ebn\u00eb Veliaj, me \u201cpik\u00eb e presje\u201d.<\/p>\n<p>Por se kishte vet\u00ebm nj\u00eb merak; se duhet t\u00eb pranohej \u00e7do goditje q\u00eb vinte nga SPAK brenda n\u00eb parti apo n\u00eb administrat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGoditjet e SPAK-ut ndaj kujtdqoft\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e ekzekutivit, n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb qeverisjes, q\u00eb ka shkelur ligjin dhe ka tradh\u00ebtuar misionin ton\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtij vendi e t\u00eb k\u00ebtij populli, ne nuk i p\u00ebrjetojm\u00eb si gj\u00ebma, as si faj\u00ebsi kolektive, po si nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb pa\u00e7muar n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, t\u00eb cil\u00ebn deri dje nuk e b\u00ebnim dot sa e si duhej, pik\u00ebrisht sepse mungonte krahu i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur.\u201d shprehej Rama.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen Veliaj u shfaq n\u00eb media euforik dhe pranoi se ndjehej mir\u00eb nga mb\u00ebshtetja q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb Rama, i cili e kishte p\u00ebrkrahur p\u00ebr moll\u00ebt dhe dardhat q\u00eb vart\u00ebsit e tij i hanin pas shpine.<\/p>\n<p>\u201cNuk e prisja dhe sigurisht, q\u00eb u surprizova p\u00ebr mir\u00eb dhe e vler\u00ebsova. Un\u00eb besoj q\u00eb n\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr, ku kapiteni i skuadr\u00ebs, t\u00eb jep nj\u00eb mb\u00ebshtetje q\u00eb nuk e kisha k\u00ebrkuar, s\u2019e mohoj q\u00eb patjet\u00ebr q\u00eb u ndjeva mir\u00eb q\u00eb ndajm\u00eb k\u00ebt\u00eb vizion edhe themi po, ne njer\u00ebzit nuk i trajtojm\u00eb si lecka\u201d<\/p>\n<p>Veliaj nuk kishte si ta dinte se q\u00eb nga muaji shkurt, ai dhe familjar\u00ebt e tij ishin n\u00eb verifikim nga nj\u00eb dosje tjet\u00ebr, t\u00eb dh\u00ebnat e s\u00eb cil\u00ebs ishin sjell\u00eb nga i ashtuquajturi, Nesti Angoni. Nuk kish si ta dinte se udh\u00ebtimet e tij q\u00eb 10 vjet m\u00eb par\u00eb po hetoheshin nga SPAK bashk\u00eb me transaksionet bankare t\u00eb s\u00eb shoqes, Ajola Xoxa, t\u00eb v\u00ebllait, Arb\u00ebr Veliaj, madje edhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb vjehrr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por a kishte dijeni Edi Rama p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje? A kishte informacion kryeministri p\u00ebr veprimet e t\u00eb ashtuquajturit Nesti Angoni? A e dinte Rama se goditja fatale ndaj Veliajt nuk po i vinte nga moll\u00ebt dhe dardhat q\u00eb kishin ngr\u00ebn\u00eb drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb, por nga marr\u00ebdh\u00ebnia okulte me linj\u00ebn e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb Elman Abule?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjet nuk i dim\u00eb ende. Por shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn Rama pranoi t\u00eb luaj\u00eb loj\u00ebn e Veliajt duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr alibin\u00eb e dosjes s\u00eb drejtor\u00ebve ishte e habitshme. Rama asokohe k\u00ebrkoi vet\u00ebm t\u00eb mos sulmohej SPAK. Aty ku nj\u00eb hetim tjet\u00ebr po p\u00ebrparonte n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Erjonit.<\/p>\n<p>Koordinimi Rama-Dumani p\u00ebr ta nxjerr\u00eb bllof<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kur i ka mb\u00ebrritur flet\u00eb-thirrja e SPAK p\u00ebr afer\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Erjon Veliaj duhet t\u00eb ket\u00eb ndjer\u00eb se toka po i rr\u00ebshkiste nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb. Deri n\u00eb at\u00eb moment, drejt\u00ebsia kishte trokitur deri tek bashk\u00ebpuntor\u00ebt e af\u00ebrt t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 30 prill, q\u00ebndroi p\u00ebr 7 or\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e hetuesve. N\u00eb dalje u p\u00ebrpoq ta mbledh\u00eb veten dhe p\u00ebr t\u00eb treguar se kishte situat\u00ebn n\u00ebn kontroll i quajti prokuror\u00ebt \u201ckoleg\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjia i erdhi menj\u00ebher\u00eb nga Altin Dumani, q\u00eb l\u00ebshoi si rrall\u00ebher\u00eb n\u00eb media nj\u00eb prononcim p\u00ebr ta nxjerr\u00eb bllof.<\/p>\n<p>\u201cI \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar flet\u00eb-thirrje t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e jav\u00ebs s\u00eb kaluar p\u00ebr t\u2019u pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deklaruesit si person q\u00eb ka dijeni mbi rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs,\u201d shprehej Dumani.<\/p>\n<p>Si t\u00eb mos i mjaftonte kjo, disa dit\u00eb m\u00eb pas, Edi Rama do ta posht\u00ebronte edhe nj\u00eb her\u00eb publikisht. N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u afruar, Veliaj e ftoi n\u00eb nj\u00eb ceremoni p\u00ebr t\u00eb nderuar Ali Ahmetin.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm Ali Ahmeti mund t\u00eb m\u00eb kthente k\u00ebtu sot\u201d ve\u00e7oi Rama arsyen e takimit t\u00eb detyruar me Veliajn. Kur u largua, u kujdes q\u00eb n\u00eb Facebook t\u00eb publikoj\u00eb nj\u00eb foto t\u00eb retushuar.<\/p>\n<p>Tani sinjalet se ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb person t\u00eb pad\u00ebshiruar p\u00ebr kryeministrin, ishte e pamundur t\u00eb mos i lexoje.<\/p>\n<p>Kritika p\u00ebr debatin me Baton Haxhiun<\/p>\n<p>Maji e shtoi akoma m\u00eb shum\u00eb rrokullisjen e Erjon Veliajt me nj\u00eb shigjet\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb Edi Rama ia d\u00ebrgoi publikisht. At\u00ebher\u00eb kur mb\u00ebshtetja e shefit t\u00eb qeveris\u00eb i duhej m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb, sepse SPAK sapo e kishte njoftuar p\u00ebr hetimin pasuror, Veliaj mori nj\u00eb kritik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr debatin q\u00eb pati me botuesin Baton Haxhiu, i cili kishte qen\u00eb i mendimit se Veliaj duhet t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr shkak t\u00eb skandaleve t\u00eb bashkise\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendim, Haxhiu u sulmua ashp\u00ebr nga Veliaj n\u00eb dalje t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>\u201cE di ai tjetri \u00e7far\u00eb ka k\u00ebrkuar p\u00ebr sondazhet q\u00eb nuk i b\u00ebn dhe faturon shifra t\u00eb panevojshme dhe kur nuk e duan n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e duan aspak\u201d tha ai.<\/p>\n<p>I menj\u00ebhersh\u00ebm ishte edhe reagimi i Baton Haxhiut i cili e etiketoi Veliajn si maj\u00ebn e piramid\u00ebs \u201cs\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb vjedhjes sistematike, shk\u00ebmbimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta dhe dh\u00ebnies s\u00eb favoreve ekonomike\u201d.<\/p>\n<p>Ku q\u00ebndroi Rama n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat? Si\u00e7 nuk pritej, ai doli n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt t\u00eb Veliajt. Disa dit\u00eb m\u00eb pas, gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb Opinion, kryeministri tregoi se i kishte \u201cshkulur veshin\u201d kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo, i thash\u00eb. Gabim shum\u00eb i madh. Sepse un\u00eb personalisht kam pasuar shum\u00eb her\u00eb reagime ndaj medias. Por, nuk kam sulmuar kurr\u00eb nj\u00eb me em\u00ebr, nj\u00eb person, sepse k\u00ebto sulme nuk jan\u00eb sulme t\u00eb denja p\u00ebr k\u00eb do qoft\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb funksion t\u00eb lart\u00eb dhe q\u00eb ka nj\u00eb raport q\u00eb lidhet me rolin e tij institucional\u201d \u2013 tha Rama.<\/p>\n<p>Pranvera e ankthit t\u00eb Veliajt<\/p>\n<p>Kur vjen puna tek sulmet ndaj gazetar\u00ebve Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kampion\u00ebt n\u00eb fuqi. Ndaj kur u fut n\u00eb konfliktin mes Veliajt dhe Haxhiut, kryeministri dukej se po k\u00ebrkonte sebep p\u00ebr t\u00eb forcuar iden\u00eb se Veliaj tashm\u00eb ishte nj\u00eb kart\u00eb e djegur.<\/p>\n<p>Fuqizimi i Ballukut n\u00eb parti dhe n\u00eb qeveri<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb muajit maj n\u00eb SPAK shkoi t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb Belinda Balluku. Ajo dhe Veliaj kan\u00eb krijuar nj\u00eb \u00e7arje t\u00eb madhe n\u00eb gjirin e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr llokmat e pushtetit q\u00eb u hedh Edi Rama. \u00c7do fjal\u00eb e Ballukut n\u00eb dalje t\u00eb SPAK ishte nj\u00eb thik\u00eb p\u00ebr \u201cLalin\u201d q\u00eb tashm\u00eb nuk po e ndalte dot rrokullisjen.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dosje q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pis t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl dhe ka ardhur koha t\u00eb zbardhet, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mire t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja, pun\u00ebn e ndershme nga abuzimi i pafalsh\u00ebm\u201d, tha Balluku.<\/p>\n<p>Zv.kryeministrja po tej\u00e7onte fjal\u00ebt e Edi Ram\u00ebs dhe kjo u konfirmua n\u00eb kongresin e socialist\u00ebve n\u00eb muajin korrik, ku Rama prezantoi ndryshime t\u00eb befasishme n\u00eb qeveri dhe ku ministrat e rinj ishin njer\u00ebzit e Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, i Financave dhe ai i Mbrojtjes vinin direkt nga onturazhi i Belinda Ballukut q\u00eb po merrte de facto frer\u00ebt e qeverisjes s\u00eb vendit,. Erjon Veliaj tashm\u00eb kishte humbur ndikimin tek Rama dhe bashk\u00eb me t\u00eb edhe mbrojtjen nga drejt\u00ebsia e re.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, gjat\u00eb kongresit, emri i Veliajt u p\u00ebrmend vet\u00ebm p\u00ebr pak humor t\u00eb zi nga Edi Rama, si njeriu q\u00eb njihte Pandeli Majko dhe q\u00eb mund t\u2019i gjente leht\u00ebsisht ndonj\u00eb vend n\u00eb varreza.<\/p>\n<p>Zhveshja nga pushteti politik n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, Edi Ram\u00ebs nuk i mbetej shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur q\u00eb SPAK t\u00eb mbaronte Erjon Veliajn. Muajt kaluan shpejt. Prokuror\u00ebt po vazhdonin hetimet, nd\u00ebrsa Rama ishte i detyruar t\u00eb merrte masa p\u00ebr ta z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar Veliajn nga strukturat e partis\u00eb si nj\u00eb lojtar i d\u00ebmtuar, fati i t\u00eb cilit nuk dihet dhe q\u00eb i r\u00ebndon skuadr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Shtator, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb asambles\u00eb, Edi Rama njoftoi se n\u00eb krye t\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb ishte Elisa Spiropali, Ogerta Manastirlu dhe Erjon Veliaj. Kamera fiksoi momentin kur Veliaj d\u00ebgjoi nga goja e Edi Ram\u00ebs heqjen e spaletave t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb tashm\u00eb nuk i takonin vet\u00ebm atij.<\/p>\n<p>V\u00ebshtrimi i p\u00ebrhumbur dhe fytyra e zbeht\u00eb e kryebashkiakut n\u00eb at\u00eb moment (foto m\u00eb lart) tregonte shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa komentet q\u00eb do t\u00eb vinin m\u00eb pas.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vazhdim, Veliaj u shmang t\u00ebr\u00ebsisht nga fushata e Tiran\u00ebs. Dy muaj m\u00eb pas, i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se po e hidhte n\u00eb goj\u00ebn e SPAK pa asnj\u00eb mbrojtje politike, Rama solli n\u00eb Tiran\u00eb Blendi Gonxhen, duke ia suprimuar totalisht funksionin n\u00eb strukturat e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Zhveshja e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs nga fuqia politike ishte nd\u00ebr goditjet m\u00eb t\u00eb forta q\u00eb ai ka marr\u00eb nga kryeministri. Ajo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb parath\u00ebnie asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb muajt e fundit t\u00eb k\u00ebtij viti, kur spakist\u00ebt m\u00ebsyn\u00eb p\u00ebr kontrolle n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, i mor\u00ebn telefonin Ajola Xox\u00ebs, bastis\u00ebn zyrat e kompanive t\u00eb saj, kontrolluan sht\u00ebpit\u00eb e n\u00ebn\u00ebs dhe v\u00ebllait Arb\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb arritur tek akuzat p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi n\u00eb SHBA<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 28 dhjetor, disa or\u00eb pasi kishte nisur udh\u00ebtimin p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Erjon Veliaj i dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje plot mllef Sali Berish\u00ebs, q\u00eb kishte k\u00ebrkuar nga Edi Rama shkarkimin e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh p\u00ebr raportet me SPAK-un, q\u00eb ishte i fundit nga Veliaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, ai premtoi se do t\u00eb sillej si burr\u00eb para akuzave, duke u vet\u00ebkonsideruar nj\u00eb \u201cmb\u00ebshtet\u00ebs i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re\u201d.<\/p>\n<p>Nuk vonoi edhe reagimi i Ram\u00ebs. P\u00ebr ironi, tani q\u00eb Veliaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb fundin e tij, Rama nxjerr vet\u00ebm proverba parimore t\u00eb tipit \u201ccilido \u00ebsht\u00eb i hetuesh\u00ebm, nuk e b\u00ebn cilindo t\u00eb fajsh\u00ebm, dhe nga ana tjet\u00ebr, gjyqet nuk b\u00ebhen n\u00eb media, por gjyqet b\u00ebhen n\u00eb proceset ligjore dhe kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMe pik\u00eb dhe prejse\u201d t\u00eb gjith\u00eb detajet q\u00eb parathon\u00eb r\u00ebnien e Lalit<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb pak a shum\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar edhe p\u00ebr socialist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira, duke nisur nga Saimir Tahiri, Lefter Koka, Ilir Beqaj etj, t\u00eb cil\u00ebt pranuan t\u00eb binin nj\u00eb nga nj\u00eb n\u00eb burg, por nuk pranuan ta shkelin vij\u00ebn e partis\u00eb.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Funerali politik i Erjon Veliajt n\u00eb zyrat e SPAK-ut tregoi se servilizmi me t\u00eb cilin ai p\u00ebrk\u00ebdheli nd\u00ebr vite sedr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs nuk qe nj\u00eb deformim i karakterit, por m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs me t\u00eb cilin kryebashkiaku 45-vje\u00e7ar i Tiran\u00ebs besoi se do t\u2019i shp\u00ebtonte paranojave t\u00eb pushtetit politik dhe kriminal me t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":410763,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-410762","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410762","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=410762"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410762\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":410765,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410762\/revisions\/410765"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/410763"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=410762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=410762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=410762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}