{"id":415972,"date":"2025-07-11T11:22:41","date_gmt":"2025-07-11T09:22:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=415972"},"modified":"2025-07-11T11:22:44","modified_gmt":"2025-07-11T09:22:44","slug":"mes-alpeve-ne-theth-ligji-ndeshkon-edhe-ata-qe-perpiqen-ta-respektojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mes-alpeve-ne-theth-ligji-ndeshkon-edhe-ata-qe-perpiqen-ta-respektojne\/","title":{"rendered":"Mes Alpeve n\u00eb Theth, ligji nd\u00ebshkon edhe ata q\u00eb p\u00ebrpiqen ta respektojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>Banor\u00ebt e Thethit faj\u00ebsojn\u00eb mesazhet kontradiktore t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe mosveprimin e administrat\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aksioni i prishjes s\u00eb kabinave pa leje l\u00eb pas zem\u00ebrim, borxhe dhe zhg\u00ebnjimin e turist\u00ebve t\u00eb huaj.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Emi Kalaja, BIRN<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kur vizitoi Thethin n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kryeministri&nbsp;Edi Rama&nbsp;ndau disa certifikata pron\u00ebsie dhe premtoi leht\u00ebsi administrative dhe mb\u00ebshtetje q\u00eb, sipas tij, do t\u2019u mund\u00ebsonte emigrant\u00ebve q\u00eb t\u00eb ktheheshin dhe t\u00eb investonin n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPaketa e re e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr investimet n\u00eb k\u00ebto male do t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb k\u00ebto male n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb kan\u00eb punuar pa pushim dhe q\u00eb kan\u00eb kursyer, q\u00eb kursimet e tyre t\u2019i investojn\u00eb n\u00eb tokat e t\u00eb par\u00ebve\u2026,\u201d deklaroi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p>Klodian Harusha&nbsp;\u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej atyre q\u00eb e d\u00ebgjoi premtimin e Ram\u00ebs dhe e interpretoi at\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb vendlindje. Vet\u00ebm 23 vje\u00e7, Harusha thot\u00eb se mblodhi pak kursime nga emigracioni, mori nj\u00eb kredi prej 30 mij\u00eb eurosh dhe investoi n\u00eb nj\u00eb bar-kafe n\u00eb&nbsp;Theth. Godina u nd\u00ebrtua me llamarin\u00eb dhe dru, nd\u00ebrsa vet\u00eb Harusha jetoi fillimisht n\u00eb kamper, e m\u00eb pas ngriti nj\u00eb sht\u00ebpiz\u00eb druri.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNa than\u00eb: Kthehuni n\u00eb tok\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve. Un\u00eb e besova. E mora seriozisht. Ktheva gjith\u00eb kursimet q\u00eb kisha mbledhur me mund dhe erdha n\u00eb Theth p\u00ebr t\u00eb nisur nga e para,\u201d thot\u00eb ai me z\u00ebrin gati t\u00eb ngjirur.<\/p>\n\n\n\n<p>Por kthimi nuk qe i leht\u00eb. P\u00ebr gjasht\u00eb muaj me radh\u00eb, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb siguronte nj\u00eb leje dhe thot\u00eb se nuk la der\u00eb administrate pa trokitur, por nuk mori asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. N\u00eb fillim t\u00eb qershorit, &nbsp;Harusha e kuptoi se ajo q\u00eb e kishte menduar si \u00ebnd\u00ebrr ishte kthyer n\u00eb makth.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb erdhi njoftimi: gjob\u00eb 5.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja dhe vendim p\u00ebr shembje,\u201d thot\u00eb ai i tronditur, nd\u00ebrsa buldozer\u00ebt e shoq\u00ebruar nga policia po rrafshojn\u00eb kabina t\u00eb ngjashme mes protestave t\u00eb banor\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Prej s\u00eb h\u00ebn\u00ebs s\u00eb 7 korrikut, fshati turistik i Thethit n\u00eb Alpet e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb targetuar nga qindra forca policie dhe mjetet e r\u00ebnda t\u00eb Inspektoratit t\u00eb Kontrollit dhe Mbrojtjes s\u00eb Territorit, IKMT, q\u00eb po shkat\u00ebrrojn\u00eb rreth 80 kabina prej druri dhe kontenier\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb fshat gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit. Aksioni u promovua nga kryeministri Rama, i cili i akuzoi nd\u00ebrtuesit si kriminel\u00eb dhe zaptues q\u00eb kishin \u201cplagosur zemr\u00ebn e Thethit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por Harusha dhe banor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Thethit akuzojn\u00eb mesazhet kontradiktore t\u00eb Ram\u00ebs dhe standardet e dyfishta t\u00eb institucioneve p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodh.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJam nj\u00eb djal\u00eb i ri q\u00eb i besova shtetit. Nuk jam zaptues, jam n\u00eb tok\u00ebn e gjysh\u00ebrve t\u00eb mi,\u201d tha Harusha.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrplasja me shtetin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Aksioni n\u00eb Theth nuk nisi me p\u00ebrplasje. N\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, IKMT ngriti n\u00eb aj\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr kabinash prej druri t\u00eb vendosura n\u00eb oborrin e kish\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Thethit pa asnj\u00eb rezistenc\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb banor\u00ebt pranuan se ai nd\u00ebrtim ishte i tepruar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb, l\u00ebvizjet avancuan drejt bujtinave t\u00eb drurit, strukturave akomoduese apo nd\u00ebrtesave t\u00eb pap\u00ebrfunduara. Filluan t\u00eb qarkullonin njoftime p\u00ebr gjoba dhe urdhra p\u00ebr prishje, por nuk pati p\u00ebrplasje fizike t\u00eb menj\u00ebhershme. Megjithat\u00eb, nga ky moment, banor\u00ebt q\u00eb kishin shpresuar t\u00eb shfryt\u00ebzonin hap\u00ebsirat e reja p\u00ebr turizmin e k\u00ebtij sezoni, nis\u00ebn t\u00eb organizohen. Tensioni shp\u00ebrtheu n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb, kur fadromat hyn\u00eb m\u00eb thell\u00eb n\u00eb territor.<\/p>\n\n\n\n<p>Banor\u00ebt bllokuan ur\u00ebn kryesore hyr\u00ebse t\u00eb Thethit. Burrat, grat\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb moshuarit dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb dhe formuan nj\u00eb kordon njer\u00ebzor, duke mos lejuar mjetet e IKMT-s\u00eb dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb hynin n\u00eb fshat.<\/p>\n\n\n\n<p>Policia, megjithat\u00eb, i shp\u00ebrndau. Pas zhbllokimit t\u00eb ur\u00ebs, fadromat mb\u00ebrrit\u00ebn p\u00ebr shembjet e paralajm\u00ebruara.&nbsp;Petrit Ko\u00e7eku, nj\u00eb burr\u00eb i moshuar me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, qau para tyre, nd\u00ebrsa tentoi t\u2019i ndalonte.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKam nd\u00ebrtuar pes\u00eb sht\u00ebpi druri n\u00eb tok\u00ebn time, pa nj\u00eb pik\u00eb beton\u2026 m\u00eb mir\u00eb me vdek\u00eb sesa me dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. Mua m\u00eb ka vrar\u00eb Zoti nj\u00eb her\u00eb, tani t\u00eb m\u00eb vras\u00eb dhe shteti,\u201d &nbsp;tha ai n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Motra e tij, gjithashtu banore e Thethit, k\u00ebrkoi q\u00eb vendimet t\u00eb diskutoheshin dhe q\u00eb banor\u00ebt t\u00eb d\u00ebgjoheshin. \u201cJemi n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb, do t\u2019ju lutesha sa m\u00eb qet\u00eb. Ndaleni konfrontimin,\u201d tha gruaja gjat\u00eb p\u00ebrplasjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cLigjet i zbatojm\u00eb, por kur erdhi Rama k\u00ebtu, na tha t\u00eb nd\u00ebrtonim n\u00eb pronat tona\u2026 Ne do mbrojm\u00eb djers\u00ebn ton\u00eb. K\u00ebrkojm\u00eb dialog me kryeministrin; n\u00eb kulmin e sezonit nuk b\u00ebhet kjo pun\u00eb,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Por pavar\u00ebsisht protestave dhe lutjeve, IKMT nuk pranoi negociata.&nbsp;Fatmir Metaj, drejtor i Zbatimit t\u00eb Vendimeve n\u00eb IKMT, tha se ata kishin p\u00ebr t\u00eb prishur 80 objekte dhe se operacioni nuk do t\u00eb ndalonte.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe nuk kemi ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar banor\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb vendosur rregull dhe ligjshm\u00ebri n\u00eb territor,\u201d tha Metaj. \u201cSubjektet p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb njoftuar m\u00eb par\u00eb dhe kan\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb vet\u00eb p\u00ebr \u00e7montimin ose zhvendosjen e strukturave,\u201d tha ai, duke shtuar se IKMT ka vepruar vet\u00ebm pas p\u00ebrfundimit t\u00eb afateve ligjore t\u00eb njoftimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas nj\u00eb nate t\u00eb gjat\u00eb me shembje objektesh, n\u00eb dit\u00ebn e pest\u00eb, aksioni vijoi n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb fshatit, duke e thelluar p\u00ebrplasjen. Nd\u00ebrkoh\u00eb, paralelisht me at\u00eb q\u00eb po ndodhte n\u00eb fshat, furtun\u00eb pati edhe n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb Shkod\u00ebr, ku drejtori&nbsp;Fatmir Lleshaj&nbsp;dhe shefi i komisariatit,&nbsp;Nik Nikolla&nbsp;u shkarkuan, nd\u00ebrsa shefi i stacionit n\u00eb Theth u pezullua dhe ndaj tij nisi hetim disiplinor.<\/p>\n\n\n\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit,&nbsp;Ilir Proda, n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim publik, i akuzoi ata se kishin toleruar nd\u00ebrtimet. \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb\u2026 kush nuk e di \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb territorin e vet, nuk meriton t\u00eb mbaj\u00eb uniform\u00eb,\u201d tha Proda.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Turizmi n\u00ebn rr\u00ebnoja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrplasjet mes banor\u00ebve dhe policis\u00eb i lan\u00eb me goj\u00ebhapur qindra turist\u00eb n\u00eb Theth, q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me shembje strukturash dhe protesta t\u00eb tensionuara. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre mbet\u00ebn mes kat\u00ebr rrug\u00ebve kur godinat n\u00eb t\u00eb cilat do duhej t\u00eb q\u00ebndronin, u prish\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb jam nga Jemeni dhe kam rezervuar me familjen time. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj tani? Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin tuaj, p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb e vizitojn\u00eb. Kur mb\u00ebrrita, pash\u00eb objektin t\u00eb shkat\u00ebrruar\u2026 nuk e di ku t\u00eb shkojm\u00eb tani!\u201d tha nj\u00eb turist i befasuar.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb tjer\u00eb turist\u00eb e pan\u00eb nd\u00ebrhyrjen e policis\u00eb si t\u00eb tepruar; madje disa prej tyre u bashkuan n\u00eb protest\u00eb me banor\u00ebt. \u201cB\u00ebni shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb protestoni, prandaj ju jemi bashkuar. Kjo lugin\u00eb \u00ebsht\u00eb e juaja dhe duhet t\u00eb mbetet e juaja. Jemi n\u00eb an\u00ebn tuaj, faleminderit q\u00eb na keni pritur,\u201d \u2013 tha nj\u00eb vizitor i huaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Banor\u00ebt si&nbsp;Nik\u00eb Guri&nbsp;jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, nd\u00ebrsa shohin se sezoni po u d\u00ebshton para syve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPo ikin t\u00eb gjith\u00eb turist\u00ebt nga frika se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb anti-reklam\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb perl\u00eb bot\u00ebrore. Shteti po punon k\u00ebshtu p\u00ebr t\u2019i larguar t\u00eb gjith\u00eb. \u00cbsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rregull, por jo n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Duhej t\u00eb gjendej nj\u00eb moment tjet\u00ebr,\u201d u ankua ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Guri faj\u00ebson institucionet q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb nuk kan\u00eb funksionuar dhe i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb ata n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit, nd\u00ebrsa investimet e b\u00ebra jan\u00eb t\u00eb pasigurta.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKam nd\u00ebrtuar n\u00eb 2009-\u00ebn n\u00eb tok\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar nga gjyshi. N\u00eb 1946 kemi tapi, m\u00eb pas u kaluan me ligjin 7501. Por sot nuk kam asnj\u00eb let\u00ebr q\u00eb m\u00eb mbron. Premtimi ka qen\u00eb: \u2018do b\u00ebjm\u00eb tapit\u00eb\u2019, \u2018do ju ndihmojm\u00eb\u2019, por p\u00ebr ne fshatar\u00ebt s\u2019\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb tjer\u00eb banor\u00eb gjenden para paradokseve edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i Kultur\u00ebs dhe arkitekti&nbsp;Zef \u00c7uni, nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i problematik\u00ebs s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, e sheh me shqet\u00ebsim se k\u00ebrkesat e hershme t\u00eb banor\u00ebve p\u00ebr t\u00eb restauruar apo nd\u00ebrhyr\u00eb, mbeten pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKulla e familjes Rupa n\u00eb Theth \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monument kulture q\u00eb mbrohet nga shteti. Prej 10 vitesh, familja k\u00ebrkon ta restauroj\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt q\u00eb ka pasur historikisht. Projekti \u00ebsht\u00eb miratuar nga Ministria e Kultur\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb refuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga Bashkia e Shkodr\u00ebs,\u201d tha \u00c7uni.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai thot\u00eb se kjo zvarritje sjell paligjshm\u00ebri, duke i b\u00ebr\u00eb banor\u00ebt t\u00eb pashpres\u00eb. \u201cKy \u00ebsht\u00eb realiteti: n\u00eb Theth, ligji nd\u00ebshkon ata q\u00eb p\u00ebrpiqen ta respektojn\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banor\u00ebt e Thethit faj\u00ebsojn\u00eb mesazhet kontradiktore t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe mosveprimin e administrat\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aksioni i prishjes s\u00eb kabinave pa leje l\u00eb pas zem\u00ebrim, borxhe dhe zhg\u00ebnjimin e turist\u00ebve t\u00eb huaj. Nga Emi Kalaja, BIRN Kur vizitoi Thethin n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kryeministri&nbsp;Edi Rama&nbsp;ndau disa certifikata pron\u00ebsie dhe premtoi leht\u00ebsi administrative [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":415973,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6032,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-415972","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize-en","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=415972"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415972\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":415974,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415972\/revisions\/415974"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=415972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=415972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=415972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}