{"id":415553,"date":"2025-06-21T10:59:37","date_gmt":"2025-06-21T08:59:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=415553"},"modified":"2025-06-21T10:59:40","modified_gmt":"2025-06-21T08:59:40","slug":"skema-si-erion-veliaj-firmosi-rruge-per-pronat-e-ajola-xoxes-donte-ti-rriste-vleren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/skema-si-erion-veliaj-firmosi-rruge-per-pronat-e-ajola-xoxes-donte-ti-rriste-vleren\/","title":{"rendered":"Skema\/ Si Erion Veliaj firmosi rrug\u00eb p\u00ebr pronat e Ajola Xox\u00ebs, donte t&#8217;i rriste vler\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb kapur mat nga Gjykata Administrative e Apelit. \u00cbsht\u00eb kapur mat sepse me nj\u00eb vendim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb SPAK-u, as GJKKO, \u00ebsht\u00eb provuar se ai ka shkelur ligjin, ka shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka firmosur dhe vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb duke e shpikur n\u00eb Planin e Detajuar Vendor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte nj\u00eb plan rregullues t\u00eb kryeqytetit dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ishin t\u00eb tjera institucione q\u00eb duhet t\u00eb vendosnin (kompetenc\u00eb e KKT).<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka n\u00eb thelb di\u00e7ka t\u00eb gabuar kur do t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb rrug\u00eb, por kur kjo rrug\u00eb b\u00ebhet n\u00eb shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs, lind pyetja: P\u00ebr \u00e7far\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb shkelje? P\u00ebrse e ka firmosur k\u00ebt\u00eb dokument n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe pse Gjykata ia rr\u00ebzoi?<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e thjesht\u00eb. P\u00ebr Erion Veliajn ka nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, por po t\u2019i hysh n\u00eb thelb atij vendimi dhe t\u00eb shoh\u00ebsh hart\u00ebn, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb q\u00eb ne po publikojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb, tregon vendndodhjen.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb thua se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr zhvillimin e zon\u00ebs dhe me t\u00eb drejt\u00eb kryetari i bashkis\u00eb duhet t\u00eb hap\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tilla ku ai mendon se banor\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb dhe i duhet zhvillimit &nbsp;t\u00eb qytetit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, banor\u00ebt e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar. Jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet dy shoqatave kan\u00eb b\u00ebr\u00eb padin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, nuk ka nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar nga banor\u00ebt. Pse duhet t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb PDV dhe t\u00eb krijonte nj\u00eb debat? Ku ishte interesi publik?<\/p>\n\n\n\n<p>Pse do t\u00eb krijonte nj\u00eb konflikt, qoft\u00eb me banor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk e k\u00ebrkonin, p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb u b\u00ebhej me pronat, pasi ato mund t\u00eb shpron\u00ebsoheshin, pasojat q\u00eb u vinin banor\u00ebve?<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb zhvillimi i jepej qytetit q\u00eb kryetari duhet t\u00eb shkonte dhe t\u00eb shkelte ligjin?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, me shkeljen e ligjit, jemi edhe n\u00eb nj\u00eb konflikt interesi dhe p\u00ebrtej tij, sepse Erion Veliaj, sipas hart\u00ebs q\u00eb ne tregojm\u00eb, ka k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb rriste vler\u00ebn e nj\u00eb prone e cila i p\u00ebrkiste familjes t\u00eb Veliajt.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, q\u00ebllimi nuk ishte zhvillimi i zon\u00ebs, por t\u2019i rriste vler\u00ebn nj\u00eb prone t\u00eb caktuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje krejt normale.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas fshihet Ajola dhe \u00e7do gj\u00eb ndodhet n\u00eb dosjen e SPAK-ut, edhe pse ende sot ne nuk dim\u00eb a ka filluar SPAK-u nj\u00eb hetim n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative sepse n\u00eb dosjen e SPAK-ut ne kemi disa prova q\u00eb lidhen direkt me k\u00ebt\u00eb vendim q\u00eb na tregojn\u00eb se kjo rrug\u00eb e firmosur n\u00eb shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs nga Veliaj, \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb pron\u00eb ku shfaqet Ajola Xoxa.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur SPAK-u \u00e7oi vendimet e para n\u00eb Gjykat\u00ebn e Faktit dhe provat e mbledhura, nd\u00ebr personat e pyetur binte n\u00eb sy nj\u00eb individ, nj\u00eb kush\u00ebri i Ajol\u00ebs, Valmir Xoxa, i cili ishte punonj\u00ebs me nj\u00eb rrog\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb institucion publik, por q\u00eb kishte bler\u00eb nga Ajola nj\u00eb truall 140 mij\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p>Rruga q\u00eb Erion Veliaj ka firmosur n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga gjykata t\u00eb \u00e7on pik\u00ebrisht te kjo pron\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb SPAK-ut personi q\u00eb ka bler\u00eb 140 mij\u00eb euro k\u00ebt\u00eb pron\u00eb n\u00eb deklarimet e dh\u00ebna para hetuesve ka th\u00ebn\u00eb se 140 mij\u00eb eurot i kishte t\u00eb mbledhura nga puna.<\/p>\n\n\n\n<p>Si mund t\u00eb krijosh nga puna me rrog\u00eb minimale, 140 mij\u00eb euro dhe sa taksa ka paguar, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe, k\u00ebto para, sipas tij, sipas vet\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb SPAK, i merrte n\u00ebp\u00ebr k\u00ebll\u00ebf\u00eb jast\u00ebk\u00ebsh dhe i sillte v\u00ebrdall\u00eb n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb t\u00ebrmetit tragjik t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb pron\u00eb e kishte pasur Ajola. Ajola ia shet kush\u00ebririt t\u00eb saj 140 mij\u00eb euro, para t\u00eb cilat i mbante n\u00eb jast\u00ebk\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb \u00e7ohet nj\u00eb rrug\u00eb nga Erion Veliaj, dhe aty do nd\u00ebrtohej n\u00eb pallat.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb shum\u00eb sesa kaq, ka edhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Personi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nj\u00eb makin\u00eb prej rreth 7 milion\u00eb lek\u00ebsh e bleu 23 mij\u00eb euro dhe pas gjasht\u00eb muajsh e shiti me gjysm\u00eb t\u00eb \u00e7mimit.<\/p>\n\n\n\n<p>A \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pastrim parash apo nj\u00eb fshehje pasurie nga ana e Ajol\u00ebs apo mosdeklarim nga vet\u00eb Valmir Xoxa?<\/p>\n\n\n\n<p>Por ta l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn e makin\u00ebs se k\u00ebto jan\u00eb shuma t\u00eb vogla, q\u00ebndrojm\u00eb te prona.&nbsp;Ajola shet nj\u00eb pron\u00eb 140 mij\u00eb euro kur burrin e ka kryetar bashkie dhe ai po i jep nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u2019i rritur vler\u00ebn asaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe, qershia mbi tort\u00eb, ky person, i cili i ka bler\u00eb Ajol\u00ebs p\u00ebr 140 mij\u00eb euro, p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb, nj\u00eb pron\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb lakmuara t\u00eb qytetit, me para q\u00eb nuk u dihet burimi, shkon dhe merr kredi e blen apartament pik\u00ebrisht n\u00eb pallatin q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, e cila ishte e Ajol\u00ebs dhe pronari i truallit nuk merr p\u00ebrqindjen nga nd\u00ebrtimi, por merr kredi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartament.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb ku do t\u00eb nd\u00ebrtohej pallati q\u00eb ishte bler\u00eb p\u00ebr 140 mij\u00eb euro, personi q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartament, po nd\u00ebrtohej nj\u00eb rrug\u00eb, e cila nxiti nj\u00eb konflikt.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb konflikt me banor\u00ebt e zon\u00ebs, me pronar\u00ebt q\u00eb shkuan n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit dhe mori vendimin q\u00eb mund ta lexoni k\u00ebtu dhe dokumentet q\u00eb ne po i vendosim m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, Erion Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm n\u00eb shkelje t\u00eb detyr\u00ebs se ka firmosur nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb qytet, jo.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka firmosur me vet\u00ebdije nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7onte te prona e Ajola Xox\u00ebs, e cila m\u00eb pas ia kishte shitur kush\u00ebririt t\u00eb saj p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb me parat\u00eb q\u00eb ky i fundit i sillte v\u00ebrdall\u00eb n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb n\u00eb k\u00ebll\u00ebf\u00ebt e jast\u00ebk\u00ebve dhe m\u00eb pas shkon e merr nj\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi po n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Te pronat, t\u00eb cilat bashk\u00ebshortja e tij, Ajola Xoxa, i p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 140 mij\u00eb euro apo p\u00ebr t\u2019ia ngritur vler\u00ebn e objektit q\u00eb po nd\u00ebrtohej me rrug\u00ebn q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte bashk\u00ebshorti i saj, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>CNA ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb vendimin e 27 marsit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, i zbardhur pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb investigimin ton\u00eb t\u00eb lidhur me provat q\u00eb ka SPAK-u n\u00eb dosje t\u00eb cilat prokuror\u00ebt Altin Dumani dhe Ols Dado ende nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb njoftim publik se a do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb re n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrdorim detyre t\u00eb faktuar nga Gjykata Administrative e Apelit q\u00eb lidhet t\u00ebr\u00ebsisht me fakte dhe prova q\u00eb gjenden n\u00eb dosjen q\u00eb ka investiguar SPAK-u, i cili ka dh\u00ebn\u00eb 13 akuza ndaj Erion Veliajt deri m\u00eb tani.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Administrative kemi nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb re t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb gjykat\u00eb dhe me prova, t\u00eb cilat ndodhen n\u00eb dosjen hetimore t\u00eb SPAK-ut, q\u00eb ende nuk ka \u00e7uar n\u00eb gjykim dosjen e Erion Veliajt, por \u00ebsht\u00eb duke e hetuar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit dhe provat q\u00eb ndodhen n\u00eb dosjen hetimore p\u00ebr Erion Veliajn dhe Ajola Xox\u00ebn n\u00eb bashk\u00ebpunim tani gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb procedim t\u00eb ri penal brenda apo jasht\u00eb asaj dosjeje q\u00eb provohet nga vendimet e Gjyq\u00ebsorit nga fakte dhe prova t\u00eb siguruara gjat\u00eb hetimit p\u00ebr Erion Veliajn.<\/p>\n\n\n\n<p>Erion Veliaj, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb re, ku tregohet se ka firmosur nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb pronat e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, ka shkelur ligjin, \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt interesi, ka shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn dhe gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e provuar me vendim gjykate.\/\u00a0CNA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb kapur mat nga Gjykata Administrative e Apelit. \u00cbsht\u00eb kapur mat sepse me nj\u00eb vendim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb SPAK-u, as GJKKO, \u00ebsht\u00eb provuar se ai ka shkelur ligjin, ka shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn. Ka firmosur dhe vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb duke e shpikur n\u00eb Planin e Detajuar Vendor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":415554,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-415553","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415553","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=415553"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415553\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":415555,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415553\/revisions\/415555"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415554"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=415553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=415553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=415553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}