{"id":415849,"date":"2025-07-07T10:36:33","date_gmt":"2025-07-07T08:36:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=415849"},"modified":"2025-07-07T10:36:36","modified_gmt":"2025-07-07T08:36:36","slug":"deputeti-demokrat-berisha-e-mban-te-bashkuar-pd-ne-largimi-i-tij-sjell-pasoja-shume-te-renda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/deputeti-demokrat-berisha-e-mban-te-bashkuar-pd-ne-largimi-i-tij-sjell-pasoja-shume-te-renda\/","title":{"rendered":"Deputeti demokrat: Berisha e mban t\u00eb bashkuar PD-n\u00eb, largimi i tij sjell pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda"},"content":{"rendered":"<p>Tritan Shehu, deputeti m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb i Kuvendit, denoncon mazhoranc\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr tjet\u00ebrsim t\u00eb vullnetit t\u00eb shqiptar\u00ebve m\u00eb 11 maj. Sipas tij, regjimi i instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri nuk p\u00ebrmbyset me vot\u00eb, por me l\u00ebvizje popullore.<\/p>\n\n\n\n<p>Deputeti i qarkut t\u00eb Gjirokastr\u00ebs thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se me 11 maj nuk kishte zgjedhje t\u00eb lira, por masak\u00ebr zgjedhore. Shehu tregon se \u00e7far\u00eb ndikimi kan\u00eb pasur te nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt denoncimet e vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs. Ai flet edhe p\u00ebr hapat e ardhsh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u2019i siguruar Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb ndersh\u00ebm zgjedhor. Tritan Shehu u p\u00ebrgjigjet edhe z\u00ebrave p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Sali Berish\u00ebs nga drejtimi i PD-s\u00eb se largimi i tij do t\u00eb kishte pasoja t\u00eb r\u00ebnda pasi e mban t\u00eb bashkuar Partin\u00eb. Tritan Shehu shpreh bindjen se Sali Berisha sot \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb e opozit\u00ebs n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Z.Shehu, m\u00eb 11 maj PD-ja, p\u00ebrve\u00e7 zgjedhjeve, a humbi edhe besimin e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk e rikthyen as k\u00ebsaj here n\u00eb pushtet?<\/p>\n\n\n\n<p>Para se t\u2019i p\u00ebrgjigjesh k\u00ebsaj pyetje duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjesh pyetjes pararend\u00ebse: A ishin k\u00ebto zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme? Rezultati i tyre a shpreh vullnetin e votuesve, apo ishin t\u00eb deformuara? Dhe pastaj mund t\u00eb shkosh te pyetja e juaj. K\u00ebshtu do ta filloj dhe un\u00eb nga duhet filluar.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto zgjedhje nuk ishin as t\u00eb lira, as t\u00eb ndershme, e rezultati i tyre nuk reflekton vullnetin e votuesve, qoft\u00eb k\u00ebta brenda Shqip\u00ebris\u00eb qoft\u00eb jasht\u00eb vendit. Besoj se ju po i ndiqni faktet, provat q\u00eb p\u00ebrdit\u00eb PD e Berisha po publikojn\u00eb p\u00ebr deformimin e thell\u00eb t\u00eb k\u00ebtij procesi zgjedhor. Besoj se e lexuat raportin paraprak t\u00eb OSBE\/ODIHR-it me ato probleme madhore q\u00eb ai ngre. Ju i keni ndjekur rezolutat e partive t\u00eb qendr\u00ebs e t\u00eb djathta p\u00ebr at\u00eb proces. Do ket\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb fakte e prova t\u00eb tilla. Pra, ishte nj\u00eb proces i imponuar, deformuar nga regjimi ky, dhe si i till\u00eb, rezultati nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me vullnetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Opozita e konsideron t\u00eb pavlefsh\u00ebm rezultatin zgjedhor nd\u00ebrkoh\u00eb nga rinum\u00ebrimi i votave pati vet\u00ebm ndryshime minimale p\u00ebr PD dhe PS dhe nuk ndikohen mandatet\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kur flas p\u00ebr deformim t\u00eb procesit, por jo vet\u00ebm, si edhe OSBE, nuk e kam fjal\u00ebn thjesht\u00eb p\u00ebr at\u00eb proces t\u00eb 24 a 48 or\u00ebsh t\u00eb fundit t\u00eb votimit e num\u00ebrimit, megjith\u00ebse dhe p\u00ebr at\u00eb proces dol\u00ebn probleme serioze s\u00eb fundmi, si p.sh. n\u00eb Fier. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb gjer\u00eb zgjedhor, jo thjesht\u00eb votimi teknik, n\u00ebn nj\u00eb regjim. Besoj se sot askush nuk ka dyshime se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb instaluar nj\u00eb regjim, autokraci, q\u00eb po shkon drejt diktatur\u00ebs. Ju e shikoni \u00e7far\u00eb po ndodh me veprimet arbitrare, antiligjore t\u00eb Edi Ram\u00ebs edhe dit\u00ebt e fundit, me pushtetin vendor e deri tek AKU.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe ky regjim i kthyer n\u00eb parti-shtet p\u00ebrdori gjith\u00e7ka p\u00ebr deformimin e vot\u00ebs, duke krijuar nj\u00eb masak\u00ebr elektorale. P\u00ebrdori parat\u00eb, krimin, drog\u00ebn, policin\u00eb, presionin mbi administrat\u00ebn, mbi biznesin. P\u00ebrdori mashtrimet josh\u00ebse, vendet e pun\u00ebs fiktive, parat\u00eb e buxhetit p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer pensionist\u00ebt, ata n\u00eb nevoj\u00eb, investime elektorale, etj. etj.. Pra, p\u00ebrdori t\u00eb gjith\u00eb makin\u00ebn shtet\u00ebrore, kriminale, korruptive etj. Dhe k\u00ebto i shkruan edhe raporti i OSBE. Pra,&nbsp;u p\u00ebrdor i gjith\u00eb arsenali q\u00eb p\u00ebrdorin regjimet p\u00ebr t\u00eb deformuar vullnetin e qytetar\u00ebve n\u00eb votim, sepse t\u00eb tilla jan\u00eb regjimet.<\/p>\n\n\n\n<p>Por q\u00eb nuk e rr\u00ebzuat dot me vot\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Regjimet nuk shemben me vot\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rregull i njohur, sepse ata tjet\u00ebrsojn\u00eb rezultatet. Pra, rezultati, si p\u00ebrgjigje e pyetjes suaj t\u00eb par\u00eb, nuk shpreh vullnetin e qytetar\u00ebve n\u00ebn nj\u00eb regjim. K\u00ebshtu ndodhi edhe n\u00eb vendin ton\u00eb. Por k\u00ebshtu ndodhi dhe me vot\u00ebn e diaspor\u00ebs,&nbsp;ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Greqi. Ju u njoh\u00ebt me faktet e asaj q\u00eb ndodhi aty. Ishte skandaloze n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. U shkel\u00ebn edhe kontratat me DHL, zarfet nuk u shp\u00ebrndan\u00eb te qytetaret, u falsifikuan etj..<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebher\u00eb pse u fut\u00ebt n\u00eb zgjedhje?<\/p>\n\n\n\n<p>E leht\u00eb sot t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb pyetje. Por di\u00e7ka duhet t\u00eb kuptojm\u00eb, bojkotet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kushtet tona jan\u00eb d\u00ebmtuese, shkat\u00ebrruese. N\u00eb qoft\u00eb se ne nuk do t\u00eb kishim marr\u00eb pjes\u00eb ne at\u00eb proces, a mundet sot&nbsp;t\u00eb ngrinim k\u00ebto probleme t\u00eb procesit, masakr\u00ebn ndaj tij? A do t\u00eb kishte nj\u00eb raport t\u00eb OSBE-s\u00eb si ky q\u00eb kemi me probleme thelb\u00ebsore? Jo nuk do t\u00eb kishim. I gjith\u00eb faji e p\u00ebrgjegj\u00ebsia do t\u00eb ishte mbi PDn\u00eb. Sot do t\u00eb ishim jasht\u00eb \u00e7do mund\u00ebsie veprimi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, ne kemi nj\u00eb eksperienc\u00eb shum\u00eb t\u00eb hidhur nga bojkotet. Dor\u00ebzimi i mandateve ishte nj\u00eb gabim fatal i PD-s\u00eb, q\u00eb i hapi rrug\u00ebn Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kodin elektoral, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb pushtetin lokal, drejt\u00ebsin\u00eb me pasoja t\u00eb thella negative edhe aktuale. Un\u00eb e kam theksuar disa her\u00eb se nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk mund t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb gabim, ishte pjes\u00eb e komplotit, q\u00eb u shpalos e vazhdon kund\u00ebr PD-s\u00eb, Berish\u00ebs, pluralizmit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju flisni p\u00ebr komplot, edhe p\u00ebr \u201cnon grata\u201d e Berish\u00ebs sipas jush \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e tij?<\/p>\n\n\n\n<p>Absolutisht po! Ajo q\u00eb u zhvillua e po zhvillohet edhe sot me at\u00eb proces farse ndaj Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komplot i v\u00ebrtet\u00eb i realizuar n\u00eb Shqip\u00ebri e jasht\u00eb saj, q\u00eb synonte e synon t\u2019i jap\u00eb Ram\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb pushtetet, t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb fasad\u00eb. Pa dyshim me \u201cshkopin e dirigjentit\u201d t\u00eb atyre q\u00eb e&nbsp;orkestruan at\u00eb. Ju i keni ndjekur zhvillimet p\u00ebr thelbin politik t\u00eb \u201cnon grata\u201d t\u00eb Berish\u00ebs, izolimin e tij p\u00ebr mbi nj\u00eb vit, tentativat p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb ligjit PD-n\u00eb duke i rr\u00ebmbyer simbolet, emrin etj., dhe vazhdon e sot. Fatmir\u00ebsisht shum\u00eb faktor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb ndryshuar s\u00eb fundmi dhe tashti \u201cnon grata\u201d realisht nuk ekziston m\u00eb, simbolet i fituam, Berisha \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, pavar\u00ebsisht inskenimeve t\u00eb reja ndaj tij. Dhe kjo ndodhi n\u00eb saj t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb e stoicizmit t\u00eb Berish\u00ebs, q\u00eb kjo parti arriti t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga shp\u00ebrb\u00ebrja ku donin ta \u00e7onin, e sot lufton me t\u00eb gjitha forcat p\u00ebr rivendosjen e demokracis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja?<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet \u00e7armatosur regjimi nga mjetet q\u00eb p\u00ebrdor p\u00ebr deformimin e vot\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb drejt\u00eb votimi, pik\u00ebrisht q\u00eb rezultati t\u00eb shpreh\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve. At\u00ebher\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrgjigjesh pyetjes suaj t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, s\u00eb pari, duhet p\u00ebrballuar regjimi me l\u00ebvizje popullore. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb e kam shprehur qart\u00eb shum\u00eb m\u00eb par\u00eb. Dhe m\u00eb tej votimi mund t\u00eb jet\u00eb i drejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po sot nga duhet ta rifilloj\u00eb PD-ja? A duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb proces analize brenda saj?<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet ta filloj\u00eb nga kjo q\u00eb po zhvillon. Demonstrimi, faktimi i t\u00eb gjith\u00eb \u00e7rregullimeve shkat\u00ebrruese t\u00eb procesit zgjedhor. Paraqitja e tyre para opinionit shqiptar, institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb gravitetin e gjendjes politike n\u00eb vendin ton\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian, gj\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb ler\u00eb n\u00eb indiferenc\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodh k\u00ebtu. Materialet jan\u00eb paraqitur, t\u00eb tjera po mblidhen e do t\u00eb paraqiten duke krijuar kudo se paku nj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e deri tek reagimet e qarta shqet\u00ebsuese, q\u00eb ju i dini. Pra, po kryhet nj\u00eb proces i t\u00ebr\u00eb voluminoz n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Ju flisni p\u00ebr analiza n\u00eb PD. Pa dyshim q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb. Por mbi baz\u00ebn e asaj q\u00eb ka ndodhur, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb po del gjithmon\u00eb e me qart\u00eb. Edhe analiza, edhe konkluzione p\u00ebr pun\u00ebn ton\u00eb do t\u00eb ket\u00eb, pa asnj\u00eb dyshim. Por sot PD e Berisha jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb totalisht n\u00eb procesin e demonstrimit t\u00eb krimit zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas humbjes s\u00eb 11 majit, ka z\u00ebra se Berisha duhet t\u00eb l\u00ebr\u00eb drejtimin e PD-s\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe k\u00ebtu pyetja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb a ishin zgjedhje t\u00eb v\u00ebrteta apo ishin nj\u00eb fars\u00eb zgjedhore? Dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj arrihet t\u00eb pyetja juaj. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. M\u00eb lart un\u00eb argumentova se ishin fars\u00eb, pra dhe q\u00ebndrimi duhet mbajtur si p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte nuk shtrohet \u00e7\u00ebshtja e dor\u00ebheqjes s\u00eb Berish\u00ebs. Por ka dhe m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte regjimi, revanshi antidemokratik t\u00eb Ram\u00ebs e t\u00eb tij, \u00e7far\u00eb efekte pozitive do t\u00eb sillte nj\u00eb largim i supozuar i Berish\u00ebs nga drejtimi i PD? Jo vet\u00ebm asnj\u00eb, por do t\u00eb kishte efekte shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda negative p\u00ebr PD, pluralizmin shqiptar, demokracin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Berisha \u00ebsht\u00eb faktori kryesor i \u00e7lirimit t\u00eb PD nga ai komplot q\u00eb fol\u00ebm m\u00eb lart, faktori kryesor sot i demaskimit t\u00eb fars\u00ebs zgjedhore, faktori kryesor i mbajtjes s\u00eb bashkuar t\u00eb militant\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebve, PD n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e i frym\u00ebzimit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar e p\u00ebrballur me regjimin. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, mos t\u00eb kemi iluzione. Berisha sot \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb e opozit\u00ebs son\u00eb. \u00c7do largim i tij do t\u00eb sillte efekte shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda negative. K\u00ebt\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pa u thelluar deklarojn\u00eb ndryshe. Se sa p\u00ebr ata q\u00eb duan Ram\u00ebn si Sulltan, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb do t\u00eb nxisin p\u00ebr largimin e Berish\u00ebs nga drejtimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisur nga kjo situat\u00eb, a duhet t\u00eb rinovohet Partia Demokratike?<\/p>\n\n\n\n<p>Absolutisht ka vend p\u00ebr rinovim. Dhe PD e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Ashtu si ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb brezash, profesionesh, eksperiencash, gjinore, idesh brenda programit ton\u00eb etj.. PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e madhe, e hapur, q\u00eb n\u00eb forumet drejtuese t\u00eb saj, si K\u00ebshilli Komb\u00ebtar, grupi parlamentar ka shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb aft\u00eb e m\u00eb perspektiv\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces fiziologjik, q\u00eb nuk duhet konsideruar si luft\u00eb brezash, q\u00eb do ishte shkat\u00ebrrues. Ta kthesh t\u00eb till\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se paku ta transformosh n\u00eb nj\u00eb proces diskriminues e d\u00ebmtues t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne kemi nevoj\u00eb t\u00eb zgjerohemi n\u00eb t\u00eb gjitha fashat e popullsis\u00eb, jo t\u00eb p\u00ebrjashtojm\u00eb t\u00eb tilla. T\u00eb punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebtij regjimi, i cili nga autokracia po shkon n\u00eb diktatur\u00eb dhe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur. Prandaj duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shtuar forc\u00ebn p\u00ebrball\u00eb regjimit, q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i hapim rrug\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb ndersh\u00ebm zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju jeni deputeti m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb n\u00eb Kuvend. \u00c7far\u00eb ju mban ende aktiv n\u00eb politik\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb jam deputet q\u00eb nga parlamenti i par\u00eb i 1991. Un\u00eb vij n\u00eb politik\u00eb nga universiteti e spitali, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e l\u00ebvizjes demokratike q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb saj, duke qen\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mjek e drejtues i nj\u00eb nga departamentet universitare m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmE klinike. Dhe gjith\u00eb ky aktivitet politik m\u00eb b\u00ebn realisht shum\u00eb krenar, ashtu si m\u00eb b\u00ebn dhe aktiviteti im universitar, mjek\u00ebsor, shkencor n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me sa me pyesni, jam i vendosur t\u00eb q\u00ebndroj aktiv n\u00eb politik\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa per\u00ebndia t\u00eb m\u00eb jap\u00eb sh\u00ebndet e mund\u00ebsi. Sot mendoj se \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb q\u00ebndrosh, t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb. Dhe kjo realizohet n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, edhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk do isha deputet p\u00ebrs\u00ebri, do t\u00eb isha aktiv n\u00eb politik\u00eb. Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, ashtu si m\u00eb 1990-91 k\u00ebrkohet&nbsp;pjes\u00ebmarrja e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb aspirojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri demokratike, europiane, t\u00eb zhvilluar e t\u00eb lir\u00eb nga sulltanatet. Ne fatkeq\u00ebsisht nuk e kemi luksin t\u00eb t\u00ebrhiqemi, t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona, kur vendi po shkon drejt katastrof\u00ebs m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi im, k\u00ebto jan\u00eb bindjet e mia, p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb luftoj sa t\u00eb kem mund\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju jeni zgjedhur p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb deputet i Qarkut t\u00eb Gjirokastr\u00ebs. Sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb deputet i opozit\u00ebs t\u2019iu p\u00ebrgjigjet shqet\u00ebsimeve t\u00eb qytetar\u00ebve?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb dua t\u00eb them se p\u00ebr nj\u00eb deputet t\u00eb opozit\u00ebs n\u00ebn nj\u00eb regjim si k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb konkretisht njer\u00ebzit n\u00eb zon\u00ebn e tij. Regjimi nuk krijon hap\u00ebsira p\u00ebr pun\u00ebn normale t\u00eb deputetit t\u00eb opozit\u00ebs. Dhe kjo me jep nj\u00eb keqardhje t\u00eb thell\u00eb duke par\u00eb si \u00ebsht\u00eb katandisur ajo popullsi fisnike, vlerash, kulture e atij Qarku, si jan\u00eb katandisur e degdisur institucionet e tij, universiteti, spitalet, si \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar ekonomia. Dhe mbi t\u00eb gjitha si shkelen \u00e7do dit\u00eb t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve. Dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb influencosh konkretisht p\u00ebr individin nga n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbja q\u00eb i b\u00ebn regjimi. Dhe kjo t\u00eb trishton fort.<\/p>\n\n\n\n<p>Por un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb ruaj marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore me ata njer\u00ebz t\u00eb rrall\u00eb nga vlerat, t\u00eb ngre vazhdimisht problemet e tyre n\u00eb Kuvend, media, kudo ku mundem, qoft\u00eb edhe p\u00ebrball\u00eb shurdh\u00ebsis\u00eb se regjimit. P\u00ebrpiqem t\u2019i ndihmoj sa mundem me profesionin tim si mjek, me koleg\u00ebt e mi q\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjen e un\u00eb i fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr ket\u00eb. Pra, kryesisht p\u00ebr problemet e sh\u00ebndetit. Sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor kujdesi p\u00ebr \u00e7do t\u00eb s\u00ebmur\u00eb merr r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpiqem ta b\u00ebj, duke qen\u00eb nat\u00eb e dit\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ata banor\u00eb, q\u00eb i fal\u00ebnderoj shum\u00eb, pavar\u00ebsisht nga gjendja sociale, p\u00ebrkat\u00ebsia politike etj. P\u00ebrball\u00eb sh\u00ebndetit nuk mund t\u00eb ket\u00eb diferenca.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tritan Shehu, deputeti m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb i Kuvendit, denoncon mazhoranc\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr tjet\u00ebrsim t\u00eb vullnetit t\u00eb shqiptar\u00ebve m\u00eb 11 maj. Sipas tij, regjimi i instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri nuk p\u00ebrmbyset me vot\u00eb, por me l\u00ebvizje popullore. Deputeti i qarkut t\u00eb Gjirokastr\u00ebs thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se me 11 maj nuk kishte zgjedhje t\u00eb lira, por masak\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":415850,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-415849","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=415849"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415849\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":415851,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415849\/revisions\/415851"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415850"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=415849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=415849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=415849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}