{"id":415324,"date":"2025-06-09T14:58:30","date_gmt":"2025-06-09T12:58:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=415324"},"modified":"2025-06-09T14:58:33","modified_gmt":"2025-06-09T12:58:33","slug":"humbja-e-pd-se-me-11-maj-gjekmarkaj-ja-arsyet-pse-sali-berisha-nuk-duhet-te-jape-doreheqjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/humbja-e-pd-se-me-11-maj-gjekmarkaj-ja-arsyet-pse-sali-berisha-nuk-duhet-te-jape-doreheqjen\/","title":{"rendered":"Humbja e PD-s\u00eb m\u00eb 11 Maj, Gjekmarkaj: Ja arsyet pse Sali Berisha nuk duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen!"},"content":{"rendered":"<p>Agron Gjekmarkaj e sheh humbjen e opozit\u00ebs me 11 maj si pasoj\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb degraduar zgjedhor dhe politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Deputeti demokrat, i rizgjedhur edhe p\u00ebr legjislacionin e ardhsh\u00ebm thot\u00eb p\u00ebr gazeta \u201cPanorama\u201d se k\u00ebto zgjedhje u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku qeveria kontrollon thuajse t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat e shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb dhe Kuvendit shpreh bindjen e plot\u00eb se mungesa e nj\u00eb gare t\u00eb ndershme kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb humbas\u00eb nj\u00eb gar\u00eb q\u00eb n\u00eb kushte normale do ta fitonte. Sipas tij n\u00eb k\u00ebto zgjedhje nuk humbi PD-ja, por u mund Shqip\u00ebria dhe perspektiva e saj demokratike e europiane.<\/p>\n\n\n\n<p>Por ai shprehet se zgjedhjet e reja jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale vet\u00ebm n\u00ebse ka presion t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe brenda vendit p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb proces t\u00eb lir\u00eb. Gjekmarkaj tregon arsyet pse Sali Berisha nuk duhet t\u00eb dor\u00ebhiqet dhe pse Edi Rama i fiton p\u00ebrher\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Z.Gjekmarkaj, pse humbi opozita n\u00eb zgjedhjet e 11 majit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Humbja e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb degraduar zgjedhor dhe politik n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebto zgjedhje u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku qeveria kontrollon thuajse t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat e shtetit, nga administrata n\u00eb media, duke shtypur pluralizmin dhe duke trysnuar procesin zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p>Presione t\u00eb shumta ndaj votuesve, p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb fushat\u00eb, nj\u00ebsimi i shtetit me pushtetin, bonuset p\u00ebr pensionist\u00ebt, falja e gjobave n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Zgjedhor, lidhjet me krimin t\u00eb organizuar dhe mungesa e nj\u00eb gare t\u00eb ndershme kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb humbas\u00eb nj\u00eb gar\u00eb q\u00eb n\u00eb kushte normale do ta fitonte.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ne, por p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje nuk humbi PD-ja, por u mund Shqip\u00ebria dhe perspektiva e saj demokratike e europiane.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Opozita ka k\u00ebrkuar rinum\u00ebrim votash, por cilat jan\u00eb pretendimet e saj nga ky proces i cili \u00ebsht\u00eb pranuar nga KAS?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rinum\u00ebrimi i votave \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga instrumentet q\u00eb ne kemi k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb garantuar transparenc\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb e procesit. Pretendimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende votimi jan\u00eb evidentuar parregullsi dhe abuzime q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb rinum\u00ebrimi t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb, transparent dhe i monitoruar nga v\u00ebzhgues t\u00eb pavarur, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb \u00e7do vot\u00eb t\u00eb num\u00ebrohet si\u00e7 duhet dhe q\u00eb e drejta e qytetar\u00ebve t\u00eb respektohet. \u00c7do kandidat ka t\u00eb drejt\u00ebn e vet t\u00eb shenjt\u00eb ta k\u00ebrkoj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A funksionoi bashkimi i opozit\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb i solli Partis\u00eb Demokratike?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Bashkimi ishte ngjarja m\u00eb e madhe q\u00eb Partia Demokratike prodhoi pas kriz\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kaloi. Ai ishte domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb sfiduar nj\u00eb pushtet kaq t\u00eb konsoliduar dhe p\u00ebr t\u00eb rifituar besimin e qytetar\u00ebve. PD me k\u00ebt\u00eb proces rifitoi legjitimitetin e vet. Sali Berisha e ka p\u00ebrs\u00ebritur shpesh k\u00ebt\u00eb! Megjithat\u00eb, bashkimi nuk ishte thjesht formal apo mekanik, por u bazua n\u00eb principe dhe objektiva t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, ky proces ka qen\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim i vlefsh\u00ebm. Ne e kuptuam r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e unitetit edhe n\u00eb diversitet. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, bashkimi na dha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb rifitojm\u00eb terren, t\u00eb jemi serioz\u00eb e konkurrues.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ju jeni nj\u00eb nga protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb bashkimit t\u00eb PD-s\u00eb.&nbsp;A ndiheni t\u00eb shp\u00ebrblyer moralisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Absolutisht po. Jam krenar q\u00eb kam kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment historik p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike. Meqen\u00ebse m\u00eb jepet rasti, fal\u00ebnderoj s\u00eb pari, Sali Berish\u00ebn p\u00ebr intuit\u00ebn, durimin dhe toleranc\u00ebn, e po ashtu edhe Gazmend Bardhin q\u00eb me intuit\u00ebn e tij politike dhe vendosm\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore ka qen\u00eb figur\u00eb qendrore e k\u00ebtij procesi, bashk\u00eb me koleg\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb mbajt\u00ebn pesh\u00ebn n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb k\u00ebtij procesi, si Flamur Noka e Edi Paloka.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb insistuar me p\u00ebrkushtim dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb bashkimi t\u00eb mos jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb simbol, por nj\u00eb baz\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr zgjerimin e partis\u00eb me shtresa t\u00eb shumta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ju jeni pothuajse fituesi i vet\u00ebm si drejtues politik n\u00eb qarkun Lezh\u00eb, a e justifikuan t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e tjer\u00eb besimin e Sali Berish\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Jam mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr besimin q\u00eb m\u00eb dha PD-ja dhe zoti Berisha! Fal\u00ebnderoj me mir\u00ebnjohje e p\u00ebrulje qytetar\u00ebt dhe strukturat tona n\u00eb Lezh\u00eb, Kurbin dhe Mirdit\u00eb. Mb\u00ebshtetja e tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe q\u00eb un\u00eb dhe lista jon\u00eb do ta justifikojm\u00eb me pun\u00eb t\u00eb palodhur dhe p\u00ebrkushtim ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Lezha, Mirdita dhe Kurbini jan\u00eb nj\u00eb shembull i qart\u00eb se si mund t\u00eb fitojm\u00eb edhe n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira, me nj\u00eb angazhim serioz dhe nj\u00eb komunikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me njer\u00ebzit. Njer\u00ebz trima, t\u00eb paepur, t\u00eb pathyesh\u00ebm, t\u00eb vendosur p\u00ebr ndryshimin!<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjykosh me qart\u00ebsi n\u00eb kushtet e nj\u00eb farse globale, por mendimi im \u00ebsht\u00eb se vende-vende mund t\u00eb punohej m\u00eb shum\u00eb me njer\u00ebzit, jo thjesht vet\u00ebm n\u00eb fushat\u00eb! Por koleg\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrballur me sfida q\u00eb nuk duhej t\u2019i p\u00ebrmendnim pas 35 vjet pluraliz\u00ebm, ndaj meritojn\u00eb fal\u00ebnderime e respekt!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pse PD fitoi n\u00eb Lezh\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kudo tjet\u00ebr e quani fars\u00eb elektorale?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sepse n\u00eb Lezh\u00eb ne punuam shum\u00eb pran\u00eb njer\u00ebzve, q\u00eb nga shtatori \u00e7do dit\u00eb i d\u00ebgjuam shqet\u00ebsimet dhe ofruam zgjidhje konkrete. K\u00ebtu kemi struktura t\u00eb forta dhe qytetar\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lodhur nga politika e padrejt\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim real. Lezha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i vog\u00ebl i asaj q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb kur njer\u00ebzit vendosin t\u00eb p\u00ebrballen edhe kur rrethanat jan\u00eb kund\u00ebr tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne zvog\u00ebluam p\u00ebrmbysjen e fars\u00ebs, n\u00eb kushte normale mund t\u00eb merrnim rezultatin 5 me 2 p\u00ebr PD-n\u00eb. Fal\u00ebnderoj demokrat\u00ebt e Lezh\u00ebs, Kurbit dhe Mirdit\u00ebs p\u00ebr besimin dhe p\u00ebrkrahjen e tyre t\u00eb pakursyer. Fal\u00ebnderoj, gjithashtu, strukturat e partis\u00eb q\u00eb punuan me p\u00ebrkushtim po aq fort kandidat\u00ebt tan\u00eb: Elda Hoti, Gjin Gjoni, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Aleksand\u00ebr Lala, Melisa Vuthaj, Edison Doci dhe Viktor Tusha. Pa ta, kjo fitore nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb e mundur.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do dit\u00eb secili prej tyre ka b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb dhe beteje epike. Fitorja \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e skuadr\u00ebs, e demokrat\u00ebve e qytetar\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs, Mirdit\u00ebs e Kurbinit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>PD ka denoncuar n\u00eb kancelarit\u00eb per\u00ebndimore fars\u00ebn elektorale t\u00eb 11 majit nd\u00ebrsa k\u00ebrkon zgjedhje t\u00eb reja. Sa e mundshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e reja jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale vet\u00ebm n\u00ebse ka presion t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe brenda vendit p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb proces t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb lir\u00eb. N\u00eb kushtet aktuale, sistemi i korruptuar dhe i kapur nga pushteti nuk e lejon dot nj\u00eb proces t\u00eb till\u00eb pa nj\u00eb mobilizim t\u00eb fort\u00eb qytetar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Por ne jemi t\u00eb vendosur t\u00eb mos heqim dor\u00eb nga k\u00ebrkesa p\u00ebr zgjedhje t\u00eb ndershme, sepse vet\u00ebm ato mund t\u00eb sjellin rotacionin e nevojsh\u00ebm dhe rigjall\u00ebrimin e demokracis\u00eb. Pengimi i rotacionit \u00ebsht\u00eb pengim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi! OSBE\/ODIHR n\u00eb raportin e tij, me konstatimet e b\u00ebra i ka rr\u00ebzuar k\u00ebto zgjedhje po ashtu deklaratat dhe rezolutat si ajo e 109 partive te djathta kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pse fiton p\u00ebrher\u00eb Edi Rama?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sepse ka kapur pothuajse t\u00eb gjitha shtyllat e shtetit dhe i p\u00ebrdor ato p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin. Ai kontrollon administrat\u00ebn publike, drejt\u00ebsin\u00eb, mediat, ekonomin\u00eb dhe ka nj\u00eb rrjet klientelist q\u00eb siguron mb\u00ebshtetjen n\u00eb terren. Por, mbi t\u00eb gjitha, ai ka vendosm\u00ebri totale p\u00ebr t\u00eb penguar rotacionin me \u00e7do mjet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do kryeminist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl e me probleme t\u00eb kultur\u00ebs demokratike e varf\u00ebri ekonomike mund ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr disa koh\u00eb. Kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe do t\u00eb ndryshoj\u00eb me angazhimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Natyrisht gabimet tona n\u00eb 12 vitet e kaluara i kan\u00eb leht\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrmarrje.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A ndikoi n\u00eb pengimin e opozit\u00ebs arrestimi i z.Berisha dhe Salianjit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Arrestimet e zotit Berisha dhe Salianjit ishin p\u00ebrpjekje t\u00eb dukshme p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb. K\u00ebto veprime ishin sulme politike q\u00eb synonin t\u00eb pengonin procesin e bashkimit dhe organizimin ton\u00eb. Por nuk na ndaluan. Nuk u thyem, na motivuan t\u00eb vazhdojm\u00eb me m\u00eb shum\u00eb vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb rikthyer shpres\u00ebn tek qytetar\u00ebt. E padrejt\u00eb, e dhimbshme, fyese q\u00eb Ervin Salianji mbahet si i burgosur politik ende!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A duhet t\u00eb ik\u00eb Sali Berisha pas humbjes s\u00eb opozit\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Jo! Ikjen e tij e k\u00ebrkojn\u00eb socialist\u00ebt dhe pushteti, mediat pran\u00eb tyre, jo demokrat\u00ebt. Ai rishpiku vetveten dhe b\u00ebri nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, me program, ide, rit\u00ebm dhe kuraj\u00eb. Projekti i Shqip\u00ebris\u00eb madh\u00ebshtore u shty, por p\u00ebrpjekja e tij mbetet madh\u00ebshtore dhe model p\u00ebr historin\u00eb. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i domosdosh\u00ebm p\u00ebr opozit\u00ebn dhe p\u00ebr vendin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ju jeni n\u00ebnkryetar i Kuvendit dhe drejtues politik n\u00eb Lezh\u00eb, a do t\u00eb vazhdoni t\u2019i mbani k\u00ebto funksione?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrtej modestis\u00eb, n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit si p\u00ebrfaq\u00ebsues i opozit\u00ebs q\u00eb prej em\u00ebrimit tim ka marr\u00eb pesh\u00ebn e duhur dhe n\u00eb imponim institucional dhe n\u00eb qasjen publike. P\u00ebr meritokraci dhe pun\u00ebn e palodhur do t\u00eb ishte nder dhe privilegj ta mbaja si funksion p\u00ebr interesat e PD-s\u00eb, por si deputet i PD-s\u00eb dhe an\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike ky funksion i p\u00ebrket si propozim kryetarit Berisha. Un\u00eb kam besimin e tij t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebrpiqem \u00e7do dit\u00eb ta p\u00ebrmbush k\u00ebt\u00eb besim si n\u00ebnkryetar i PD-s\u00eb, i Kuvendit dhe drejtues politik fitues n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Postet nuk jan\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete p\u00ebr mua; q\u00ebndroj aty ku mund t\u00eb jap kontributin m\u00eb t\u00eb madh. Gjith\u00e7ka varet nga vendimi i liderit dhe interesat e PD-s\u00eb. N\u00eb plan personal do citoja Andreotin kur e ftuan t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr i cili tha: \u201cJam shtatmes\u00ebm, por nuk shoh gjigand\u00eb p\u00ebrreth meje\u201d! Pozicioni i n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur prej meje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat e PD-s\u00eb dhe votuesve t\u00eb saj n\u00eb Kuvend, e po aq n\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e problemeve q\u00eb padrejt\u00ebsisht rrethuan PDn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vitet e shkuara dhe liderin e saj, Sali Berish\u00ebn!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb t\u00eb punosh me Sali Berish\u00ebn si n\u00ebnkryetar i tij?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Bashk\u00ebpunimi me Sali Berish\u00ebn ka qen\u00eb i ngusht\u00eb dhe me shum\u00eb besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lider q\u00eb njeh mir\u00eb sfidat dhe q\u00eb i ka p\u00ebrballuar me kuraj\u00eb dhe strategji. Nuk kam pasur kurr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb del jasht\u00eb natyr\u00ebs sime t\u00eb komunikimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam punuar p\u00ebr t\u00eb realizuar vizionin e tij p\u00ebr PD-n\u00eb dhe opozit\u00ebn, q\u00eb nga dita e bashkimit duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb jem nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm brenda institucioneve dhe jasht\u00eb tyre. Jam krenar q\u00eb jam pjes\u00eb e k\u00ebtij projekti politik dhe kam marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e drejtuesit politik fitues n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron Gjekmarkaj e sheh humbjen e opozit\u00ebs me 11 maj si pasoj\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb degraduar zgjedhor dhe politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Deputeti demokrat, i rizgjedhur edhe p\u00ebr legjislacionin e ardhsh\u00ebm thot\u00eb p\u00ebr gazeta \u201cPanorama\u201d se k\u00ebto zgjedhje u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku qeveria kontrollon thuajse t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat e shtetit. N\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":415325,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-415324","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415324","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=415324"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415324\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":415326,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415324\/revisions\/415326"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=415324"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=415324"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=415324"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}