{"id":414416,"date":"2025-05-06T13:32:13","date_gmt":"2025-05-06T11:32:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=414416"},"modified":"2025-05-06T13:32:13","modified_gmt":"2025-05-06T11:32:13","slug":"a-i-trembet-rama-hakmarrjes-se-heshtur-me-11-maj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/a-i-trembet-rama-hakmarrjes-se-heshtur-me-11-maj\/","title":{"rendered":"A i trembet Rama hakmarrjes s\u00eb heshtur m\u00eb 11 maj"},"content":{"rendered":"<p>Nga Armand Shkullaku<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb fushat\u00ebs, Edi Rama po shp\u00ebrfaq nj\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmabjtur mllef ndaj kujdo q\u00eb v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje rezultatet e sondazheve q\u00eb e nxjerrin at\u00eb dhe Partin\u00eb Socialiste fitues. Ky shkulm kund\u00ebr komentuesve dhe gazetar\u00ebve, t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u2019i analizuar sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb tyre shifrat elektorale, ndon\u00ebse i palejuesh\u00ebm, mund t\u00eb kuptohej n\u00ebse do t\u00eb vinte nga opozita. Por jo. Ai buron nga koka dhe goja e kryeministrit, duke l\u00ebn\u00eb shijen e nj\u00eb lajthitje mbi objekt.<\/p>\n<p>Pse e shqet\u00ebsojn\u00eb Edi Ram\u00ebn komentet mbi sondazhet, kur ato q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jan\u00eb shifrat elektorale? Normalisht do t\u00eb duhej t\u00eb ndihej i qet\u00eb p\u00ebrsa koh\u00eb anketimet jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me pritshm\u00ebrit\u00eb e tij. Ai thot\u00eb se do t\u00eb korr\u00eb nj\u00eb fitore historike, madje e ka projektuar me at\u00eb t\u00eb vitit 1997 kur ai ishte emigrant n\u00eb Franc\u00eb, dhe shifrat larushane n\u00eb shum\u00eb ekrane e mb\u00ebshtesin optimizmin e tij. Rama thot\u00eb se sondazhet paraqesin realitetin, se ai nuk ka kund\u00ebrshtar\u00eb, se \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb shqiptar\u00ebt i besojn\u00eb etj, etj. At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse duhet t\u2019i acaroj\u00eb nervat delikate me ata q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje shifrat kur ai vet\u00eb e di rezultatin?<\/p>\n<p>Duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb probabilitetin e lajthitjes, logoreja e kryeministrit kund\u00ebr gazetar\u00ebve, para syve t\u00eb \u00e7meritur t\u00eb qytetar\u00ebve, mund t\u00eb shpjegohet me faktin se ai \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb jan\u00eb ato sondazhe dhe se, \u00e7do analiz\u00eb objektive e tyre, ia rr\u00ebzon propagand\u00ebn e qeverisjes s\u00eb suksesshme. P\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr ato ekrane, q\u00eb dikur b\u00ebnin anketime se italian\u00ebt donin p\u00ebr kryeminist\u00ebr Edi Ram\u00ebn, edhe sondazhet q\u00eb nisen nga premisa profesionale paraqesin anomali serioze. K\u00ebt\u00eb Rama e di shum\u00eb mir\u00eb, prandaj i prishet qet\u00ebsia kur i tregojn\u00eb, se ai vet\u00eb thot\u00eb se nuk i sheh, komentet q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr shifrat e tij elektorale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb kur testohet nga sondues nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje jo politike, rezulton m\u00eb e pak\u00ebnaqura n\u00eb rajon me qeverisjen dhe pastaj goxha m\u00eb e k\u00ebnaqur kur pyetet n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve nga anketues lokal\u00eb, d\u00ebshmon frik\u00ebn dhe pasigurin\u00eb e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie q\u00eb qeveriset n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare p\u00ebr 12 vjet nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm. Kreyministri e di q\u00eb sondazhet, ndon\u00ebse i shkojn\u00eb sipas mides\u00eb, nuk e kapin k\u00ebt\u00eb deformim t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb dhe q\u00eb nuk lejohet t\u00eb votoj\u00eb e lir\u00eb. Shqet\u00ebsimi i tij lidhet pik\u00ebrisht me faktin, se \u00e7do koment, analiz\u00eb apo kritik\u00eb q\u00eb e v\u00eb n\u00eb pah k\u00ebt\u00eb deformim, mund t\u00eb zgjoj\u00eb kund\u00ebrreagim t\u00eb qytetar\u00ebve. Frika dhe pasiguria nuk mund t\u00eb zgjasin p\u00ebrjet\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Rama me shum\u00eb gjas\u00eb i trembet nj\u00eb hakmarrje t\u00eb heshtur n\u00eb kutit\u00eb e votimit. At\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit nuk guxojn\u00eb ta thon\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb intervistuesi, mund ta realizojn\u00eb me nj\u00eb shenj\u00eb mbi flet\u00ebn e votimit. Nevoja p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb frik\u00ebn e tyre, mund t\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrohet n\u00eb akt p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb sundimin e gjat\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb z\u00ebra e d\u00ebshmojn\u00eb presionin me vende pune, me para, me bandit\u00eb, me premtime e mashtrime, me propagand\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnime, aq m\u00eb i duksh\u00ebm b\u00ebhet deformimi i vullnetit t\u00eb votuesve. Prandaj kryeministri nuk ka se si gjen qet\u00ebsi tek shifrat e sondazheve, p\u00ebrsa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se ato jan\u00eb fryt i nj\u00eb regjimi autokratik dhe jo rezultat i nj\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Atij i dhembin m\u00eb shum\u00eb komentet se sa e ledhatojn\u00eb sondazhet, p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se n\u00eb fund t\u00eb 12 viteve, jo vet\u00ebm kund\u00ebrshtar\u00ebt por edhe socialist\u00ebt kan\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e bot\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb hakmarrje t\u00eb heshtur. N\u00eb tre pal\u00eb zgjedhje ata votuan si socialist\u00eb dhe mor\u00ebn n\u00eb k\u00ebmbim hajdut\u00eb e bandit\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb me taksat e tyre. Votuan p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb majt\u00eb, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb barazi e solidaritet dhe p\u00ebr mbi nj\u00eb dekad\u00eb num\u00ebrojn\u00eb vilat dhe sarajet e qeveritar\u00ebve, milionat p\u00ebr veshje e udh\u00ebtime, shishet e ver\u00ebs dhe koshat e NBA ku sheik- kryeminstri socialist arg\u00ebtohet me familjen. A kan\u00eb ata t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hakmerren, qoft\u00eb edhe pa b\u00ebr\u00eb z\u00eb, kur t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb kutit\u00eb e votimit?<\/p>\n<p>Po ata prind\u00ebr q\u00eb u ka vajtur dinjiteti n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve duke iu lutur f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend pune, p\u00ebr nj\u00eb rrog\u00eb arsimtari, p\u00ebr nj\u00eb leje legalizimi apo nj\u00eb pension invaliditeti? Po ata q\u00eb nuk guxojn\u00eb t\u00eb ngren\u00eb kok\u00ebn kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesi kok\u00ebgdh\u00eb i rilindjes e k\u00ebrc\u00ebnon me buk\u00ebn e p\u00ebrditshme? A munden k\u00ebta nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vendosin q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb heshtje, ta groposin frik\u00ebn dhe t\u00eb marrin hak?<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb q\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb me vot\u00eb qeverit\u00eb e tyre kur nuk p\u00ebrmbushin premtimet e aq m\u00eb tep\u00ebr kur abuzojn\u00eb e vjedhin, jan\u00eb normalitet n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri demokratike. A mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo k\u00ebt\u00eb her\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu heshtur dhe pa zhurm\u00eb si\u00e7 po mbyllet dhe vet\u00eb fushata elektorale? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb ia prish gjumin Edi Ram\u00ebs dhe nuk ka sondazh q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb si somnifer. Pik\u00ebn kur pak\u00ebnaq\u00ebsia popullore mund t\u00eb bashkohet me nevoj\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebshkim, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb n\u00ebnshtruar, \u00ebsht\u00eb  v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikosh. Prandaj komforti i sondazheve nuk e mposht dot akthin e hakmarrjes s\u00eb heshtur. Rama b\u00ebrtet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb zem\u00ebr nga z\u00ebri i vet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armand Shkullaku N\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb fushat\u00ebs, Edi Rama po shp\u00ebrfaq nj\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmabjtur mllef ndaj kujdo q\u00eb v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje rezultatet e sondazheve q\u00eb e nxjerrin at\u00eb dhe Partin\u00eb Socialiste fitues. Ky shkulm kund\u00ebr komentuesve dhe gazetar\u00ebve, t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u2019i analizuar sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb tyre shifrat elektorale, ndon\u00ebse i palejuesh\u00ebm, mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":414417,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-414416","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414416","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=414416"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414416\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":414419,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414416\/revisions\/414419"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/414417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=414416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=414416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=414416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}