{"id":413701,"date":"2025-04-08T10:20:10","date_gmt":"2025-04-08T08:20:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=413701"},"modified":"2025-04-08T10:20:10","modified_gmt":"2025-04-08T08:20:10","slug":"ke-thene-qe-te-gjithe-greket-jane-shqiptare-po-tani-qe-je-politikane-elena-kocaqi-i-qendroj-derisa-te-mbyll-syte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ke-thene-qe-te-gjithe-greket-jane-shqiptare-po-tani-qe-je-politikane-elena-kocaqi-i-qendroj-derisa-te-mbyll-syte\/","title":{"rendered":"&#8220;Ke th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb grek\u00ebt jan\u00eb shqiptar\u00eb, po tani q\u00eb je politikane?&#8221;\/ Elena Kocaqi: I q\u00ebndroj derisa t\u00eb mbyll syt\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Elena Kocaqi, kryetare e partis\u00eb Aleanca Komb\u00ebtare Shqiptare, ka qen\u00eb e ftuar n\u00eb emisionin &#8220;T\u00eb Paekspozuarit&#8221; n\u00eb MCN TV, ku foli p\u00ebr kandidimin e saj n\u00eb zgjedhje. <\/p>\n<p>Kocaqi u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me disa nga deklaratat e saj p\u00ebr grek\u00ebt, por edhe p\u00ebr programin e partis\u00eb. <\/p>\n<p>Kocaqi tha se nuk e ndryshon deklarat\u00ebn se &#8220;grek\u00ebt jan\u00eb shqiptar\u00eb&#8221;, por shtoi se tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb politikane do t\u00eb ket\u00eb raporte korrekte me vendin fqinj. Ajo foli p\u00ebr disa nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ka n\u00eb fokus partia. <\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga biseda: <\/p>\n<p>Elena Kocaqi: 35 vjet dy partit\u00eb e m\u00ebdha kan\u00eb mbajtur pushtetin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb format dhe m\u00ebnyrat. Mir\u00eb q\u00eb e kan\u00eb mbajtur por nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb reforma afatgjat\u00eb. K\u00ebt\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me pronat, pronat publike. Pron\u00ebn private nuk e kthyen, b\u00ebn\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb. U shkat\u00ebrrua ekonomia, bujq\u00ebsua, ushtria, 35 vjet kan\u00eb par\u00eb pushtetin si pron\u00eb personale dhe shtetin si pron\u00eb personale. Sa vjen m\u00eb keq b\u00ebhet. Ndryshimet Kushtetuese i b\u00ebri Rama dhe Berisha, e privatizuan. Deri tani, n\u00ebse nj\u00eb i ri do t\u00eb angazhohet, nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr, nuk b\u00ebhet duke hyr\u00eb ne partit\u00eb personale t\u00eb k\u00ebtyre.<\/p>\n<p>Ylli Rakipi: Ty t\u00eb kan\u00eb thirrur ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebta Rama dhe Berisha? <\/p>\n<p>Elena Kocaqi: Jo por duke qen\u00eb profesore e historis\u00eb, ka\u00ebm nj\u00eb eksperienc\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyrim i nj\u00eb politikani t\u00eb doj\u00eb vendin dhe popullin e tij. Nj\u00ebshi \u00ebsht\u00eb ky dhe pastaj vazhdojn\u00eb gj\u00ebrat e tjera.<\/p>\n<p>Ylli Rakipi: Un\u00eb t\u00eb kuptoj, por tani \u00ebsht\u00eb pozicion tjet\u00ebr, a do ta ndryshoni pak retorik\u00ebn? Se politikan\u00ebt duhet t&#8217;i rrumbullakosin gj\u00ebrat. Doktori n\u00eb vitet e para, luftonte shum\u00eb me grek\u00ebt, t\u00eb zhdukeshin fare, tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i af\u00ebrt. Ti nuk mund t\u00eb thuash q\u00eb grek\u00ebt nuk ekzistojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Elena Kocaqi: Po flasim p\u00ebr historin\u00eb dhe shtetin. Si politikan dhe individ je i detyruar t\u00eb kesh marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me shtetin grek. \u00cbsht\u00eb qasje institucionale. Un\u00eb kam kaq shkoll\u00eb sa ti dalloj k\u00ebto gjera. Asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb marrim retorik\u00ebn politike t\u00eb Ram\u00ebs dhe Berish\u00ebs. Jan\u00eb modeli m\u00eb i sh\u00ebmtuar. Ka patur retorik\u00ebn e konfliktit personal.<\/p>\n<p>Ylli Rakipi: Do ti mbahesh ides\u00eb se grek\u00ebt jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb?<\/p>\n<p>Elena Kocaqi: Jan\u00eb arvanit\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk e l\u00ebviz historia. Shumcia e popullit \u00ebsht\u00eb arvanitas, i q\u00ebndroj derisa t\u00eb mbyll syt\u00eb. K\u00ebtu nuk shpikim gj\u00eb. Ka arvanit\u00eb vendas dhe t\u00eb ardhur nga Azia.<\/p>\n<p>Andi Tela: Ylli po thot\u00eb se t\u00eb njohin njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebt\u00eb profil. K\u00ebshtu do e b\u00ebsh edhe fusha\u00ebn?<\/p>\n<p>Elena Kocaqi: Ky \u00ebsht\u00eb profili shkencor. Por n\u00eb profilin politik do t\u00eb respektojm\u00eb shtetin tjet\u00ebr se e kemi komshi, je i detyruar t\u00eb kesh marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ylli Rakipi: Ju ku do t\u00eb garoni dhe a keni kandidat\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarqet. \u00c7far\u00eb synoni ju? <\/p>\n<p>Elena Kocaqi: Kemi 186 kandidat\u00eb se e ka ligji. N\u00eb listat tona t\u00eb mbyllura, nuk b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Krijohen shum\u00eb probleme me familjar\u00ebt. Ne kemi njer\u00ebz t\u00eb arsimuar, nga nj\u00eb e kaluar e past\u00ebr. Edhe te t\u00eb hapura jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shkolluar dhe t\u00eb realizuar. Na kan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe ndihmuar. Un\u00eb kandidoj n\u00eb Tiran\u00eb. Jam n\u00eb list\u00eb t\u00eb mbyllur sepse \u00ebsht\u00eb procedura e till\u00eb. I them atyre votoni 7 dhe e keni mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ylli Rakipi: Disa parime mund ti dij\u00eb popullata nga partia juaj?<\/p>\n<p>Elena Kocaqi: Duam shtet meritokratik dhe demokratik. As deputet\u00ebt nuk zgjidhen nga populli, votohen partit\u00eb. Meritokratik do t\u00eb thot\u00eb, q\u00eb kemi lidhjen me gjith\u00eb strukturat n\u00eb bot\u00eb, ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb emigracion ta kthejm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Kemi kandiduar n\u00eb Fier, Ervin Mile, shkenc\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ylli Rakipi: Shpopullimin si e ndalon ti?<\/p>\n<p>Elena Kocaqi: Strehimi do t\u00eb jet\u00eb zero, do ta marr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb me kosto nd\u00ebrtimi. Do t\u00eb krijohet bank\u00eb shtet\u00ebrore, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr kredi p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, kredi p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb. Nuk ke mund\u00ebsi t\u00eb marr\u00ebsh sht\u00ebpi, un\u00eb kam punuar gjith\u00eb jet\u00ebn dhe nuk e marr dot. Shteti duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb politika t\u00eb tilla, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb lagje me kosto zero. Do e marr\u00ebsh sht\u00ebpin\u00eb me kosto.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elena Kocaqi, kryetare e partis\u00eb Aleanca Komb\u00ebtare Shqiptare, ka qen\u00eb e ftuar n\u00eb emisionin &#8220;T\u00eb Paekspozuarit&#8221; n\u00eb MCN TV, ku foli p\u00ebr kandidimin e saj n\u00eb zgjedhje. Kocaqi u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me disa nga deklaratat e saj p\u00ebr grek\u00ebt, por edhe p\u00ebr programin e partis\u00eb. Kocaqi tha se nuk e ndryshon deklarat\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":413702,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-413701","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413701","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=413701"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413701\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":413704,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413701\/revisions\/413704"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/413702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=413701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=413701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=413701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}