{"id":412326,"date":"2025-03-01T10:52:35","date_gmt":"2025-03-01T09:52:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=412326"},"modified":"2025-05-07T12:43:13","modified_gmt":"2025-05-07T10:43:13","slug":"perplasje-te-forta-mes-trump-dhe-zelensky-ne-shtepine-e-bardhe-ja-debati-i-plote-me-tonet-e-larta-qe-dy-lideret-shkembyen-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/perplasje-te-forta-mes-trump-dhe-zelensky-ne-shtepine-e-bardhe-ja-debati-i-plote-me-tonet-e-larta-qe-dy-lideret-shkembyen-2\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasje t\u00eb FORTA mes Trump dhe Zelensky n\u00eb SHT\u00cbPIN\u00cb e BARDH\u00cb! Ja debati i plot\u00eb me tonet e larta q\u00eb dy lider\u00ebt shk\u00ebmbyen"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti amerikan, Donald Trump priti n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb homologun e tij ukrainas, Vlodymyr Zelensky. Mineralet dhe marr\u00ebveshja e arm\u00ebpushimit ishin n\u00eb fokus t\u00eb diskutimeve, nd\u00ebrsa dy lider\u00ebt nuk evituan tonet e larta mes tyre p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb ndajn\u00eb mendime t\u00eb kund\u00ebrta. Zelensky k\u00ebrkoi nga Trump q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb I kujdessh\u00ebm me Rusin\u00eb. Nd\u00ebrsa vet\u00eb republikani p\u00ebrs\u00ebriti kritika ndaj tij duke theskuar se nuk po tregon respekt. Dy president\u00ebt u takuan n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, nd\u00ebrsa do n\u00ebnshkruajn\u00eb dhe nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb i jep qasje Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb n\u00eb industrin\u00eb e mineraleve t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Zelensky hodhi posht\u00eb gjithashtu pretendimet e Trumpit se qytetet ukrainase jan\u00eb kthyer n\u00eb g\u00ebrmadha pas tre vjet\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb vet\u00eb Trump, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, I doli n\u00eb mbrojtje Putinit duke theskuar se ai d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje. <\/p>\n<p><strong>Debati i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>JD Vance: P\u00ebr kat\u00ebr vite n\u00eb SHBA kemi pasur nj\u00eb President i cili doli n\u00eb konferenca p\u00ebr shtyp dhe foli si i fort\u00eb kund\u00ebr Vladimir Putin dhe pastaj Putin pushtoi Ukrain\u00ebn dhe shkat\u00ebrroi nj\u00eb pjes\u00eb madhe t\u00eb vendit. Rruga drejt paqes dhe prosperitetit \u00ebsht\u00eb ndoshta t\u00eb angazhohesh n\u00eb diplomaci. Ne e provuam q\u00eb t\u00eb tregonim kraharorin dhe t\u00eb b\u00ebnim sikur fjal\u00ebt e Presidentit t\u00eb Amerik\u00ebs kishin m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se sa veprimet e tij. Ajo q\u00eb e b\u00ebn Amerik\u00ebn nj\u00eb vend t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhimi i saj n\u00eb diplomaci dhe at\u00eb po b\u00ebn Presidenti Trump.<\/p>\n<p>Zelenski: A mund t\u00eb t\u00eb pyes?<\/p>\n<p>Vance: Po.<\/p>\n<p>Zelenski: Ai na pushtoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Ukrain\u00ebs, pjes\u00ebn lindore n\u00eb 2014. Gjat\u00eb atyre viteve dhe nuk po flas vet\u00ebm p\u00ebr Presidentin Biden, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte Presidenti Obama dhe pastaj Presidenti Trump, ishte Biden dhe prap\u00eb Trump dhe zoti e bekoft\u00eb, Trumpi do e ndaloj\u00eb at\u00eb. N\u00eb 2014 asnj\u00eb nuk e ndaloi, ai pushtoi dhe vrau njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Trump: N\u00eb 2015.<\/p>\n<p>Zelenski: Jo n\u00eb 2014.<\/p>\n<p>Trump: Nuk isha k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Zelenski: Po, por nga 2014 deri n\u00eb 2022 situata ishte e nj\u00ebjt\u00eb. Njer\u00ebzit kan\u00eb vdekur n\u00eb fush\u00eb betej\u00eb dhe askush nuk e ndaloi at\u00eb. Ne kemi pasur biseda me t\u00eb, shum\u00eb biseda. Bisedat e mia bilaterale me t\u00eb dhe kam firmosur me t\u00eb n\u00eb 2019. Firmosa nj\u00eb marr\u00ebveshje me at\u00eb Macron dhe Merkel arm\u00ebpushimin. T\u00eb gjith\u00eb m\u00eb than\u00eb q\u00eb ai nuk do ta shkel\u00eb arm\u00ebpushimin sepse ishte kontrat\u00eb. Pas k\u00ebsaj ai e prishi arm\u00ebpushimin, vrau njer\u00ebzit tan\u00eb dhe nuk shk\u00ebmbeu t\u00eb burgosur. P\u00ebr \u00e7far\u00eb diplomacie po flasin SHBA-t\u00eb tani? \u00c7far\u00eb n\u00ebnkuptoni.<\/p>\n<p>JD Vance: Po flas p\u00ebr at\u00eb lloj diplomacie q\u00eb do t\u00eb ndaloj\u00eb shkat\u00ebrrimin e vendit t\u00ebnd. Zoti President mendoj se \u00ebsht\u00eb munges\u00eb respekti ta argumenti k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpara mediave, tani po i vini rrotull sepse keni munges\u00eb ushtar\u00ebsh. Ju duhet ta falenderoni Presidentin (Trump) q\u00eb po p\u00ebrfshihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt\u2026<\/p>\n<p>Zelenski: Ti nuk ke qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb ne se \u00e7far\u00eb problemesh kemi. Hajde nj\u00ebher\u00eb\u2026<\/p>\n<p>JD Vance: N\u00eb fakt i kam ndjekur historit\u00eb dhe e di se \u00e7far\u00eb ndodh kur i sjell njer\u00ebzit n\u00eb nj\u00eb tur propagande. A e kund\u00ebrshton q\u00eb ke pasur ndonj\u00eb probleme t\u00eb rekrutosh njer\u00ebz n\u00eb ushtri?<\/p>\n<p>Zelenski: \u00c7far\u00eb? Po, kemi probleme. Do t\u00eb p\u00ebrgjigjem\u2026<\/p>\n<p>JD Vance: \u00cbsht\u00eb munges\u00eb respekti t\u00eb vish n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb dhe t\u00eb atakosh administrat\u00ebn e cila po tenton t\u00eb ndaloj\u00eb shkat\u00ebrrimin e vendit t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Zelenski: Kam shum\u00eb pyetje, le t\u00eb fillojm\u00eb nga fillimi. Gjat\u00eb luft\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb probleme. P\u00ebrfshi edhe ju, por ju keni nj\u00eb oqean dhe nuk e ndjen tani, por ta ndjesh n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Trump: Ti nuk e di at\u00eb.<\/p>\n<p>Zelenski: Zoti t\u00eb bekoft\u00eb.<\/p>\n<p>Trump: Mos na trego se si do t\u00eb ndihemi ne. Ne po tentojm\u00eb t\u00eb zgjidhim problemin. Mos na e thuaj \u00e7far\u00eb do ndjejm\u00eb ne sepse ti nuk je n\u00eb asnj\u00eb pozit\u00eb p\u00ebr ta diktuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Zelenski: Nuk po e them, por po kthej p\u00ebrgjigjen e pyetjes.<\/p>\n<p>Trump: Ti nuk je n\u00eb asnj\u00eb pozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb na diktuar si do ndihemi ne. Ne do ndihemi shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Zelenski: Do ndjesh influenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Trump: Tani nuk je n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb mir\u00eb. Ke lejuar veten t\u00eb jesh n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n<p>Zelenski: Q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Trump: Ti nuk je n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nuk i ke kartat tani\u2026<\/p>\n<p>Zelenski: Nuk jam duke luajtur me karta.<\/p>\n<p>Trump: Po, po luan me karta.<\/p>\n<p>Zelenski: Jam shum\u00eb serioz zoti President.<\/p>\n<p>Trump: Je duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb loj\u00eb jet\u00ebn e miliona njer\u00ebzve, je duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb loj\u00eb Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Zelenski: p\u00ebr \u00e7far\u00eb po flet?<\/p>\n<p>Trump: Ajo q\u00eb po b\u00ebn \u00ebsht\u00eb munges\u00eb respekti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Zelenski: Un\u00eb kam respekt.<\/p>\n<p>JD Vance: Gjat\u00eb gjith\u00eb takimit sot a ke th\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb \u2018faleminderit\u2019? Keni shkuar n\u00eb Pensilvani p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn n\u00eb tetor dhe duhet t\u00eb thuash fjal\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr administrat\u00ebn dhe Presidentin\u2026<\/p>\n<p>Zelenski: P\u00ebr \u00e7far\u00eb po flet?<\/p>\n<p>JD Vance: \u2026q\u00eb po tenton t\u00eb ndihmoj\u00eb vendin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Zelenski: E thua at\u00eb dhe n\u00ebse do flas\u00ebsh me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn\u2026A mund t\u00eb flas\u00ebsh?<\/p>\n<p>Trump: Jo ke folur shum\u00eb. Ai nuk po flet me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por vendi jot \u00ebsht\u00eb n\u00eb telashe t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Zelenski: E di.<\/p>\n<p>Trump: Ti nuk do ta fitosh k\u00ebt\u00eb. Ke nj\u00eb shans shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb vet\u00ebm prej nesh.<\/p>\n<p>Zelenski: Zoti President ne jemi duke q\u00ebndruar n\u00eb vendin ton\u00eb, po q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs kemi qen\u00eb vet\u00ebm. Por jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p>Trump: Nuk ke qen\u00eb vet\u00ebm, ne t\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb ty n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij presidenti budalla 350 miliard\u00eb dollar\u00eb. Ne t\u00eb dham\u00eb ty pajisje ushtarake\u2026<\/p>\n<p>Zelenski: M\u00eb ftove q\u00eb t\u00eb flas\u2026<\/p>\n<p>Trump: N\u00ebse nuk do ishte p\u00ebr pajisjet tona ushtarake kjo luft\u00eb do kishte mbaruar p\u00ebr dy jav\u00eb.<\/p>\n<p>Zelenski: N\u00eb tre dit\u00eb, se e ke d\u00ebgjuar nga Putin, n\u00eb tre dit\u00eb.<\/p>\n<p>Trump: Ndoshta m\u00eb pak. Po t\u00eb them q\u00eb do jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merremi vesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>JD Vance: Ti nuk ke th\u00ebn\u00eb faleminderit.<\/p>\n<p>Zelenski: Ia kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb popullit amerikan.<\/p>\n<p>JD Vance: Ne kemi mosmarr\u00ebveshje dhe hajde shkojm\u00eb i sheshojm\u00eb ato n\u00eb vend q\u00eb ti tregojm\u00eb ato n\u00eb syt\u00eb e mediave amerikane. Ne e dim\u00eb q\u00eb e ke gabim.<\/p>\n<p>Trump: Un\u00eb n\u00eb fakt mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr popullin amerikan q\u00eb ta shoh\u00eb prandaj e lash\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb kaq gjat\u00eb. Ti duhet t\u00eb jesh falenderues, se nuk i ke kartat.<\/p>\n<p>Zelenski: Jam falenderues.<\/p>\n<p>Trump: Njer\u00ebzit e tu po vdesin, nuk ke ushtar\u00eb.<\/p>\n<p>Zelenski: E di, zoti President ju lutem\u2026<\/p>\n<p>Trump: \u2026dhe pastaj na thua nuk dua arm\u00ebpushim. N\u00eb qoft\u00eb se ti mund t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb arm\u00ebpushim tani q\u00eb ti ndalosh plumbat n\u00eb aj\u00ebr dhe t\u00eb mos vriten m\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Zelenski: Sigurisht q\u00eb ne duam ta ndalojm\u00eb luft\u00ebn.<\/p>\n<p>Trump: Por ti m\u00eb the q\u00eb nuk dua arm\u00ebpushim. Un\u00eb dua arm\u00ebpushim, por ti nuk e do se po vjen m\u00eb shpejt se marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p>Zelenski: Pyet njer\u00ebzit e mi a e duan arm\u00ebpushimin.<\/p>\n<p>Trump: Biseda nuk ka qen\u00eb m\u00eb mua, ishte me nj\u00eb President jo shum\u00eb i men\u00e7ur, as Obama.<\/p>\n<p>Zelenski: Ishte presidenti juaj.<\/p>\n<p>Trump: Obama t\u00eb dha rroba ushtarake, kurse un\u00eb t\u00eb dhash\u00eb raketat Javelin. Dhe deklarata \u00ebsht\u00eb \u201cObama dha rroba, Trump dha Javelin\u201d. M\u00eb lejo t\u00eb them, ti nuk ke kartat. Me ne i ke kartat, pa ne s\u2019ke asnj\u00eb kart\u00eb.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: Disa imazhe gjenden nga interneti, q\u00eb konsiderohen t\u00eb jen\u00eb n\u00eb domenin publik. N\u00ebse dikush pretendon pron\u00ebsin\u00eb, ne do t\u00eb citojm\u00eb autorin, ose, sipas k\u00ebrkes\u00ebs, do t\u00eb heqim menj\u00ebher\u00eb imazhin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti amerikan, Donald Trump priti n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb homologun e tij ukrainas, Vlodymyr Zelensky. Mineralet dhe marr\u00ebveshja e arm\u00ebpushimit ishin n\u00eb fokus t\u00eb diskutimeve, nd\u00ebrsa dy lider\u00ebt nuk evituan tonet e larta mes tyre p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb ndajn\u00eb mendime t\u00eb kund\u00ebrta. Zelensky k\u00ebrkoi nga Trump q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb I kujdessh\u00ebm me Rusin\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":414522,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-412326","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=412326"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412326\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":412329,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412326\/revisions\/412329"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/414522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=412326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=412326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=412326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}