{"id":411149,"date":"2025-01-17T10:25:36","date_gmt":"2025-01-17T09:25:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=411149"},"modified":"2025-01-17T10:25:36","modified_gmt":"2025-01-17T09:25:36","slug":"ndodhet-prej-dy-javesh-e-shtruar-ne-spital-psikiatrik-ilirjani-tregon-gjendjen-e-parashqevi-simakut-nese-del-jam-i-bindur-se-do-te-zhduket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ndodhet-prej-dy-javesh-e-shtruar-ne-spital-psikiatrik-ilirjani-tregon-gjendjen-e-parashqevi-simakut-nese-del-jam-i-bindur-se-do-te-zhduket\/","title":{"rendered":"\u201cNdodhet prej dy jav\u00ebsh e shtruar n\u00eb spital psikiatrik\u201d, Ilirjani tregon gjendjen e Parashqevi Simakut: N\u00ebse del, jam i bindur se do t\u00eb zhduket"},"content":{"rendered":"<p>Biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar se prej dy jav\u00ebsh, k\u00ebng\u00ebtarja Parashqevi Simaku ndodhet n\u00eb spital psikiatrik n\u00eb New York.<\/p>\n<p>Ai ka rr\u00ebfyer se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo ka p\u00ebsuar nj\u00eb kriz\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shtruar n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e Elton Ilirjanit: Kam shum\u00eb emocion p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do them n\u00eb vijim p\u00ebr fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shum\u00eb pesh\u00ebn e emocioneve dhe ajo q\u00eb dua t\u00eb them sot \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e Parashqevi Simakut, por shum\u00eb m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Parasshqevia ishte si nj\u00eb meteor. Dua t\u2019i them publikut t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Parashqevi simakut zgjidhet me para sepse n\u00ebse do t\u00eb ishte ashtu, do e zgjidhja q\u00eb or\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e kisha takuar. Shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb jet\u00eb nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i ka munguar k\u00ebsaj zonje q\u00eb nga fillimi i s\u00ebmundjes s\u00eb saj, i ka munguar sepse \u00ebsht\u00eb par\u00eb gjithmon\u00eb si objekt.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb jemi takuar, nga d\u00ebshira dhe dashuria e madhe nuk i pam\u00eb me v\u00ebmendje shum\u00eb sjellje t\u00eb saj q\u00eb ishin t\u00eb kamufluara. Mund t\u00eb them me bindje se dy jav\u00ebt e para kishte sjellje t\u00eb mrekullueshme, ishte nj\u00eb engj\u00ebll na g\u00ebzoi dhe lumturoi. Kishte k\u00ebrkesa t\u00eb pangecoiueshme, p\u00ebr takimin me djalin. P\u00ebr Robertin mendon se ende \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti i saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne merreshim me detajet e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, kishte njer\u00ebz q\u00eb thonin se duhej t\u00eb shkoj\u00eb te nj\u00eb doktor se \u00ebsht\u00eb e s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka ndodhur me Parashqevi Simakun k\u00ebto dy jav\u00eb? Nes\u00ebr b\u00ebn dy jav\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shtruar n\u00eb pavion psikiatrik n\u00eb nj\u00eb spital n\u00eb New York. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e trisht\u00eb dhe p\u00ebr mua ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>E kuptoj se \u00e7do s\u00ebmundje ka nevoj\u00eb p\u00ebr diagnoz\u00eb p\u00ebr kurim. \u00c7do s\u00ebmundje \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, nuk ka s\u00ebmundje t\u00eb mira dhe t\u00eb k\u00ebqija. Nuk e dinim ne q\u00eb Parashqevia ishte e s\u00ebmur\u00eb dhe kishte probleme. Nuk jemi doktor\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb ishte n\u00eb rregull derisa takoi djalin e saj. Shum\u00eb e kan\u00eb komentuar takimin e saj dhe kan\u00eb par\u00eb aty, sipas tyre sjellje jo normale. Dit\u00ebn e par\u00eb ishte \u00e7do gj\u00eb n\u00eb rregull, por problemi nis t\u00eb nes\u00ebrmen. Dita nisi me shum\u00eb probleme, p\u00ebr ne dhe Parashqevin\u00eb, e cila u p\u00ebrball me nj\u00eb realitet q\u00eb nuk e pranonte. T\u00eb gjith\u00eb ne gjendemi n\u00eb situate t\u00eb tilla dhe ajo u ndodh dhe pati nj\u00eb kriz\u00eb. Kriz\u00eb q\u00eb u b\u00ebri keq t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Luk\u00ebn. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe at\u00eb dit\u00eb na solli para syve nj\u00eb Parashqevi q\u00eb nuk ishte m\u00eb ajo, fliste p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb \u00e7uditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jasht\u00eb kontrolli dhe ne duhej t\u00eb b\u00ebnim di\u00e7ka.<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb ajo u shoq\u00ebrua n\u00eb spitalin ku ndodhet prej dy jav\u00ebsh. Problemi nuk mbaron, sa ka filluar p\u00ebr ne. ne jetojm\u00eb n\u00eb SHBA, fatmir\u00ebsisht. Parashqevia nuk pranon mjekim, as t\u00eb b\u00ebj\u00eb analizat, asnj\u00eb kontroll dhe k\u00ebtu ligji nuk detyron ask\u00ebnd t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00ebra kund\u00ebr vullnetit.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn kur b\u00ebra thirrjen p\u00ebr ndihm\u00eb fizike t\u00eb njer\u00ebzve, ishte dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb sepse rasti i saj do t\u00eb dilte n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, sepse p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ila\u00e7e kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs, duhet t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb gjykat\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjykata q\u00eb vendos q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb, grua dhe artiste shum\u00eb e mir\u00eb. Ajo nuk bindet nuk pranon mjekim.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht dhe nga presioni q\u00eb i b\u00ebm\u00eb spitalit q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e saj t\u00eb shtyhej, q\u00eb t\u00eb krijohej mund\u00ebsia q\u00eb gjykata t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr mjekimin e saj, u plot\u00ebsia dhe vendimi i gjykat\u00ebs u shty p\u00ebr nes\u00ebr, t\u00eb premten, q\u00eb e presim me padurim. Ka dy rrug\u00eb dhe n\u00eb gjendjen q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb lajm i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Shanset jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb Parashqevia t\u00eb marr\u00eb mjekim me vendim gjykate q\u00eb ajo t\u00eb dal\u00eb m\u00eb e fort\u00eb. Por ka dhe nj\u00eb shans q\u00eb mund t\u00eb dal\u00eb nga spitali nes\u00ebr e pa mjekuar sepse shteti i New Yorkut ka k\u00ebto ligje. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, nuk flet arsyesh\u00ebm. Ka nj\u00eb fiksim t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm, k\u00ebrkon gj\u00ebra t\u00eb pashpjegueshme dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i kthehet jet\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb m\u00ebparshme. Po doli nes\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje jam i bindur se do t\u00eb zhduket.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar se prej dy jav\u00ebsh, k\u00ebng\u00ebtarja Parashqevi Simaku ndodhet n\u00eb spital psikiatrik n\u00eb New York. Ai ka rr\u00ebfyer se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo ka p\u00ebsuar nj\u00eb kriz\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shtruar n\u00eb spital. Deklarata e plot\u00eb e Elton Ilirjanit: Kam shum\u00eb emocion p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do them n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":411150,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,193,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-411149","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-showbiz","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=411149"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411149\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":411152,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411149\/revisions\/411152"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/411150"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=411149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=411149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=411149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}