{"id":414708,"date":"2025-05-14T12:29:12","date_gmt":"2025-05-14T10:29:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=414708"},"modified":"2025-05-14T12:29:15","modified_gmt":"2025-05-14T10:29:15","slug":"partite-e-reja-hapin-per-here-te-pare-nje-dritare-drejt-parlamentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/partite-e-reja-hapin-per-here-te-pare-nje-dritare-drejt-parlamentit\/","title":{"rendered":"Partit\u00eb e reja hapin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb dritare drejt Parlamentit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Duke sfiduar nj\u00eb sistem t\u00eb konceptuar p\u00ebr t\u2019i mbajtur larg Parlamentit, partit\u00eb e vogla pa lidhje me pushtetin pritet t\u00eb marrin 155 mij\u00eb vota n\u00eb k\u00ebto zgjedhje si dhe s\u00eb paku 3 mandate deputet\u00ebsh, duke hapur nj\u00eb dritare p\u00ebr n\u00eb parlament p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga jasht\u00eb radh\u00ebs s\u00eb elit\u00ebs.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tre nga partit\u00eb e vogla garuese n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs duket se po sigurojn\u00eb mandate parlamentare, nj\u00eb ndryshim themelor n\u00eb politik\u00ebn shqiptare q\u00eb mundet t\u2019i hap\u00eb rrug\u00ebn thyerjes s\u00eb sistemit duopolist t\u00eb krijuar nga&nbsp;Partia Socialiste&nbsp;n\u00eb qeveri dhe ajo Demokratike n\u00eb opozit\u00eb si dhe t\u00eb hedh\u00eb themelet p\u00ebr t\u00eb sfiduar politik\u00ebn klienteliste t\u00eb fosilizuar nga k\u00ebto forca politike p\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi i num\u00ebrimit t\u00eb votave t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur ende, por sakaq \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se tet\u00eb parti t\u00eb vogla nga nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb garuese kan\u00eb marr\u00eb rreth 140 mij\u00eb vota brenda vendit dhe rreth 15 mij\u00eb t\u00eb tjera nga emigrant\u00ebt, p\u00ebr nj\u00eb total prej 155 mij\u00eb votash. Shifrat nuk jan\u00eb p\u00ebrfundimtare p\u00ebr shkak se p\u00ebr votat brenda vendit mbeten p\u00ebr t\u2019u num\u00ebruar edhe 2% e kutive nd\u00ebrsa nga votat e emigrant\u00ebve, mbeten p\u00ebr t\u2019u num\u00ebruar mbi 70%. Procesi i num\u00ebrimit t\u00eb votave t\u00eb emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb bllokuar aktualisht. Edhe pse kan\u00eb kaluar pothuajse 48 or\u00eb nga mbyllja e kutive t\u00eb votimit, shifrat e pjes\u00ebmarrjes nuk jan\u00eb ende t\u00eb disponueshme por ekstrapolimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb deklaruara sugjeron se brenda dhe jasht\u00eb vendit kan\u00eb votuar 1,66 milion\u00eb qytetar\u00eb dhe nga k\u00ebta, 9.4% kan\u00eb votuar nj\u00eb nga partit\u00eb sfiduese.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mandate parlamentare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb individ\u00eb dhe grupime kan\u00eb tentuar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn t\u00eb thyejn\u00eb duopolin e instaluar dy dekada m\u00eb par\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje mes Sali Berish\u00ebs, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryeminist\u00ebr, dhe Edi Ram\u00ebs, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryetar bashkie dhe kryetar i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ben Blushi me partin\u00eb Libra, pasi u shk\u00ebput nga Partia Socialiste, mori gati 20 mij\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017, por fitoi zero mandate parlamentare. N\u00eb vitin 2021, Nisma Thurrje, e sapokrijuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mori 10 mij\u00eb vota dhe zero mandate. Disa kandidat\u00eb t\u00eb pavarur, tre prej t\u00eb cil\u00ebve u mb\u00ebshtet\u00ebn nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e Kosov\u00ebs, as nuk iu afruan mandatit.<\/p>\n\n\n\n<p>Situata pritet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb ndryshe k\u00ebto zgjedhje, ku tre nga partit\u00eb e vogla pritet t\u00eb marrin minimalisht 3 dhe maksimalisht 7 mandate n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rezultatit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Koalicioni \u201cNisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d ka siguruar deri m\u00eb tani 3.5% t\u00eb votave brenda vendit dhe 8.4% nga votat e emigrant\u00ebve. Kjo parti ka siguruar deri tani nj\u00eb mandat n\u00eb Tiran\u00eb. Ajo gjithsesi po mban shpresa p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Fier, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb af\u00ebr, dhe nj\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. Shpresat p\u00ebr mandate n\u00eb k\u00ebto dy qarqe duket se varen nga ecuria m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb kjo parti ka mes emigrant\u00ebve nga k\u00ebto dy qarqe. NSHB ka marr\u00eb 13% t\u00eb votave nga emigracioni q\u00eb jan\u00eb num\u00ebruar deri tani p\u00ebr qarkun Vlor\u00eb dhe 10% p\u00ebr qarkun Fier. P\u00ebrkundrejt k\u00ebsaj, n\u00eb votat brenda vendit, ajo ka marr\u00eb respektivisht 5.4 dhe 4.6%.<\/p>\n\n\n\n<p>Partia \u201cMund\u00ebsia\u201d e biznesmenit Agron Shehaj ka siguruar deri tani nj\u00eb mandat n\u00eb Qarkun Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb mandat i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb gar\u00eb. Mund\u00ebsia ka marr\u00eb deri n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste rreth 42 mij\u00eb vota, t\u00eb cilat pritet t\u00eb rriten deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb num\u00ebrimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cL\u00ebvizja Bashk\u00eb\u201d ka marr\u00eb deri m\u00eb tani mbi 20 mij\u00eb vota n\u00eb rang komb\u00ebtar. Ajo \u00ebsht\u00eb pran\u00eb fitimit t\u00eb nj\u00eb mandati n\u00eb Qarkun Tiran\u00eb, ku ka marr\u00eb gati 2.7% t\u00eb votave. P\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar rezultatin final do t\u00eb duhen edhe shum\u00eb dit\u00eb p\u00ebr shkak se rreth 150 mij\u00eb vota nga emigrimi mbeten p\u00ebr t\u2019u num\u00ebruar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Duopol me ligj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga viti 1991, dy partit\u00eb kryesore, Partia Socialiste, trash\u00ebgimtare e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe&nbsp;Partia Demokratike, e cila n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm drejtuesish u shk\u00ebput\u00ebn nga Partis\u00eb e Pun\u00ebs, kan\u00eb menaxhuar pushtetin me ndihm\u00ebn e disa partive n\u00eb secilin krah, parti t\u00eb vogla t\u00eb p\u00ebrdorura me raste si karrem p\u00ebr votuesit e pak\u00ebnaqur dhe me raste t\u00eb tjera si makineri elektorale. N\u00eb vitin 2001, kur kryetari socialist i asaj kohe, Fatos Nano shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsi ndaj partive t\u00eb vogla aleate t\u00eb PS, i cil\u00ebsoi ato si \u201cparti taksi\u201d, n\u00eb kuptimin, mjete t\u00eb r\u00ebndomta q\u00eb p\u00ebrdoren sipas nevojave t\u00eb partive t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrkundrejt nj\u00eb pagese.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb zgjedhjeve q\u00eb pasuan, PD dhe PS dhe aleat\u00ebt e tyre formal\u00eb q\u00eb ndryshuan emra, menaxhuan proceset elektorale t\u00eb vendit dhe zakonisht i mohuan partive t\u00eb dala jasht\u00eb vullnetit t\u00eb tyre, qoft\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shk\u00ebputur prej tyre, qoft\u00eb iniciativa t\u00eb reja politike, nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ndershme dhe t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kulmi gjithsesi u sh\u00ebnua n\u00eb vitin 2008, kur nj\u00eb marr\u00ebveshje mes PD-s\u00eb dhe PS-s\u00eb, instaloi nj\u00eb regjim disavantazhi t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb p\u00ebr partit\u00eb e vogla n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me sh\u00ebnjest\u00ebr L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim n\u00eb ve\u00e7anti. N\u00eb nj\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb marr\u00ebveshjes, u k\u00ebrkua q\u00eb, n\u00eb rast se nj\u00eb grup njer\u00ebzisht d\u00ebshironin t\u00eb krijonin nj\u00eb parti t\u00eb re politike, ata duhej t\u00eb grumbullonin deklarata t\u00eb noterizuara t\u00eb 20 mij\u00eb qytetar\u00ebve. Duke qen\u00eb se deklaratat e noterizuara kan\u00eb nj\u00eb kosto ligjore prej 200 lek\u00ebsh, kostoja e themelimit t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb re u caktua, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, n\u00eb gati 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p>Dizavantazhi kryesor u krijua nga ndarja e vendit n\u00eb 12 rajone zgjedhore me p\u00ebrmasa t\u00eb ndryshme, n\u00eb shumic\u00ebn e t\u00eb cilave, partit\u00eb e vogla nuk kishin shanse reale t\u00eb fitonin mandate. Krahas ndarjes n\u00eb fjal\u00eb, u imponua&nbsp; edhe detyrimi q\u00eb \u00e7do parti t\u00eb garonte n\u00eb t\u00eb gjitha qarqet dhe me lista t\u00eb plota kandidat\u00ebsh. Detyrimi p\u00ebrgjysmohej, pra partit\u00eb e vogla nevojiteshin t\u00eb garonin me 70 kandidat\u00eb dhe jo me 140, n\u00eb rast se ato pranonin t\u00eb garonin si pjes\u00eb e koalicioneve t\u00eb dy partive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p>Absurditeti i skem\u00ebs u vu re n\u00eb vitin 2017, kur MEGA, nj\u00eb parti e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri, u detyrua t\u00eb&nbsp;garoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin&nbsp;e vendit dhe mbushi listat me \u00e7far\u00eb t\u00eb mundej nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpresonte p\u00ebr mandat vet\u00ebm n\u00eb disa zona t\u00eb kufizuara ku banon komuniteti q\u00eb kjo parti synonte t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte.<\/p>\n\n\n\n<p>Diskretitimi i thell\u00eb i dy forcave t\u00eb m\u00ebdha politike nga skandalet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme korruptive si dhe lufta e shum\u00eb aktivist\u00ebve kund\u00ebr padrejt\u00ebsive sistemike duket se krijoi dritaren e vog\u00ebl, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs, tre parti t\u00eb reja po hyjn\u00eb n\u00eb parlament.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>M\u00eb pak mandate nga sa u takon<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb parlament duhet t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i p\u00ebraf\u00ebrt me vot\u00ebn popullore, ndon\u00ebse gjer\u00ebsisht pranohet se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur 100 p\u00ebr qind. Sistemi i zgjedhur nga PD-PS n\u00eb fakt ka shkaktuar q\u00eb nga ajo koh\u00eb \u201cvota t\u00eb djegura\u201d, vota q\u00eb praktikisht nuk jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb parlament. Zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs nuk ndryshojn\u00eb nga t\u00eb shkuarat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ndon\u00ebse n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, \u201cviktima\u201d t\u00eb sistemit kan\u00eb qen\u00eb partit\u00eb makineri elektorale t\u00eb llojit LSI apo PDIU.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb tet\u00eb partit\u00eb e vogla sfiduese n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs, (pra garuesit pa PS, PD e aleat\u00eb dhe PSD), pritet t\u00eb marrin brenda vendit 142 mij\u00eb vota, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 10% t\u00eb votave dhe teorikisht duhej t\u00eb prodhonin rreth 14 mandate. Por fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto parti pritet t\u00eb marrin minimumi 3 dhe maksimumi 7 mandate p\u00ebr shkak t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb sistemike. Votat e pap\u00ebrfaq\u00ebsuara t\u00eb k\u00ebtyre shqiptar\u00ebve u kalojn\u00eb si mandate dy partive t\u00eb m\u00ebdha. K\u00ebshtu, Partia Socialiste, e cila mori 52% t\u00eb vot\u00ebs popullore, pritet t\u00eb marr\u00eb 82 mandate ose gati 56% t\u00eb parlamentit, nd\u00ebrsa opozita kryesore pritet t\u00eb marr\u00eb 50 mandate ose 36% t\u00eb parlamentit, nd\u00ebrsa ka marr\u00eb 35% t\u00eb votave. Me pak fjal\u00eb, nga t\u00eb 11 mandatet q\u00eb PS dhe PD ia ka mohuar t\u00eb vegj\u00eblve me sistemin e proporcionalit rajonal, 10 duket se jan\u00eb fituar nga Partia Socialiste dhe nj\u00eb nga Partia Demokratike. N\u00eb rast se sistemi do t\u00eb ishte proporcional i past\u00ebr komb\u00ebtar, PS do t\u00eb merrte 73 mandate, PD 49, Nisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet 4.9 mandate, Mund\u00ebsia 4.3 dhe Bashk\u00eb af\u00ebrisht 2 mandate. Me sistem proporcional komb\u00ebtar, Koalicioni Euroatlantik, q\u00eb mori 1.36% t\u00eb votave e kishte t\u00eb sigurt nj\u00eb mandat.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tirana goditi t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs duket se kishin p\u00ebrcaktues votuesit e Qarkut Tiran\u00eb. Partit\u00eb e vogla mor\u00ebn s\u00ebbashku af\u00ebrsisht 143 mij\u00eb vota n\u00eb rang komb\u00ebtar ose 10% t\u00eb votave t\u00eb vlefshme n\u00eb rang komb\u00ebtar, por n\u00eb Tiran\u00eb mor\u00ebn 13.7% t\u00eb votave.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs, n\u00eb Tiran\u00eb u hodh\u00ebn af\u00ebrsisht 435 mij\u00eb vota, pothuajse 50 mij\u00eb m\u00eb pak se sa kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb. Partis\u00eb Socialiste i humb\u00ebn 26 mij\u00eb vota nd\u00ebrsa Partis\u00eb Demokratike i humb\u00ebn m\u00eb vete 35 mij\u00eb vota. T\u00eb 28 mij\u00eb votat q\u00eb LSI pati marr\u00eb m\u00eb 2021 n\u00eb Tiran\u00eb dhe q\u00eb teorikisht duhej t\u00eb gjendeshin n\u00eb thesin e Koalicionit Shqip\u00ebria Madh\u00ebshtore nuk duken gj\u00ebkundi. PD dhe LSI s\u00ebbashku kan\u00eb humbur pothuajse 64 mij\u00eb vota. Partit\u00eb e vogla t\u00eb marra s\u00ebbashku n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb marr\u00eb gati 80 mij\u00eb vota. Kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, partit\u00eb e vogla, p\u00ebrfshir\u00eb Nism\u00ebn Thurrje, apo Bindja Demokratike, pat\u00ebn marr\u00eb s\u00ebbashku 15 mij\u00eb vota.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Model tjet\u00ebr<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dritarja e vog\u00ebl drejt Parlamentit, e hapur nga partit\u00eb e vogla n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs ka gjasa t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nisjen e nj\u00eb politike t\u00eb nj\u00eb lloji t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb kemi par\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit. Sepse, duke filluar nga viti 2009, kur LSI kaloi ylberin politik dhe hyri n\u00eb aleanc\u00eb qeveris\u00ebse me PD, politika dominuese ka qen\u00eb ajo e shfryt\u00ebzimit n\u00eb maksimum t\u00eb burimeve ekonomike shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb siguruar vota, e manipulimit t\u00eb medias, e bashk\u00ebpunimit me krimin e organizuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota e shantazhuar votuesit. Shkurt, nisur fillimisht nga partit\u00eb e vogla, politika klienteliste u zgjerua te partit\u00eb e m\u00ebdha PD e PS deri n\u00eb fosilizim t\u00eb plot\u00eb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur p\u00ebrgjat\u00eb tre fushatave t\u00eb fundit elektorale p\u00ebr zgjedhje parlamentare, fushata t\u00eb cilat v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb i cil\u00ebsojn\u00eb si \u201c<em>rather low-key<\/em>\u201d nj\u00eb shprehje figurative q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00ebnkupton munges\u00ebn e debateve reale politike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, partit\u00eb e vogla, me 10% t\u00eb votave t\u00eb vlefshme dhe me \u00e7do vot\u00eb t\u00eb siguruar fal\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim jasht\u00eb politik\u00ebs klienteliste apo politik\u00ebs identitare t\u00eb trash\u00ebguar nga tirania komuniste dhe shkelja masive e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga qeveria e par\u00eb post-komuniste, sugjeron se nj\u00eb nisje e re \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs, nj\u00eb nisje q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb pak n\u00eb hije nga fitorja e bujshme e socialist\u00ebve apo shkeljeve t\u00eb shumta zgjedhore t\u00eb v\u00ebrejtura nga vend\u00ebsit dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Gjasat jan\u00eb q\u00eb partit\u00eb e reja q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb parlament do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb demonstrojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre, duke i dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve m\u00eb shum\u00eb zgjedhje n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshimi tjet\u00ebr i madh duket se do t\u00eb jet\u00eb demokracia e brendshme. Nisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet garoi me lista t\u00eb hapura, t\u00eb cilat ia imponoi vetes, nd\u00ebrsa L\u00ebvizja Bashk\u00eb vendosi Redi Mu\u00e7in, nj\u00eb aktivist dhe jo kryetarin Arlind Qori t\u00eb parin n\u00eb list\u00ebn e Tiran\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb votimi brenda strukturave t\u00eb partis\u00eb. Nj\u00eb num\u00ebr qytetar\u00ebsh u shfaq\u00ebn n\u00eb publik p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me politik\u00ebn e pranis\u00eb fizike, nga partit\u00eb q\u00eb po hyjn\u00eb n\u00eb parlament dhe nga t\u00eb tjera q\u00eb nuk hyn\u00eb, me komunikime ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, me ballafaqim idesh dhe larg modelit t\u00eb armikut t\u00eb papajtuesh\u00ebm t\u00eb instaluar nga partit\u00eb e m\u00ebdha apo t\u00eb votuesit si klient t\u00eb institucionalizuar me sistemin e patronazhimit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\/BIRN<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke sfiduar nj\u00eb sistem t\u00eb konceptuar p\u00ebr t\u2019i mbajtur larg Parlamentit, partit\u00eb e vogla pa lidhje me pushtetin pritet t\u00eb marrin 155 mij\u00eb vota n\u00eb k\u00ebto zgjedhje si dhe s\u00eb paku 3 mandate deputet\u00ebsh, duke hapur nj\u00eb dritare p\u00ebr n\u00eb parlament p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga jasht\u00eb radh\u00ebs s\u00eb elit\u00ebs. Tre nga partit\u00eb e vogla [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":414709,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6032,5380,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-414708","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize-en","9":"category-kryesore","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=414708"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414708\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":414710,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414708\/revisions\/414710"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/414709"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=414708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=414708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=414708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}