{"id":411727,"date":"2025-02-10T10:28:10","date_gmt":"2025-02-10T09:28:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=411727"},"modified":"2025-02-10T10:28:10","modified_gmt":"2025-02-10T09:28:10","slug":"zgjedhjet-ne-kosove-vetevendosja-e-albin-kurtit-e-para-por-kush-i-ka-votat-per-qeverine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zgjedhjet-ne-kosove-vetevendosja-e-albin-kurtit-e-para-por-kush-i-ka-votat-per-qeverine\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb\/ Vet\u00ebvendosja e Albin Kurtit e para, por kush i ka votat p\u00ebr Qeverin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti, doli partia e par\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb,  por me gjas\u00eb duket se i duhet t\u00eb negocioj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koalicion me partit\u00eb e tjera p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re t\u00eb ardhshme n\u00eb mandatin kat\u00ebr vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Rezultatet paraprake krijojn\u00eb paqart\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e re n\u00eb Kuvend, por edhe t\u00eb ekzekutivit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb ka p\u00ebrdit\u00ebsuar rezultatin e num\u00ebrimit n\u00eb or\u00ebn 09:51. Jan\u00eb num\u00ebruar deri tani 2270 kuti nga 2533 n\u00eb total, ose 89.62% e tyre.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje kryeson list\u00ebn me 41,07%, ose me 310318 vota dhe me nj\u00eb r\u00ebnie prej 1% q\u00eb nga ora 01:00 e m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm (10 Shkurt).<\/p>\n<p>PDK vjen e dyta me 22,31%, ose 168617 vota, LDK me 17,58%, ose 132838 vota, AAK-Nisma me 7,60%, ose 57423 vota, Koalicioni p\u00ebr Familje me 2,3%, ose 17361 vota dhe Lista Serbe me 4,01%, ose me 30271 vota, q\u00eb n\u00ebnkupton shumic\u00ebn e votave t\u00eb komunitetit serb n\u00eb gar\u00eb me pes\u00eb subjekte t\u00eb tjera politike q\u00eb garuan p\u00ebr votat e k\u00ebtij komuniteti. <\/p>\n<p>Komunitetet joshumic\u00eb kan\u00eb 20 ul\u00ebse t\u00eb garantuara n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Prej tyre, dhjet\u00eb ul\u00ebse jan\u00eb t\u00eb garantuara p\u00ebr komunitetin serb.<\/p>\n<p>\u201cKalkulimet\u201d pas votave nga diaspora dhe me kusht<\/p>\n<p>Rezultati preliminar aktual krijon situat\u00eb t\u00eb paqart\u00eb dhe jop\u00ebrfundimtare lidhur me at\u00eb se sa do t\u00eb jet\u00eb numri i ul\u00ebseve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr secilin subjekt politik, si dhe kush do t\u2019i qaset formimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re, vler\u00ebsojn\u00eb nga Grupi Ballkanik p\u00ebr Politika n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i k\u00ebtij grupi, Naim Rashiti, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se rezultatet aktuale mund t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb ndryshime p\u00ebr cilindo subjekt garues, pas num\u00ebrimit t\u00eb votave nga jasht\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb atyre me kusht.<\/p>\n<p>\u201c[L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje] ka [rreth] 42 p\u00ebr qind, q\u00eb do t\u2019i bie 47 deputet\u00eb. Me votat e diaspor\u00ebs [votat nga jasht\u00eb] mund t\u00eb kemi edhe dy ose tre deputet\u00eb. N\u00ebse Vet\u00ebvendosje arrin n\u00eb 49- 50 [ul\u00ebse t\u00eb Kuvendit] do t\u00eb kemi kalkulime t\u00eb tjera. N\u00ebse subjektet tjera e ulin dallimin me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, at\u00ebher\u00eb s\u00ebrish do t\u00eb kemi kalkulimet tjera\u201d, thot\u00eb Rashiti p\u00ebr REL<\/p>\n<p>KQZ-ja ka njoftuar m\u00eb her\u00ebt se 104.934 votues jan\u00eb regjistruar p\u00ebr t\u00eb votuar jasht\u00eb Kosov\u00ebs dhe 84.525 prej tyre zgjodh\u00ebn q\u00eb t\u00eb votonin p\u00ebrmes post\u00ebs.  P\u00ebrderisa numri i votuesve me post\u00eb mbetet t\u00eb verifikohet, n\u00eb disa p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb bot\u00eb kan\u00eb votuar 15.552 persona.<\/p>\n<p>Numri i personave q\u00eb kan\u00eb votuar me kusht ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur nga KQZ-ja.<\/p>\n<p>Rezultati \u201cimponon kompromise\u201d<\/p>\n<p>Edhe njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve politike, Artan Muhaxhiri, vler\u00ebson se rezultatet aktuale preliminare t\u00eb subjekteve politike n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, krijojn\u00eb paqart\u00ebsi lidhur me konfiguracionin e sakt\u00eb t\u00eb Kuvendit dhe Qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rezultate, sipas tij, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb fituese e zgjedhjeve, nuk do t\u00eb mund t\u00eb qeveris\u00eb e vetme, sikurse n\u00eb mandatin e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje vendos q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb Qeverin\u00eb vet\u00ebm me pakicat, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qeveri jasht\u00ebzakonisht jostabile, pasi q\u00eb mezi do t\u2019i arrij\u00eb 61 vota. Plus, mund t\u00eb ket\u00eb probleme me List\u00ebn Serbe\u201d, thekson Muhaxhiri p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb dhe shton: \u201cN\u00ebse partit\u00eb opozitare mblidhen t\u00eb gjitha, bashkohen dhe tentojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb Qeverin\u00eb, edhe kjo qeveri do t\u00eb jet\u00eb jostabile dhe me pak gjasa p\u00ebr jet\u00ebgjat\u00ebsi politike\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb than\u00eb partit\u00eb politike? <\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb koalicioni paszgjedhor me partit\u00eb e deritashme opozitare. Nj\u00eb koalicion me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje e kan\u00eb p\u00ebrjashtuar edhe dy partit\u00eb tjera, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, e cila sipas rezultateve preliminare \u00ebsht\u00eb e dyta, nuk e ka v\u00ebn\u00eb \u201cvija t\u00eb kuqe\u201d p\u00ebr asnj\u00eb subjekt politik p\u00ebr koalicionet eventuale pas zgjedhjeve<\/p>\n<p>Duke iu referuar rezultateve preliminare, lideri i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, t\u00eb diel\u00ebn von\u00eb ka deklaruar se \u201cedhe sikur t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb PDK-ja dhe LDK-ja, ato nuk b\u00ebhen sa Vet\u00ebvendosja\u201d.<\/p>\n<p>Ai ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb me partit\u00eb Guxo dhe Alternativa, t\u00eb cilat garuan brenda list\u00ebs zgjedhore t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb par\u00ebt e ky \u00ebsht\u00eb konfirmim p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb mbar\u00eb dhe demokratike. Koalicioni yn\u00eb do ta formoj\u00eb qeverisjen ton\u00eb 3&#8230; Ne jemi subjekti fitues q\u00eb do t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs pozicionimin si forca e dyt\u00eb politike pas zgjedhjeve e ka konsideruar si rezultat t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti. <\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00ebse PDK-ja \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr koalicione.<\/p>\n<p>Kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, e ka cil\u00ebsuar rezultatin e zgjedhjeve si \u201crezultat demokratik\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai e ka pranuar se p\u00ebr LDK-n\u00eb \u201crezultati nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm\u201d n\u00eb p\u00ebrmasat q\u00eb e ka pritur kjo parti si dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb lidhur me ndonj\u00eb koalicion t\u00eb mundsh\u00ebm pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, lideri i AAK-s\u00eb, Ramush Haradinaj, tha se \u201copozita i ka fituar k\u00ebto zgjedhje\u201d, duke shtuar se pret me padurim \u201cq\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr krijimin e Qeveris\u00eb\u201d, duke iu referuar nj\u00eb koalicioni t\u00eb mundsh\u00ebm pas zgjedhjeve t\u00eb tri partive t\u00eb deritashme opozitare.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Lista Serbe, e cila ishte n\u00eb gar\u00eb me pes\u00eb parti t\u00eb tjera nga komuniteti serb, ka deklaruar se i ka fituar t\u00eb dhjet\u00eb mandatet e garantuara p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo parti, e cila g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e Beogradit zyrtar, q\u00eb nga zgjedhjet e vitit 2014 dhe n\u00eb t\u00eb gjitha proceset zgjedhore t\u00eb pastajme, ka fituar t\u00eb gjitha mandatet e garantuara p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kuvend si dhe ka qen\u00eb pjes\u00eb e ekzekutivit, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb mandatin e kaluar t\u00eb cil\u00ebn e drejtoi kryeministri i deritash\u00ebm, Albin Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e re parlamentare garuan 28 subjekte politike dhe nj\u00eb kandidat i pavarur. T\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb rreth 40 p\u00ebr qind. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb votim sh\u00ebnoi r\u00ebnie n\u00eb krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur votuan mbi 48 p\u00ebr qind e personave me t\u00eb drejt\u00eb vote.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti, doli partia e par\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, por me gjas\u00eb duket se i duhet t\u00eb negocioj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koalicion me partit\u00eb e tjera p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re t\u00eb ardhshme n\u00eb mandatin kat\u00ebr vje\u00e7ar. Rezultatet paraprake krijojn\u00eb paqart\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e re [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":411728,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2006,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-411727","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kosova","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=411727"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411727\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":411730,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411727\/revisions\/411730"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/411728"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=411727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=411727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=411727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}