{"id":415815,"date":"2025-07-04T10:03:07","date_gmt":"2025-07-04T08:03:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=415815"},"modified":"2025-07-04T10:03:09","modified_gmt":"2025-07-04T08:03:09","slug":"dritan-leli-2-0-te-pathenat-e-gjyqit-politik-me-dyer-te-mbyllura-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dritan-leli-2-0-te-pathenat-e-gjyqit-politik-me-dyer-te-mbyllura-vlore\/","title":{"rendered":"Dritan Leli 2.0\/ T\u00eb path\u00ebnat e \u201cgjyqit politik\u201d me dyer t\u00eb mbyllura Vlor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb ndodhi sot n\u00eb Vlor\u00eb me vizit\u00ebn e beft\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb zyrat e bashkis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij qyteti \u00ebsht\u00eb akti i radh\u00ebs i nj\u00eb p\u00ebrplasje pa kthim q\u00eb mund ta \u00e7oj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb bashki n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Lapsi.al ka m\u00ebsuar nga burime brenda atij takimi, detaje q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrplasje t\u00eb ngjashme t\u00eb kryeminstrit me kryebashkiakun e at\u00ebhersh\u00ebm, Dritan Leli.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebsaj radhe protagonisti \u00ebsht\u00eb Ermal Dredha, diplomati i cili mb\u00ebrriti nga Dubai dy vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u2019u zgjedhur n\u00eb krye t\u00eb Vlor\u00ebs. Por ndryshe nga lavdet e fushat\u00ebs kur e solli n\u00eb Vlor\u00eb si sponosorizim t\u00eb lidhjeve familjare n\u00eb kupol\u00ebn e PS-s\u00eb, tani Edi Rama ka ve\u00e7 helm dhe zhg\u00ebnjim p\u00ebr Ermal Dredh\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ia kurseu telendisjen publikisht n\u00eb oborrin e PS-s\u00eb p\u00ebr fest\u00ebn e 34 vjetorit t\u00eb partis\u00eb, e telendisi edhe ca m\u00eb shum\u00eb sot brenda zyrave t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 na tregoi burimi yn\u00eb brenda takimit, Edi Rama ka d\u00ebgjuar pak nga Dredha dhe e ka fshikulluar shum\u00eb n\u00eb sy t\u00eb deputet\u00ebve e drejtuesve kryesor\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb. Dredha k\u00ebrkoi t\u00eb merrte fjal\u00ebn i pari edhe pse nuk ishte ai n\u00eb fakt q\u00eb e kishte thirrur takimin.<\/p>\n\n\n\n<p>Rama nd\u00ebrkoh\u00eb ia preu shkurt duke iu drejtuar me fjal\u00ebt<em><strong>\u00a0\u201cm\u00eb mir\u00eb ti fli gjum\u00eb\u2026\u201d.<\/strong><\/em>\u00a0Dredha ia ktheu me fjal\u00ebt\u00a0<em><strong>\u201cjam me 3 or\u00eb gjum\u00eb\u201d<\/strong><\/em>, duke dashur t\u2019i tregonte shefit t\u00eb tij se po p\u00ebrkushtohej shum\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb Vlor\u00ebs. Por Rama e vijoi ironin\u00eb p\u00ebr gjumin duke i th\u00ebn\u00eb \u201c<em><strong>aq m\u00eb keq akoma q\u00eb je dhe pa gjum\u00eb\u201d<\/strong><\/em>\u00a0duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebkuptohej se kryebashkiakut i mungonte qart\u00ebsia.<\/p>\n\n\n\n<p>Si nx\u00ebn\u00ebsin e keq t\u00eb klas\u00ebs, Rama e vuri Ermal Dredh\u00ebn edhe p\u00ebrball\u00eb shok\u00ebve e shoqeve t\u00eb tij t\u00eb partis\u00eb. Nj\u00ebr\u00ebs prej deputeteve t\u00eb reja t\u00eb dala nga lista e mbyllur e qarkut Vlor\u00eb, Erjona Ismailit, ai i k\u00ebrkoi t\u00eb thoshte aty n\u00eb takim gjith\u00eb t\u00eb zezat q\u00eb i kishte shkruar me sms p\u00ebr Ermal Dredh\u00ebn dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ai drejton Vlor\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht q\u00eb deputetja rishtare e socialist\u00ebve n\u00eb Vlor\u00eb dhe e patestuar aspak p\u00ebr pesh\u00ebn elektorale, nuk ia p\u00ebrtoi fare logorin\u00eb e kritikave kryebashkiakut Dredha. Ndon\u00ebse ky i fundit po p\u00ebrpiqej t\u00eb jepte ndonj\u00eb argument p\u00ebr \u00e7do kritik\u00eb apo problem q\u00eb i faturohej, si\u00e7 na tregon burimi i Lapsi.al brenda atij takimi, Ram\u00ebn nuk kishte asgj\u00eb q\u00eb e qet\u00ebsonte.&nbsp;<strong><em>\u201cTi zot\u00ebri nuk na nxjerr dot nga gropa ku na ke zhytur, por t\u00eb pakt\u00ebn mos na zhyt m\u00eb shum\u00eb\u201d<\/em><\/strong>, i ka th\u00ebn\u00eb Rama-Dredh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebmtimi i disa investimeve n\u00eb Vlor\u00eb, mungesa e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm apo zjarri i p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb fush\u00ebn e plehrave ishin disa nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb e kan\u00eb xhindosur keq Ram\u00ebn. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e krijuar rishtaz, por e akumuluar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb po at\u00eb takim, Edi Rama e krahasoi Ermal Dredh\u00ebn edhe me ish-kryebashkiakun Dritan Leli, me t\u00eb cilin pati gjithashtu nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb ngjashme derisa nuk e p\u00ebrfilli fare dhe e p\u00ebrjashtoi nga partia dy vitet e fundit t\u00eb mandatit t\u00eb tij.&nbsp;<em><strong>\u201cTi zot\u00ebri je Dritan Leli 2.0, e di apo jo?!\u201d<\/strong><\/em>, iu drejtua Rama-Dredh\u00ebs nj\u00eb moment, tregon burimi i Lapsi.al nga brenda atij takimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Aq i indinjuar ishte Edi Rama me Vlor\u00ebn dhe vlonjat\u00ebt sa iu p\u00ebrmendi aty n\u00eb takim edhe rrezikun q\u00eb ai mund t\u00eb s\u00ebmurej me kancer t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb prej stresit. P\u00ebr disa n\u00eb takim kjo ting\u00eblloi ironike e p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e shohin si idhull Edi Ram\u00ebn, filluan t\u00eb shqet\u00ebsohen v\u00ebrtet dhe rrah\u00ebn gjoksin p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb zgjidhje problemeve, jo m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Vlor\u00ebn sesa p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar sh\u00ebndetin e liderit t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Edi Rama nuk ka keq vet\u00ebm pun\u00ebt n\u00eb bashki, por edhe n\u00eb PS-n\u00eb e Vlor\u00ebs. Ai komandoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb deputeten e sapozgjedhur, Erjona Ismaili dhe kandidatin p\u00ebr deputet Klevis Kaso. E ve\u00e7 k\u00ebsaj k\u00ebrkoi dor\u00ebheqje t\u00eb detyruar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe drejtuesit rajonal\u00eb t\u00eb institucioneve q\u00ebndrore. Ngriti nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb bi\u00e7im komisioni partiak p\u00ebr em\u00ebrimet e reja n\u00eb bashki e drejtorit\u00eb e reja dhe monitorimin e problemeve p\u00ebr t\u2019u zgjidhur.<\/p>\n\n\n\n<p>Aq shum\u00eb e zhvler\u00ebsoi Ermal Dredh\u00ebn sa e ka detyruar q\u00eb t\u00eb jap\u00eb llogari p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij komisioni me deputet\u00eb e eksponent\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb dhe t\u00eb drejtojn\u00eb s\u00eb bashku Vlor\u00ebn. Edi Rama \u00ebsht\u00eb i xhindosur me kryebashkiakun e tij q\u00eb u katapultua si nj\u00eb figur\u00eb e re n\u00eb PS e q\u00eb premtonte shum\u00eb, por tani n\u00eb fund t\u00eb dy viteve n\u00eb syt\u00eb e tij ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shalqi i papjekur q\u00eb s\u2019ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb provohet pasi dihet \u00e7far\u00eb ka brenda.<\/p>\n\n\n\n<p>Revanshi i Ram\u00ebs ndaj Dredh\u00ebs duket i ekzagjeruar s\u00eb paku kur \u00ebsht\u00eb fjala te problemi i furnizimit me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Nd\u00ebrmarrja e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Vlor\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb bashkis\u00eb as n\u00eb kontrollin e saj. Ligjin aty e b\u00ebn Ministria e Infrastruktur\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb aksionerja kryesore n\u00eb nd\u00ebrmarrjet e reja rajonale t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsave. Por edhe te \u00e7\u00ebshtja e plehrave, Ermal Dredha i kishte duart e lidhura kur \u00ebsht\u00eb fjala te v\u00ebnia n\u00eb funksion e landfillit t\u00eb Sherish\u00ebs, projekt i cili i ishte besuar kompanis\u00eb s\u00eb Klodian Zotos \u201cIntegrated Technology Services\u201d, e cila ka gjithashtu inceneratorin fantazm\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por fakt tani \u00ebsht\u00eb q\u00eb kreu i Rilindjes ka hapur nj\u00eb front t\u00eb ri lufte brenda radh\u00ebve t\u00eb tij. Nuk dihet se deri ku do t\u00eb shkoj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsia dhe p\u00ebrplasja me kryebashkiakun e Vlor\u00ebs, i cili si shum\u00eb socialist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nuk guxon t\u00eb ngrej\u00eb krye p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs. Pranon edhe t\u00eb posht\u00ebrohet prej tij n\u00eb mexhelis e n\u00eb takime t\u00eb mbyllura si ky i sotmi.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri m\u00eb tani duket se kemi nj\u00eb tjet\u00ebr\u00a0<em>d\u00e9j\u00e0 vu<\/em>\u00a0si ajo e 4 viteve m\u00eb par\u00eb me Dritan Lelin. Ky mund t\u00eb jet\u00eb fillimi i fundit t\u00eb diplomatit q\u00eb u b\u00eb qytetari i par\u00eb i Vlor\u00ebs nj\u00ebsoj si babai i tij q\u00eb drejtoi Vlor\u00ebn n\u00eb vitet 1998-2000.\/\u00a0<strong>Lapsi.al<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb ndodhi sot n\u00eb Vlor\u00eb me vizit\u00ebn e beft\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb zyrat e bashkis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij qyteti \u00ebsht\u00eb akti i radh\u00ebs i nj\u00eb p\u00ebrplasje pa kthim q\u00eb mund ta \u00e7oj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb bashki n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Lapsi.al ka m\u00ebsuar nga burime brenda atij takimi, detaje q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrplasje t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":415816,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-415815","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=415815"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415815\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":415817,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415815\/revisions\/415817"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=415815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=415815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=415815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}