{"id":413406,"date":"2025-03-31T12:25:18","date_gmt":"2025-03-31T10:25:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=413406"},"modified":"2025-03-31T12:25:18","modified_gmt":"2025-03-31T10:25:18","slug":"spartak-ngjela-rama-eshte-antishqiptar-kush-e-drejton-qeverine-beogradi-apo-parisi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/spartak-ngjela-rama-eshte-antishqiptar-kush-e-drejton-qeverine-beogradi-apo-parisi\/","title":{"rendered":"Spartak Ngjela: Rama \u00ebsht\u00eb antishqiptar! Kush e drejton qeverin\u00eb, Beogradi apo Parisi?"},"content":{"rendered":"<p>Avokati Spartak Ngjela, i ftuar n\u00eb MCN, diskutoi p\u00ebr situat\u00ebn e emigrant\u00ebve dhe d\u00ebrgimin e azilk\u00ebrkuesve t\u00eb refuzuar nga Italia n\u00eb kampin e Gjadrit. Ai theksoi se ky veprim \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e qeveris\u00eb italiane dhe se qeveria shqiptare duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb, duke shpjeguar masat q\u00eb po merren.<\/p>\n<p>Ngjela kritikoi qeverin\u00eb p\u00ebr munges\u00eb transparence dhe p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb krijimin e nj\u00eb strategjie t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr trajtimin e emigrant\u00ebve, duke theksuar se Shqip\u00ebria nuk ka kapacitet p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb till\u00eb emigrant\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Ngjela theksoi se \u00e7do kontrat\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat dhe ligjet shqiptare, dhe se qeveria nuk duhet t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshje pa i b\u00ebr\u00eb ato publike. Ai paralajm\u00ebroi se mungesa e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb qart\u00eb dhe mosmiratimi i masave t\u00eb duhura mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr stabilitetin dhe t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb raport me emigracionin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Intervista:<\/p>\n<p>-Z. Ngjela, si\u00e7 e d\u00ebgjuam, Qeveria italiane ka vendosur d\u00ebrgimin e azilk\u00ebrkuesve t\u00eb refuzuar n\u00eb kampin e Gjadrit. N\u00eb aspektin politik a duhet sipas jush qeveria shqiptare t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ri? Sepse ndryshon subjekti q\u00eb akomodohet n\u00eb kamp?<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e italian\u00ebve dhe duhet t\u00eb kemi parasysh nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb tentuar t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Itali dhe pastaj ajo ka ligjet e veta edhe shteti shqiptar nuk nd\u00ebrhyn\u00eb dot. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet zgjidhur me nj\u00eb marr\u00ebveshje. K\u00ebtu kemi nj\u00eb emigracion\u2026kemi emigrant\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb emigracion drejt Italis\u00eb dhe ata jan\u00eb kthyer nga andej. Ata deri tani i financon shteti italian, por jemi t\u00eb paqart\u00eb se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkohet dhe refuzohet. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e \u00e7do shteti q\u00eb duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb opinionit publik se \u00e7far\u00eb masash jan\u00eb k\u00ebto q\u00eb po merren. Duhet t\u00eb kemi parasysh q\u00eb k\u00ebta nuk jan\u00eb emigrant\u00eb shqiptar\u00eb, por nga shtete t\u00eb tjera.\u201d<\/p>\n<p>-Ne raportimet qe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ka v\u00ebrejtje se nuk caktohet afati I q\u00ebndrimit te azilk\u00ebrkuesve n\u00eb qendrat e vendeve jasht\u00eb BE-s\u00eb. Ekziston rreziku qe Gjadri t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb grumbullimi emigrantesh p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do vij\u00eb dita q\u00eb qeveria shqiptare nuk do dij\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nonsene n\u00eb funksion t\u00eb juridiksionit shqiptar. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebshim po e b\u00ebn\u00eb kryeministri q\u00eb vjen nga piktura q\u00eb nuk njeh as ligje e asgj\u00eb. Mund t\u00eb jesh humanist, por duhet t\u00eb ket\u00eb parasysh se cilat jan\u00eb shpenzimet. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb e Italis\u00eb sepse ata kan\u00eb shkelje kushtetuese dhe jo ne. Ata i kan\u00eb pranuar ata emigrant\u00eb. Italia shp\u00ebton nga \u201cagresioni\u201d q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb huajt q\u00eb duan t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb barr\u00ebn do e mbaj\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb nuk kupton asgj\u00eb ligjore.\u201d<\/p>\n<p>-Pse nuk kthehen n\u00eb vendet e origjin\u00ebs k\u00ebta njer\u00ebz por kalohen n\u00eb vende si Shqip\u00ebria? Edhe n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe sot sekretaria p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e brendshme ka pranuar se po diskutohet me qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje. Si mund t\u00eb sillen t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri sepse ka di\u00e7ka qe duket se kalon kapacitetet e vendit ton\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cKapaciteti nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb n\u00ebse ata i paguajn\u00eb qiran\u00eb shtetit shqiptar. Sepse me ato para shteti shqiptar mund t\u00eb ndihmoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e vet\u00eb. Kush e paguan qiran\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb atyre tokave q\u00eb po vendosen kampet?! Pse nuk shkojn\u00eb n\u00eb Greqi k\u00ebta, por vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Sepse e din\u00eb q\u00eb k\u00ebtu nuk ka qeveri. N\u00ebse kryeministri nuk ka vendosur qiramarrje n\u00eb tok\u00ebn shqiptare at\u00ebher\u00eb ka aktivitet antishqiptar.\u201d<\/p>\n<p>-Kemi muxhahedin\u00ebt iranian\u00eb, q\u00ebndrimi I t\u00eb cil\u00ebve nuk dihet sa zgjat, jan\u00eb afganet p\u00ebr te cil\u00ebt z. Rama deklaroi se mund te q\u00ebndrojn\u00eb sa te duan. Tani dy vende te tjera duan te sjellin problemin e tyre ne Shqip\u00ebri. Ka nj\u00eb kufi se deri kur qeveria shqiptare p\u00ebrgjigjet ne k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/p>\n<p>\u201cQeveria shqiptare nuk dim\u00eb m\u00eb a e drejton Beogradi e Parisi apo vullneti shqiptar? Un\u00eb di filozofin\u00eb antishqiptare dhe ajo tregon se mund\u00ebsisht duke paguar t\u00eb popullojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me t\u00eb huaj. E di kryeministri k\u00ebt\u00eb? N\u00ebse e di dhe nuk merr masa sepse \u00ebsht\u00eb antishqiptar.\u201d<\/p>\n<p>-A mund te besojm\u00eb se ne nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre qeveria shqiptare k\u00ebmbeu marr\u00ebveshjen p\u00ebr njohjen e pensioneve me marr\u00ebveshjen p\u00ebr emigrantet?<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do gj\u00eb ka baz\u00eb kontraktuale dhe n\u00ebse ka kontrat\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Rama n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij dhe nuk i b\u00ebn\u00eb publike \u00ebsht\u00eb veprimtari antishqiptare.\u201d<\/p>\n<p>-Ne aspektin juridik, Gjykata Kushtetuese ka vler\u00ebsuar se Protokolli i n\u00ebntorit \u00ebsht\u00eb ne p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn. Ndryshimi qe b\u00ebn tani qeveria italiane sipas jush meriton nj\u00eb vler\u00ebsim nga qeveria shqiptare?<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb ndryshim nuk b\u00ebhet pa marr\u00ebveshje. T\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar qeveria duhet ti b\u00ebj\u00eb publike. Jam i bindur q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh gj\u00eb, por me 3 fjal\u00eb mund t\u00eb them \u2018kjo \u00ebsht\u00eb qeveria shqiptare\u2019. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb din\u00eb q\u00eb nuk vihen piktor\u00ebt kryeminist\u00ebr, e b\u00ebjn\u00eb nga padija. Po t\u00eb vij\u00eb PD me Saliun, gjendja do jet\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se kjo q\u00eb po b\u00ebn\u00eb Rama. Sepse Rama i b\u00ebn\u00eb nga padija, por Saliu e ka t\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb antishqiptar. N\u00ebse nj\u00ebri i b\u00ebn\u00eb nga padija, tjetri i b\u00ebn\u00eb nga d\u00ebshira antishqiptare.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati Spartak Ngjela, i ftuar n\u00eb MCN, diskutoi p\u00ebr situat\u00ebn e emigrant\u00ebve dhe d\u00ebrgimin e azilk\u00ebrkuesve t\u00eb refuzuar nga Italia n\u00eb kampin e Gjadrit. Ai theksoi se ky veprim \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e qeveris\u00eb italiane dhe se qeveria shqiptare duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb, duke shpjeguar masat q\u00eb po merren. Ngjela kritikoi qeverin\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":413407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-413406","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=413406"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413406\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":413409,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413406\/revisions\/413409"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/413407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=413406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=413406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=413406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}