{"id":416024,"date":"2025-07-14T11:00:47","date_gmt":"2025-07-14T09:00:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=416024"},"modified":"2025-07-14T11:00:52","modified_gmt":"2025-07-14T09:00:52","slug":"baton-haxhiu-leter-publike-eni-vasilit-mbylle-rtsh-ne-per-ta-shpetuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/baton-haxhiu-leter-publike-eni-vasilit-mbylle-rtsh-ne-per-ta-shpetuar\/","title":{"rendered":"Baton Haxhiu let\u00ebr publike Eni Vasilit: Mbylle RTSH-n\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Baton Haxhiu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E dashur Eni,<\/p>\n\n\n\n<p>Njihemi shume gjat\u00eb. Po ta shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr me vones\u00ebn q\u00eb ma imponoi nj\u00eb dit\u00eb dhe nuk mund t\u00eb isha i pranish\u00ebm n\u00eb tryez\u00ebn q\u00eb kishe organizuar p\u00ebr Radio Televizionin Shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe nuk kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb prish pun\u00eb me pranin\u00eb, sepse ndaj mendime radikale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion.&nbsp; Edhe ajo tryez\u00eb ku ti u gjende, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e nj\u00eb institucioni t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb lodhur, t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar, por ende t\u00eb pap\u00ebrdorur si\u00e7 duhet, ishte nj\u00eb \u00e7ast p\u00ebr t\u00eb folur pa ndrojtje. Ndaj po e b\u00ebj tani, publikisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse nuk erdha n\u00eb tryez\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhmen e RTSH-s\u00eb? Sepse mendova se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nga larg, se sa t\u00eb hesht nga af\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam qen\u00eb n\u00eb shum\u00eb tryeza, por kjo m\u00eb frik\u00ebsoi jo p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb sinqeritetit q\u00eb shoq\u00ebron zakonisht fjal\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb institucioneve publike. RTSH nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr mendime t\u00eb kujdesshme. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shok elektrik institucional. Dhe un\u00eb desha ta them ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Mbylle RTSH-n\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar!<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse nj\u00eb institucion q\u00eb nuk reformohet nga brenda, ka nevoj\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtohet nga jasht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur nj\u00eb institucion s\u2019ka m\u00eb t\u00eb ardhme, duhet t\u2019i jap\u00ebsh nj\u00eb tjet\u00ebr lindje.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe kjo nuk ndodh me letra mir\u00ebkuptimi, por me vendime q\u00eb duken t\u00eb pamundura. Me ndihm\u00ebn e profesionist\u00ebve t\u00eb ftoht\u00eb, jo me servil\u00eb t\u00eb but\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>RTSH nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7iflig p\u00ebr militant\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb borxh ndaj kujtes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Arkiva e tij \u00ebsht\u00eb thesari m\u00eb i madh q\u00eb ka Shqip\u00ebria dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb mir\u00eb nga televizionet private se sa nga vet\u00eb sht\u00ebpia q\u00eb e ka ruajtur.<\/p>\n\n\n\n<p>Institucioni q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb i askujt, por q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e shkat\u00ebrrojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Politikan\u00ebt e p\u00ebrdorin, bordi e bllokon, dhe brenda tij \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb solidaritet frikacak\u00ebsh q\u00eb bashkohet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos ndryshuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj nuk erdha n\u00eb tryez\u00eb. Sepse nuk kam m\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr ndryshime, por p\u00ebr shk\u00ebputje. Sepse RTSH nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr drejtim, por p\u00ebr nd\u00ebrprerje.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe sepse ti, Eni, me gjith\u00eb pesh\u00ebn q\u00eb mban tani, nuk duhet ta mbash k\u00ebt\u00eb institucion me frym\u00ebmarrje t\u00eb aparatur\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet t\u2019i jap\u00ebsh nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p>Po mundohem t\u00eb sqaroj pak m\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>RTSH nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb televizion q\u00eb ka humbur rrug\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb ka humbur kuptimin. Dhe ti tani nuk je thjesht drejtore. Je roja e fundit q\u00eb mund t\u00eb mos dor\u00ebzohet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb institucioni q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohet prej vetvetes.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse do t\u00eb filloja nga problemi m\u00eb i madh, ai nuk \u00ebsht\u00eb brenda mureve t\u00eb RTSH-s\u00eb, por jasht\u00eb tyre: Bordi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb bord q\u00eb nd\u00ebrtohet me vota politike, me pazare t\u00eb vogla parlamentare dhe q\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb publikun, p\u00ebrfaq\u00ebson hijet q\u00eb rrin\u00eb prapa \u00e7do vendimi. Ata nuk njohin median. Nuk kuptojn\u00eb ritmin, nuk ndiejn\u00eb urgjenc\u00ebn e p\u00ebrmbajtjes. Ata imponojn\u00eb projekte q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me misionin publik. T\u00eb shfaqin miq\u00ebsisht k\u00ebrkesat e partis\u00eb dhe pastaj b\u00ebhen gjykat\u00ebs t\u00eb asaj q\u00eb vet\u00eb nuk e kuptojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky bord \u00ebsht\u00eb bllokues, jo mbik\u00ebqyr\u00ebse. Dhe e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u shkat\u00ebrruar nga presioni i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos u sh\u00ebrbesh.<\/p>\n\n\n\n<p>RTSH dhe Ministria e Jashtme jan\u00eb dy nga institucionet q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb publike. Sepse n\u00eb to jan\u00eb grumbulluar njer\u00ebz t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebve, ideologjive dhe paaft\u00ebsive. Komunist\u00eb dhe demokrat\u00eb. Royalist\u00eb dhe socialist\u00eb. Por m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka, dashnor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe klient\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb sistemit.<\/p>\n\n\n\n<p>Aty, brenda, ka nj\u00eb solidaritet t\u00eb fsheht\u00eb midis kund\u00ebrshtar\u00ebve. Ata q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos punuar. Ata q\u00eb ndihen t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar vet\u00ebm kur u p\u00ebrmend fjal\u00ebn \u201cndryshim\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb t\u00eb dalin p\u00ebrpara si \u201csindikalist\u00eb\u201d, si \u201cprofesionist\u00eb\u201d, si \u201ct\u00eb p\u00ebrndjekur\u201d dhe si \u201ckolon\u00eb kurrizore\u201d. N\u00eb fakt, jan\u00eb rezistenca e pajet\u00ebs, q\u00eb ka mbijetuar vet\u00ebm sepse askush s\u2019ka pasur guximin t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb p\u00ebr paaft\u00ebsi. Ata do t\u00eb bashkohen kund\u00ebr teje jo pse je e padrejt\u00eb, por pse je e re dhe ke nj\u00eb ide.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe prandaj, vendimi m\u00eb radikal dhe m\u00eb i drejt\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb propozoje \u00ebsht\u00eb ky: mbylle RTSH-n\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb muaj. Me vendim Kuvendi.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrko nj\u00eb reformim themelor me ndihm\u00ebn e nj\u00eb ekipi nga BBC ose ARD. T\u00eb ftoht\u00eb, profesionist\u00eb, pa interesa.<\/p>\n\n\n\n<p>Le t\u00eb rekrutojn\u00eb ata njer\u00ebzit q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb aty. Ti nuk ke p\u00ebrse t\u00eb largosh 400 vet\u00eb. Ata do t\u00eb t\u00eb mallkojn\u00eb p\u00ebrjet\u00eb. Por n\u00ebse kjo ndodh nga nj\u00eb trup\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, institucioni rifillon pa ngarkes\u00ebn e armiq\u00ebsive personale. Dhe kjo do t\u00eb ishte rruga m\u00eb e past\u00ebr drejt rilindjes s\u00eb vetme q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse ajo q\u00eb ke n\u00eb dor\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se sa duket. RTSH-ja ka nj\u00eb arkiv\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuria m\u00eb e madhe publike q\u00eb ka Shqip\u00ebria. Nj\u00eb arkiv\u00eb q\u00eb mund t\u00eb transformohet n\u00eb nj\u00eb galeri kujtese, histori, edukimi dhe sensibiliteti. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbetet nj\u00eb magazin\u00eb pa kontekst.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri m\u00eb sot, k\u00ebt\u00eb arkiv e kan\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrve\u00e7 vet\u00eb RTSH-s\u00eb. Televizionet private kan\u00eb nd\u00ebrtuar mitologjin\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs mbi materialin e RTSH-s\u00eb, nd\u00ebrsa ky i fundit nuk ka ditur as t\u00eb vendos\u00eb titra.<\/p>\n\n\n\n<p>E keqja \u00ebsht\u00eb se shumica e drejtuesve t\u00eb RTSH-s\u00eb kan\u00eb ardhur nga kanale t\u00eb tjera. Si t\u00eb ishin me mision t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb q\u00eb u besua t\u00eb ringjallin.<\/p>\n\n\n\n<p>RTSH-ja ka nj\u00eb Orkest\u00ebr Simfonike q\u00eb nuk e ka asnj\u00eb televizion publik n\u00eb rajon. Por an\u00ebtar\u00ebt e saj i sheh n\u00eb dasma. N\u00eb mbr\u00ebmje lokalesh. N\u00eb televizione t\u00eb tjera. Sepse RTSH-ja nuk ka ditur t\u2019u jap\u00eb dinjitet.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb orkest\u00ebr mund t\u00eb krijosh \u00e7do jav\u00eb nj\u00eb spektak\u00ebl: Nga \u201cfilarmonia e kujtes\u00ebs\u201d, te muzika popullore, nga rock i viteve \u201980, te bashk\u00ebpunime me grupe si \u201cGjurm\u00ebt\u201d \u2013 koncerti i t\u00eb cil\u00ebve, e them me bindje, ishte nj\u00eb nga mrekullit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kam par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Orkestra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perl\u00eb q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb sirtar. Dhe \u00e7do sirtar i ky\u00e7ur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i vog\u00ebl tradhtie ndaj qytetarit q\u00eb paguan p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po politika?<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb t\u00eb them?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7do deputet ka nga nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar, nj\u00eb hall p\u00ebr t\u00eb zgjidhur, nj\u00eb emision ku do t\u00eb duket dhe nj\u00eb mendim p\u00ebr t\u00eb imponuar. Dhe n\u00ebse nuk u jep gj\u00eb, t\u00eb shpallin arrogante. N\u00ebse u jep, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb peng. Nuk ke si t\u00eb fitosh. Prandaj nuk duhet t\u00eb negociosh me pushtetin, por t\u00eb mbijetosh me dinjitet. T\u00eb mos jesh as aleate, as armike. T\u00eb jesh nj\u00eb drejtore q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb qytetari, jo nj\u00eb komision.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: RTSH-ja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kanal. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sistem. \u00cbsht\u00eb Televizioni. \u00cbsht\u00eb Radioja. \u00cbsht\u00eb Orkestra. Tashm\u00eb jan\u00eb edhe mediat sociale. Dhe \u00e7do nj\u00ebsi ka nevoj\u00eb p\u00ebr drejtim. Jo p\u00ebr mik. Jo p\u00ebr militant. Jo p\u00ebr vet\u00ebk\u00ebnaqje. Po p\u00ebr menaxhim t\u00eb dijes. Dhe ata q\u00eb kan\u00eb dijen, nuk jan\u00eb shum\u00eb. Jan\u00eb pak. Por duhet t\u2019i gjesh. Dhe duhet t\u2019i mbrosh.<\/p>\n\n\n\n<p>Dokumentari n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb flet\u00eb-rrufe digjitale. Nj\u00eb z\u00eb i vet\u00ebm, pa imazh, pa arkiv, pa sens. Si nj\u00eb gjyq politik i viteve \u201950.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse do t\u00eb mbetesh n\u00eb histori si drejtoresha q\u00eb i ktheu gazetaris\u00eb dokumentarin, do t\u00eb kishe b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se shum\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201creformator\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Njer\u00ebzit sot informohen p\u00ebrmes zhurm\u00ebs s\u00eb TikTok-ut. Por kujtesa nuk nd\u00ebrtohet me algorit\u00ebm. Nd\u00ebrtohet me struktur\u00eb, kontekst dhe shpirt.<\/p>\n\n\n\n<p>RTSH-ja duhet t\u00eb prodhoj\u00eb edukim dhe sfid\u00eb. Pyet\u00ebsor\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit. Gara t\u00eb dijes n\u00eb shkolla. Nj\u00eb ring ku shqiptar\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri, jo vet\u00ebm nga opinionist\u00ebt e lodhur.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb mbetesh vet\u00ebm nj\u00eb \u201cdrejtoresh\u00eb e radh\u00ebs\u201d. Dhe RTSH-ja do t\u00eb mbetet si\u00e7 \u00ebsht\u00eb: nj\u00eb kafaz q\u00eb vjen nga e kaluara, pa t\u00eb ardhme.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb po t\u00eb them, nuk jan\u00eb ide q\u00eb mund t\u2019i realizosh vet\u00eb. Disa prej tyre nuk jan\u00eb as t\u00eb mundshme. Por \u00ebsht\u00eb detyra jote t\u2019i thuash me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Sepse televizioni publik nuk \u00ebsht\u00eb vendi ku b\u00ebhet ajo q\u00eb mundet. \u00cbsht\u00eb vendi ku d\u00ebshmohet se \u00e7far\u00eb duhet.<\/p>\n\n\n\n<p>RTSH-ja duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb njeriun shqiptar. Njeriun real. Jo vet\u00ebm at\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb diaspor\u00eb. Aty ku fjala shqipe ruhet si buk\u00eb e shenjt\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb RTSH q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht z\u00ebri i shtetit, por memoria, kultura dhe rezistenca e nj\u00eb kombi t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund Eni po ta them p\u00ebrvoj\u00ebn time.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e them nga larg\u00ebsia, por nga p\u00ebrvoja. Kam qen\u00eb n\u00eb bordin themelues t\u00eb Radiotelevizionit t\u00eb Kosov\u00ebs menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs. Dhe e mbaj mend mir\u00eb se si BBC erdhi me p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb medium publik nga hi\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata soll\u00ebn etik\u00ebn, trajnimet, kuadrin e gazetaris\u00eb s\u00eb lir\u00eb dhe nd\u00ebrtuan nj\u00eb RTSH t\u00eb dyt\u00eb, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb me frym\u00ebn e sh\u00ebrbimit ndaj publikut dhe me respektin p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa BBC q\u00ebndroi, RTK funksionoi. Kur u larguan, ajo q\u00eb nd\u00ebrtuan q\u00ebndroi edhe pak, por pastaj politika b\u00ebri at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb: e minoi p\u00ebrbrenda. Dhe e la t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahet midis grupeve dhe grupimeve, e t\u00eb harroj\u00eb pse u nd\u00ebrtua.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky m\u00ebsim \u00ebsht\u00eb universal. Nj\u00eb televizion publik nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00ebse nuk ruhet nga nd\u00ebrhyrja politike. Dhe nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara n\u00ebse nuk ka n\u00eb thelb t\u00eb vetin dijen, profesionin dhe karakterin. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pakta, por ekzistojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, po ta mbyll k\u00ebt\u00eb let\u00ebr me nj\u00eb ftes\u00eb publike:<\/p>\n\n\n\n<p>Ftoje nj\u00eb mik tonin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ai \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt q\u00eb e njeh me rr\u00ebnj\u00eb dhe me filozofi thelbin e nj\u00eb televizioni publik. Ka eksperienc\u00eb editoriale, sensibilitet t\u00eb fjal\u00ebs dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, nj\u00eb ide p\u00ebr drejtimin q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb medium i till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku shumica e njohin vet\u00ebm mediat komerciale, A.SH.&nbsp; \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb e kupton diferenc\u00ebn mes spektaklit dhe misionit. Dhe ekuilibrin p\u00ebr distanc\u00ebn higjienike profesionale ndaj pushtetit, edhe kur \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtar n\u00eb bindje.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse do ta kthesh RTSH-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb i p\u00ebrket qytetarit dhe jo bordit, politik\u00ebs apo pasqyr\u00ebs boshe t\u00eb vetes, nuk do t\u00eb mjaftosh vet\u00ebm ti. Por do t\u00eb mjaftoj\u00eb t\u00eb krijosh nj\u00eb rreth t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish q\u00eb nuk duan pushtet, por kan\u00eb dije.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu nis \u00e7do kthes\u00eb e madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Me respekt t\u00eb thell\u00eb, dhe me bindjen se kjo let\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ty, por p\u00ebr \u00e7do drejtues publik q\u00eb e kupton pesh\u00ebn e nj\u00eb institucioni.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu E dashur Eni, Njihemi shume gjat\u00eb. Po ta shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr me vones\u00ebn q\u00eb ma imponoi nj\u00eb dit\u00eb dhe nuk mund t\u00eb isha i pranish\u00ebm n\u00eb tryez\u00ebn q\u00eb kishe organizuar p\u00ebr Radio Televizionin Shqiptar. Edhe nuk kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb prish pun\u00eb me pranin\u00eb, sepse ndaj mendime radikale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion.&nbsp; Edhe ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":416025,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-416024","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416024","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=416024"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416024\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":416026,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416024\/revisions\/416026"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/416025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=416024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=416024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=416024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}