{"id":414872,"date":"2025-05-20T12:06:45","date_gmt":"2025-05-20T10:06:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=414872"},"modified":"2025-05-20T12:06:52","modified_gmt":"2025-05-20T10:06:52","slug":"ndikimi-i-politikes-se-drejtoreve-ne-zgjedhjet-e-11-majit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ndikimi-i-politikes-se-drejtoreve-ne-zgjedhjet-e-11-majit\/","title":{"rendered":"Ndikimi i \u201cpolitik\u00ebs s\u00eb drejtor\u00ebve\u201d n\u00eb zgjedhjet e 11 majit"},"content":{"rendered":"<p>Sektori publik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb e mbufatur me t\u00eb pun\u00ebsuar shtes\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nivelin e drejtor\u00ebve dhe t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb pakualifikuar, nd\u00ebrsa r\u00ebnia e popullsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb raport me popullsin\u00eb t\u00eb rritet edhe m\u00eb shpejt, sugjerohet nga shifrat zyrtare t\u00eb Institutit t\u00eb Statistikave t\u00eb analizuara nga BIRN.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, sektori publik, ku p\u00ebrfshihen administrata qendrore, pushteti vendor dhe nd\u00ebrmarrjet me kapital aksioner publik, sh\u00ebnoi 184 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, me nj\u00eb rritje prej 20 mij\u00eb vet\u00ebsh ose 12.4% n\u00eb krahasim me vitin 2013, kur socialist\u00ebt mor\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pushtetin. Rritja e t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb sektorin publik ka nisur pas vitit 2018 dhe ka sh\u00ebnuar kulmin n\u00eb vitin 2021 dhe m\u00eb 2024, q\u00eb t\u00eb dy vite zgjedhore apo pragzgjedhore. Shtimi n\u00eb sektorin publik ka qen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i madh n\u00eb nivelin e drejtor\u00ebve, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga viti 2023, t\u00eb ket\u00eb efektivisht nj\u00eb drejtor p\u00ebr \u00e7do tet\u00eb specialist\u00eb dhe pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb shtet \u00ebsht\u00eb rritur, popullsia, s\u00eb cil\u00ebs teorikisht k\u00ebta t\u00eb pun\u00ebsuar i sh\u00ebrbejn\u00eb, ka ardhur n\u00eb r\u00ebnie. T\u00eb dh\u00ebnat e censit 2023 sh\u00ebnuan popullsi rezidente n\u00eb Shqip\u00ebri prej 2.4 milion\u00eb banor\u00ebsh, nga 2.82 milion\u00eb q\u00eb raportohet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb n\u00eb vitin 2011.&nbsp; Rrjedhimisht, numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb sektorin publik p\u00ebr 100 banor\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur, nga 6 p\u00ebr 100 n\u00eb 7.8 p\u00ebr 100.<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur n\u00eb raportin e vet paraprak p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit n\u00eb Shqip\u00ebri se punonj\u00ebsit e sektorit publik u vun\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje n\u00ebn presion dhe se aludimet dhe raportimet p\u00ebr presione ndaj sektorit publik ishin \u201ct\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrhapura\u201d. V\u00ebzhguesit i v\u00ebn\u00eb gishtin drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti mitingjeve t\u00eb Ram\u00ebs me grat\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat, si\u00e7 theksohet n\u00eb raport, pjes\u00ebmarr\u00ebset ishin m\u00eb s\u00eb shumti punonj\u00ebse t\u00eb sektorit publik dhe se n\u00eb kat\u00ebr raste, disa prej tyre u treguan v\u00ebzhguesve se u ishte k\u00ebrkuar t\u00eb paraqiteshin n\u00eb mitingjet e kryeministrit.<\/p>\n\n\n\n<p>Abuzimet dhe presionet ndaj sektorit publik nuk&nbsp; jan\u00eb gj\u00eb e re n\u00eb zgjedhjet shqiptare, por ajo q\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb zgjedhjet e fundit, dhe gjuha e p\u00ebrdorur nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e paprecedent\u00eb. P\u00ebr shembull, para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2013, Partia Socialiste u ankua te v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb pushimit nga puna n\u00eb sektorin publik t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb saj dhe v\u00ebzhguesit, n\u00eb raportin e atyre zgjedhjeve, i konsideruan ankesat e PS si \u201ct\u00eb besueshme\u201d. Por kjo do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu se, n\u00eb vitin 2013, tet\u00eb vjet pas ardhjes s\u00eb demokrat\u00ebve n\u00eb pushtet, n\u00eb sektorin publik kishte mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb thuhet shum\u00eb leht\u00eb sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas raportit t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, por edhe sipas shum\u00eb politikan\u00ebve dhe aktivist\u00ebve, shfaqja e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr nj\u00eb parti opozitare \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr ta pushuar dik\u00eb nga puna, nd\u00ebrsa disa kandidat\u00eb q\u00eb garuan n\u00eb zgjedhje p\u00ebr Partin\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Tom Doshit e gjet\u00ebn veten pa pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb pasi shpall\u00ebn kandidatur\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Partitizimi i plot\u00eb i administrat\u00ebs publike dallohet edhe nga nj\u00eb analiz\u00eb e jet\u00ebshkrimeve t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb\u00a0 t\u00eb kryer nga BIRN para zgjedhjeve, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vihet re se mbi 90% e kandidat\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste vijn\u00eb nga radh\u00ebt e administrat\u00ebs publike\u00a0nd\u00ebrsa mes mbi 2 mij\u00eb kandidat\u00ebve\u00a0t\u00eb opozit\u00ebs kryesore apo partive t\u00eb reja, nuk ka pothuajse fare punonj\u00ebs t\u00eb sektorit publik.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs publike si lev\u00eb n\u00eb zgjedhje ka gjasa do t\u00eb ket\u00eb pasoja afatgjata n\u00eb demokracin\u00eb shqiptare, pasi t\u00eb 184 mij\u00eb punonj\u00ebsit e sektorit publik jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb avantazhin q\u00eb i nevojitet n\u00eb zgjedhje p\u00ebrkundrejt \u00e7far\u00ebdolloj kandidati apo kandidat\u00ebsh nga opozita. Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 11 majit pasi mori brenda vendit 734 mij\u00eb vota, rreth 35 mij\u00eb m\u00eb pak se sa n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021. Por p\u00ebr shkak se popullsia e p\u00ebrgjithshme votuese ka r\u00ebn\u00eb me 200 mij\u00eb, votat e PS-s\u00eb u p\u00ebrkthyen n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga sa ishin kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb sektorin publik ndahen p\u00ebr efekt administrativ n\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar t\u00eb qeveris\u00eb qendrore dhe n\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar t\u00eb tjer\u00eb. Sektori buxhetor i qeveris\u00eb qendrore, shifrat e pun\u00ebsimit t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb pjes\u00eb e buxhetit q\u00eb miratohet n\u00eb parlament, ka p\u00ebsuar rritje m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb dekad\u00ebn e fundit dhe k\u00ebt\u00eb vit pritet t\u00eb jete 85 mij\u00eb. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen t\u00eb pun\u00ebsuarit e sektor\u00ebve ky\u00e7\u00eb si sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar \u00ebsht\u00eb sektori i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb pushtetin vendor si dhe n\u00eb nd\u00ebrmarrjet publike, t\u00eb tilla si Posta Shqiptare, OSHEE e t\u00eb tjera. Transparenca e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor nuk krijon mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se ku specifikisht jan\u00eb shtuar t\u00eb pun\u00ebsuarit dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit shtes\u00eb. Ajo q\u00eb dihet jan\u00eb vet\u00ebm shifrat finale: N\u00eb vitin 2013 kishte 164 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin publik, n\u00eb dhjetor 2024 kishte 184 mij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Instituti i Statistikave publikon t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb sektorin publik t\u00eb ndar\u00eb sipas grup-profesioneve. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb shikohet jo vet\u00ebm numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i t\u00eb pun\u00ebsuarve, por edhe se n\u00eb cilat nivele kemi pasur shtesa. T\u00eb dh\u00ebnat e detajuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disponohen deri n\u00eb vitin 2023. Nga t\u00eb 17 mij\u00eb punonj\u00ebsit shtes\u00eb q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuar nga viti 2013 deri m\u00eb 2023, dallohet se plot 6700 jan\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb&nbsp;<strong>Ligjv\u00ebn\u00ebs, n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb lart\u00eb dhe drejtues,<\/strong>&nbsp;nd\u00ebrsa 11 mij\u00eb jan\u00eb shtuar n\u00eb nivelin&nbsp;<strong>specialist\u00eb.<\/strong>&nbsp;P\u00ebrkund\u00ebr shtes\u00ebs n\u00eb drejtor\u00eb dhe specialist\u00eb, shtesa te kategoria&nbsp;<strong>N\u00ebpun\u00ebs t\u00eb thjesht\u00eb<\/strong>&nbsp;\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 1600, nd\u00ebrsa ajo e nivelit&nbsp;<strong>Pun\u00ebtor\u00eb&nbsp;<\/strong>&nbsp;\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 4,400 vet\u00eb. Me pak fjal\u00eb, sektori publik \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb me 6700 drejtor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb drejtojn\u00eb pun\u00ebn e 11 mij\u00eb specialist\u00ebve dhe pak rreth 6000 pun\u00ebtor\u00ebve e n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb thjesht\u00eb. Numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb nj\u00eb kategori q\u00eb quhet&nbsp;<strong>Teknik\u00eb dhe ndihm\u00ebsspecialist\u00eb&nbsp;<\/strong>ka r\u00ebn\u00eb me rreth 6 mij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shtimi kaq i shpejt\u00eb i drejtor\u00ebve n\u00eb raport me totalin e t\u00eb pun\u00ebsuarve ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2013 n\u00eb sektorin publik t\u00eb kishte nj\u00eb drejtues t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr \u00e7do tet\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar nga nj\u00eb p\u00ebr \u00e7do dymb\u00ebdhjet\u00eb q\u00eb kishte nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb normale, numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb sektorin publik do t\u00eb duhej t\u00eb ndiqte ecurin\u00eb e popullsis\u00eb. Duke qen\u00eb se popullsia ka r\u00ebn\u00eb me 14% q\u00eb kur socialist\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2013, numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb sektorin publik duhej t\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb sot n\u00eb 140 mij\u00eb nga 184 mij\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Me pak fjal\u00eb, nj\u00eb n\u00eb \u00e7do tre persona t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin publik ngjan sikur \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr. Fondi i pagave t\u00eb sektorit publik, rreth 1.1 miliard\u00eb euro n\u00eb vitin 2024, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte mbi 300 milion\u00eb euro m\u00eb i ul\u00ebt, n\u00ebse t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb shtet do t\u00eb ishin brenda asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e arsyeshme p\u00ebr nj\u00eb vend me popullsin\u00eb aktuale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb 300 milion\u00eb eurot normalisht do t\u00eb mund\u00ebsonin investime publike ose politika sociale, fjala vjen, rritje pensionesh, nd\u00ebrsa drejtor\u00ebt e panum\u00ebrt n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb pranonin t\u00eb punonin n\u00eb sektorin privat, ku vlera e shtuar e pun\u00ebs matet me para dhe jo me vota.\/birn<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sektori publik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb e mbufatur me t\u00eb pun\u00ebsuar shtes\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nivelin e drejtor\u00ebve dhe t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb pakualifikuar, nd\u00ebrsa r\u00ebnia e popullsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb raport me popullsin\u00eb t\u00eb rritet edhe m\u00eb shpejt, sugjerohet nga shifrat zyrtare t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":414873,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6032,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-414872","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize-en","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=414872"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414872\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":414874,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414872\/revisions\/414874"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/414873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=414872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=414872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=414872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}