{"id":414587,"date":"2025-05-09T14:44:19","date_gmt":"2025-05-09T12:44:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=414587"},"modified":"2025-05-09T14:44:32","modified_gmt":"2025-05-09T12:44:32","slug":"ne-prag-te-zgjedhjeve-qeveria-fal-gjobat-qe-nga-viti-2015","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ne-prag-te-zgjedhjeve-qeveria-fal-gjobat-qe-nga-viti-2015\/","title":{"rendered":"N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, Qeveria fal gjobat q\u00eb nga viti 2015"},"content":{"rendered":"
Qeveria ka vendosur t\u00eb fal\u00eb gjobat n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit.<\/p>\n\n\n\n
B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjoba t\u00eb paekzekutuara deri n\u00eb dat\u00ebn 15 janar 2025, t\u00eb cilat jan\u00eb vendosur nga data 1 janar 2015 deri m\u00eb 30 n\u00ebntor 2024, nga:
a) inspektoratet vendore t\u00eb mbrojtjes s\u00eb territorit;
b) Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit;
c) Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit;
\u00e7) Inspektorati Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor;
d) Policia e Shtetit;
dh) Policia Bashkiake.<\/p>\n\n\n\n
Njoftimi:<\/strong><\/p>\n\n\n\n
N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb pik\u00ebs 2, t\u00eb nenit 3, t\u00eb ligjit nr.127\/2024, \u201cP\u00ebr shfuqizimin e masave administrative t\u00eb vendosura nga data 1 janar 2015 deri m\u00eb 30 n\u00ebntor 2024, inspektoratet vendore t\u00eb mbrojtjes s\u00eb territorit, Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit, Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit, Inspektorati Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake\u201d, me propozimin e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, t\u00eb ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, t\u00eb ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale dhe t\u00eb ministrit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Pushtetin Vendor, K\u00ebshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. T\u00cb P\u00cbRGJITHSHME
1. P\u00ebrcaktimin e procedurave q\u00eb ndiqen p\u00ebr realizimin e procesit t\u00eb shfuqizimit t\u00eb masave administrative t\u00eb paekzekutuara, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb ligjit nr.127\/2024, nga inspektoratet vendore t\u00eb mbrojtjes s\u00eb territorit, Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit (n\u00eb vijim IKMT), Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit (n\u00eb vijim AKU), Inspektorati Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
2. Procedurat e k\u00ebtij vendimi, n\u00eb kuptim t\u00eb ligjit nr.127\/2024, zbatohen p\u00ebr realizimin dhe p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb shfuqizimit dhe heqjes\/fshirjes s\u00eb masave administrative t\u00eb paekzekutuara deri n\u00eb dat\u00ebn 15 janar 2025, t\u00eb cilat jan\u00eb vendosur nga data 1 janar 2015 deri m\u00eb 30 n\u00ebntor 2024, nga:
a) inspektoratet vendore t\u00eb mbrojtjes s\u00eb territorit;
b) Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit;
c) Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit;
\u00e7) Inspektorati Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor;
d) Policia e Shtetit;
dh) Policia Bashkiake.
3. Procesi i heqjes\/fshirjes s\u00eb masave administrative, t\u00eb shfuqizuara me ligjin nr.127\/2024, dhe t\u00eb paekzekutuara, sipas k\u00ebtij vendimi, zbatohet vet\u00ebm p\u00ebr masat q\u00eb jan\u00eb vendosur ndaj individ\u00ebve dhe\/ose personave fizik\u00eb apo juridik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt:
a) kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtime dhe\/ose nd\u00ebrhyrje pa leje apo njoftim paraprak, n\u00eb:
i. nd\u00ebrtime p\u00ebr q\u00ebllime banimi;
ii. objekte ku kryhen veprimtari t\u00eb prodhimit, magazinimit, p\u00ebrpunimit, ruajtjes dhe tregtimit t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore dhe blegtorale;
iii. objekte q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr mbajtjen e mjeteve t\u00eb pun\u00ebs e input-eve bujq\u00ebsore dhe blegtorale.
b) kan\u00eb objekt t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre prodhimin, p\u00ebrpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujq\u00ebsore dhe blegtorale n\u00eb zonat rurale;
c) nuk kan\u00eb zbatuar rregullat e vendosura p\u00ebr administrimin e situat\u00ebs Covid-19 gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb.
4. Procedurat e heqjes\/fshirjes s\u00eb masave administrative, t\u00eb shfuqizuara me ligjin nr.127\/2024, dhe t\u00eb paekzekutuara, ndiqen dhe zbatohen nga organet q\u00eb kan\u00eb vendosur k\u00ebto masa, p\u00ebrkat\u00ebsisht, p\u00ebr:
a) subjektet n\u00eb shkelje, sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb shkronj\u00ebn \u201ca\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 3, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, nga:
i. inspektoratet vendore t\u00eb mbrojtjes s\u00eb territorit;
ii. Policia Bashkiake;
iii. Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit.
b) subjektet n\u00eb kushtet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb shkronj\u00ebn \u201cb\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 3, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, nga:
i. Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit;
ii. Inspektorati Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor.
c) subjektet n\u00eb shkelje, sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb shkronj\u00ebn \u201cc\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 3, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, nga Policia e Shtetit.
II. PROCEDURAT Q\u00cb ZBATOHEN NGA INSPEKTORATET VENDORE T\u00cb MBROJTJES S\u00cb TERRITORIT DHE POLICIA BASHKIAKE
1. Inspektorati Vendor i Mbrojtjes s\u00eb Territorit dhe policia bashkiake e \u00e7do nj\u00ebsie t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore, brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi, p\u00ebrgatisin list\u00ebn e individ\u00ebve dhe\/ose personave fizik\u00eb apo juridik\u00eb ndaj t\u00eb cil\u00ebve nga ky organ \u00ebsht\u00eb vendosur, p\u00ebrkat\u00ebsisht, mas\u00eb administrative, e cila rezulton e paekzekutuar dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfuqizuar me ligjin nr.127\/2024.
2. Nj\u00eb kopje e list\u00ebs s\u00eb hartuar sipas pik\u00ebs 1, t\u00eb k\u00ebtij kreu, n\u00ebnshkruar nga titullari i organit procedues, i p\u00ebrcillet menj\u00ebher\u00eb drejtoris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr taksat dhe tarifat vendore, p\u00ebr kryerjen e procedurave p\u00ebr heqjen\/fshirjen nga sistemi t\u00eb masave administrative, t\u00eb shfuqizuara.
3. Drejtoria p\u00ebrkat\u00ebse e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore p\u00ebr taksat dhe tarifat vendore, brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga administrimi i list\u00ebs, kryen heqjen\/fshirjen nga sistemi t\u00eb mas\u00ebs administrative, sipas list\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr secilin individ dhe\/ose person fizik apo juridik.
4. Drejtoria p\u00ebrkat\u00ebse e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb heqjes\/fshirjes nga sistemi, njofton, sipas list\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb, Inspektoratin Vendor t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit dhe Policin\u00eb Bashkiake p\u00ebr fshirjen e detyrimit n\u00eb sistem.
5. \u00c7do individ dhe\/ose person fizik apo juridik, q\u00eb pretendon se nj\u00eb mas\u00eb administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127\/2024, nuk \u00ebsht\u00eb hequr\/fshir\u00eb n\u00eb sistem, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit t\u00eb parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 6, t\u00eb k\u00ebtij kreu, paraqet k\u00ebrkes\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht, pran\u00eb Inspektoratit Vendor t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit ose Policis\u00eb Bashkiake p\u00ebr heqjen\/fshirjen e mas\u00ebs.
6. Inspektorati Vendor i Mbrojtjes s\u00eb Territorit ose Policia Bashkiake p\u00ebrkat\u00ebse verifikon pretendimet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe, n\u00ebse plot\u00ebsohen kriteret e parashikuara n\u00eb ligjin nr.127\/2024 dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, procedon me d\u00ebrgimin menj\u00ebher\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave pran\u00eb drejtoris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore p\u00ebr taksat dhe tarifat vendore p\u00ebr heqjen\/fshirjen e detyrimit nga sistemi. N\u00eb rast se nuk plot\u00ebsohen kriteret p\u00ebr shfuqizimin e mas\u00ebs, sipas ligjit dhe k\u00ebtij vendimi, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes s\u00eb Territorit ose Policia Bashkiake njofton brenda 5 (pes\u00eb) dit\u00ebve individin dhe\/ose personin fizik apo juridik p\u00ebr refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje\/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet p\u00ebrkat\u00ebse. Kund\u00ebr vendimit p\u00ebr refuzimin e heqjes\/fshirjes s\u00eb mas\u00ebs administrative, subjekti ka t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit n\u00eb gjykat\u00eb.
III. PROCEDURAT Q\u00cb ZBATOHEN NGA INSPEKTORATI KOMB\u00cbTAR I MBROJTJES S\u00cb TERRITORIT (IKMT)
1. Strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb nivel qendror dhe rajonal, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Inspektoratit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit (IKMT), sipas ndarjes s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive, brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi, p\u00ebrgatisin listat e individ\u00ebve dhe\/ose personave fizik\u00eb apo juridik\u00eb, ndaj t\u00eb cil\u00ebve nga struktura p\u00ebrkat\u00ebse \u00ebsht\u00eb vendosur mas\u00eb administrative, e cila rezulton e paekzekutuar, plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht, dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfuqizuar me ligjin nr.127\/2024, dhe ia p\u00ebrcjellin p\u00ebr miratim Kryeinspektorit.
2. Lista e p\u00ebrgatitur sipas pik\u00ebs 1, t\u00eb k\u00ebtij kreu, konsiderohet p\u00ebrfundimtare, kur p\u00ebr \u00e7do subjekt kund\u00ebrvajt\u00ebs dhe p\u00ebr mas\u00ebn administrative p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb evidentuar p\u00ebr \u00e7do subjekt, aktet administrative t\u00eb mbajtura nga strukturat inspektuese t\u00eb IKMT-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb procesverbalet e konstatimit t\u00eb kund\u00ebrvajtjes (n\u00eb vijim PVKK), relacionet shpjeguese bashk\u00eblidhur tij, si dhe vendimin e mas\u00ebs administrative dhe vendimin e prishjes, kan\u00eb t\u00eb evidentuar qart\u00ebsisht tipologjin\u00eb e nd\u00ebrtimit pa leje apo njoftim paraprak, t\u00eb cilat, n\u00eb \u00e7do rast, duhet t\u00eb pasqyrojn\u00eb qart\u00eb se p\u00ebrmbushen kushtet p\u00ebr shfuqizimin e mas\u00ebs administrative, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb nenit 2, t\u00eb ligjit nr.127\/2024.
3. P\u00ebrjashtimisht nga sa p\u00ebrcaktohet n\u00eb pik\u00ebn 2, t\u00eb k\u00ebtij kreu, p\u00ebr rastet e masave administrative t\u00eb paekzekutuara, plot\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht, p\u00ebr t\u00eb cilat aktet administrative t\u00eb mbajtura nga strukturat inspektuese t\u00eb IKMT-s\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb PVKK-t\u00eb, relacionet shpjeguese bashk\u00eblidhur tij, si dhe vendimi i mas\u00ebs administrative dhe vendimi i prishjes, nuk kan\u00eb t\u00eb evidentuar qart\u00ebsisht tipologjin\u00eb e nd\u00ebrtimit pa leje apo njoftim paraprak, e cila n\u00eb \u00e7do rast duhet t\u00eb jet\u00eb sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb nenit 2, t\u00eb ligjit nr.127\/2024, dokumenti shtes\u00eb q\u00eb do t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb tipologjin\u00eb e nd\u00ebrtimit pa leje apo njoftim paraprak do t\u00eb jet\u00eb akti i ekspertimit t\u00eb nd\u00ebrtimit pa leje, i n\u00ebnshkruar nga 3 (tre) ekspert\u00eb t\u00eb licencuar t\u00eb fush\u00ebs. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij akti ekspertimi, vler\u00ebsimi p\u00ebr tipologjin\u00eb e nd\u00ebrtimit pa leje apo njoftim paraprak, p\u00ebr mas\u00ebn administrative q\u00eb shqyrtohet dhe v\u00ebrtetimi i p\u00ebrmbushjes s\u00eb kushteve p\u00ebr shfuqizimin e saj, sipas ligjit nr.127\/2024, b\u00ebhet nga nj\u00eb komision i posa\u00e7\u00ebm, i krijuar me urdh\u00ebr t\u00eb Kryeinspektorit, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga punonj\u00ebs t\u00eb IKMT-s\u00eb, specialist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs dhe jurist\u00eb.
4. Vendimet e Kryeinspektorit t\u00eb nxjerra sipas pikave 1 dhe 3, t\u00eb k\u00ebtij kreu, p\u00ebr heqjen\/fshirjen e masave administrative t\u00eb shfuqizuara me ligjin nr.127\/2024, administrohen nga strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ndjekjen e ekzekutimit t\u00eb masave administrative, si dhe nga strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative t\u00eb vendosura nga IKMT-ja, t\u00eb cilat p\u00ebrkat\u00ebsisht b\u00ebjn\u00eb heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat, q\u00eb ato disponojn\u00eb.
5. \u00c7do individ dhe\/ose person fizik apo juridik, q\u00eb pretendon se nj\u00eb mas\u00eb administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127\/2024, nuk \u00ebsht\u00eb hequr\/fshir\u00eb n\u00eb sistem, paraqet k\u00ebrkes\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht pran\u00eb strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb nivel qendror e rajonal, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Inspektoratit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit (IKMT) p\u00ebr heqjen\/fshirjen e mas\u00ebs.
6. Struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse verifikon pretendimet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe, n\u00ebse plot\u00ebsohen kriteret e parashikuara n\u00eb ligjin nr.127\/2024 dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, procedon me d\u00ebrgimin menj\u00ebher\u00eb t\u00eb vendimit p\u00ebr shfuqizimin e mas\u00ebs administrative Kryeinspektorit. N\u00eb rast se nuk plot\u00ebsohen kriteret p\u00ebr shfuqizimin e mas\u00ebs, sipas ligjit dhe k\u00ebtij vendimi, struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse njofton brenda 5 (pes\u00eb) dit\u00ebve individin dhe\/ose personin fizik apo juridik p\u00ebr refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje\/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet p\u00ebrkat\u00ebse. Kund\u00ebr vendimit p\u00ebr refuzimin e heqjes\/fshirjes s\u00eb mas\u00ebs administrative subjekti ka t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit n\u00eb gjykat\u00eb.
IV. PROCEDURAT Q\u00cb ZBATOHEN NGA AUTORITETI KOMB\u00cbTAR I USHQIMIT DHE INSPEKTORATI SHTET\u00cbROR SH\u00cbNDET\u00cbSOR
1. Strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse, n\u00eb nivel qendror e rajonal, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit ose t\u00eb Inspektoratit Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor, sipas ndarjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tyre, brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi, p\u00ebrgatisin listat e individ\u00ebve dhe\/ose personave fizik\u00eb apo juridik\u00eb ndaj t\u00eb cil\u00ebve, nga struktura p\u00ebrkat\u00ebse, \u00ebsht\u00eb vendosur mas\u00eb administrative, e cila rezulton e paekzekutuar, plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht, dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfuqizuar me ligjin nr.127\/2024.
2. Lista e subjekteve kund\u00ebrvajt\u00ebse shoq\u00ebrohet me kopjen e vendimeve p\u00ebrfundimtare t\u00eb vendosjes s\u00eb mas\u00ebs administrative, relacionin shpjegues p\u00ebr \u00e7do mas\u00eb t\u00eb vendosur, si dhe informacionin p\u00ebr faz\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet procesi i ekzekutimit, duke e shoq\u00ebruar me dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs.
3. Lista e p\u00ebrgatitur sipas pikave 1 dhe 2 t\u00eb k\u00ebtij kreu p\u00ebrcillet p\u00ebr miratim, p\u00ebrkat\u00ebsisht, n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme e AKU-s\u00eb ose te Kryeinspektori i Inspektoratit Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor. Listat p\u00ebrfundimtare miratohen nga titullari institucionit brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga data e p\u00ebrcjelljes p\u00ebr miratim.
4. Listat e miratuara nga titullar\u00ebt e institucioneve, sipas pik\u00ebs 3, t\u00eb k\u00ebtij kreu, p\u00ebr heqjen\/fshirjen e masave administrative t\u00eb shfuqizuara me ligjin nr.127\/2024, administrohen nga strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ndjekjen e ekzekutimit t\u00eb masave administrative dhe nga strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative t\u00eb vendosura p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit ose Inspektorati Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor. Strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse, p\u00ebrkat\u00ebsisht, b\u00ebjn\u00eb heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat q\u00eb ato disponojn\u00eb.
5. \u00c7do individ dhe\/ose person fizik apo juridik, q\u00eb pretendon se nj\u00eb mas\u00eb administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127\/2024, nuk \u00ebsht\u00eb hequr\/fshir\u00eb n\u00eb sistem, paraqet k\u00ebrkes\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht pran\u00eb strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse, n\u00eb nivel qendror e rajonal, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit ose t\u00eb Inspektoratit Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor, sipas ndarjes s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr heqjen\/fshirjen e mas\u00ebs.
6. Struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse verifikon pretendimet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe, n\u00ebse plot\u00ebsohen kriteret e parashikuara n\u00eb ligjin nr.127\/2024 dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, procedon me d\u00ebrgimin menj\u00ebher\u00eb t\u00eb vendimit p\u00ebr shfuqizimin e mas\u00ebs administrative p\u00ebr miratim n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb AKU-s\u00eb ose te Kryeinspektori i Inspektoratit Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor. N\u00eb rast se nuk plot\u00ebsohen kriteret p\u00ebr shfuqizimin e mas\u00ebs, sipas ligjit dhe k\u00ebtij vendimi, struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse njofton brenda 5 (pes\u00eb) dit\u00ebve individin dhe\/ose personin fizik apo juridik p\u00ebr refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje\/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet p\u00ebrkat\u00ebse. Kund\u00ebr vendimit p\u00ebr refuzimin e heqjes\/fshirjes s\u00eb mas\u00ebs administrative subjekti ka t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit n\u00eb gjykat\u00eb.
V. PROCEDURAT Q\u00cb ZBATOHEN NGA POLICIA E SHTETIT
1. Drejtorit\u00eb vendore t\u00eb policis\u00eb, brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi, p\u00ebrgatisin listat e individ\u00ebve dhe\/ose t\u00eb personave fizik\u00eb apo juridik\u00eb, ndaj t\u00eb cil\u00ebve, nga struktura e tyre policore \u00ebsht\u00eb vendosur mas\u00eb administrative, t\u00eb cilat rezultojn\u00eb t\u00eb paekzekutuara, plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht, dhe q\u00eb jan\u00eb shfuqizuar me ligjin nr.127\/2024.
2. Lista e subjekteve kund\u00ebrvajt\u00ebse shoq\u00ebrohet me kopjen e vendimeve p\u00ebrfundimtare t\u00eb vendosjes s\u00eb mas\u00ebs administrative, relacionin shpjegues p\u00ebr \u00e7do mas\u00eb t\u00eb vendosur, si dhe informacionin p\u00ebr faz\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet procesi i ekzekutimit p\u00ebr \u00e7do mas\u00eb.
3. Listat e p\u00ebrgatitura nga drejtorit\u00eb vendore t\u00eb policis\u00eb, sipas pikave 1 dhe 2, t\u00eb k\u00ebtij kreu, s\u00eb bashku me dokumentet shoq\u00ebruese, p\u00ebrcillen p\u00ebr miratim n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.
4. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, pasi verifikon e konstaton plot\u00ebsimin e kushteve ligjore p\u00ebr shfuqizimin e masave administrative t\u00eb listuara, brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga data e p\u00ebrcjelljes s\u00eb tyre, p\u00ebr miratim, me vendim t\u00eb drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ose t\u00eb autorizuarit prej tij, miraton listat p\u00ebrfundimtare t\u00eb masave administrative t\u00eb shfuqizuara me ligjin nr.127\/2024.
5. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit d\u00ebrgon n\u00eb secil\u00ebn drejtori vendore t\u00eb policis\u00eb listat p\u00ebrfundimtare s\u00eb bashku me vendimet p\u00ebrkat\u00ebse miratuese p\u00ebr heqjen\/fshirjen e masave administrative t\u00eb shfuqizuara.
6. Listat p\u00ebrfundimtare dhe vendimet miratuese p\u00ebr heqjen\/fshirjen e masave administrative t\u00eb shfuqizuara me ligjin nr.128\/2024, administrohen nga strukturat e drejtorive vendore t\u00eb policis\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ndjekjen e ekzekutimit t\u00eb masave administrative, si dhe nga strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative t\u00eb vendosura nga Policia e Shtetit, t\u00eb cilat p\u00ebrkat\u00ebsisht, b\u00ebjn\u00eb heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat q\u00eb ato disponojn\u00eb.
7. \u00c7do individ dhe\/ose person fizik apo juridik q\u00eb pretendon se nj\u00eb mas\u00eb administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127\/2024, nuk \u00ebsht\u00eb hequr\/fshir\u00eb n\u00eb sistem, paraqet k\u00ebrkes\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht pran\u00eb strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb nivel vendor, p\u00ebr heqjen\/fshirjen e mas\u00ebs.
8. Struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse verifikon pretendimet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe, n\u00ebse plot\u00ebsohen kriteret e parashikuara n\u00eb ligjin nr.127\/2024 e n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, procedon sipas pikave 3 dhe 4, t\u00eb k\u00ebtij vendimi. N\u00eb rast se nuk plot\u00ebsohen kriteret p\u00ebr shfuqizimin e mas\u00ebs, sipas ligjit dhe k\u00ebtij vendimi, struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse njofton brenda 5 (pes\u00eb) dit\u00ebve individin dhe\/ose personin fizik apo juridik p\u00ebr refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje\/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet p\u00ebrkat\u00ebse. Kund\u00ebr vendimit p\u00ebr refuzimin e heqjes\/fshirjes s\u00eb mas\u00ebs administrative subjekti ka t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit n\u00eb gjykat\u00eb.
VI. DISPOZITA T\u00cb FUNDIT
1. Institucionet e p\u00ebrmendura n\u00eb pik\u00ebn 2, t\u00eb kreut I, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, kryejn\u00eb njoftimin p\u00ebr heqjen\/fshirjen e masave administrative t\u00eb shfuqizuara n\u00ebp\u00ebrmjet njoftimit publik me shpallje, n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet n\u00eb Kodin e Procedurave Administrative t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.
2. Procesi i heqjes\/fshirjes nga lista e subjekteve t\u00eb debitor\u00ebve, sipas k\u00ebtij vendimi, p\u00ebrfundon brenda 60 (gjasht\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi e tij, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rastit t\u00eb parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 3, t\u00eb kreut III, p\u00ebr t\u00eb cilin afati i p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit \u00ebsht\u00eb 80 (tet\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00eb.
3. Shpenzimet administrative p\u00ebr realizimin e procesit t\u00eb heqjes\/fshirjes s\u00eb masave administrative t\u00eb paekzekutuara dhe t\u00eb shfuqizuara me ligjin nr.127\/2024, t\u00eb kryera sipas k\u00ebtij vendimi, p\u00ebrballohen nga secili institucion.
4. Ngarkohen inspektoratet vendore t\u00eb mbrojtjes s\u00eb territorit, Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit, Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit, Inspektorati Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Policia Bashkiake dhe nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.
Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Qeveria ka vendosur t\u00eb fal\u00eb gjobat n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjoba t\u00eb paekzekutuara deri n\u00eb dat\u00ebn 15 janar 2025, t\u00eb cilat jan\u00eb vendosur nga data 1 janar 2015 deri m\u00eb 30 n\u00ebntor 2024, nga:a) inspektoratet vendore t\u00eb mbrojtjes s\u00eb territorit;b) Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit;c) Autoriteti Komb\u00ebtar i […]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":414588,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-414587","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414587","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=414587"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414587\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":414590,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414587\/revisions\/414590"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/414588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=414587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=414587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=414587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}