{"id":415632,"date":"2025-06-26T11:07:10","date_gmt":"2025-06-26T09:07:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=415632"},"modified":"2025-06-26T11:07:12","modified_gmt":"2025-06-26T09:07:12","slug":"zgjedhjet-e-11-majit-kreu-i-spak-po-hetojme-43-raste-per-krime-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zgjedhjet-e-11-majit-kreu-i-spak-po-hetojme-43-raste-per-krime-zgjedhore\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e 11 Majit, kreu i SPAK: Po hetojm\u00eb 43 raste p\u00ebr krime zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Altin Dumani ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se SPAK po heton 43 raste p\u00ebr krime zgjedhore n\u00eb lidhje me 11 Majin.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tryez\u00ebn e organizuar me tem\u00eb \u201cDrejt nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr integritetin e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, kreu i SPAK b\u00ebri bilancin e pun\u00ebs s\u00eb institucionit q\u00eb ai drejton n\u00eb lidhje me hetimet e krimeve t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 Majit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Dumanit, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi 192 materiale q\u00eb lidhen me dyshimet p\u00ebr krime zgjedhore, prej t\u00eb cilave 43 jan\u00eb regjistruar si procedime penale dhe aktualisht jan\u00eb n\u00ebn hetim.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cJan\u00eb administruar 192 materiale q\u00eb lidhen me dyshime p\u00ebr krime zgjedhore. Nga k\u00ebto 43 materiale zgjedhore jan\u00eb regjistruar si procedime penale, kan\u00eb kaluar n\u00eb faz\u00ebn hetimit. P\u00ebr 43 \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i hetimit p\u00ebr munges\u00eb te element\u00ebve. 40 jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr kompetenc\u00eb pran\u00eb Prokurorive t\u00eb rretheve, 22 materiale jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr verifikim n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb, 17 materiale jan\u00eb bashkuar me materiale t\u00eb tjera\u201d, tha Altin Dumani.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Kreu i SPAK tregoi edhe burimin e kall\u00ebzimeve p\u00ebr krime zgjedhore, 9 prej t\u00eb cilave nga 43 jan\u00eb nisur me iniciativ\u00eb nga vet\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>Nga 43, 22 jan\u00eb iniciuar mbi baz\u00ebn e referimeve, 1 nga SHKB, 9 jan\u00eb regjistruar kryesisht me iniciativ\u00eb t\u00eb SPAK, 3 kan\u00eb ardhur nga kall\u00ebzimet e shtetasve, 3 jan\u00eb referuar nga Prokurorit\u00eb e rretheve, 4 jan\u00eb kall\u00ebzuar nga subjektet politike dhe 1 \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr kall\u00ebzim ekzistues\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Pjesa d\u00ebrrmuese e veprave penale kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me korrupsionin aktiv n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>35 materiale jan\u00eb regjistruar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit aktiv n\u00eb zgjedhje.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>4 jan\u00eb regjistruar p\u00ebr korrupsion aktiv dhe pasiv.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>1 p\u00ebr p\u00ebrdorimin e funksionit publik p\u00ebr q\u00ebllime politike<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>1 p\u00ebr p\u00ebrdorimin e funksionit publik p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe shp\u00ebrdorim detyre<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>1 p\u00ebr kanosje ose dhunim ndaj pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb zgjedhje\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr krime zgjedhore, Dumani tha se jan\u00eb kryer edhe kontrolle banesash dhe t\u00eb ambienteve t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>Hetimet p\u00ebr shum\u00eb nga procedimet penale jan\u00eb aktive dhe jan\u00eb n\u00ebnshtruar disa kontrolle banese, zyre personale, jan\u00eb ekzekutuar 20 vendime gjykate p\u00ebr lejim kontrolli, jan\u00eb sekuestruar prova e dokumente.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Sfidat nuk jan\u00eb t\u00eb pakta. Duke ju referuar materialeve t\u00eb partive q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb SPAK, kemi v\u00ebn\u00eb re q\u00eb kall\u00ebzimet e tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paplota dhe jo t\u00eb sakta.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>SPAK \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me denoncuesit e partive politike dhe \u00ebsht\u00eb konkluduar se n\u00eb \u00e7do rast t\u00eb ngritur nga subjekte politike, SPAK ka b\u00ebr\u00eb verifikimet p\u00ebrkat\u00ebse. P\u00ebr \u00e7do kall\u00ebzim, kemi kryer t\u00eb gjitha verifikimet e nevojshme\u201d,<\/em>&nbsp;tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Altin Dumani.<\/p>\n\n\n\n<p>Altin Dumani vler\u00ebsoi bashk\u00ebpunimin me KQZ, Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr verifikimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cNxorr\u00ebm disa m\u00ebsime nga k\u00ebto zgjedhje, doja t\u00eb theksoja r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit t\u00eb drejtp\u00ebrdejt\u00eb me Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb dhe KQZ. Nevojitet m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim publik dhe mb\u00ebshtetje m\u00eb e madhe p\u00ebr denoncuesit dhe sinjalizuesit, dhe garanci ligjore p\u00ebr mbrojtjen e d\u00ebshmitar\u00ebve. SPAK ka qen\u00eb i angazhuar duke filluar nga fillimi i muajit prill dhe n\u00eb vijim n\u00eb hetimin e krimit zgjedhor dhe me pal\u00ebt e bashk\u00ebpunimit kemi arritur q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb kryejm\u00eb veprime verifikuese. Kemi marr\u00eb kontakt edhe me denoncuesit, qofshin subjekte politike, qytetar\u00eb apo organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile\u201d,<\/em>&nbsp;p\u00ebrfundoi kreu i SPAK, Altin Dumani.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Altin Dumani ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se SPAK po heton 43 raste p\u00ebr krime zgjedhore n\u00eb lidhje me 11 Majin. N\u00eb tryez\u00ebn e organizuar me tem\u00eb \u201cDrejt nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr integritetin e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, kreu i SPAK b\u00ebri bilancin e pun\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":415633,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-415632","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=415632"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415632\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":415634,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415632\/revisions\/415634"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415633"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=415632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=415632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=415632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}