{"id":412019,"date":"2025-02-20T10:28:51","date_gmt":"2025-02-20T09:28:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=412019"},"modified":"2025-02-20T10:28:51","modified_gmt":"2025-02-20T09:28:51","slug":"protagonizmi-tragjik-i-kryeministrit-rama-pas-arrestimit-te-erion-veliajt-sociologu-ai-shfaqet-ne-profilin-e-nje-gangsteri-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/protagonizmi-tragjik-i-kryeministrit-rama-pas-arrestimit-te-erion-veliajt-sociologu-ai-shfaqet-ne-profilin-e-nje-gangsteri-politik\/","title":{"rendered":"\u2018Protagonizmi tragjik\u2019 i kryeministrit Rama pas arrestimit t\u00eb Erion Veliajt! Sociologu: Ai shfaqet n\u00eb profilin e nj\u00eb gangsteri politik"},"content":{"rendered":"<p>Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me akuzat e korrupsionit ndryshoi q\u00ebndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, p\u00ebrmes nj\u00eb ligj\u00ebrimi q\u00eb ekspert\u00ebt e analizojn\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb manipuluar emocionalisht publikun dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur v\u00ebmendjen nga argumentet racionale.<\/p>\n<p>E h\u00ebna e 10 shkurtit e gjeti kryeministrin Edi Rama n\u00eb nj\u00eb takim rutin\u00eb n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, por rrjedha e dit\u00ebs ndryshoi kat\u00ebrcip\u00ebrisht n\u00eb mesdit\u00eb, kur ai m\u00ebsoi se Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs dhe i projektuari n\u00eb publik si pasardh\u00ebsi i tij politik, u arrestua me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Mediat raportuan p\u00ebr nj\u00eb kthim urgjent t\u00eb Ram\u00ebs drejt Tiran\u00ebs, por ai nuk reagoi deri t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes. N\u00eb nj\u00eb lidhje live n\u00eb rrjetet sociale, Rama u pa t\u00eb p\u00ebrplaste p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn mbi tavolin\u00ebn e pun\u00ebs dhe iu hak\u00ebrrye kameras si reagim ndaj nj\u00eb problemi teknik.<\/p>\n<p>Kur iu rikthye bised\u00ebs me ndjek\u00ebsit, Rama e justifikoi veten si njeri pasionant, duke i kujtuar publikut se ishte po ai Ram\u00eb q\u00eb dikur dilte me sopat\u00eb n\u00eb krah rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb prer\u00eb shtyllat elektrike q\u00eb prishnin pamjen e trotuar\u00ebve. M\u00eb pas, ai mori n\u00eb mbrojtje Veliajn dhe targetoi prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt e struktur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me antikorrupsion, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb prej krijimit t\u00eb institucionit n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Rama  e p\u00ebrshkroi pun\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb hetimin ndaj Veliajt si t\u00eb \u2018dal\u00eb nga shinat kushtetuese\u2019 dhe dosjen hetimore si \u201croman policesk\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqej t\u00eb justifikonte ndryshimin e narrativ\u00ebs s\u00eb tij ndaj drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr \u2018standarde demokrate\u2019.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb psikoanaliz\u00ebs dhe sociologjis\u00eb, reagimet e Ram\u00ebs pas arrestimit t\u00eb Veliajt ekspozuan nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb shqet\u00ebsimi, po aq sa edhe p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb e publikut.<\/p>\n<p>Psikoterapisti Neli Demi i tha BIRN se reagimet e Edi Ram\u00ebs pas arrestimit t\u00eb Veliajt quhen \u201capel emocional\u201d n\u00eb psikologjin\u00eb politike \u2013 nj\u00eb teknik\u00eb q\u00eb synon t\u00eb largoj\u00eb v\u00ebmendjen nga argumentet racionale dhe ta orientoj\u00eb at\u00eb drejt reagimeve instinktive dhe ndjesore.<\/p>\n<p>\u201cKjo sjellje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, zakonisht p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb treguar dominim, p\u00ebr t\u00eb shmangur perceptimin e dob\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhin se ai \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb kontroll t\u00eb situat\u00ebs,\u201d tha Demi, i pasigurt\u00eb n\u00ebse n\u00eb reagimet e para, gjuha verbale dhe trupore e kryeministrit kan\u00eb qen\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrllogaritura.<\/p>\n<p>Demi e analizon m\u00eb tej ligj\u00ebrimin e Ram\u00ebs si nj\u00eb kombinim mes \u201cgjuh\u00ebs emocionale, agresivitetit verbal dhe nj\u00eb strategjie t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, pa u shfaqur hapur kund\u00ebr SPAK-ut\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai po synon t\u00eb aktivizoj\u00eb instinktet e solidaritetit dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb tek popullata q\u00eb n\u00eb fakt s\u00eb shpejti do t\u00eb jen\u00eb edhe votues, nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb ku drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e padrejt\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe Ergys M\u00ebrtiri, sociolog me profesion dhe nj\u00eb kritik i kryeministrit Edi Rama i analizon reagimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb drit\u00ebn e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb ndikuar opinionin publik.<\/p>\n<p>\u201cArrestimi i Veliajt ndikon n\u00eb imazhin e tij duke e ekspozuar at\u00eb si kryetar t\u00eb nj\u00eb grupi politikan\u00ebsh t\u00eb korruptuar, \u00e7far\u00eb sigurisht e njollos p\u00ebrpara opinionit publik,\u201d tha M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>\u201cE paraqet at\u00eb si t\u00eb dob\u00ebt p\u00ebrpara njer\u00ebzve t\u00eb tij si dhe elektoratit, si nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb ia arreston prokuroria bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb zyr\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, atij i duhet t\u00eb kompensoj\u00eb k\u00ebt\u00eb me gjuh\u00eb agresive p\u00ebr t\u00eb treguar se ai nuk \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt dhe se ai nuk pyet as p\u00ebr SPAK e GJKKO,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Demi dhe M\u00ebrtiri v\u00ebrejn\u00eb megjithat\u00eb nj\u00eb kontradit\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb ligj\u00ebrimet e fundit t\u00eb Ram\u00ebs, ku nga nj\u00ebra an\u00eb sulmon gjyqtarin dhe prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Veliajt dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e portretizon veten si \u201cpronar\u201d t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb sulm i hapur ndaj SPAK-ut do t\u00eb ting\u00ebllonte si hipokrizi, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai menj\u00ebhere pas reagimit agresiv t\u00eb fillimit, u p\u00ebrpoq t\u2019i rikthehet mbrojtjes s\u00eb \u201cpron\u00ebs,\u201d analizon Demi.<\/p>\n<p>\u201cKjo duket si nj\u00eb teknik\u00eb e njohur e dezinformimit politik, ku protagonisti politik p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb debatuar p\u00ebr t\u00eb minimizuar d\u00ebmin politik,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>\u201cManipulim emocional\u2019<\/p>\n<p>Narrativa e Ram\u00ebs ndaj arrestimit t\u00eb Veliajt ishte e mbushur me terma q\u00eb synonin t\u00eb ngjallnin emocion si dhe t\u00eb preknin ndjeshm\u00ebrin\u00eb e publikut, duke anashkaluar faktet apo provat e dosjes hetimore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Rama i portretizoi prokuror\u00ebt si t\u00eb \u2018pashpirt\u2019,  pasi kan\u00eb \u2018penguar nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb kopsht\u201d, apo ndaluar nj\u00eb baba n\u00eb rrug\u00eb me \u201cf\u00ebmij\u00ebn n\u00eb karroc\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Theksimi i k\u00ebtyre shembujve tregon sipas psikoanalistit Demi si Rama \u201cpo p\u00ebrpiqet t\u00eb ndryshoj\u00eb korniz\u00ebn e interpretimit t\u00eb ngjarjeve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vend q\u00eb publiku ta shoh\u00eb hetimin apo edhe arrestimin si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore p\u00ebr korrupsionin e supozuar, z. Rama p\u00ebrpiqet ta zhvendos\u00eb fokusin drejt padrejt\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore, duke e paraqitur SPAK-un n\u00eb syt\u00eb e publikut si t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm,\u201d i tha ai BIRN.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmendja e f\u00ebmij\u00ebve synon q\u00eb t\u00eb aktivizoj\u00eb simbolik\u00ebn universale t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve si qenie t\u00eb pafajshme, duke zgjuar reagime emocionale tek publiku pasi f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb simbol universal i pafaj\u00ebsis\u00eb, dhe p\u00ebrmendja e tyre krijon nj\u00eb lidhje emocionale me publikun,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr M\u00ebrtirin, synimi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht manipulimi emocional i publikut, duke i ndaluar ata q\u00eb t\u00eb shohin tablon\u00eb e gjer\u00eb t\u00eb ngjarjes mbi akuzat e ngritura ndaj Veliajt.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfshirja e familjes, e sidomos e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb retorik\u00ebn e viktimizimit \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e shpesht\u00eb, e ndeshur tek ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb vendosin f\u00ebmij\u00ebt si barrier\u00eb ndaj zem\u00ebrimit t\u00eb publikut dhe f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb objekt retorik q\u00eb zgjon ndjeshm\u00ebri dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tyre, ligj\u00ebruesi arrin t\u00eb prek\u00eb publikun p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndjenj\u00eb empatie p\u00ebr personin q\u00eb ai k\u00ebrkon t\u00eb mbroj\u00eb,\u201d analizon M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>\u2018Protagonisti tragjik\u2019<\/p>\n<p>Edi Rama ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb figur\u00eb kontraverse e politik\u00ebs shqiptare dhe ka arritur ta portretizoj\u00eb veten p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb larg kostumit t\u00eb politikanit t\u00eb zakonsh\u00ebm, q\u00eb sipas analiz\u00ebs psikologjike duket se ka qen\u00eb e q\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Ai u p\u00ebrfshi n\u00eb politik\u00eb n\u00eb vitin 1998 si minist\u00ebr i Kultur\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb e Fatos Nanos, ku i sapoardhur nga Parisi, ra n\u00eb sy me veshjet me ngjyra, \u00e7orapet e kuqe dhe padurimin deri n\u00eb agresivitet p\u00ebr t\u00eb ndryshuar gj\u00ebrat sipas shijeve dhe q\u00ebllimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e tipareve q\u00eb e dallojn\u00eb at\u00eb nga politikan\u00ebt e tjer\u00eb mbizot\u00ebron stili i komunikimit q\u00eb i shkon p\u00ebr shtat imazhit q\u00eb ai ka krijuar p\u00ebr veten si nj\u00eb \u201cjo-politikan\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Neli Demit, kjo gjuh\u00eb metaforike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga Rama p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebr veten imazhin e \u201cprotagonistit tragjik\u201d q\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb keqen.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga Berisha, q\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe konfrontuese, apo Veliaj, i cili preferon nj\u00eb qasje m\u00eb teknokratike dhe PR-friendly, Rama ka nj\u00eb stil m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar dhe teatror dhe k\u00ebsisoj ai krijon nj\u00eb realitet paralel, ku ai \u00ebsht\u00eb artisti q\u00eb lufton kund\u00ebr kaosit, nj\u00eb lloj protagonisti tragjik q\u00eb duhet t\u00eb merret me \u201cinjoranc\u00ebn\u201d dhe \u201cpadrejt\u00ebsin\u00eb\u201d e institucioneve q\u00eb e keqkuptojn\u00eb ose e sh\u00ebnjestrojn\u00eb,\u201d thot\u00eb Demi.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi sociologjik i M\u00ebrtirit, Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb reflekton n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb gjitha tiparet e nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi q\u00eb mb\u00ebshtetet plot\u00ebsisht te \u2018manipulimi i turmave\u2019.<\/p>\n<p>\u201cRama paraqet elokuenc\u00eb p\u00ebr ta kamufluar estetikisht vulgaritetin e kumtit q\u00eb p\u00ebrcjell,\u201d tha M\u00ebrtiri, duke marr\u00eb si shembull stilemat q\u00eb ai p\u00ebrdor si; Kadri, kazan, filxhan, sahan, tepsi.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri e portretizon gjithashtu Ram\u00ebn me tiparet e nj\u00eb lideri totalitar q\u00eb flet me gjuh\u00ebn e turm\u00ebs, duke iu p\u00ebrgjigjur tipareve m\u00eb karakteristike t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu, Rama pozon para turm\u00ebs si nj\u00eb lider i fort\u00eb, i vendosur, i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7do intrig\u00eb e \u00e7do komplot. Ai shfaqet n\u00eb profilin e nj\u00eb gangsteri politik,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/BIRN<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me akuzat e korrupsionit ndryshoi q\u00ebndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, p\u00ebrmes nj\u00eb ligj\u00ebrimi q\u00eb ekspert\u00ebt e analizojn\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb manipuluar emocionalisht publikun dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur v\u00ebmendjen nga argumentet racionale. E h\u00ebna e 10 shkurtit e gjeti kryeministrin Edi Rama n\u00eb nj\u00eb takim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":412020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-412019","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=412019"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412019\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":412022,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412019\/revisions\/412022"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/412020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=412019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=412019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=412019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}