{"id":411649,"date":"2025-02-06T10:34:25","date_gmt":"2025-02-06T09:34:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=411649"},"modified":"2025-02-06T10:34:25","modified_gmt":"2025-02-06T09:34:25","slug":"lufte-kerkove-lufte-do-kesh-drejtuesit-e-partive-te-reja-perplasen-ne-rrjetet-sociale-shehaj-lapaj-mori-4-5-milione-leke-nga-kompania-qe-e-ka-sekuestruar-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lufte-kerkove-lufte-do-kesh-drejtuesit-e-partive-te-reja-perplasen-ne-rrjetet-sociale-shehaj-lapaj-mori-4-5-milione-leke-nga-kompania-qe-e-ka-sekuestruar-spak\/","title":{"rendered":"\u201cLuft\u00eb k\u00ebrkove, luft\u00eb do kesh\u201d, drejtuesit e partive t\u00eb reja p\u00ebrplasen n\u00eb rrjetet sociale, Shehaj: Lapaj mori 4.5 milion\u00eb lek\u00eb nga kompania q\u00eb e ka sekuestruar SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Prej dy dit\u00ebsh drejtuesit e partive t\u00eb reja, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj po p\u00ebrplasen mes tyre n\u00eb rrjetet sociale ku akuzojn\u00eb njeri-tjetrin p\u00ebr bashk\u00ebpunim me kompani t\u00eb sekuestruara nga SPAK apo si njer\u00ebz anonim\u00eb q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb revolucionarin.<\/p>\n<p>I pari q\u00eb e nisi debatin mes tyre ishte themeluesi i \u201cShqip\u00ebria b\u00ebhet\u201d, Adriatik Lapaj, i cili n\u00eb nj\u00eb video n\u00eb \u201cFacebook\u201d tha se i shtrinte dor\u00ebn Shehajt p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar pavar\u00ebsisht se at\u00eb e shihnin si biznesmen dhe nuk e ndiqnin njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Agron Shehaj, ish deputet i PD-s\u00eb dhe tani kryetar i partia \u201cMund\u00ebsia\u201d u p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se Lapaj ishte pjes\u00eb e sistemit t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb korruptuar dhe avokat\u00ebve sekser\u00eb q\u00eb i kan\u00eb nxir\u00eb jet\u00ebn shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai publikoi edhe nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb nj\u00eb kompanie, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se \u00ebsht\u00eb sekuestruar nga SPAK, me Adriatik Lapajn, n\u00eb rolin e avokatit, q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb pages\u00eb prej 4.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTi ke qen\u00eb dhe je pjes\u00eb e k\u00ebtij sistemi Adriatik. Un\u00eb jam si ata qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb vuajtur k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb korruptuar, k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb padrejt\u00eb, at\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb korruptuar ku ti ke ngr\u00ebn\u00eb Adriatik. Kjo \u00ebsht\u00eb diferenca midis teje dhe meje. Adriatik un\u00eb jam i pakapsh\u00ebm\u201d, tha Shehaj.<\/p>\n<p>Lapaj i vijoi replik\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb rolin e avokatit duhet t\u00eb mbroj\u00eb ata q\u00eb shkelin ligjin, nd\u00ebrsa p\u00ebr kontrat\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb tha se megjith\u00ebse e ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tij, pages\u00ebn nuk e ka marr\u00eb ende.<\/p>\n<p>\u201cTi q\u00eb hyre n\u00eb politik\u00eb pa t\u00eb njohur askush e pas 8 viteve deputet b\u00ebn revolucionarin duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb mua q\u00eb nuk kam punuar 1 dit\u00eb n\u00eb shtet se un\u00eb jam sistemi q\u00eb ty t\u00eb paska nxir\u00eb jet\u00ebn! Luft\u00eb k\u00ebrkove, luft\u00eb do kesh! Dmth kur nuk pyes shefin t\u00ebnd Saliun, ty do e shoh\u00ebsh rrug\u00ebs \u00e7far\u00eb t\u00eb kam\u201d, tha Lapaj.<br \/>\nShehaj vijoi s\u00ebrish me replik\u00ebn e tij, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cJo vet\u00ebm ka marr\u00eb para t\u00eb pista, por arsyeja pse i ka marr\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb dokumentet q\u00eb tregojn\u00eb \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbimi i ka dh\u00ebn\u00eb Lapaj kompanis\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr pastrim parash nga SPAK\u201d.<\/p>\n<p>DEBATI<\/p>\n<p>Adriatik Lapaj: Edhe pse ti m\u00eb sulmon, un\u00eb prap\u00eb t\u00eb shtrij dor\u00ebn. Ty t\u00eb shohin si biznesmen mor zot\u00ebri dhe nuk l\u00ebvizin nga vendi.<\/p>\n<p>Agron Shehaj: Adriatik ne jemi shum\u00eb ndryshe. Un\u00eb nuk financohem nga parat\u00eb e pista Adriatik. Un\u00eb nuk kam marr\u00eb dot pronat e mia, jo m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj nga ish-pronar\u00ebt q\u00eb ju keni torturuar, gjykat\u00ebs t\u00eb korruptuar, avokat\u00eb sekser\u00eb. Ti ke qen\u00eb dhe je pjes\u00eb e k\u00ebtij sistemi Adriatik. Un\u00eb jam si ata qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb vuajtur k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb korruptuar, k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb padrejt\u00eb, at\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb korruptuar ku ti ke ngr\u00ebn\u00eb Adriatik. Kjo \u00ebsht\u00eb diferenca midis teje dhe meje. Adriatik un\u00eb jam i pakapsh\u00ebm. T\u00eb fala Ram\u00ebs Adriatik.<br \/>\n*<br \/>\n<strong>Agron Shehaj:<\/strong> Ferdinandi m\u00eb shkruajti sot n\u00eb m\u00ebngjes dhe m\u00eb tha \u201cjo t\u00eb gjitha parat\u00eb q\u00eb p\u00ebrdor Adriatiku jan\u00eb t\u00eb pista, sepse disa nga ato para i kam dh\u00ebn\u00eb dhe un\u00eb\u201d. Kam nj\u00eb dokument t\u00eb 2024, e gjeni n\u00eb QKB. \u00ebsht\u00eb bilanci i nj\u00eb kompanie t\u00eb sekuestruar nga SPAK p\u00ebr pastrim parash ku tregon q\u00eb Adriatiku ka marr\u00eb 45 milion\u00eb lek\u00eb. Pyeteni pse i ka marr\u00eb sepse arsyeja psei ka marr\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se fakti q\u00eb i ka marr\u00eb. M\u00eb vjen keq p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb besuar dhe vijojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb te Adriatiku, do t\u00eb zhg\u00ebnjehen. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i kalbur dhe Adriatiku \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga pjesa m\u00eb e err\u00ebt dhe m\u00eb e zymt\u00eb e k\u00ebtij sistemi. Prandaj duhet t\u00eb jemi t\u00eb v\u00eb\u00ebmendsh\u00ebm t\u00eb shikojm\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Adriatik Lapaj:<\/strong> Agroni sot ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb un\u00eb kam marr\u00eb para nga krimi p\u00ebr politik\u00eb.<br \/>\nKa nxjerr\u00eb dhe nj\u00eb dokument q\u00eb ai pretendon se un\u00eb kam marr\u00eb para nga krimi p\u00ebr politik\u00eb.<br \/>\nPra, Agroni me z\u00eb e figur\u00eb, po u thot\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr politik\u00eb se un\u00eb kam marr\u00eb nga krimi 4,5 milion\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nLe ta marrim me radh\u00eb:<br \/>\n1. E para, dokumenti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb bilanci publik sipas ligjit i nj\u00eb kompanie private q\u00eb tregon se i ka detyrim personit fizik Avokat Adriatik Lapaj 4,5 milion lek\u00eb. N\u00eb fakt, mua m\u00eb kan\u00eb borxh shum\u00eb kompani e persona q\u00eb i kam p\u00ebrfaq\u00ebsuar si avokat!<br \/>\n2. E dyta, nuk kam marr\u00eb 4,5 milion\u00eb, kompania q\u00eb citon ti m\u2019i ka borxh p\u00ebr pun\u00ebn si avokat. Ka afro 2 vite q\u00eb nuk m\u00eb likuidon lek\u00ebt. Hallet e veta. Nuk i\u2019a kan\u00eb dal\u00eb! G\u00ebnjeshtra jote e par\u00eb!<br \/>\n3. Z. Shehaj ju pretendoni se un\u00eb jam paguar 4,5 milion\u00eb nga kjo kompani p\u00ebr politik\u00eb. N\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb mashtrimi juaj i dyt\u00eb i kryer publikisht. Un\u00eb si avokat k\u00ebt\u00eb profesion kam! Te rasti n\u00eb fjal\u00eb kam ofruar sh\u00ebrbime civile dhe konkretisht kam qen\u00eb avokati q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar 35 familje pronare t\u00eb nj\u00eb toke q\u00eb kompania n\u00eb fjal\u00eb ka bler\u00eb. Si avokat kam p\u00ebrpiluar kontratat dhe kam ndjekur procesin juridik.<br \/>\n4. Z. Shehaj ju thoni q\u00eb kompania n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb sekuestruar nga Spaku duke synuar q\u00eb t\u00eb krijoni d\u00ebmtimin tim si imazh te votuesit. Pra, doni t\u00eb krijoni perceptimin q\u00eb Adriatiku bashk\u00ebpunon me krimin. N\u00eb fakt, kompania n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e sekuestruar nga Spak. G\u00ebnjeshtra jote e tret\u00eb! Administratori saj \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb veta q\u00eb nuk lidhen as me funksionin e tij si administrator. Halli i vet! Sh\u00ebrbimi im si avokat \u00ebsht\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb afro 2 vite para se administratori saj t\u00eb merrej n\u00ebn hetim. Kontrata \u00ebsht\u00eb me kompanin\u00eb dhe jo p\u00ebr pun\u00ebt e Administratorit. G\u00ebnjeshtra jote e kat\u00ebrt! Kjo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb korrekt, se un\u00eb dhe sot mund ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj pa problem at\u00eb kompani ose administratorin e saj edhe n\u00eb Spak se kjo \u00ebsht\u00eb puna ime. P\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor! Avokat!<br \/>\n5. Z. Shehaj, n\u00ebse do qen\u00eb para q\u00eb krimi m\u2019i jepte, do m\u2019i kishin dh\u00ebn\u00eb, e nuk do m\u00eb mbeteshin borxh 2 vite. Madje do m\u2019i jepnin jo me bank\u00eb!<br \/>\n6. Pun\u00ebn si avokat nuk ma kan\u00eb paguar dhe do duhet t\u00eb vete n\u00eb gjyq p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb. Ndoshta dhe nuk i marr dot e puna iku d\u00ebm! Po ky \u00ebsht\u00eb hall p\u00ebr mua!<br \/>\n7. A jan\u00eb kriminel\u00eb ata apo jo, p\u00ebr mua ka pak r\u00ebnd\u00ebsi se un\u00eb nuk kam profesion t\u00eb qenit Klerik, por avokat. Avokati p\u00ebrfaq\u00ebson edhe ata q\u00eb shkelin ligjin. Madje kryesisht ata q\u00eb shkelin ligjin. \u00cbsht\u00eb si t\u2019i thuash doktorit pse i hoqe dh\u00ebmball\u00ebn nj\u00eb trafikanti.<br \/>\n8. Un\u00eb si avokat o Agron p\u00ebrfaq\u00ebsoj k\u00ebdo dhe kam detyrim t\u2019i deklaroj n\u00eb shtet. Fakti q\u00eb jan\u00eb deklaruar tregon se un\u00eb punoj me kontrata e fatura, jo n\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Ndoshta ti je m\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb zez\u00eb!<br \/>\n9. Ti Agron p\u00ebr politik\u00eb nuk paske limite, por p\u00ebrball\u00eb ke nj\u00eb njeri t\u00eb ligjit! Tani, o un\u00eb do d\u00ebnohem nga gjykata p\u00ebr bashk\u00ebpunim me krimin e organizuar o ti do d\u00ebnohesh p\u00ebr shpifje!<br \/>\n10. Pa dashje, ti Agron m\u00eb b\u00ebre nj\u00eb nder! Nga teoria lek\u00ebt t\u2019i jep Sorosi, kaluat te teoria pse punon avokat! Me pak fjal\u00eb Sorosi paska qen\u00eb jo mjaftuesh\u00ebm i pasur sa t\u00eb m\u00eb linte t\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr para nga krimi.<br \/>\nT\u00eb mesme nuk ka!<br \/>\nShihemi n\u00eb gjykat\u00eb!<br \/>\nTi q\u00eb hyre n\u00eb politik\u00eb pa t\u00eb njohur askush e pas 8 viteve deputet b\u00ebn revolucionarin duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb mua q\u00eb nuk kam punuar 1 dit\u00eb n\u00eb shtet se un\u00eb jam sistemi q\u00eb ty t\u00eb paska nxir\u00eb jet\u00ebn! Luft\u00eb k\u00ebrkove, luft\u00eb do kesh! Dmth kur nuk pyes shefin t\u00ebnd Saliun, ty do e shoh\u00ebsh rrug\u00ebs \u00e7far\u00eb t\u00eb kam!<\/p>\n<p><strong>Agron Shehaj:<\/strong> P\u00ebrgjigje p\u00ebr Adriatik Lapajn: Jo vet\u00ebm ka marr\u00eb para t\u00eb pista, por arsyeja pse i ka marr\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb dokumentet q\u00eb tregojn\u00eb \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbimi i ka dh\u00ebn\u00eb Lapaj kompanis\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr pastrim parash nga SPAK.<br \/>\nE para \u00ebsht\u00eb kontrata e shit-blerjes s\u00eb nj\u00eb prone prej miliona euro n\u00eb bregdet, midis kompanis\u00eb s\u00eb akuzuar nga SPAK, pronar\u00ebve dhe Adriatik Lapajt. Lapaj merr p\u00ebrsip\u00ebr regjistrimin e vendimit gjyq\u00ebsor dhe nxjerrjen e certifikat\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nE dyta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb screenshot nga faqja e gjykat\u00ebs q\u00eb tregon se me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vjehrri i Adriatikut, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte kryetar i Gjykat\u00ebs.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr i madh! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mashtrim i madh q\u00eb ka nj\u00eb regjizor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<br \/>\nKy sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn n\u00eb piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur.<br \/>\nDuan t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Parlament njer\u00ebz t\u00eb kapur dhe t\u00eb kapsh\u00ebm. T\u00eb kompromentuar.<br \/>\nNuk duhet t\u00eb dor\u00ebzohemi! Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb pa shantazhueshme!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej dy dit\u00ebsh drejtuesit e partive t\u00eb reja, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj po p\u00ebrplasen mes tyre n\u00eb rrjetet sociale ku akuzojn\u00eb njeri-tjetrin p\u00ebr bashk\u00ebpunim me kompani t\u00eb sekuestruara nga SPAK apo si njer\u00ebz anonim\u00eb q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb revolucionarin. I pari q\u00eb e nisi debatin mes tyre ishte themeluesi i \u201cShqip\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":411650,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5392,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-411649","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-debat","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411649","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=411649"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411649\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":411652,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411649\/revisions\/411652"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/411650"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=411649"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=411649"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=411649"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}