{"id":413788,"date":"2025-04-09T14:43:23","date_gmt":"2025-04-09T12:43:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=413788"},"modified":"2025-04-09T14:43:23","modified_gmt":"2025-04-09T12:43:23","slug":"sa-vota-nevojiten-per-nje-deputet-ne-zgjedhjet-e-11-majit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sa-vota-nevojiten-per-nje-deputet-ne-zgjedhjet-e-11-majit\/","title":{"rendered":"Sa vota nevojiten p\u00ebr nj\u00eb deputet n\u00eb zgjedhjet e 11 majit"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb num\u00ebr partish t\u00eb vogla jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb p\u00ebr numrin minimal t\u00eb votave q\u00eb u nevojiten p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb mandate. Ky num\u00ebr varet shum\u00eb nga pjes\u00ebmarrja dhe rrjedhimisht, varion nga qarku n\u00eb qark. Rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021 japin nj\u00eb ide t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt.<\/p>\n<p>Teorikisht, 140 deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb trup\u00ebn politike, e cila, n\u00eb zgjedhjet e 11 majit p\u00ebrb\u00ebhet nga 3.7 milion\u00eb votues. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm teorikisht, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb emigrim, shum\u00eb prej dekadash dhe rrjedhimisht jan\u00eb pjes\u00eb e trup\u00ebs politike vet\u00ebm nominalisht.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve n\u00eb regjistrin civil ishte 3.59 milion\u00eb vet\u00eb, pjes\u00ebmarrja ishte 46% dhe, mesatarisht, af\u00ebrisht 12 mij\u00eb votues nxorr\u00ebn nj\u00eb deputet. Duke marr\u00eb parasysh se  nj\u00eb pjes\u00eb e votave ishin t\u00eb pavlefshme, dhe nj\u00eb pjes\u00eb shkuan te partit\u00eb e vogla dhe kandidat\u00ebt e pavarur, t\u00eb cil\u00ebt nuk prodhuan mandate, t\u00eb kat\u00ebr partit\u00eb q\u00eb mor\u00ebn mandate mor\u00ebn mesatarisht 11 mij\u00eb vota p\u00ebr mandat.<\/p>\n<p>Formula D-Hondt e mesatareve m\u00eb t\u00eb larta njihet se favorizon partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Rrjedhimisht, n\u00eb rang komb\u00ebtar, Partia Socialiste fitoi secilin nga 74 mandatet e saj p\u00ebr \u00e7do 10,400 vota. Partia Demokratike mori secilin nga t\u00eb 59 mandatet p\u00ebr af\u00ebrsisht 10.600 vota nd\u00ebrsa Partia Socialdemokrate mori tre mandate me mesatarisht me 11,800 vota. L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, sot Partia e Liris\u00eb, mori vet\u00ebm kat\u00ebr mandate edhe pse grumbulloi n\u00eb rang komb\u00ebtar 108 mij\u00eb vota, me nj\u00eb mesatare prej 27 mij\u00eb votash p\u00ebr mandat.<\/p>\n<p>Numri i votave t\u00eb nevojshme p\u00ebr mandat n\u00eb secilin qark n\u00eb zgjedhjet e 11 majit do t\u00eb varet nga pjes\u00ebmarrja, e cila \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e paparashikueshme. Shqip\u00ebria p\u00ebson ndryshime t\u00eb forta demografike \u00e7do vit dhe Censi i vitit 2023 gjeti n\u00eb Shqip\u00ebri af\u00ebrsisht gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz m\u00eb pak se sa Censusi i vitit 2011, gj\u00eb q\u00eb sugjeron r\u00ebnie vjetore t\u00eb popullsis\u00eb banuese me rreth 40 mij\u00eb vet\u00eb dhe r\u00ebnie vjetore t\u00eb popullsis\u00eb votuese me rreth 30 mij\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se mes zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021 dhe atyre t\u00eb vitit 2025, rreth 120 mij\u00eb votues mund t\u00eb jen\u00eb larguar. Por kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb dihet me sakt\u00ebsi sepse, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb e sigurt se mes Censit dhe Censusit, ka pasur r\u00ebnie popullsie, ne nuk mund ta dim\u00eb n\u00ebse kjo r\u00ebnie popullsie ka ndodhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebtrajtshme p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs apo ka pasur vite kur r\u00ebnia ka qen\u00eb m\u00eb e fort\u00eb e vite t\u00eb tjera kur  ka qen\u00eb m\u00eb e pakt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje, pjes\u00ebmarrja pritet t\u00eb ndikohet edhe nga rreth 246 mij\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb regjistruar p\u00ebr t\u00eb votuar me post\u00eb. N\u00eb rast se k\u00ebta t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb, pjes\u00ebmarrja ka gjasa do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa m\u00eb 2021 dhe rrjedhimisht, numri i votave t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb kapur mandatin e fundit do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Mandatet e fundit sipas qarqeve<\/p>\n<p>Formula D-Hond pjes\u00ebton numrin e votave q\u00eb ka marr\u00eb secila parti, fillimisht me 1, pastaj me 2 e me radh\u00eb, deri sa t\u00eb mbarojn\u00eb mandatet p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb. Partis\u00eb q\u00eb i del her\u00ebsi m\u00eb i lart\u00eb nga pjes\u00ebtimi, merr mandatin. Rrjedhimisht, ajo q\u00eb diskutohet, dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr rezultatin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb i ashtuquajturi mandat i fundit. Ky \u00ebsht\u00eb edhe mandati q\u00eb praktikisht synohet nga t\u00eb gjitha partit\u00eb e vogla, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mandati i fundit \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb secilin qark n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb pjes\u00ebmarrjes. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, pjes\u00ebmarrja n\u00eb Tiran\u00eb ishte ve\u00e7an\u00ebrisht e lart\u00eb, 53% n\u00eb krahasim me mesataren komb\u00ebtare q\u00eb ishte 46%. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb mandati i fundit n\u00eb Tiran\u00eb u fitua me 12 mij\u00eb vota nd\u00ebrsa, n\u00eb Dib\u00ebr, mandati i fundit u fitua me 7255 vota. Qarqet e tjera jan\u00eb mes k\u00ebtyre dy shifrave. N\u00eb Shkod\u00ebr, Partia Socialdemokrate arriti t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb dy mandate me pak m\u00eb shum\u00eb se sa 16 mij\u00eb vota.<\/p>\n<p>Votat e djegura ndihmojn\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021 sugjerojn\u00eb se shum\u00eb mandate ky\u00e7e p\u00ebr maxhoranc\u00ebn u fituan fal\u00eb \u201cvotave t\u00eb djegura\u201d, pra votave t\u00eb fituara nga partit\u00eb e vogla, kryesisht LSI. N\u00eb qarqet Durr\u00ebs e Berat, LSI humbi mandat p\u00ebr vet\u00ebm disa dhjet\u00ebra vota. Rrjedhimisht, ndarja e opozit\u00ebs kryesore n\u00eb kat\u00ebr koalicione konkurrente, Berisha-Meta, Shehi-Alibeaj, Partia Mund\u00ebsia e Shehajt dhe Euroatlantik\u00ebt e Bash\u00ebs, sugjeron se n\u00eb shum\u00eb qarqe do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb vota t\u00eb cilat nuk do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb mandat. Mandatet e humbura nga k\u00ebto parti do t\u00eb bien n\u00eb preh\u00ebrin e forc\u00ebs politike q\u00eb merr shumic\u00ebn e thjesht\u00eb n\u00eb secilin qark. (BIRN)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb num\u00ebr partish t\u00eb vogla jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb p\u00ebr numrin minimal t\u00eb votave q\u00eb u nevojiten p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb mandate. Ky num\u00ebr varet shum\u00eb nga pjes\u00ebmarrja dhe rrjedhimisht, varion nga qarku n\u00eb qark. Rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021 japin nj\u00eb ide t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt. Teorikisht, 140 deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb trup\u00ebn politike, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":413789,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-413788","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=413788"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413788\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":413791,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413788\/revisions\/413791"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/413789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=413788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=413788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=413788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}